DEBATI brenda grupit/ Rama: Votojmë Dedjen se kemi presion nga BE. Braçe: Ai ka ndarë para

1 Nëntor 2013, 10:10Politika TEMA

Pavarësisht se Bashkim Dedja ka marrë votat e mazhorancës dhe opozitës për të qenë në krye të Gjykatës Kushtetuese sërish, në mbledhjen e grupit parlamentar të Partisë Socialiste ka pasur debat në lidhje me emrin e tij.

Deputeti Erjon Braçe kishte deklaruar votën e tij kundër, pasi e akuzonte Dedjen që do të mbajë në fuqi koncesionin për ngjyrosjen e karburanteve.

Por Rama i ka thënë se duhet të votojnë për Dedjen pasi ka presion nga Bashkimi Europian.

Gazeta Panorama ka zbardhur debatin e mëposhtëm:

 

Gramoz Ruçi: Çështja e kryetarit të Gjykatës Kushtetuese duhej shqyrtuar në mbledhjen e Grupit. Votimi sipas Rregullores është nominal për t’i dhënë mbështetjen, ndaj dhe kjo ishte arsyeja e kësaj mbledhjeje. Dakord?

Ben Blushi: Si do votojmë? Pro apo kundër?

Bashkim Fino: Do të japim argumente?

Erjon Braçe: Për çështjen e ngjyrosjes së karburanteve, që ne si Grup Parlamentar kemi kontestuar, unë kam 4-5 muaj që merrem me këtë çështje dhe më rezultojnë dy gjëra. Në gjykatë janë ndarë para dhe ky zotëria me këtë çështje ka gënjyer dhe ka investuar karrierën nëpërmjet kësaj çështjeje. Çështja për të cilën flasim është një çështje me karakter tërësisht publik. Për çdo tre lekë për litër karburant që ngarkohet për një shërbim ngjyrosje, ose 7 lekë, ky koncesion për një litër karburant që ngarkohet, pa kthyer në asnjë shërbim pas për qytetarët e Shqipërisë, ka ndikim të drejtpërdrejtë te qytetarët për interesin e qytetarëve. Mua më mjafton ky rast që të vërtetoj që ky gjykatës është apo jo në shërbim të interesit të qytetarëve. Në këtë rast ky gjyqtar që ka ndikuar dhe në vendimmarrje në Gjykatën e Kushtetuese, këtë herë për këtë çështje vendimi i marrë apo që është shpallur ka qenë drejtpërdrejt në interes të një kompanie, e cila mbetet okulte dhe sot e kësaj dite dhe që përfiton nga ky koncesion të paktën 20 milionë dollarë në një vit. Kjo kompani, për shkak se ngjyros dhe karburantin që prodhohet në vend dhe nga kompani të tjera, përfitimi i kësaj kompanie është 300 milionë dollarë në vit. Unë nuk jam i gatshëm ta votoj këtë gjyqtar. Dhe për këtë arsye, dhe e përsëris, dhe për arsye të ndarjes së parave brenda asaj gjykate. Dhe për arsye se ky zotëria, për karrierën e tij në Gjykatën Kushtetuese vazhdon t’ia dijë për nder Zenit. Në qoftë se ia di për nder karrierën e tij Zenit, të shkojë të marrë votat e Zenit.

Tom Doshi: Ne duhet me ia tregu shqiptarëve kush është dhe se do të anulojmë të gjitha koncesionet. Ne e dimë mirë kush i ka marrë koncesionet. I ka marrë Zamir Mane. Qeveria po e mbron Zamir Manen, nuk po i bie. Të gjitha këto koncesione, që nga lojërat e fatit, ngjyrosja e karburantit dhe te Lotaria Kombëtare, të gjitha, ai po i merr dhe po i gëzon sikur është në kohën e vet. Prandaj po ju them që ministrat tanë e mbështetin, deputetët tanë e mbështetin, Kryeministri e mbështet, dhe unë votën time e kam kundër.

Edi Rama: Më fal, fole ti? Herë tjetër më mirë t’i mendosh këto gjëra. Mendoj unë. Ajo që do t’i thosha Erjonit është që, pavarësisht vendimit të Gjykatës, ne jemi zotuar, qoftë për ngjyrosjen e karburanteve apo qoftë dhe për pullat fiskale, ne do ta liberalizojmë tregun. Ne kemi thënë në fushatë çfarë do bëjmë, dhe do t’i bëjmë. Por këto nuk po bëhen për një arsye, kemi rrëzuar një pjesë të konsiderueshme të marrëveshjeve dhe të koncesioneve që janë bërë, dhe po merremi me studimin, por, nga ana tjetër, nuk mund t’i pasurojmë sepse janë shuma marramendëse që mund të ikin nga Arbitrazhi. Nuk janë të lehta për t’u rrëzuar dhe po punohet intensivisht dhe krejtësisht kundërt asaj që spekulohet dhe në mënyrë tendencioze ministrat absolutisht nuk janë të angazhuar të merren me çështjen e Lotarisë Kombëtare apo për çështjen e të drejtave të dhëna në mënyrë arbitrarisht si të drejta ekskluzive, por për të rivendosur normalitetin. Kjo është e sigurt dhe më vjen keq që ka informacion dhe ka më shumë lartësi pala tjetër. Ata e dinë mirë, prandaj bërtasin. Lidhur me votimin, ne këtu nuk po zgjedhim një gjykatës, por thjesht dhe vetëm ne po hyjmë në votim në lidhje me një zgjedhje brenda kuorumit të Gjykatës Kushtetuese. Dhe ndërkohë jeni në prag të votimeve të tjera për Gjykatën e Lartë. Se dakord po e marrim që do votojmë kundër. Ç’do të vijë? Do vijë një tjetër dhe do të krijojmë një konflikt të panevojshëm. Në mënyrë që të jemi krejtësisht të lirë, që pastaj kur të vijë puna për të vendosur për gjykatësit, të mos pranojmë asnjë kandidaturë që nuk i përmbush kërkesat. Për më tepër, mos harroni, jemi në një terren shumë të vështirë sepse jemi nën një presion që vjen duke u rritur nga BE-ja, për ndryshimet, për vendimet që merren. Kështu që me këtë votim ne japim një shembull duke i thënë që s’kemi problem të votojmë edhe kandidatura që nuk vijnë nga kampi i përgjegjshmërisë sonë. Kjo është arsyeja. Shqetësimi i ngritur nga Erjoni është shumë serioz, është real. Është e vërtetë që ka një situatë skandaloze me atë koncesion dhe ne kemi vendosur edhe strategjinë me të cilën do të merremi me të. Mos harroni dhe kini parasysh që çdo dosje, sidomos këto të hidrocentraleve, janë të blinduara paraprakisht. Aq më tepër që pas zgjedhjeve ne folëm aq shumë, sa që të gjithë kanë rendur që t’i rikopsitin dhe të bëjnë çdo gjë. Ne nuk do të tërhiqemi, por mund ta bëjmë këtë gjë me minimumin e kostos, që do të thotë se sa më shumë kujdes të kemi, aq më pak para do të paguajmë. S’ka kuptim që të godasim që sot koncesionet sepse më pas shteti do të paguajë miliona për dëmet. Këtë ne nuk dëshirojmë ta bëjmë sot me entuziazëm të madh dhe pas një viti të gjendemi rrugëve të gjykatave.

63 komente në “DEBATI brenda grupit/ Rama: Votojmë Dedjen se kemi presion nga BE. Braçe: Ai ka ndarë para”

  1. CFaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaarrr!!!!!!!!!!!!!!!!
    Si nuk ju vjen turp mor z.Kryeminister qe del para medias e justifikohesh ,se votuam nji pler te bandes berishjane “se na beri presion BE-ja”!!!!!!!!!
    Si mundet te kuptohet nji justifikim kaq naiv nga ne z.Rama ?
    Un jame nji qytetar i ktij vendi ,i cili te besova ty voten e nepermjet saj ,
    te ardhmen time si qytetare i lire i ksaj toke pa zot te quajtur shqiperi .
    Do te thote kjo se ne shqiperi s’duhet te ndertohet nji shtet ligjor ,
    nji shtet ku qytetaret e ktij vendi ,jeta jone te mbetet peng e humorit ,
    te monstres BE ?
    Ju a shkedhefsha BE-ne e cila pasi instaloj kryekriminelin sali berisha per 8 vjet ne shqiperi ne krye te vendit ,tani duket te ket nen komando edhe qeverrine e Rilindjes e cila po na jep shenjat e nji deshtimi ,sepse Europes dhe aleateve te saj si pelqen te lind ..rilindja shqiptare . O moress o tempora …ne cilin bote jetojm ! Ku arrijn kufijt e poshtersise ksaj bote vs jetes se shqiptarit . Si nuk doli nji burr ti shurros ne goje kta poederat e BE-se oooooooooooooooooo roooooooooooooooooobt cju permban pragu .shtet kllounesh .

    1. Sefedin Aga. says:

      CFAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAARRRRRREEEEEEEEEE, po ti tani e kuptove qe keta shahen diten e puthen naten , ju delet kur te vijne zgjedhjet e tjera me vrap qe ne 6 te mjesit te kutite prape ,

      1. Pilo Lala says:

        Lexojeni mire cfare thote Edi. Ju nuk dini procedurat, prandaj komentoni keshtu. Propozimi vjen nga Nishani, dhe ai do sjelle vetem emra qe nuk eshte dakord PS, keshtu qe Edi zgjedh te keqen me te vogel.
        E ka lapsin te holle Edi, mos u beni merak. Do i kopsiti gjerat, dhe do filloje sulmin.
        Kini besim qe Edi do beje Shqiperine!!!!

        1. N Shabani says:

          Edi Rama nuk po thote se ju dogj barku per Bashkim Dedjan por po su zgjodh Bashkim Dedja do te zgjidhet nje tjeter hale si Bashkim Dedja. M……. eshte njelloj si i thate si i njome ai mbetet prape m………Persa i perket anullimit te koncesioneve duhen menduar mire gjerat qe thote Rama se ata e hedhin qeverine ne arbitrazh dhe shtetit shqiptar i duhet te paguaje miliona ketyre kompanive koncesionare. Prandaj ai thote qe duhen pare te gjitha gjerat me kujdes dhe me ligj. Keto gjera nuk na i tha Edi Rama perpara zgjdhjeve na i thote tani se atehere i duheshin votat dhe se genjente elekotratin, nuk ka gje turma aq duhet te dije sa te votoje pastaj te mos nderhyje me por te mbaje sehir se si te pasurohen qeveritaret bashke me gjykatesit. Shume mire e ka Erioni po kush e degjon Erionin qe i ka sahanet pa kapak se. Edhe Tom Doshi shume mire e ka por cfare ti beni hallit te Lajes ne presidence se ai e ka gjykaten ne dore se bashku me Saliun. E kam thene dhe po e them prape qe persa kohe do te keni Bujar Nishanin president nuk keni cfar ti beni as korrupsionit, as Sali Berishes dhe as monopoleve te tyre.

          1. shqiponja says:

            Edi Rama ka folur vetem ne interes te shqiptareve. Kush lexon pa emocion e kupton fare lehte.

    2. elton says:

      se mos pritej ndonje gje tjeter…
      keshtu ka qene perhere ketu ne vendin tone. pastaj shiko se kush flet e mban fjalim ne grupin parlamentar, Tom Doshi ?

  2. kola says:

    Po ju mblidhet bytha ketyre komunisteve e spo jua mban te luajne gjate me keto poshtersira.Buxheti do te perdoret per te paguar arbitrazhet dhe shteti do falimetoje.Do paguajne edhe pallatet me leje qe shembin ndersa ato pa leje do legalizohen.Hajde rrumpalle hajde

    1. adi says:

      Po normal qe do i “mblidhet bytha komunisteve” se muti qe i la qeveria e maskarejve eshte aq i madh sa nuk ka burre nene ta pastroje

    2. Per cfar “komunistash” 10-jet nga ajo hale primitive ,
      o mesjetar ,qe i rendoni njerezimit ,ktij vendi !
      Cdo nji si ti mer shpirt i qelbet qe merr pjes ne debate te tilla ,
      kur vet nuk je pjes e ksaj bote .
      Ne do e kritikojm qeverrine e re sepse e duam ate ,,duam qe ajo te tregoj “nerv ” e jet autonom ne zgjedhjet e veta ,ne interes te vendit e ne qytetareve te saj ,te ardhmes .Kritikat tona nuk duhet ti ngrej veshet lart hajvaneve te se kaluares . Per mendimin tim ai byshati si min, i jashtem eshte nji fjasko .un e shoh ate si nji kameleon qe ka nji ndikim negativ ke z.Rama .

  3. Altin Andoni says:

    C’pune ka BE-ja me Saimir Manen ?

  4. Xhs says:

    Ik mer Edi Rama se qeke legen edhe ti.kurr asnji politikan I Madh sdo futet ne burg atje lozin me ne si kukulla.eshte nji dore e madhe qe komandon te dyja krahet.sdun qe te ket shtet tek ne kot ham mut.ske ke voton ne shqipri kjo eshte fatkeqsia jone

    1. Bern says:

      Po e vërteta ësht se skemi kon me votue për Shqiptaret ësht bër problem i madhë kend me votue të gjithë Hajdutë si Djathëtitet si Majtistet. Edirama shum premtime të mdhaja ka berë vetem për të ardhen në Qeveri as që ka fillue deri më Sotë të bej gjë që ësht në Interes të POPULLIT vetem llafe boshe deri tash kah Fjalet Agush kah Puna kurkushë.

  5. peshkatari says:

    keta kane frike nga ujqerit e vjeter keta jane qingja para tyre.rillindja d…….ke

    1. kamera says:

      Shteti do burra jo shale pshurrur, ky nuk eshte Shqipetar…

      1. Pilo Lala says:

        Do ta shikosh vete. Edi do jete si Shqiponja qe do i kape gjithe kriminelet. Mos beni politiken e Berishes, se nuk vlen me.

  6. neutral says:

    Iku dhe Edi Rama, vetem se si shume shpejt e humbi burrerine.

  7. Armando says:

    Zoti Rama… Kam qene i lumtur qe u largua klani Berisha nga pushteti..por cdo dite e me shume po shoh se dhe ju jeni dhe do te jeni pjese e “Katovices” ….Panvaresisht fjaleve, oratorive ne parlament .. “ju keni bere kete e ju keni bere ate…” Asgje gjemb nuk do ti hyje ne kembe klanit Berisha.. Ashtu sic nuk u prek klani “Hoxha” ne 91shin ashtu sic nuk u prek “klani Nano” etj etj…

    Gjithnje e me shume po behem pesimist dhe shume skeptik ndaj menyres suaj te qeverisjes… Fjale te bukura, Fjalime pompoze, Denoncime neper televizjone pa asnje te denoncuar ne prokurori. Ti thjesht po ben egzaktesisht ate qe beri Berisha kur erdhi ne pushtet…E njejta menyre e te berit politke, e njejta ide .. “te bejme sikur po punojme 4 vitet e para— per tu pasuruar 4 vitet e dyta..”

    1. Pilo Lala says:

      O ju kripsha mendjen ju qe ju ka ngelur ora tek Ramiz Alia, Katovica, dhe perralla qe i beson dhe i nxjerr vete Berisha.
      Edi Rama do i nxjerri rrenjet Kancerit, prandaj te gjithe po dridhen nga frika.
      Po flitet per Dhjetera Miljon Dollare Taksa e Dogana te papaguare ne Krom, Nafte. U kapen kompanite fantazme kineze, jane bere gati akuzat dhe faktet per keto Industri.

  8. -homeri says:

    –ike dhe ti o EDI , ju bashkove ILIR METES , se keto qe thua ti i kane ndere lsi,, votuesit e saj jane llumi , zgjidhen nga llumi dhe zgjedhin llumin , po per kete votuam ne qe BE te na heq vrejtjen —pse po trajtoni keq mutrat qe la Berisha —hajt nuk ploteson parametrat per te cilat votuam , ik me ILIRIN ne lsi , po, mos harro merr edhe Blushin e ndonje tjeter, lere ps. me idealet e saj , me ERION BRACEN , te kooptojme dhe Gjinushin dhe ateher do ta shikoni si do i kthehen kembet perpjet Berishes dhe do i mbyllet goja dhe BE

  9. KADAFF says:

    SI MORE TANI PO JU VIJNE MENDTE O DELE MILITANTE?!
    PO PSE CA KUJTUAT JU SE KETE RIPJERDHESAT DO BEHESHIN RILINDAS?!
    MBAJENI NE KURRIZ TANI PER 4 VJET SE PER TA PERMBYSUR SKENI BYTHE!
    AQ SA PERMBYSET BERISHEN!

  10. henri says:

    shenja tronditese te deshtimit te rilindjes,

    Ne parim jam dakord me shperthimin e “drejte” te zemerimit tend. Une kam mendimin,se te qeverisesh nje vend duhet pike sa pari ( e di qe nuk je dakord) te besh kompromise. Me kujtohet nje thenje e Napoleonit i cili thotshte : Shpesh ne tryezen e bisedimeve duhet te vesh putrat e dhelpres dhe shpesh duhet te vesh putrat e luanit.

    Kujtoj ketu edhe Leninin,e cili kur pa se bujqesia ne Rusi nuk po hecte perpara shpalli politiken e liberalizimit ( NEP )te fshatit
    dhe kete e justifikoi duke thene : Po bejme tani nje hap prapa, per te bere neser dy hapa perpara. Dhe koha tregoi,se ai kishte te drejte.

    Edi, po pranon,se gjate fushates jane bere edhe gabime duke mos i pare gjerat realisht. Ai thote,se koncesjonet e hidrocentraleve jane te blinduara ( kopsitura )nga ana ligjore dhe se do ishte me mire te frenohemi dhe te mos mbetemi rrugeve te gjykatave, gje qe,kuptohet,se do jete me nje kosto te larte per shtetin. Mos harrojme,se vetem per pagesen e normave te interesit te borxhit publik,qe na la Sala, qeveria duhet te paguaje cdo vit minimumi 500miljon dollare.

    Une mendoj,se BE eshte nje gje e mire dhe ne duhet te shkojme patjeter atje. Mos harrojme,se jemi nje vend i vogel,qe u krijuam si shtet si rezultat i mosmarreveshjeve te interesave te ndryshme te fuqive te huaja.

    Mendoj se Edi ka te drejte, ai eshte per evolucjonin e gjerave dhe jo per revolucjon,se do ishte me nje cmim shume me te larte dhe Shqiperia nuk e ka luksin te beje revolucjon.

    Nuk mendoj,se BE nuk do qe Edi te kete sukses. Mos harro,se ne shume vende te BE qeverisin te djathtet dhe jo te majtet dhe kuptohet se edhe kjo ka influencen e vet. Une mendoj,se qeveria e ka filluar shume mire punen dhe se ka veshtiresi te medha,sepse evolucjoni duhet bere duke rruajtur kuadrin ligjor dhe kushtetuten. Kuptohet se gjarat nuk do shkojne si ne vaj gjithmone. Jemi ne demokraci dhe i dhame votat Edit per te patur edhe ne nje shtet ligjor. Momentan duket sheshit,se drejtesia eshte akoma e blinduar dhe ndoshta ketu duhet patur parasysh se Edi duhet te paguaje cmimin per faktin se beri (me te drejte ) koalicjonin me Meten i cili ka njeriun e tij si Minister te drejtesise.

    Une personalisht kam mendimin,se Edi eshte fat per Shqiperine dhe me pelqen sidomos per fatktin,se eshte VISIONAR njer me kulture dhe shume modern. Punet e mira behen dale nga dale, avash avash shkohet larg dhe shendoshe thone italjanet ( piano, piano, va lonano e sano ). Dikush ka thene se te qeverisesh do te thote te besh edhe kompromise.

    Mik, e kuptoj dhimbjen dhe çgenjimin tend, por ja qe realiteti te ben te jesh edhe Pragmatik.

    Pershendetje

    1. Pershendetje ..henri .
      Flm per komentin tend i cili ka nji karakter paqesor ,
      nderkoh qe kjo menyr te menduari mua me duket ,se na afron cdo dite e me shume pran varrit ,ne shqiptarve .
      Nqs ti mendon se jeta jone ,pra e cdo shqiptari ,e cdo brezi shqiptaresh ,
      duhet te konsistoj ne Aforizma e “Thenje te Zgjuara” te se kaluares ,figuara te shquara te ksaj bote , kjo do te thoshte per ne te jetojm thjeshte ne nji bote virtuale ,e veshtrojm jeten tone si duket brenda ktij experimenti, i cili vazhdon te paguhet me jeten e shqiptareve . Ky popull ka gjithe jeten e tij qe pret nji shtet Shjqiptar ,nji shtet ku politikanet e shtetaret e tij te punojn e veprojn vetem ne interes te ktij vendi te ktij populli ,,qysh prej exzisteneces se tij . un nuk mendoj se te tilla valiume diplomatike duhet te shifen si nje kompromis i arsyshem ,i pashmangshem per te hyr ne Pillin e Prralles BE ! Natyrishte qe ne shqiptaret jemi pjes e ktij kontinenti europian e nuk presim “ftes” nga asnji monster ,qe na hipnotizon me prrallat qe tregon . Un mendoj se koha e durimit te shqiptareve ka arritur ne kufijt e padurimit ,si i thone ne shqip ,,(ka arritur atje ku s’mban me) .Jane plot 23 vjet qe (me lejo te shprehem pak ne nji stil rrebeljoni )…pra 23 vjet na shkerdhyen si vend qent e terbuar qysh nga kontinenti amerikan ,(gopi liris qe na doli transvestit e na e rrasi per vdekje )islamistat nga fundi botes ,afrikane ,rracat perverse nordike ,plerat fetare te trurit mesjetar ,te gjitha kto marra se bashku ,mua personalishte s’me kan len asnji hapsir mendimi …per qetesi ,nderkoh qe jeta jone shkon si ai uji ne kanalet e zeza te politikave europiane ,demagogjive e intrigave diplomatike te kohes . Natyrishte qe thenja It.(piano piano va lontano ) ka sens ne ate bote ku ka lind si shprehje e kushtet e veta , mjerisht per ate epoke ,sot nji shprehje e tille ta pershtatesh ne kto kushte te politikave ne kte vend ,do ishte (piano piano nn va lontano) ma in tomba. Klm.

      1. henri says:

        shenja tronditese te deshtimit te rilindjes,
        – Faleminderit per shkrimin tend shume civil.
        – Ke shume te drejte per sa shkruan, por me fal te te them, se m.gj.se une respektoj mendimet e tua nuk jame plotesisht dakord per “padurimin” tend. Populli thote, se uthulla e fote thyen shishen e vet.
        – Mos harro, se Edi duhet te beje dicka te mire por gjithmone ne kuadrin ligjor dhe te kushtetutes. Njerezit e Sales jane akoma ne vendet e tyre dhe nuk mund te hiqen ashtu pa shkak dhe kunder ligjit. Populli thote se ashtu i do mushka drute. Durimi sjell trendafila.
        – Le ti japim Edit, djalit tone te dashur, kohe, qe te realizoje ate qe ka premtuar. Une, sic thashe edhe me lart, jam per nje evolucjon me cmim sa me te lire, se sa per nje revolucjon, qe mund te sillte nje cmim shume te larte dhe ndoshta edhe gjak.
        – Une jam optimist se Edi do realizoje ne kohe ate qe ai shef ne visionin e tij dhe le te shpresojme, qe te mos perfundoje ne nje enderimtar. Edi e di shume mire se pas kater vitesh populli do ti japi faturen me vote per ate qe ka bere ose nuk ka bere.
        Let’s hope and pray. Le te shpresojem dhe te lutemi.

        Pershendetje

        1. shqiptar says:

          Ne besojme ke Edi Rama si njeri ,si personalitet ,
          por jemi duke kritikuar politikat e gabuara qe ai i lejon vetes .
          Z.Kryeminister duhet te kuptoj se ne ate post i cili sot e ka besuar ky popull ,nuk ka vend per justifikime te ksaj natyre ,te cilat jane jo vetem absurde . NUK ARRIJ TE KUPTOJ SI I LEJON VETES PAS NJI GABIMI TE TILLE TE DAL E SHFAJESOHET PARA TV-s !!!
          Z:Rama s’i lejohet asnji gabim nqs perfaqson akoma iden e tij Rilindese.
          Sidhe Aurora diku me lart aq bukur e ka theksuar ,
          neve si popull i thjeshte s’na intereson shkalla e vehstiresise apo peshat qe ky pushtet duhet te perballoj ..ata duhet te dijne se jane ne politik per ti sherbyer interesave kombetare ,popullit qe i besoj .nqs ata ndihen te paafte ,te dobet per ti ber balle veshtiresive te diplomacise ksaj bote e kurvesplake , ka dy gjera ; Te doreheiqn ose te riparojn gabimet .Ska kompromis qe do mund te conte nji k´shtetar te pranoj kunder intersave te vendit te tij , sepse ne nji rast te tille sdo kishim te benim me me politike por me mafien politike e cila i ka rrenjet ne bruksel e me potencen e saj kerkon te nenshtroj cdo qeverri e vere nen sherbim te saj . Shishja le te pellcase e ti plaset turinjve politikanve tane frikacak , per ti kujtuar ate si shijon jeta e ktij populli sot .Klm.

          1. henri says:

            shqiptar,
            E lexova me vemendje shkrimin tend shume civil dhe mbushur me mllef te sinqerte. Ndoshta ti dhe parashkruesi me siper keni te drejte dhe une e kam gabim. Who knows ? Ndoshta kjo vjen, se une ketu ne Zvicer nuk ja kaloj keq, te pakten ekonomikisht. Gruan e kam ne pune, djalin ne shkolle-pune dhe vete pensionist. Ndersa ti dhe shume shqiptare te tjere perballohen cdo dite me varferine dhe korrupsionin qeveritar te lene peshqesh nga Sala.

            “Shqiptar”, une mendoj, se politika eshte e veshtire se dikush mendon keshtu dhe tjetri ashtu dhe zoti e di se kush ka te drejte. Djali yne Edi, ka thene :

            “Neve, besoj, nuk na kërkohet të mos bëjmë gabime, na kërkohet të mos përsërisim gabimet e të shkuarës, qoftë në raport me keqqeverisjen që shqiptarët i dhanë fund me një milionë shuplaka në 23 qershor, qoftë edhe në raport me qeverisjen e të majtës në të shkuarën.”

            Mos harro, se edhe ai eshte njeri dhe mund te beje gabime. Une kam mendimin, se koha e politikaneve trima dhe me revole ne dore ka hikur nje here e pergjithmone. Ne kemi nevoje per politikane me shkolle, me kulture, visionare dhe te ndershem. Mendoj, se Edi yne i ka keto cilesi.

            “Shqiptari” me lejo te lutem te them, se une respektoj shume mendimet e tua m.gj.s nuk jam dakord me “ashpersine” tende. Une nuk pretendoj, se ato qe them dhe mendoj jane te drejta. Ne diskkutojme ketu ne forum, se na dhemb Shqiperia dhe, se duam te mesojme nga njeri tjetri. Une kam mendimin, se asnjeri ne bote nuk e di se kush dhe cfare eshte e drejta dhe e verteta.

            Pershendetje

            1. shqiptar says:

              henri ..flm per mesazhet e tua optimiste e vleresimin tend .
              Ndryshimi ndermjet neve si shqiptare s’do duhej te shifej nga ai kendveshtrim ekonomik thjesht personal ..por mendoj pak me ne nerv te vet situates qe kalojme si vend . Duke mos kerkuar te baraspeshoj peshoren e jetes private ,un sidhe ti jetoj jasht ktij shqiperise e kjo prej plot 23 vitesh dhe sigurishte jetoj mjaftushem kendshem .
              Megjithate , un te pershendes per ate frym optimis te qe ti sjell ktu si nje qytetar shqiptar i vertet edhe pse si optimisti edhe pesimisti te dy qendrojn posht reve ,,ne pjesen e njerit bie shi…nderkoh qe tjetri si beson reve c’bien. Viel spass… continuend

    2. abc says:

      Gjeopolitika, me cilin shish ishe ti me ate te krimit ekonomik apo ate politik…por si patrullues rrugesh kundra opozitareve ngjaje si…

  11. Bledi Sh says:

    ky esht konfermimi qe ne jemi vendi ku prodhojm legena dhe jo njerez. turp tju vije, kur BE ju impononte pjesmarrjen ne parlament nuk e keni pjerdhur, kurse tani ju “interreson”. edhe se jam i bindur se BE nuk ka lidhje fare por jeni ju qe ja impononi grupit “tuaj” te PS. LEGEN

  12. SOCIALISTI says:

    IK O EDI SE NA ZHGENJEVE. PA PUNE NA LE PRAPE NE VETE E KE NE TEREZI TI KE FILLUAR PO MBESHTETESI EDHE TI SAIMIR MANEN.

    I PABESE PASKE QENE HAJDUT ORDINER.

    HARRAM VOTAT!!!!

  13. Liridon says:

    Marketimi i karbuanteve,eshte ne dobi te sovranit.Ndalon kontrabanden e produkteve te naftes.Jo me kot shoqata e Karburanteve ka bere padine.
    Cfare mund te diskutohet tani eshte kostoja qe i shtohet cmimit te ketyreve produkteve.Ajo me pare mund te analizohet nga specialistet e qeverise dhe pastaj te diskutohet me koncensionaret.Nuk duhet nisur nga parimi se cdo gje qe eshte bere eshte e keqe.Zoti Brace ka nje tendence te duket me shume populist se sa specialist.Pozicioni qe ai ka ne krye te komisionit te ekonomise eshte nje pozicion qe kerkon te veshesh tjeter kostum.
    Zbatimi me korrektesi i procestit te markimit te karburanteve do ti sjelle me shume para buxhetit te shtetit,me shume oksigjen per mushkerite e sovranit dhe kosto me te ulet per mirembajtjen e automjeteve.Po ti besh pa influenca keto hesape,i del me mire banorve qe rrojne ne keto troje.Pra qendrimi i Braces nga tendenca e tepruar per te kapur pozicionin e populistit,e con ate drejt nje pozicioni qe ai nuk ka deshire ta kete.
    KM aktual nuk duhet te pranoje ti behet fare presion nga perfaqesuesit e Europes,e jo me ti dorezohet ketij presioni.Nqs ka nje komb qe ka te drejten e Zotit per ti bere presion burokrateve te Europes,ai eshte kombi shqiptar.Si perhere,perseri shqiptaret po sakrifikojne tokat e pakta te tyre,duke ja lene ne dispozicion projektit TAP,qe Europa qendrore ti shpetoje presionit te ariut polar Rus.Nuk kemi perse ta respektojme me shume dike,qe ka tendenca per ta shndrruar vendin tone ne “hale moderne”te Europes.

  14. analist says:

    BE na beri presion?????????
    Po ti je kryeminister i BE apo Shqiperise mor budalla?
    Dil e thuaj hapur qe BE duhet te largoje thonjte nga Shqiperia po nuk deshi mardhenie te pastra partneriteti e jo te ulesh breket!
    Perpara per ne BE! Me shpejt ne rrugen e homoseksualizmit, lezbizmit, kurverise dhe korrupsionit qe te kapim trenin e Evropes qe na paska ikur…. Perpara! Yrysh!

  15. riko says:

    O eja vetëvrasje poltike eja! Nuk po dini se qka keni thënë, premtu, qfarë po bëni dhe hiq më pak as se qfarë do bëni. Thjesht jeni shum naiv dhe të dështuar. Mjerë populli që ju dha voten…

  16. elinor says:

    Shtylla kurrizore = 0%! Arroganca = 100m%!
    “Cfare, fole ti? Here tjeter ben mire ta qepesh…! Te isha si Doshi do ia kisha futur grusht. Apo s’eshte edhe i gjate e rrezohet si plep.

    1. elinor says:

      100% duhej te ishte…..per ata qe jane teper sensitiv ndaj gabimeve.

  17. enver hoxhaj says:

    si mund te vije rilindja pa reciklim ,kush paska besuar tregon qe rilindja do te vije patjeter,,,,,,,,,,,,,,,,nje dite te bukur vere, po pa shqiptare ne te

  18. deti says:

    Vdiq 1000000 votedhenes per rilindje, pooor RROFTE NASRADINI!!!

  19. A LESHI says:

    I lutem qeveris se Shqiperis qe kete genjeshter ta hedhin ne drit.
    Skandaloze: Policia e Shqipërisë arreston dy të rinjë pse valonin flamurin e UÇK-së
    Bota Sot | 31.10.2013 15:40 • Beqir SINA
    Share on facebookShare on twitterShare on emailShare on printMore Sharing Services10Skandaloze: Policia e Shqipërisë arreston dy të rinjë pse valonin flamurin e UÇK-së
    As serbët dhe grekët nuk e bëjnë një veprim të tillë, e bën vetëm Edi Ramës dhe Dashamir Tahiri
    Policia shqiptare, dje ka arrestuar dy tifoz kuqezi vetëm se valëvitën në stadiumin e Durrësit, flamurin kuqezi me simbolin e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës – UÇK – së. Kombëtarja shqiptare, e fermave po luante një ndeshje kualifikuese në grupin e saj teksa ka mundur dje ne Stadiumin Niko Dovana të Durrësit përfaqësuesen e futbollit ë femrave të Greqisë, 1 me 0 nën një entuziazëm jo të zakonshëm për një ndeshje femrash.

  20. Beni says:

    Vetem Kreshnik Spahiu me Aleancen Kuq e Zi na ka ngelur pa u provua,se vetem ai nuk u mpleks me asnje nga keta hajduta dhe frikacak.Tani po e kuptojme qe duhet nje Falkone si ne Itali dhe Kreshniku i pershatet se nuk ju ka dridhur qerpiku as nga Sala aa nga Rama dhe as nga Meta dhe as nga Greku.

  21. qerosi says:

    Njerëz, po përrallat që lëshon Panorama i merrni për të vërteta, more?!

    Po kanë vite mo, që vetem gënjejne dhe vazhdojnë se nuk dinë të bëjnë gazetari. Edhe kur i marin në intervista njerëzit këta nuk i shkruajnë gjitha, lëre qe na e paskan zbardhur sikur ta kenë të regjistruar.

    Ju këshilloj që të lexoni romanin e Umberto Eco “Varrezat e Pragës” që të kuptoni manipulimet që bëjnë këto lloj gazetash që flasin pa fakte dhe veç me trillime.

  22. Tajson says:

    Ndoshta ka ardh vertet momenti ku nji politike te tille (ulje breksh),
    para kurves plak me vibrator ne brez ,te marri funde ne shqiperi.
    Koha ku politikanet shqiptare te tregojn me veprime konkrete ,
    se kujt i sherbejn ne te vertet ;
    1) I sherbejn popullit e vendit pra shqiptareve ,
    2) i sherbejn diplomacive te huaja eu etj ,thjeshte per te qendruar ne pushtet,
    3) i sherbejn rehatis ,perfitimeve prrallore nen kostumin e politikanit .
    Eshte momenti kur duhet te flasim hapur ,(pilafi s’man me uje )
    as hipokrizia e politikes .

  23. Aurela says:

    Nuk di cte them. Sdua te flas as keq as mir. Prandaj kam thene mbetet per tu par. Duket qe e filloi mir por me duket se Edi rama ka presion nga BE qe ne si popull nuk na intereson, ne na intereson cfar do bej ky per ne me angazhimet qe mori dhe Edi Rama ka presion dhe nga Ilir Meta qe mesa shoh cdo votim ne parlament do varet nga votat e Partis se Ilir metes. Cdo gje duhej te fillonte nga cuarja para gjykates te Sali Berishes dhe familjes se tij e pastaj te Shpetim Gjika. E kam thene dhe po e them Edi Rama nuk e con Saliun ne gjykat dhe do bej koka turku ata me posht atij. Ketu esht,e dhe presioni i Ilir Metes pasi dhe Ilir Meta eshte i korruptuar si saliu. Keshtu qe Iliri pengon Edin te coj salen ne gjykat. Ky eshte mendimi im. Shqiperia keshtu do vuaj gjithmon skemi cbejme se kemi presion nga BE, nga amerika nga bota nga greku nga ky e nga ai. Shqiperia han me 4 porta hyn njeri e del tjetri nga keta te huajt e vetem ne nuk e bejm ligjin ne hanin ton. Shyqyr qe jan hapu ruget te ikim jasht thuaj se u pa puna per vendin tone vetem do enderrojm.

  24. fatmir kondi says:

    o njerez e kuptoni qe po shani edi ramen vetem se ka fol tom doshi…
    jeni ne terezi? si mund te nisesh nga fjalet e tom doshit per te gjykuar? a e njihi ju apo jo? lexoni wikileaks se merrni vesh me shume rreth tij

    1. Tajson says:

      Ne nuk shajme as z.Edi Rama e asnjeri tjeter .
      Ne jemi duke diskutuar ose me mir te themi shprehim shqetesimet tona si shqiptare ,lidhur me nji nder problemet me shqtesuse ,me akute te pushtetarve ne kte vend . Kritikat e reagimet tona vs paaftesise politikes shqiptare vs asaj antishqiptare qe na afrohet nga BE-ja si nje “Coco” lepirse neve ,ska te bej aspak me ate qe ktu nga disa persona naiv kuptohet .
      Ne jemi zhgenjyer kaq shume ne kte jete nga politikant e ktij vendi ,
      sa s’na ka mbetur me asnji arm per te mbijetuar kunder ksaj hipokrizie
      qe mban emrin politik ,por vetem te reagojm permanent duke i kujtuar ktyre politikanve se ky popull nuk eshte i dal nga shpellat.

    2. Anton Nepravishta says:

      Me fal, Tom Doshin kush e ka vene tek listat e PS? E ka vene ai palloshi Rama. Me te tille njerez donte te na shiste me demek Rilindjen. E gezofshi tani.

    3. miri says:

      O fatmir. Po kur toma eshte kaq legen dhe i tille eshte pse e beri deputet o zoteri? Toma eshte fiks.per lsi.

  25. korabi says:

    CILA BE,PO BEN PRESION?MOS VALLE CA KURVA PLAKE,QE JANE PAGUAR DHE PAGUHEN NGA SALE BERISHA,DO TE PERFAQESOJNE BE-ne APO KE-ne?KETO JANE PORDHE ME RIGON.ASKUSH NUK E NDALON ZOTIN RAMA TE PRISHE KONCESIONET E DHENA ME KORRUPSION,BILE PER KETE PO BERTET PERDITE BE-ja:LUFTONI KORRUPSIONIN!POR EDI RAMA NUK MUND TE LUFTOJ SAMIR MANEN,SEPSE AI ESHTE LYER E PERLYER AQ SHUME ME TE,SA I ESHTE PEGERE TRUPI DHE SHPIRTI.TURP!
    SHUME SHPEJT I VRAU SHPRESAT KY BICIMSEZ!E SHPORREM SALIUN ,POR JA QE PASKA LENE PAS BASHKEPUNTORIN E TIJ.DHE NE FAKT KESHTU DO TE NDODHTE,SEPSE SALI QENI E AKUZONTE 25 ORE NE 24 EDI RAMEN KUR ISHTE KRYETARE BASHKIE,POR ASNJEHERE NUK E DERGOJ NE DYERT E GJYKATES.DHE TANI KETE DO BEJ RAMA,GJITHE DITEN DO TE AKUZOJ SALIUN SE KE BERE KETE E ATE,POR BISHTIN DO JA RRUAJ,SE DO TE JENE VETEM LLAFE SI E EMA E ZEQOS MAJ THANES.TE TILLA YNERE SE NUK NA LE BE,KE,E LLOJ LLOJ TE TJERASH DO TE DEGJOJME SHUME.

  26. Llupo says:

    Z.Kryetar Per emerimin e Ministrit te Drejtesise ke presion nga Meta,per Gjykaten Kushtetuese presion nga Bashkimi Europian,per çuarjen e Sali Berishesh ne dyert e Drejtesise presion nga Dep.SHBA,lid pyetja kush do ta vere drejtesine ne vend ne kete kodosh vendi kur zotrote don te na thuash se Ti ke vetem “Celsat e kashtes”,si Gjyshi i Olldashit.Kur do te vihet drejtesia sa e munguar e aq e kerkuar ne kete vend,apo do te funksionoje per ata qe ezi mbajne frymen me buke e kriminelet ti gjykojne?Turp ,n.q.se je gjynjezuar qysh tani lere fronin se nuk behet shteti me vapora me pleh kimik!

  27. gjon says:

    MOS U NXITONI.DARDHA E KE BISHTIN MBRAPA.FARA E KEQE DO MUNDE TA ZHDUKET.LISI NUKE PRITET ME NJE TE RENE TE SOPATES.LE TE SHPRESOJME SE GJERAT DO VENDOSEN NE VENDIN E VET.

  28. Vladimir says:

    Edi Rama ka nje vizion e nje projekt per te realizuar. Ashtu siç beri ne Tiranen rrumpalle te vitit 2000. Ne, bashkebiseduesit e forumit te Temes, ndoshta duhet te kemi me shume besim e te tregojme urtesi ne gjykim. Nuk duam te kopjojme Saliun e te funksionoje me shteti taleban ku Kryeministri ishte njeherazi polic, gjyqtar e prokuror dhe dilte (te dielave zakonisht)e shante me liber shtepie titullaret e institucioneve e cilindo qe nuk i pelqente familjes, ka institucione te pavarura qe duhen respektuar- jo pse realisht jane te tilla, ato dihet qe i ka pushtuar klani bandit e i ka vene ne sherbim te tij,- por pse ne kemi respekt per veten tone, per shtetin tone 100 vjeçar, pse nuk mend te behemi gazi i botes. Gjerat ndryshohen gradualisht e me mirkuptimin e opinionit progresist te shoqerise shqiptare e pse edhe te pjeses se pakompromentuar te opozites. Rruge tjeter nuk ka.

  29. Xhemail Shatri Suedi says:

    Qe nga ramja e komunizmit e deri me sot kupollat e krimit te gjitha qeverive te nderrura kurr nuk jane prek e ase nuk jane ndeshku dhe nuk kane dale para drejtesise keshtu do jete edhe tani me qeverin Rama!E vetmjja gje qe i lidhe politikajet e Shqiperise nder veti te majte e te djathete është krimi i organizuar plaqkitja e popullit dhe vendit, po te kishte Shqiperija nje qeveri me duar te pasterta qe nga ramja e komunizmit kurr nuk do kishte nevoj te degjohet BE. Shume shpejte populli do bindet se si te djathtet edhe te majetet jan genjeshtare dhe kusar qe dine vetem te pasurohen per veti dhe klanet e tyre ,ketyre bastradve nuk ju intereson fare populli dhe ase ppermisimi i jetes se tyre keta done vetem vota per ta rrembyar pushtetin per te vjedh dhe plaqkitur popullin pa turp!

  30. A LESHI says:

    I lutem qeveris qe te zbardhe te verteten te ktyre dy huligan-randaliste.Po nje herit te hetohet ai person anonim qe leshoj kete genjeshter.Ja si ceka dhe me pare?.Te hetohet e verteta.Une besoja se do kemi dhe ndonje pamje “VIDEO”.Po qe do vertetohet e kunderta.Personi anonim duhet te dalpara drejtesis,po nje herit dhe ti miret licensa!!.

    Skandaloze: Policia e Shqipërisë arreston dy të rinjë pse valonin flamurin e UÇK-së
    Bota Sot | 31.10.2013 15:40 • Beqir SINA
    Share on facebookShare on twitterShare on emailShare on printMore Sharing Services10

    As serbët dhe grekët nuk e bëjnë një veprim të tillë, e bën vetëm Edi Ramës dhe Dashamir Tahiri
    Policia shqiptare, dje ka arrestuar dy tifoz kuqezi vetëm se valëvitën në stadiumin e Durrësit, flamurin kuqezi me simbolin e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës – UÇK – së. Kombëtarja shqiptare, e fermave po luante një ndeshje kualifikuese në grupin e saj teksa ka mundur dje ne Stadiumin Niko Dovana të Durrësit përfaqësuesen e futbollit ë femrave të Greqisë, 1 me 0 nën një entuziazëm jo të zakonshëm për një ndeshje femrash.

    Une s”do te komentoj reagimin e policise se qytetit bregdetar por pyes se ne nje ndeshje futbolli ,nje aktivitet defryes e sportiv cfare domethenie ka nje Flamur i nje ushtrie e nje kohe te shkuar tashme ???? Sot Kosova eshte nje shtet e vete ,me organet perkatese e me ushtri ne se s”gaboj qe nuk emertohet me UCK !!!Une e shoh kete reeagim te nje te riu te paformuar akoma e qe provokon !!! Jo vetem greket provokojne me kesisoj menyrash neper stadiume por mjerisht dhe ne !!Do te ishte me e hijeshme qe ato te rinj te duarkrotisnin per 90 min. te kendonin te kurajonin pa pushim skuadren e zemres se tyre e jo te shpalosej nje Flamur qe sot vendin e ka ne muzeumet perkujtimore e vende te nderuara ne Kujtim te deshmoreve e heronjve kosovare !!!
    Rita @ 01/11/2013 13:19

    ne futboll shkohet te simpatizohet per kombetare e jo per uck qmos nin njeri prej ketyre glupanave…
    shaqa @ 01/11/2013 12:24

    Ja dhe une do veshi nje fanul te UCK´se e doju hyj ktyre militantve te sarilickit neper shtepija,e te kujdesem ndaj maxhetoreshave qe kane ne shtepij.Po me burgosi ndonje polic.Pastaj dona lajmerohet ndonje gazetar “ANONIM” qe do thote se policija me burgosi vetem pse kisha fanellen e UCK´se.Ai “ANONIM” zdo e ceki se une UROSH LESHI kisha hyre tek maxhatoret qe ti dhunoja..Po per cudi militantet e sarilickit dhe pse doe dishine te verteten,po prap dome lavederoshin se une jame ai qe ne maxhetore hyj me flamurin e UCK´se.UROSH LESHI.
    A LESHI @ 01/11/2013 12:13

  31. socjalisti says:

    edi rama qenka me legen se edi rama nuk ka pas naihere politika shqiptare

  32. Gezim says:

    Nese eshte BE qe na percakton se ke te emerojme e ke te zgjedhim, atehere perse zhvillohen zgjedhjet? Per te thene se gjoja pyetet populli? Jo mor zoti Rama, nuk eshte ashtu sikunder ty shprehesh, por e kunderta. E di c’ke? Jep doreheqjen nge Kryeminister, se nuk e ben dot dhe jepja atij lupos, maskarait Ilir Meta qe ta dhjesi tere Shqiperine dhe jo vetem nje pjese dhe Shqiperia te shkoje ne dreq, pasi derisa ne politike te jeni ti, Meta, Berisha, Basha, Mediu e zogoria juaj, Shqiperia nuk behet kurre. Lypsuni!

  33. Zef Kallami says:

    Edhe rilindja per lesh.

  34. sadi says:

    py sna le europa filloi prap si sala dikur ky po ja fut pordhes u me si meta as televizionin shqiptar qe merr taksat tona se mbylli si premtoi ose ta bente me vetfinacim as atsh angjesin telegrafike shqiptare qe drejtori e ka rrogen 1 milion e 200 mije qe i merr kot te dyja keto jane per tu mbyllur urgjent se mbajne parazit dhe militant partie ne pune kot dhe hane nga leket qe paguajne qytetaret dhe per punesur fisin ne pune u premtua qe do mbyllet atsh dhe akoma vazhdon thjesht keta ndryshojne rolet me duket heqin ty dhe vene mikun e tyre pse keshtu behet shteti sa drejtori jane kot pa asnje fuksion po ministria e integrim pse nuk mbyllet ska asnje rol ate pune e ben minstria e jashtme pra ketu ne shqiperi ndodh gjithmon ajo qe ka ndodhur ketu e 23 vjet qe ne kurre s kemi shtet dhe te gjithe hane nga leket e qytetarve mblidhen she shikohet sa jane mbledhur ne nje muaj dhe pastaj ndahen mes tyre deputet politikn drejtora nenedrejtora ministra zevendesministra zevendesdrejtora nje dinasti e vertet parazitesh ne nej vend me 2 milion banore mjer pensionistat e shkrete me ate pension qesharak mjer emigrantet qe lane kockat ju haur dhe emri te shkretrve jashte vendti te tyre mjer rinia pa pune se keta leket i duan per administraden e fryre dhe per vete miq farefis etj kur dihen qe ne bote vende me 2 milon banore kane administrat sa cereku e tones zvicera qe ka pune 200 here me shume se ne si vend dhe ka kapital dhe punime publike kudo ka nje administrat prej 2 mije vetesh gjithsej eshte per tu habitur kurse ektu jane 500 mije veta administrat kot gjysma qe si futen en pune as dreqit pra mos u habisni me kryeministrin qe zgjodhet ai as gjykatsit dhe porkuroret si ka luajtur asnje qe e kane korrupsionin ne maksimum dhe jane per burg as ildkp zana xhuken se ka luajtur si inspektore qe eshte e akuzuar dhe kete spo e mbyll akoma as gje spo ben deri tani po kalon viti do vi marsi dhe kaq ja e marrin rrogen keta rehat as per shtepine e oficerave qe e mori pd spo flet me rama as per 21 janarin as per gerdecin as per rrugen kukes durres qe u zhduken miliona etj etj dosjet jane gati por kush do i gjykoj ky eshte porblemi dhe ky rama me sa po shikojme do bej si fatos nano ne kohen e vet do marri ca para qe mund te ken ngel akoma pa u vjedh ne kete toke ca pasuri dhe do i coj ne banga jashte si nano sala meidiu imami bode qe asgjo so ka gjet pra dhe ky me sa po shikojme do jet i radhes sa beri kot show gjoja do bej shtet ligjor deri tani spo denohet asnje

  35. idriz molla says:

    mu kujtua kryevepra e SHEFQET MUSARAIT.
    uroj qe te jem une gabim.

  36. ra ta si says:

    rilindja sapo ka filluar dhe po fillon tua rrembeje leket ndyresirave te pedes luli=sal.prandaj kane filluar te dalin ne televizion dhe ulerasin se e po e ndiejne dhe ka filluar tu djege.ata kane vjedhur paret e te varferve sa splasen per 8 vjet keshtu qe nuk i vjen keq kujt per ta.

  37. laraska says:

    Presion nga BE-ja???? Rrenat tipike per te hequr fajin nga vetja.Jo presion nga BE-ja, por sdo ti e ata afer teje se jeni NJE. Rama je NANO 2. Nuk te zgjodhi BE-jo por shqipetaret, thirri mendjes se ti dhe meta skeni per tja hedhur aq kollaj sa nano e sala. Idiot je ende i ri, dhe populli ka akumuluar shume. Dmth ska drejtesi se sdo BE? Po atyre u ra goja korrupsioni korrupsioni? RRENNAAAAAAAAAAAAAAAAA I interpretoni fjalet e tyre si te doni ju se mendoni se populli eshte injorant e han cdo gje. RAMA JE NANO 2.

  38. MOKO says:

    TE KAM THENE O BRAÇE,KETU E NJE VIT PARA;LARGOJU KETYRE KAMELEONEVE,IK DHE MBLIDH NJERZIT E NDERSHEM QE I KE ME MILIONA,TE KAM THENE SHUME HERE,POR NUK ME DEGJOVE,AS ZERIN TIM AS ATE TE POPULLIT QE DO TA UDHEHEQIN NJEREZIT E NDERSHEM.KY RAST ESHTE VETEM FILLIMI,PRIT KUR TE THONE; PO NE NUK DO NDAJME PARATE E VJEDHURA,PO MANEN NUK DO E RJEPIM SI SALIU,PO DOGANAT NUK DO I MJELIM,PO LOJRAT E FATIT NUK DO I HAPIM VETE,E MORE BRAÇE,SA NAIV QE JE.BESON SE EDI DO BEJE RILINDJE?,PRIT KUR TI THONE BE;TI KOMUNIST JE QE KERKON TE SHEMBESH SISTEMIN E KORUPSIONIT NE EUROPE DHE BOTE??………….

  39. turi says:

    ooooooooooo edvin rama bjeru ne koke se do te shtohen votat me peziet perqin ne zgjedhjet qe vin,çare medon ti zoti rama se shqiptaret jane budallenje dhe i besuan te tera ato premtimet e tua,jo ore zoteri jo,shqiptareve ja u shpifi sali berisha me banden e ti.prandaj mos te te genjeje mendja qe shqiptaret te votuan per premtimet ekonomike,se e dime dhe e dinim shume mire qe nuk kishe dhe ske ca ben ti per ekonomin,kur te filloi te ngrihet europa do ngrihet dhe shqiperia. ne dua ndeshkim per njerzit qe na shperfiteruan shqiperin tone kaq. po nuk i bere ska gje erdhi 2017

  40. Titi says:

    ju qe komentoni shikoni mire se perpara kujt eshte diskutar dhe mos u nxitoni eshte nje diskutim brebda grupit parlamentar dhe perpara gazetarve.Doemos ne grup do tediskutohet ceshtja dhe grupi del me nje vendi se si do te votoje, mendoj se ky nuk ka qene argumenti me i mire per te vedosur per tu votuar B.Dedja, neqofte se antare te grupit e kane vertetuar se ai ka investuar per karjeren e tij duke marre vendime te kundraligjeshme, kjo duhet te dali dhe te mos votohej emri i tij.Qe ai ka bere veprime te tilla duke shkelur ligjin une e kam te vertetuar ne dy raste.Jane dy vendime te tij qe lidhen me nje pasuri te paluajteshe qe ka firmosur si relator ne gjykaten e Apelit Durres ne vendimin e pare ka pranuar objektin e padise duke zbatuar ligjin. Ne vendimin tjeter ka rrezuar padine e pronarit te truallit per te prishur nje akt administrativ absolutisht te pavlefshem te K .B.Durres qe kishte perjashtuar pronarin e truallit per te marre pjese ne privatizimin e nje ish ndertese pushimi te amortizuar qe ishte administruar nga ish ndermarja komunale plazh Durres para vitit 1990 duke pranuar padine e pales trete te personave qe kishin hyre forcerisht ne keto ish kabina,pa as nje autorizim te cilet sipas kodit te prc nuk kishin te drejte te paraqisnin nje padi ne gjykate , ky gjyqtar shqyrtoje kunder padine e tre qe nuk mundet te shqyrtohej dhe e pranoje,duke rrezuarpadine e pronarit truallit Absurditet me te madh nuk mund te jete bere ndonjehere nga nje gjyqtar karjere qe ka nisur gjykimin ne shkallen e pare , pastaj ne Apel dhe direkt te Gj.Kushtetuese.Turp per ata qe e kane votuar megjithse e kane ditur qe ky nuk e meriton , shti ligjor largohet me shume pas ketyre veprimeve qe bejne ata qe populli i ka besuar voten per te drejtuar shtetin.

  41. niku says:

    Bravo Tom Doshi, i perplase se ny Elizes ne Boten e cudirave… Ajo vec emerime nga pd po ben. E ka katandisur doganen ne Shkoder

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje