Deputetët e parlamentit do të gjobiten, në rast se kapen duke votuar për kolegun në seancë plenare apo në rast se do të vendosin firma fiktive në mbledhjet e komisioneve parlamentare për të përfituar bonuse.
Kështu raporton e përditshmja Panorama.
Këto masa të reja do të caktohen me miratimin në parlament të projektvendimit të hartuar nga Shërbimi i Legjislacionit, që ndryshon vendimin e marrë nga ish- kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli, për të penalizuar deputetët me sanksione financiare në rastet kur nuk ishin prezent në sallën e parlamentit apo në mbledhjet e komisioneve.
Ky projektvendim do t’i fillojë efektet që në datën 1 nëntor dhe do mund t’u rimbursojë bonuset deputetëve që kanë munguar në seanca brenda datës 20 nëntor.
Me rregullat e reja do të caktohet një limit edhe për dietat, pasi sipas burimeve nga Kuvendi në kohën kur ky institucion drejtohej nga Jozefina Topalli dietat ishin pa limit dhe në të shumtën e rasteve abuzohej me dhënien e tyre.
Me vendimin e ri, raporton Shekulli, tashmë Kuvendi merr përsipër të paguajë vetëm pasaportën diplomatike të deputetit dhe jo të bashkëshorteve të tyre. Ndërkohë gratë e deputetëve, sipas statusit të deputetit, do të kenë pasaportë diplomatike, por duhet ta paguajnë vetë.
Përveç pagës bazë, deputeti shpërblehet për pjesëmarrje në mbledhje të komisionit të përhershëm ku bën pjesë. Në këtë rast, masa e shpërblimit është 2 000 lekë për çdo mbledhje.
Masa e shpërblimit për kryetarët e komisioneve të përhershme të Kuvendit është 2 500 lekë dhe për kryetarët e nënkomisioneve, 2 200 lekë për mbledhje.
Kryetari i grupit parlamentar merr 5-15 për qind mbi pagën e deputetit, në raport me numrin e anëtarëve të grupit. Pjesëmarrja në Komisionet e përhershme paguhet deri në 12 mbledhje në muaj, ndërsa në komisionet e posaçme paguhet sipas vendimit të Kuvendit për krijimin e tyre.
Pagesa bëhet sipas listë-prezencës së pjesëmarrjes së deputetëve në komisione, të firmosur nga kryetari i komisionit dhe sekretari teknik dhe verifikohet nga procesverbali i mbledhjes përkatëse të komisionit.
Deputetët që banojnë në rrethin e Tiranës përfitojnë dieta ditore deri në 6 ditë në muaj, ndërsa deputetët që banojnë jashtë rrethit të Tiranës përfitojnë dieta ditore deri në 12 ditë në muaj.
Deputetët i përfitojnë dietat pas dorëzimit të dokumentacionit vërtetues të firmosur nga ana e tyre. Forma e dokumentacionit vërtetues përcaktohet nga Sekretari i Përgjithshëm i Kuvendit.
Kuvendi mbulon shpenzimet telefonike për deputetët përgjatë gjithë vitit, për vlerën mujore prej 17 000 lekë. Për kryetarët e komisioneve të përhershme dhe kryetarët e dy grupeve parlamentare më të mëdha vlera mujore është 20 000 lekë.
Kuvendi mbulon shpenzimet për strehimin e deputetëve. Mënyra e përmbushjes së këtij detyrimi përcaktohet me vendim të Byrosë së Kuvendit.
Deputetet nuk mund te fshihen si struci duke miratur ligje te cilat ne keto momente NUK meritojne vemendjen e shoqerise shqiptare.
Jam i sigurt se protestuesit qe do te mbushin sheshet e Shqiperise kundra ardhjes se armve Kimike nga Siria do te kerkojne dorheqejen e Kryeministrit,po qe se ai vazhdon te flasi si nje politikan DJALLZOR dhe jo si nje Kryeminister i Pergjegjshem.
Eshte e turpshme per nje Parti qe mbron kausen sociale te rrije heshtur kur mijra njerez i jane bashkuar shoqerise civile.
Pse nuk flet Ben Blushi,perse nuk ndihet Erjon Braçe??
Opozita mjerane e Lul Bashes hesht e friksuar,se ka hallin se mos ja prishin pallatin ne Vlore.
Shqiperia digjet dhe keto miratojne ligje te dores se dyte.
sa budallenj qe jeni. ca dorheqje mo? rama ka kohe qe vepron ne dem te interesave te shqiperise. e beri kur ishte ne opozite, haptas, dhe u votua. ti pret ta rrezojne. harrove qe jemi ne albanistan ketu. jemi vellezer me turqit. keshtu i tha rama kryeministrit turk. o vella. ndersa atij kosovar i tha mik. bravo kosova nuk qenka pjese e familjes turke.
Nuk jane arme kimike ato qe mund te vine ne Shqiperi,nuk do behet cmontim armesh kimike por do te neutralizohet per tu bere i pa demshem vetem nje nga lendet komponente qe perdoret per prodhimin e lendes helmuese e cila perdoret per prodhimin e armeve kimike.Fotoiksina,kocifosi dhe dhjetra helme te tjera qe jane neper depot buqesore dhe farmaceotike jane shume me te rezikshme se ku kjo lende qe mund te vije per tu dezaktivizuar ne vendin tone. Ky spjegim eshte jo per ata qe po e cfrytzojne kete rast per qellime politike por per ata qe jane te painformuar mire.E kam bere ushtrine ne vitin 1964 ne repart kimie dhe vazhdimish benim stervitje per caktivizimin e helmeve luftarake.Megjhithse ne depot kishim lend kimike luftarake,as ushtarve dhe as banoreve te zonave perreth repartit nuk i ka ndodhur asnjehere ndonje aksident.Bile banoret as nuk e dinin se cfar reparti ishim.
O korcari nje pyetje kam une per ty:”Kur puna qenka kaq e thjeshte pse duan domosdo te na i sjellin ne dhe nuk i mbajne per vete ato vende qe i kane prodhuar ,shitur madje dhe perdorur ato arme,aq me teper ata e dine me mire se ne “injorantet” qe keto arme nuk perbejne rrezik.
Per rastet kur nje deputet voton per kolegun e tij nuk mund te kete denim me te paket se heqja e mandatit. Behet fjale per nje mashtrim dhe kjo nuk mund ti falet nje perfaqesuesi te popullit. Nuk mund ta ktheni parlamentin ne shkolle riedukimi permes gjobave?!
Sepse eshte ceshtje kohe, eshte time sensitive, dhe shqiperia eshte me afer sirise se US. Dhe eksperti e spjegoi qe amerika dhe rusia jane mbrapa disa vjet me cmontimin e armeve te veta. Sa ti vije radha ketyre sirianeve, kane plasur fucite. Sa popull i trashe jane shqiptaret. Bejne gam gam per nje ceshtje qe dhe refuzojne te degjojne spjegime, dhe nuk shqetesoheni per pesticidet qe i hani me buke e uje mengjes dreke e darke.
@per erjonin e holle vetem nje pyetje:
Pse nuk ja cojne Izraelit qe eshte ngjitur me Sirine?