Drejtori i Policisë së Burgjeve, Enrik Sulejmani, ka dhënë dorëheqjen. Në një kërkesë drejtuar drejtorit të Përgjithshëm të Burgjeve, Artur Zoto, Sulejmani i kërkon këtij të fundit mirëkuptimin për të miratuar dorëheqjen, ndërsa sqaron edhe motivet e largimit të tij nga detyra.
“Ky vendim nga ana ime vjen si pasojë e shqetësimit, në lidhje me disa lajme të pavërteta të publikuara në një organ të medias së shkruar pas emërimit tim në këtë detyrë. Ndiej të domosdoshme të sqaroj me këtë rast, se asnjë prej akuzave ndaj personit tim nuk bazohet në fakte reale. Më lejoni të kujtoj për interes të publikut, se çështja në të cilën emri im është përfshirë pa të drejtë, është gjykuar në Gjykatën e Shkallës së Parë dhe është dhënë një vendim që mban nr. 760, datë 08.07.2013, ku gjykata ka vendosur deklarimin e pafajshëm ndaj personit tim. Ndaj këtij vendimi, nga ana e Prokurorisë është ushtruar ankim në Gjykatën e Apelit. Vetë organi i akuzës është bindur se akuza e ngritur ndaj meje nuk qëndronte, ndaj në seancën gjyqësore në Gjykatën e Apelit, nga ana e Prokurorit të Apelit, është kërkuar të hiqet dorë nga apeli dhe të vendoset mospranim i ankimit. Gjykata e Apelit Tiranë vendosi mospranimin e ankimit me vendimin nr. 4, të datës 12.01.2005”, sqaron ai.
Sipas Sulejmanit, dorëheqja vjen me qëllimin e mirë, që nga kjo çështje të mos cenohet imazhi i institucionit ku ai ushtron funksionin e tij, ndërsa shton se një situatë e tillë është e motivuar politikisht.
Pak ditë më parë, Partia Demokratike denoncoi emërimin e Enrik Sulejmanit drejtor të përgjithshëm të Burgjeve.
Ajo deklaroi se Suljemani u arrestua në vitin 2003 me akuzën e trafikimit të qenieve njerëzore, kur ai ishte kryepolici i aeroportit të Rinasit.
“Pak ditë më parë, Enrik Sulejmani rilindi, u gradua, u emërua Drejtor i Përgjithshëm i Policisë së Burgjeve. Njeriu që u shkarkua nga një ish-ministër socialist sot me LSI-në si trafikant dhe njollë turpi i policisë së shtetit para 10 vitesh, u rilind pak ditë më parë duke u emëruar në krye të rreth 3000 policëve të burgjeve, dhe u ngarkua të ruaje të gjitha bandat e trafikut ndërkombëtar.
Ai që portën që lidhte Shqipërinë me boten, e shndërroi në portën e trafikut ndërkombëtar, sot pas 10 vitesh po i besojnë çelësat e qelive të trafikantëve”, u shpreh deputeti demokrat, Genti Strazimiri.
Mesa po kuptoj nga artikulli ky eshte nje veprim dinjitoz nga ana e zyrtarit qe ne njefare menyre flet per vertetesine e pretendimeve te tij.
jo or jo!
E vuri Meta dhe Rama pranoi doreheqjen ty te duket veprim dinjitoz???
Te burgjet behet edhe leke po ka edhe vota per 3 dite leje
Une shpresoj qe te kete ardhe si kerkese e nderkombetareve, se pastaj do rrifen keqas e do me votosh per dy vjet per Nard Ndoken!
DERI KUR DO TE VAZHDOJE AKUZAT E PAVERTETA NE PARLAMENT KUR NUK ZBARDHEN NE PROKURORI.ESHTE EMERGJENCA NGRITJA E BYROSE FEDERALE TE HETIMEVE KUR ZYRTARET E LARTE TE DALIN NE GJYQ PER KORUPSION DHE VJEDHJE GALOPANTE PER 22 VJET DHE PARLAMENTI SHQIPETAR ESHTE KTHYER NGA META IRONIK QESHARAK KU DEL SALI BERISHA SI KUR TE ISHTE KRYEMINISTER DHE NUK JEP LLOGARI PER KORUPSIONIN E MADH NDAJ QEVERISE BERISHA..
Kush te tha ty se deri me sot ata nuk mund te hetoheshin dhe gjykoheshin? Mos u merrni me pallavra por gjykoni mbi veprimet dhe faktet.
Xhest fisnikerie . Bravo dhe Respekte z.Sulejmani . E keqja eshte se institucioni i doreheqjes nuk njihet dhe per rrjedhoje nuk zbatohet nga administrata jone dhe politikanet tane .
Ketu bie nje çike ere. Ps s’e dha doreheqjen kur ju be akuza. Atehere do ta pershendesja veprimin qytetar, per ti lene fushe te lire gjykimit te pa anshem.
Sidoqofte, falenderim per sinqeriteti e frazes se fundit: “ka ndryshuar situata politike”.
Ne situaten e me pareshme i kishte shpatullat te ngrohta. Tani po fryjne erera qe, o nene, o nene! Edhe drejtori i burgjeve mund ta provoje ferrin. Shume njerez po korr ky korr-upsion!
Akuza i eshte bere ne vitin 2003 dhe Gjykata e ka shpallur te pafajshem.Po PD-se tani i ka mbetur te beje tellallin dhe t’i bjere daulles se shpuar .Mjere ata qe e degjojne akoma zhurmen e saj te cjerre e te neveritshme!
Federal Buro of Investiation,- emergjencë kombëtare që të ndalet imoraliteti, bëmat dhe gjëmat e ish pushtetarëve.
KY ESHTE NJE VEPRIM PER TE PERSHENDETUR NGA Z.SULEJMANI.
AKUZOHET PER DICKA, EDHE DIREKT JEP DORHEQJEN NGA NJE POST LIGJ VENES EDHE ME SHUME RENDESI….
SALIU ME LULIN VRANE 4 VETA SI DELE, EDHE ASNJERI NUK KERKOJ AS FALJE JO ME TE JEPNIN DORHEQJEN.
per tu pershendetur eshte injoranc jote
Drejtoria Burgjeve eshte LIGJ-ZBATUES, Parlamenti Ligjvenes!
Per 1 jave leje nje i burgosur paguan miliona por premton edhe 10 vota
LSI ka shpenzu shume per fushate dhe “doreheqjet” shifi si kusht nga BE
I lumte, vertet nje gjest fisnikerie, megjithate ky do te sistemohet ne nje detyre tjeter, me patjeter.
po ky per trafik qeniesh humane eshte arrestu ne Rinas
akuzat jane te paverteta se Aeroportin e kemi ne Durres!!!
Ktu te pastron gjykata, po statusi i BE nuk eshte kaq i kollajte
Lejeni fisnikerine menjane dhe mos shani me opoziten edhe ne rastin kur ja fut KOT
Ky personi e ben doreheqjen sepse kujtoi qe nuk do kujtohej per idjotlliqet dhe paaftesine qe ka treguar dikur ne piken kufitare te Rinasit. Si duket ardhja ne pushtet ka ringjallur disa fosile, personazhe qe skane pike vlere dhe karriera u eshte djegur nje here e pergjithmone. Te pakten ka disa media qe te na kujtojne per keto fosile dhe vete fosileve qe te bejne gjera te drejta, si puna e doreheqjes…
O gazetare te Temes mund te na i sqaroni pak dy vendimet e gjykatave sepse nuk korespondojne. Na i bie qe gjyqi ne apel na eshte zhvilluar nja tete vite para atij te shkalles se pare.
Tani po dalin “sheshit” gjithe te fshehtat dhe problemet e qeveris Kriminelit Shpellar Sali Bisha.
Ky psikopat dhe ministrat e tij te arrestohet me burgim si ish-4 kryeministrat e tjere qe abuzuan me paushtetin:
-Adil Carcani
-Ramiz Alija
-Vilson Ahmeti
-Fatos Nano
nje m…. me pak.
Po ata qe akuzojne dike me pa te drejte, kur do te denohen, qe ta marrin vesh politikanet kurva se vjen nje dite dhe jep llogari?!
E pa qe ishte nje vend pune kot,s’dilte gje atje dhe iku.Kaq.
Ky eshte super hajdut, Ju thoni act fisnikerie. Nuk ndalet Ilir Meta ore, a e kuptoni. E keqja eshte se ska cti beje as Rama
Z.Sulejmani eshte nje person qe rrjedh”nga Pika qe Pikon”dhe shpellaret keshtu do akuzojne per cdo njeri te ndershem dhe qe u prish pune atyre,prandaj duhet te behet kujdes dhe te mos miratohet largimi i tij,kriminelet prapa hekurave,atje te kuvendojne me njeri tjetrin ….!
Ka nje gabim ne artikull.Vendimi Gjykates se Shkalles se Pare duhet te jete i vitit 2003 dhe jo i vitit 2013.Institucioni i doreheqjes eshte i pa vleresuar ne Shqiperi.Sikur te gjithe te merrnin shembullin e Z.Sulejmani ,qe edhe pse i shpallur i pafajshem me vendim gjykate jep doreheqjen ,do te ishte ndryshe Shqiperia.Po ketu njerezit vriten si miza ne mes te dites me diell ne mes te bulevardit e femijet e grate percellohen nga baruti i armeve dhe askush as sot e kesaj dite jo vetem qe nuk kane dhene doreheqjen por kane qene ministra ,deputete e drejtore.Shyqyr qe u shporren langojte e klaneve ogurzeza.Respekte per njerezit e ndershem e te pergjegjshem !