Plumba mbi dy kushërinj në Tepelenë/ Një vdes, një tjetër plagoset

13 Nëntor 2013, 09:15Politika TEMA

Një person ka mbetur i vrarë, ndërsa një tjetër është plagosur me armë zjarri në Memaliaj të Tepelenës.

Viktima është Aurel Haxhiaj 30 vjeç, ndërsa i plagosuri Niko Baka 25 vjeç.

Mësohet se viktima dhe i plagosuri ishin kushërinj mes tyre.

Policia ende nuk bën të ditura rrethanat e ngjarjes, por paraprakisht dyshohet se ngjarja ka ndodhur pranë banesës së viktimës në Memaliaj, ku 30-vjeçari dhe kushëriri i tij janë qëlluar me armë zjarri.

Aurel Haxhiaj ka gjetur vdekjen në spitalin e Tepelenës, pasi është dërguar me urgjencë, por nuk ka mundur t’u mbijetojë plagëve të marra.

Ndërkohë, 25- vjeçari, i cili mbeti i plagosur, ndodhet në spital në gjendje të rëndë.

Burime pranë uniformave blu pohojnë se motivi i kësaj ngjarjeje dyshohet të jetë një konflikt i vjetër ose ndonjë hasmëri.

8 komente në “Plumba mbi dy kushërinj në Tepelenë/ Një vdes, një tjetër plagoset”

  1. Pijaneci(po jo i dehur) says:

    Gjera të zakonëshme…

  2. Anton Nepravishta says:

    Ky Mul Noka, ministri i rendit, eshte komplet i paafte!

  3. KADAFF says:

    KU ESHTE AUTIKU SAJMIR ME KRIMINELIN RAMA QE JANE SHUME TE ZENE ME MENYREN SI DO FUTEN ARMET KIMIKE NE SHQIPERI!
    VDEKJE KRIMINELEVE!

    1. informatori says:

      Autiku me kriminelin po bejne treshe me mamin tend, kadaifo.

  4. E verteta says:

    Kusherinj
    Niko Baka – puro i krishter…
    Aurel Haxhiaj – puro musulman…
    Allah erstrefullah, c’kohe paskan ardhur…:)

  5. the Punisher says:

    Po ti mos e ke bere gje synet kete? Me qe po ja dike perkatesine fetare.

    1. E verteta says:

      Jane ca gjera evidente, qe vetem nje njeri me inteligjence mesatare e me lart mund ti kuptoje…

  6. kamera says:

    Anton Nepravishta, miku im i embel nuk ke faje se ke qene i mbyllur ne qeli po ka nja dy muaj qe eshte nderruar ministri i brendeshem, ka ardhur nje Noke tjeter qe ka nja dy jave qe ka vene brisk ne faqe bile ka lene edhe muataqe. Eshte patriot i ketyre fakireve qe karamboluan sot me shoj-shoqin.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje