TemA TV/ “Crown Agents”, Komisioni i Ekonomisë miraton marrëveshjen (VIDEO)

12 Nëntor 2013, 12:18Sociale TEMA

Pas mbi dy orë diskutime Komisioni i Ekonomisë ka miratuar marrëveshjen me agjensinë “Crow Agents”. Mbledhja e komisionit u shoqërua me debate të shumta mes deputetëve të mazhorancës dhe opozitës. Ish-ministri i Financave, Ridvan Bode, ka akuzuar qeverinë se kjo kontratë është jo transparente dhe ka mënjanuar garën, si dhe nuk është e përfshirë në taksim.

Ju po e sillni këtë kontratë në Parlament për të eleminuar konkurencën. Ne kemi deri tani konsulencën e BE. Pra, po anashkaloni garën. Qeveria po përdor një procedurë antiligjore dhe korruptive. Autoriteti i doganave italiane që është shteteror sigurisht që do ju japë më shume informacion se një kompani private. Por ju nuk e doni këtë. Doni të shmangni BE-në ” ka theksuar ish-ministri i Financave, Ridvan Bode.

Ministri i Financave, Shkëlqim Cani, e kundërshtoi këtë fakt duke kërkuar që të mos spekulohet. Cani premtoi se nëse nuk plotësohen kushtet e kërkuara nga “Crown Agents”, atëherë marrëveshja do prishet.

Kompania “Crown Agents” ka eksperiencë të gjatë në sektorin e doganave edhe në tregun shqiptar. Kontrata me “Crown Agents” është 2-vjeçare dhe në varësi të ecurisë ajo mund të përsëritet. Nëse nuk arrihen të ardhurat, penaliteti ndaj kompanisë është 25 % më pak të 8.5 milionë eurove. Synojmë riformatim të doganës, por jo të heqim organet doganore.

Nuk kam dijeni për refuzimin e kompanisë “Crown Agents”, më parë në Shqipëri” tha Cani ndërsa kërkoi nga opozita të mos spekulojë me marrëveshjen pasi qeveria është duke diskutuar anekset e kontratës.

Një tjetër akuzë e opozitës ndaj mazhorancës ka qenë edhe mosplotësimi i kontratës. Por mazhoranca ka reaguar duke e akuzuar për të njëjtin veprim në privatizimin e CEZ.

Komisioni u përfshi nga debatet edhe për nivelin e të ardhurave. Ish-kreu i Financave, Ridvan Bode, vuri bast që kjo qeveri do e ketë të vështirë të rrisë të ardhurat.

Ministri i Financave ndër të tjera premtoi se në janar qeveria do të heqë referencat.

4 komente në “TemA TV/ “Crown Agents”, Komisioni i Ekonomisë miraton marrëveshjen (VIDEO)”

  1. Liridon says:

    Qeveri ka premtuar hapje vendesh pune,por me keto kontrata ajo duke se eshte e angazhuar te luftoje papunesine ne Angli.beni nje llogari te thjeshte 8 500 000 Euro po ti pjestosh me 500 Euro(sa ceshte afersisht paga mesatare e nje punonjesi)na del 17 000 vende pune,qe qeveria nuk ja afron shtetarve te tij.Me vjen shume keq per MF,qe e kane detyruar te mbroje te pa mbrojtshmen.Kishim dhe kemi shpresa se te pakten vetem ky si pjestari me i rendesishem i kesaj qeverie,nuk do ta ulte kaq shume kurrizin ndaj megallomaneve qe e rrethojne.Sidoqofte ke akoma shancin te tregohesh burre Dibre.

    1. ca says:

      17000 vende pune per vetem 1 muaj sipas kesaj llogarise qe ke bere vete ?

  2. henri says:

    Liridon,
    Dija dhe aftesia kushtojne more bir, prandaj nje Bankier ose shkencetar paguhet shume me shume se nje punetor krahu. Gjermanet thone : Wissen ist Macht. Te dish do te thote te kesh pushtet.
    Populli thote esthe me mire te dish se sa te kesh. Une mendoj se qeveria ka bere shume mire me kete kontrate. Dasem pa mish nuk ka. Cdo gje ne kete bote ka çmimin e vet. Edhe nena nuk ja jep babes pa interes. Dora e fshehte e tregut ka ligjet e veta dhe nuk eshte Jesus Krishti.

  3. prenge sherri says:

    O CANO JEPUA RROGAT E LESHIT PAGESEN KALIMTARE USHTARAKEVE TE LIRUAR SE EDHE ATO ME DUKET SE HANE BUKE PASTAJ RECITO CFAR TE DUASH:

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje