Të nderuar mësuese dhe mësues,
Duke qenë e vetëdijshme për problemet dhe vështirësitë me të cilat përballeni, vazhdoj të besoj fort se, misioni ynë fisnik nuk përmbushet dot vetiu prej “shenjtërisë” së profesionit. Ai realizohet duke u bazuar çdo ditë në vlerat e drejtësisë, paanësisë, mosdiskriminimit, trajtimit të barabartë, dinjitetit, respektit, etj. Ky duhet të jetë mjedisi në të cilin Ju, të dashur mësues, merrni përgjegjësinë t’i përkushtoheni nxënësit dhe profesionit tuaj, duke u bërë modeli i standardeve më të larta të etikës dhe sjelljes.
Unë e kam kuptuar që, në punën tuaj, shpeshherë jeni ndjerë vetëm, pa mbështetjen e duhur dhe jo në qendër të vëmendjes të politikave arsimore, ndaj dhe jam e vendosur që, nëpërmjet një partneriteti të ri, të qëndrueshëm, mes mësuesve-prindërve-nxënësve-shtetit, të ndjehemi të gjithë bashkëpërgjegjës për cilësinë e arsimit në shkollat e gjeneratës se re të shqiptarëve.
Ju bëj me dije, se do të vijojmë me procesin e përzgjedhjes së drejtuesve në çdo DAR, ZA e deri në nivel shkolle me transparencë të plotë dhe bazuar në meritokraci, në zbatim të ligjit dhe duke u larguar përgjithmonë nga lidhjet politike e korruptive.
Do të realizojmë vlerësimin kombëtar të arritjeve për çdo shkollë dhe do të hartojmë kartën e performancës për çdo nivel të arsimit. Për këtë qellim, në ditët në vijim, do të ndërmarrim fushata sensibilizuese dhe njohëse për procesin e përzgjedhjes së drejtuesve në bazë shkolle, si dhe për ndërgjegjësimin e nxënësve dhe prindërve për rëndësinë e zbatimit te Kodit te Etikes dhe zhvillimit të vazhdueshëm profesional të mësuesit.
Ne e hodhëm hapin e pare duke e çliruar shkollën nga aktivitetet private. Ta çlirojmë atë edhe nga kurset private të zhvilluara nën presionin e marrjes së notës më të mirë. Kurset private me nxënësit janë në shkelje të plotë të etikës dhe standardeve profesionale.
Prindër dhe nxënës dëshmojnë se si ato po kthehen në sjellje korruptive dhe po bëjnë që ora e mësimit t’i largohet qëllimit. Ne po punojmë, që nxënësit të kenë të gjithë asistencën e nevojshme dhe nuk do të lejojmë më abuzime të tilla. Çdokush që nuk zbaton Kodin e Etikës dhe Standardet e Cilësisë dhe Barazisë, nuk mund ta meritojë të jetë pjesë e sistemit arsimor.
Besimplotë në punën Tuaj plot përkushtim, lejomëni t’Ju shpreh me këtë rast, ndjenjën e respektit tim të veçantë.
Juaja sinqerisht,
Lindita NIKOLLA
Je ministre e arsimit.
Je brenda godines ose si thuhet shteti i thelle.
Arsimi eshte nga brenda i shkaterruar. Mos u genje nga jashte. Ka shume perparimtare dhe patriote, po kjo pune do ustain e vet dhe jo deshiren per mire.
Ke probleme skandaloze me stafin e paafte dhe mashtrues, qe nga drejtuesit prej 20 vjetesh, se po ata jane, deri te me i thjeshti.
Ke probleme me universitete private, qe duhet te mbyllen pa perjashtim, se jane mashtrim i gjalle.
Ke probleme me popullin, qe do ti beje femijt me shkolle edhe me mesatare zero dhe ketu fillon edhe korupsioni.
Ke probleme me studentet qe vine me nivel zero.
Ke probleme me jeten e nates se Tiranes, qe nuk i le studentet te mblidhen dhe te mesojne.
Ke ke ke shume probleme, se eshte e aedhmja e vendit.
Qekur e pash nje nate tek fiksi duke i pellitur nje drejtori shkolle: “Pse e mbani kete karrike ketu???” (Ministrja merret me karriket ne klasa!!!!!!!!!) me iku vleresimi per kete debile
Sepse ajo karrige kishte kryqin nazist Te vizatuar ! Prandaj sa e pa , e hoqi ministrja , Dhe kishte Te drejte !
PO ti kush je, keshilltarja per mediat e ministres apo ndonje zyshe e sapoemeruar?
dukesh nga shkrimi qe je nje intelektual i mirefillt “tok e xanun” ah kur do te shpetojme nga ju
Shpresojme qe fjalimi juaj te jete i realizushem dhe konkret.
Po e filloj nga fundi,me kurset ne shkolla.
Ne kurse jane perfshire,mesues te majte e te djathte.
Gjate ketyre 2 muajve,Ministria e Arsimit dhe Sportit,duhet te kishte organizuar anketat me nxenesit, per evidetimin e mesuesve qe zhvillojne kurse ne shkolla.
Ne emerimet e reja,do kete raste ku mesues qe zhvillojne kurse,do emerohen drejtor,kjo do vij nga mungesa e informacionit.
Pa perjahtim,ne te gjitha shkollat,mesuesit e matematikes,fizikes,biologjis dhe gjuhes angleze,zhvillojne kurse private me nxenesit e shkollave te mesme e 9 vjeçare.
duhet pastruar koka njehere dhe me pas duhet te kerkohet llogari mesuesve…me llafe jane te gjithe te zot
E lexova me vemendje letren e hapur te ministres se arsimit, Lindita Nikolla.
Per t’ia lehtesuar punen e saj, une po ve ne dispizicon nje shkrim investigativ qe eshte botaur disa dite me pare ne median e shkruar.
Me kontretisht, behet fjale per arsimin ne rrethin e Sarandes.
Gjate nje hulumtimi 1 vjecare, rezultoj se nga 100 mesuese, 13 figurojne me dokumenta te falsifikuara, ndersa nje rast eshte akoma me skandaloz.
Nje mesuese e gjimnazit me te mire te Sarandes, jep mesim per psikologji dhe histori arti me nje diplome te ciklit te ulet, qe faktikisht rezulton e falsifikuar.
Lidhur me kete problem, personalish e kam njoftuar “njeshin” e Zyres Arsimore te Sarandes dhe sot e kesaj dite ai e mban ne vendin e punes.
Vetem nje pyetje kam per ministren e arsimit, Lindita Nikollin.
Ky i mbron femijet e mi nga keta mesues ordiner?
http://telnis.wordpress.com/2013/11/06/skandal-dhjetra-mesues-ne-rrethin-e-sarandes-japim-mesim-me-diploma-te-falsifikuar/
me qafsh moj shege …
Ka edhe me! Ndoshta ky eshte vetem fillimi.Gjykoj se duhet filluar nga Ligji per arsimin parauniversitar.Te hiqet dore nga populizmi ne arsim.Nuk mundet qe arsimin ta drejtojne Kryetaret e bashive dhe komunave qe ne shume raste jane injorante.Bordet e shkollave duhet te jene ne funksion konsultativ dhe jo vendimmares.Matura shteterore ka deshmuar mese njehere se eshte nje forme e deshtuar e kontollit dhe vleresimit te nxenesve.Ndoshta per shkak te keqorganizimit nga Drejtorite dhe zyrat arsimore.Kurikula e shkolles se mesme, gjimnazit, duhet ripare.Mjaft prej lendeve me zgjedhje te lire jane fiktive dhe nuk sherbejne per asgje vecse per te plotesuar normen mesimore te mesuesve.Kurset private vec shkeljes se etikes jane dhe aktivitet i paligjshem.Biznes fitimprures informal.Keto dhe probleme te tjera ka me bollek.Jo te gjithe nxenesit kane te njetin interes per shkollen.Duam apo nuk duam ne sot ulim ne te njejten banke si nxenesin qe eshte i motivuar dhe ka kerkesa te larta me nxenesin qe vjen ne shkolle per te kaluar kohen dhe ne mjaf raste shkateron gjithe oren e mesimitRRegullorja e shkolles kerkohet te jete e sakte dhe pa ekuivoke.Sot ne shkollat anekend ketij vendi ka nxenes qe vleresohen dhe klasifikohen edhe pse kane tejkaluar numurin e mungesave,edhe pse vijne pa mjetet me te domosdosheme per mbaravajtjen e mesimit tymosin duhan ne ambientet e shkolles.Eshte momenti qe ne shkollat tona, ne rastet kur eshte e mundur ne shkollat e medhe te kete klasa me programe te diferncuara per nxenes me kerkesa te ulta.Sot neper gjimnaze nuk mungojne nxenesit analfabete.Ka ndodhur qe nje pjese e tyre kane mundur te hyjne edhe ne shkollat e larta. DHE ME E RENDESISHMJA……….. JEPINI MESUESIT ATE QE I TAKON.SHPERBLIM DINJITOZ DHE PASTAJ KERKOINI TE JETE VERTET MESUES DHE EDUKATOR.MOS LEJONI SHKELJEN E DINJITIT.NE SHQIPERI KA NJE GJENERATE MESUESISH QE ME PERGATITJEN E TYRE SHKENCORE PERVOJEN NE PROCESIN MESIMOR EDUKATIV JANE NE GJENDJE TE PERBALLOJNE SFIDAT.JEMI TE VONUAR,SHUME TE VONUAR.PASOJAT E NGLIZHENCES,LENIES PAS DORE TE ARSIMIT PO NDIHEN SOT NE TE GJITHA FUSHAT DHE AKTIVITETET E JETES.DERI KU KA SHKUAR KJO NEGLIZHENCE PO DUKET TANI EDHE NE NIVELIN KULTUROR DHE FORMIMIN E PERGJITHSHEM EDHE TE PARLAMENTAREVE QE NUK JANE NE GJENDJE TE ARGUMENTOJNE NJE QENDRIM, IDE APO MENDIM.
Arsimi per te ardhur keq sa poshte ka rene.Ministrja krejt e paafte per te vene prioritetet ne kete fillim te punes vet.Trishtim kenaqet me letra te hapura…Hapu dhe….
Sa pak,sa ngadale,sa paqartesi.Me duket sikur asgje nuk ka ndryshuar.Mu kujtua nje leter e hapur e Mehmet Shehut per arsimin.Keshtu do te vazhdoje?!Kjo menyre drejtimi nuk te shpie askund.Nisemi nga hici dhe mesiguri do te shkojme drejt HICIT!
Duke mbeshtetur Telnis,problemet ne rrethin e Sarandes me emerimet e shkarkimet e mesuesve eshte dramatik.
Ne vitin 2008 jane larguar nga puna mbi 50 arsimtar me pervoj 20 vjecare ne arsim nga ish Drejtoresha me tre klase fillore Lina Vaso
Te gjithe kane fituar gjyqin dhe shteti duhet tu paguaj qindra milion leke,por Ministrja hesht sepse ska guxim te perballet me realitetin
Drejtorat e shkollave ne rrethe qe nga konispoli deri ne Borsh jane militant dhe drjtues seksiones,antare kryesie te forse politike
Shumica e tyre jane me shkolla korespodence.
Saranda eshte si mos me keq.Nje nga qytet shembull ne arsim eshte shkatrrur vetem nga dy persona qe kane emer e mbiemer,por Lindita Nikolla nuk ka shpatulla per kete pune.Duke qene qytetar arsim dashes dhe bashkefshatar i Hasan Tasinit i kujtoj Ministres:Ne para dy shekujsh kishim rektor ne Universitete,prindrit tane jane shkolluar ne Zosimea te Janines,Paramithise,Filatit.Kane patur shkollime ne gjitha fshatrat me mesues qe nga 1910.Saranda sot eshte keq,shume keq.Pse?
Na thuaj Ministre.Ta kemi gje borxh.Ke kohe qe je ulur ne karrike.Eja ne Sarande,se Saranda ka me dhjetra arsimtar te taletuar,por te terrorizuar,te harruar,te gjunjezuar.Ulu me ta bisedo ngre Saranden nga balta.Nuk do te falin prindrit,mesuesit,intelektualet,nxensit pasardhesit e brezi te tere arsimdashes kete.
Arsimi eshte i rrenuar , funksionon formalisht.
Nder vite ne arsim u punesuan njerez te huaj per arsimin.
Nder keta te punesuar ka shume qe kan kontribuar per shkaterrimin e arsimit.
Formimi shkencor baze, ne shkencat e natyres e shoqerore sot, ne rreth 60 perqind e mesueseve, eshte me poshte se e atyre viteve ’70, me arsim te mesem.
Menyrat e paisjes me dokumente te te punesuareve eshte e ndryshme:-
-blerje diplome- regjistrim e mbarim ne menyre te pershpejtuar te shkolles se larte , disa syresh nuk dine ku bie shkolla.
Kam degjuar vet ne v.’97 , qe i telefonuan kolegut tim :sill dy fotografi dhe 30000 lek e merr diplomen, ne Elbasan.
Kam degjuar vet ku drajtuesi i arsimit pasi ka marr rrushfetin i ka thene te quajturit mesues : ik mos caj koke shko ndonjehere me te rralle ne shkolle ;dhe kjo jo vetem nje here.
Drejtoret arsimor dhe pergjegjesit e personelit i dine mjafte mire keto pune mbas vitit ’92 deri me sot, te cilet me e pakta duhet te flaken me perbuzje nga arsimi, me e drejta fare duhet te jene prapa hekurave.
Kam nje fakt te vogel , per ministren e re, qe nuk do te vendos ne binare arsimin….
Arsimin e ringrene vetem ata njerez qe e ngriten arsimin tone ne majat me te larta, ata qe denigroi E.Hoxha , S.Berisha, F.Nano….
Arsimin ta konsiderojme si nje biznes te falimentuar , ta mbyllim e ta rithemelojme ate.
Ju lutemi mos i fshini komentet.Sot hapsira ka kudo.Nuk na ndaloni dot te flasim te shprehim mendimet tona
shume mire ok, por a mesohet gjuha angleze me 35 nxenes ne klase, me dy ore ne jave?
cte keqe ka nxenesi te beje kurs privat te mesoje nje gjuhe te huaj?
Zonja Ministre! Me vjen mire kur lexoj fjale te tilla nga nje drejtuese e rangut tuaj. Por kam dy pyetje. Sa eshte data sot?Kur do ti marin mesuesit rogat? Filloje punen nga me e thjeshta. Respekto diten e pagave te mesuesve per te trguar se do te punosh me devotshmeri.
ik moj ti qe na flet per konkurse…sikur fole me superlativa te libri i asaj debiles qe shan Ramen neper televizjone ti? E di Rama kte?
Ti mesuesi anglishtes perpiqu pak te kuptosh. Nepermjet letres, me aq sa kuptoj eshte e ndaluar te besh mesim privat me nxenesin tend sepse eshte konflikt i hapur interesi. Dhe kjo eshte nje kerkese shume e drejte. Ti kur je kaq mesues i shkelqyer nuk ke pse ta maresh privat nxenesin tend. Mbaj nxenes privat por jo nga shkolla jote mbaj te tjere sepse ata te tute vijne vetem per noten te ty dhe ti s’mund ti mesosh privat kur je mesuesi i lendes ne shkollen e shtetit.
Te isha ne vend te ministris nuk do isha aq tolerante, por do e thoja prere -mesuesja qe mban nxenesit e saj privat pushohet automatikisht nga puna, kurse drejtuesi shkon per ndjekje penale.- Dhe te shikoje a guxonte njeri ketu me te mbaj nxenes privat. Te tere kerkojme zbatim ligji por kur vjen rasti te interesi vet i kundervihen ministres. Ministrja nepermjet letres po kerkon zbatimin eligjit.
Sa per kunkurset mos fol kot. Konkursi qe po zhvillohet per drejtues ne DAR/ZA po behen me shume transparence dhe profesionalizem. Te pakten deri tani procedura ka qene shume korrekte. Por problemi eshte se ketu eshte bere diploma e MA si deftesa e klases se nente dhe ka inflacion diplomash. Duhet te kete mekanizem per te verifikuar vertetesine nese diploma eshte e merituar. Ketu ka qene ligj qe te kesh diplom MA duhet te kesh dhe provimin e TOEFL-it dhe kjo eshte kerkese shume profesionale por kushtet qe eshte shkolla sot. Kush ka diplom MA nga Universitetet e Shqiperise dhe nuk ka provimin nderkombetar te anglishtes me ligj diploma nuk duhet ti njihet. Nuk mund te jesh master ne nje fushe nese nuk di anglisht ne nivelin per te kaluar TOEFL-in sepse gjithe literatura dhe dukumentet e rendesishme qe jane burime alternative per studim jane ne anglisht. Atehre si e ke arritur titullin MA pa e pasur anglishtet?!!!!!