Kreu i Prezencës së OSBE-së në Shqipëri, Florian Raunig, paraqiti në Këshillin e Përhershëm të OSBE-së në Vjenë, raportin për gjendjen në Shqipëri dhe veprimtarinë e Prezencës, për periudhën shtator 2012 – tetor 2013. Raporti vlerëson zgjedhjet e 23 qershorit, të cilat shënuan një përparim domethënës për Shqipërinë.
“Në një vit të mbizotëruar nga zgjedhjet parlamentare të 23 qershorit, zhvillimi paqësor i tyre, si dhe kalimi relativisht i qetë i pushtetit shënuan një përparim domethënës në Shqipëri, me gjithë mjedisin e vështirë politik dhe ekonomik”, thuhet në raport.
Megjithëse vërejti një “atmosferë mosbesimi midis dy forcave politike kryesore [që] njollosi mjedisin zgjedhor”, raporti përfundimtar i misionit të vëzhgimit të zgjedhjeve i Zyrës së OSBE-së për Institucione Demokratike dhe të Drejtat e Njeriut (ODIHR) doli në përfundimin se zgjedhjet “ishin konkurruese, me pjesëmarrje aktive qytetare gjatë gjithë fushatës dhe respekt të mirëfilltë për liritë themelore”.
“Zgjedhjet e 23 qershorit nxorën fitues, me një diferencë të madhe, koalicionin e udhëhequr nga Partia Socialiste; koalicioni fitoi 83 vende, por për shkak të kapërcimit të mëvonshëm të një deputeti të opozitës, koalicioni i ri qeverisës tani ka 84 votat e nevojshme për të kaluar legjislacion me shumicë të cilësuar prej tri të pestash. Kalimi i pushtetit, që pasoi zgjedhjet, ishte relativisht i qetë, ndonëse jo krejtësisht pa akuza për shpërdorim pushteti nga ana e qeverisë në ikje dhe për spastrim të supozuar të administratës publike nga ana e qeverisë në ardhje”, vijon raporti.
OSBE shprehet se qeverinë e re e presin sfida të rëndësishme, ndërkohë që uron bashkëpunim nga ana e opozitës.
“Qeveria e re mori detyrën më 15 shtator, me një axhendë ambicioze. Megjithëkëtë, qeveria e re përballet me sfida të konsiderueshme, të cilat duhen trajtuar në një mënyrë të pjekur dhe gjithëpërfshirëse. Është pozitive që shumica e re ka shfaqur interesin e saj të fortë për të ecur përpara me reformat shumë të nevojshme dhe është zotuar të punojë bashkë me opozitën në këtë drejtim. Shpresohet që opozita do të përgjigjet në një mënyrë të favorshme për arritjen e përparimit në axhendën e reformave të vendit. Prezenca dhe bashkësia ndërkombëtare më gjerë kanë vijuar t’u theksojnë të gjitha palëve nevojën për t’u angazhuar plotësisht në institucionet demokratike të vendit. Klasa politike shqiptare ka rastin që të përqafojë një stil të freskët politik për të përballuar sfidat thelbësore dhe për të përmbushur aspiratat e qytetarëve të saj”, thuhet në raport.
Greva e ish- të përndjekurve
“Në fund të shtatorit dhe në tetor 2012, një grup prej rreth njëzet ish-të përndjekurish politikë nisën një grevë urie, në një rrugë në qendër të Tiranës, duke kërkuar një pagesë me të shpejtë të kompensimit për viktimat e regjimit të kaluar komunist. Megjithëse detajet e sakta kontestohen, dy nga grevistët u dogjën dhe njëri si përfundim vdiq. Bashkë me aktorë kombëtarë dhe ndërkombëtarë, Prezenca bëri thirrje për dialog mes qeverisë dhe grevistëve, për të ulur tensionin dhe për të gjetur një zgjidhje të pranueshme bashkërisht. Megjithëse një vendim gjyqësor e shpalli grevën të paligjshme, vendimi si i tillë nuk u zbatua; grevistët u shpërndanë vetë, në vijim të refuzimit të policisë për të lejuar ujë dhe mjekim në mjediset e grevës. Problemet themelore që nxitën grevën nuk janë zgjidhur përfundimisht, por ka shpresa të mëdha se qeveria e re do ta trajtojë këtë çështje”.
Policia
“Me gjithë përpjekjet e bashkërenduara për asistencë dhe përmirësimet graduale, standardet profesionale institucionale të policisë kërkojnë përforcim të mëtejshëm. Së fundmi, Ministria e Brendshme ka ndërmarrë një përpjekje të madhe ristrukturimi për ta modernizuar dhe profesionalizuar shërbimin policor. Opozita, megjithatë, ka pretenduar për emërime të paligjshme në majën e Policisë së Shtetit. Mbetet për t’u parë se çfarë ndikimi do të kenë këto ndryshime të rëndësishme në strukturë dhe në shpërndarjen e personelit, jo vetëm te programet e trajnimit të Prezencës, por edhe te rendimenti i policisë”.
Reforma e pronës
“Reforma e pronës mbetet për Shqipërinë një çështje thelbësore, nga e cila kushtëzohet zhvillimi në fusha të tjera. Mungesa e një kuadri të qëndrueshëm politikash ka sjellë një pasiguri ligjore sa u përket të drejtave të pronarëve, shtimit të ndërtimeve të paligjshme dhe zhvillimit të parregulluar të tregut të pronave të paluajtshme, me pasoja negative për gëzimin e papenguar të së drejtës së pronës dhe zhvillimin ekonomik të vendit. Reforma e pronës ka ngecur në pjesën më të madhe të vitit të shkuar. Në vijim të përmbylljes së projektit jashtëbuxhetor të Prezencës për regjistrimin e pronës, Prezenca ka punuar së bashku me Delegacionin e Bashkimit Evropian, si donatori kryesor i projektit, për të maksimizuar përdorimin e gjetjeve dhe të të dhënave të projektit. Qeveria e re e ka shpallur zgjidhjen e situatës me pronat si një nga përparësitë e saj kryesore dhe është zotuar që do të ndjekë një qasje të konsoliduar. Konsensusi kombëtar dhe qëndrueshmëria e kuadrit institucional dhe ligjor janë të domosdoshëm për suksesin e kësaj reforme”.
Lufta ndaj korrupsionit
“Në luftën kundër korrupsionit, me gjithë angazhimin e qeverive të njëpasnjëshme dhe reformën ligjore përgjatë dy dhjetëvjeçarëve të fundit, perceptimi i korrupsionit në terren është rritur, sipas Transparency International. Gjatë vitit të shkuar u vërejt përgjithësisht një përparim i kufizuar në çështjet kundër korrupsionit. Në një hap për t’u përshëndetur, Kuvendi miratoi, në shtator 2012, një paketë ndryshimesh kushtetuese që kufizon imunitetin e përgjithshëm nga ndjekja penale të deputetëve, gjyqtarëve dhe zyrtarëve të tjerë të lartë. Megjithëse ndryshimet e miratuara nga Kuvendi hoqën një pengesë madhore për hetimin e rasteve të supozuara të korrupsionit, procedurat hetimore ende kërkojnë qartësim. Sfida mbetet për t’i shndërruar angazhimet në zbatim efektiv, me nivelin e duhur të transparencës dhe llogaridhënies dhe një bilanc bindës, përfshirë procedime të nivelit të lartë. Qeveria e re e ka shpallur luftën kundër korrupsionit një përparësi kryesore dhe ka çuar për hetim dhe ndjekje penale disa zyrtarë për akuza korrupsioni. Qeveria gjithashtu ka thënë se do të hartojë një strategji të re kundër korrupsionit dhe plan veprimi përkatës. Organet shtetërore që merren me korrupsionin nuk janë ende plotësisht të mbrojtura nga presioni politik dhe vuajnë nga kufizimi i burimeve njerëzore dhe financiare”.
Trafiku
“Në luftën kundër trafikimit në njerëz, në një notë pozitive, në maj 2013 Shqipëria përmirësoi legjislacionin e saj penal kundër trafikimit, duke e sjellë gjerësisht në përputhje me standardet ndërkombëtare, përfshirë Konventën e Këshillit të Evropës për Veprim kundër Trafikimit. Prezenca shqyrtoi dhe bëri komente mbi projektlegjislacionin dhe kuadrin operativ me qëllim për të mundësuar një qasje të orientuar nga viktima, shumica e të cilave u pranuan. Përpjekjet për të ndjekur penalisht krimet e trafikimit në njerëz dhe për të mbrojtur personat e trafikuar kanë mbetur gjithsesi në nivel të ulët. Reagimi i zbatuesve të ligjit në hetimin e të gjitha formave të trafikimit në njerëz ka qenë i dobët, më së shumti për shkak të zëvendësimit të punonjësve të policisë të specializuar kundër trafikimit. Më 2012, Prokuroria e Krimeve të Rënda hetoi njëmbëdhjetë trafikantë të dyshuar, megjithëse vetëm një çështje u Faqe 7 regjistrua në Gjykatën e Krimeve të Rënda. Hetimi i rasteve të trafikimit në njerëz u kufizua kryesisht tek ato që përfshinin trafikimin për shfrytëzim seksual”.
Reforma territoriale
“Qeveria e re e ka renditur reformën territoriale dhe administrative si një përparësi kryesore, ndonëse kjo do të kërkojë konsultim të gjerë publik për të zhvilluar një vizion strategjik dhe plan veprimi të dakordësuar dhe një metodë për matjen e përparimit. Në vijë me Kartën Evropiane të Vetëqeverisjes Vendore të Këshillit të Evropës, reforma duhet të garantojë pavarësinë politike, administrative dhe financiare të qeverive vendore. Më tej, është thelbësore që të merren masa që procesi i vendimmarrjes për këtë reformë të jetë transparent, gjithëpërfshirës dhe konsensual”.
Liria e medias
“Ligji i medias, i cili rrinte pezull prej shtatë vjetësh, u kalua, më në fund, nga parlamenti, në mars 2013. Rekomandimet e Prezencës për të depolitizuar organin e mbikëqyrjes së medias audiovizive dhe transmetuesin publik, fatkeqësisht, nuk u morën parasysh, duke krijuar kështu rrezikun që të dyja institucionet të bëhen vegla politike të shumicës qeverisëse, sikurse vuri në dukje edhe Përfaqësuesja e Lirisë së Medias, fill para miratimit të ligjit. Qeveria e re ka sinjalizuar përkushtimin e saj për të siguruar pavarësinë e rregulluesit të transmetimeve audiovizive dhe për të ristrukturuar transmetuesin publik, për të siguruar një menaxhim profesional dhe politikisht asnjanës”.
Raporti i plotë:
https://www.osce.org/sq/albania/107716
ca pabesie keto zgjedhje ishin me te pabesat de me te manipuluarate ne historn e shqiperis kjo europ kurve de amerik prostitut e beri poshtersin kur i dha lsi kaq shum deputet kur ne te vertet nuk merte asnje ket e tregoi kutit e kuksit cdo kuti e u hap me 30 vota dhe llogarit te fitoi kaq shume deputet nje parti turp per evropen dhe ameriken po keta minje te pusetave deputet e politkan shqiptare keshtu jen tepabes
Le ti japim Berishes nje dekorate per kete pune E meriton.
Me vjen keq qe ka kaq “shqiptar’ driteshkurter. Gjithe kohen duke dashuruar partite dhe sakrifikuar veten e tyre, te ardhmen e tyre dhe te pasardhesve te tyre. Le te bejme dicka secili nga ne , me qellim qe vertete ta besojme vargun “Jam krenar qe jam shqiptar”! Partite dhe qeverite duhet te perceptohen si grupe qe ofrojne sherbim dhe ne interes te te gjithe kombit pavaresisht bindjeve politike. Bej politike me barkun thate. Dhe sa me te pashkolluar aq me shume bejne politike njerezit. Ngrehuni nga kafenete se po zini kallo…Filloni nga oborri para shtepise, pastroni ambjentin, mbillni lule, peme…keshtu fillon ndryshimi nga secili prej nesh.