Studiuesi shqiptaro-amerikan, Albert Lulushi, gjatë një interviste në gazetën Dita, hedh dritë mbi enigmat më të mëdha të diktaturës komuniste në Shqipëri, por edhe të historisë së CIA-s dhe përpjekjes që bënë Shtetet e Bashkuara të Amerikës për përmbysjen e regjimit komunist në Shqipëri.
Një libër që pritet të dalë së shpejti në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe në Shqipëri, nën titullin “Operation Valuable Fiend” (Operacioni Kundërshtari i dobishëm), me autor Lulushin, përmbys gjithçka.
“Libri im paraqet fakte nga qindra dokumente dhe burime amerikane e britanike, sovjetike, shqiptare, por edhe jugosllave, italiane dhe greke. Paraqitja e këtyre pikëpamjeve të ndryshme, shpeshherë kontradiktore, i jep mundësi lexuesit të arrijë konkluzionet e veta për personazhet dhe ngjarjet që morën pjesë në to. Nga ana tjetër, larmia e këtyre burimeve krijon një peizazh të plotë dhe jo fragmentar të ngjarjeve. Një shembull këtu është përshkrimi i misionit të oficerëve zogistë në Shqipëri. Duke përdorur burime shqiptare e amerikane, disa herë dhe krah për krah, ky mision përshkruhet që nga zanafilla e tij, gjatë vizitës së Mbretit Zog në SHBA në 1951 dhe deri në përfundimin tragjik”, tregon Lulushi.
Pyetjes nëse kanë dashur SHBA-të të rrëzojnë Enver Hoxhën dhe regjimin e tij, ai i përgjigjet:
“Në 22 qershor 1949, CIA aprovoi dhe vuri në zbatim operacionin shqiptar me emrin e koduar BGFIEND, objektivi final i të cilit ishte përmbysja e qeverisë Hoxha. Ky ishte operacioni i parë ushtarak në historinë e CIA-s, aktivitetet e së cilës deri në atë kohë ishin kufizuar vetëm në mbledhjen dhe analizën e informative për qeverinë amerikane. Për gati një vit mbeti operacioni më i rëndësishëm para-ushtarak që agjencia ndoqi. Nga mesi i 1950-s, për një sërë arsyesh që shpjegohen në librin tim, CIA e braktisi objektivin final të operacionit- pra përmbysjen e regjimit komunist, sido që e vazhdoi luftën në frontin psikologjik, ekonomik, të propagandës dhe të zbulimit. Përmbysja e qeverisë komuniste erdhi sërish në plan të parë në fillimin e 1953-shit, kur CIA hartoi planin për një grusht shteti në Shqipëri, që do të fillonte më 1 korrik 1954, detajet e të cilit përshkruhen në librin tim. Ky plan nuk u aprovua sepse në atë kohë CIA po ndërmerrte operacione të ngjashme në Iran dhe Guatemala, të cilat në atë kohë rezultuan shumë më të suksesshme se operacionet kundër Shqipërisë. Ndryshimet gjeo-politike, që solli ardhja e Hrushovit në fuqi, të kombinuara me humbjen e agjentëve të kapur ose të ekzekutuar nga Sigurimi, sollën braktisjen e aktiviteteve kundër Shqipërisë në 1954 dhe eliminimin e plotë të operacionit të CIA-s në fund të vitit 1959”.
Se cilat janë katër arsyet e dështimit të madh të CIA-s kundër regjimit të Hoxhës, ai liston:
“Ka shumë arsye, por për të veçuar disa do të thosha:
1-Rivaliteti mes shërbimeve sekrete amerikane, britanike, greke, italiane e jugosllave, rezultoi në sabotimin efektiv të përpjekjeve të secilës palë kundër qeverisë Hoxha, e cila mbijetoi për shkak se status-quo-ja ishte e vetmja zgjidhje e pranueshme nga të gjitha palët.
2-Rivaliteti mes fraksioneve të ndryshme antikomuniste shqiptare në mërgim, të cilat, ashtu si dhe gjatë luftës, asnjëherë nuk arritën të bashkoheshin në një front të përbashkët antikomunist.
3-Aftësia e Sigurimit për të depërtuar në radhët e kundërshtarëve, ndoshta edhe në komitetin kombëtar “Shqipëria e Lirë”.
4-Paaftësia, mungesa e vëmendjes dhe mosrespektimi i rregullave të sigurisë nga oficerët e CIA-s, që drejtuan operacionet nga Athina”.
I pyetur se pse SHBA e zbehu interesin për Shqipërinë dhe refuzoi mbështetjen për Ahmet Zogun, ai përgjigjet:
“Konkluzioni më i rëndësishëm që CIA dhe Departamenti i Shtetit nxorën në atë kohë si pasojë e përvojës shqiptare, ishte se ishte e pamundur të përmbysej një qeveri komuniste në orbitën e Moskës me metoda para-ushtarake. Të inkurajuar me përpjekje të suksesshme në Iran dhe Guatemala, vëmendja e CIA-s kaloi nga Europa në Amerikën Latine, Azi e Afrikë. Interesi për Shqipërinë u zbeh në mënyrë të konsiderueshme, sidomos pas prishjes së marrëdhënieve shqiptaro-sovjetike. Kjo prishje eliminoi rëndësinë strategjike të Shqipërisë si bazë sovjetike dhe efektivisht përmbushi një nga objektivat e operacionit BGFIEND. Interesi për Shqipërinë filloi të ngjallej sërish në fillim të viteve 1980, në përgatitje të transferimit të pushtetit që do të vinte me vdekjen e Hoxhës. Synimi ishte që të realizohej edhe objektivi tjetër i operacionit BGFIEND- ai i vendosjes në Shqipëri të një qeverie aleate me SHBA, objektiv, i cili u realizua përfundimisht me hyrjen e Shqipërisë në NATO”.
Qëndrimin konsekuent të SHBA-ve për ruajtjen e integritetin e Shqipërisë, autori Lulushi shpjegon me rastin e “Zërit të Amerikës”, e cila nuk e ka ndërprerë asnjëherë transmetimin në shqip duke u bërë shembull i përkushtimit të vazhdueshëm të politikës amerikane ndaj interesave të Shqipërisë që nga viti 1919 dhe shton se “një shembull tjetër është kundërvënia amerikane ndaj pretendimeve territoriale greke kundër Shqipërisë menjëherë pas luftës”.
Albert Lulushi është njeriu që ka përcjellë përkthimin në shqip të zyrtarëve amerikanë në Tiranë, që nga Xhorxh Bush, Hillari Klinton, Madlen Ollbrajt, Kolin Pauell e të tjerë.
Që nga viti 1991, Albert Lulushi jeton dhe punon në SHBA, ku bashkëpunon me Departamentin e Shtetit si përkthyes në takimet e funksionarëve të lartë amerikanë me homologët e tyre në Shqipëri dhe në Kosovë.
Boll me budallalliqe.Cia deshtoi sepse regjimi i Enverit nuk ishte si regjimet e Guatemales dhe Iranit.Shkurt regjimin e donte populli per sa kohe ishte gjalle Enveri.Amerika e ka mare nje leksion nga Vietnami se nuk mund te luhet drejtperdrejt me fatet e popujve.Amerika nderton shtete me qeverri kukulla ne sherbim te saj.Ajo tallet me popujt kur gjen dordolece si Sala qe shet bythen per pushtet.Per Ramen nuk mund te them se koha nuk e ka provuar.
mos u merzit se nje dite do ta kuptosh dhe ti qe regjimi nuk ra as kur enveri ishte i semure e as pasi ai iku per lesh. deri atehere futi naj qofte e naj teke raki hasano.
Cdomethene rregjimin e donte populli!!Nga parakalimet dhe paradat ushtarake. A mendon se ne Korene e Veriut e do rregjimin populli?
Mire thote ai i pari .
Populli e donte Enverin atehere …dhe e do tani akoma me shume Enverin
kur shikon keta sahan-lepireist e PD-se dhe PSse
nje pyetje kam une. meqe shba deshtoi sa ishte gjalle enveri, po kur i ktheu kembet perpjete ai pse nuk nderhyri? apo po pertonte. mjaft me kto genjeshtra aman. jo deshtuam sepse deshem ta ndihmonim shqiperine. kush dreqin i beson sot keto genjeshtra qe usa deshtoi me nje minishtet si shqiperia? gjithsesi qe te dukeshit me te besueshem duhet te nderhynit direkt sapo mbaroi pune enveri e jo te prisnit dhe ca vite.
o lexues te dashur nje fjal e popullit thote, un them ujku e ti kerkon gjurmet , por ai shlrimtari po e thot hapur nuk kishin interes ta rrezonin jo se donte apo nuk donte populli
asnjeher nuk eshte pyetur i shkreti popull vetem e kan perdorur sic kan ber gjithmon prandaj futjani nga nje qofte e ndonje teke sic tha ai shoku me larte
Me pak fjale o Lulush “Pordhe me rigon”.Nuk na thua zoterote si je rekrutuar e kur?
Z.Lulushi!
Persa lexova krijova bindjen qe libri i juaj meriton katerciperisht titullin qe Enver Hoxha e quante Ameriken: Xhandar nderkombetar.
Sepse xhandarizmi i saj asht per te futur hundet edhe aty ku popujt nuk e therasin per ti “dhuruar” lirine.
Or zotni lulushi perse i bie kaq gjate e gjate?Bjeri shkurt,atehere halla kishte koqe!Qysh nuk u perpoq?Mos valle harrove “komitetin e maleve?Po me anglezet ne kanalin e korfuzit?Juve mund ti interpretoni faktet dhe ngjarjet si te doni por nje gje eshte e qarte:Hoxha ua vuri kufirin te thana!Si po vine sot kohet po detyrohemi te themi nga e keqja me mire ai se sa burreca si sala,rama & co.
Gjynah qe rrojne ca budallenj si ky edmondi me lart, qe mendoj eshte ramy dhe vdesin shume te mencur.
Sa e padrejte eshte natyra.
e kuptoj qe u shokove nga ai fakt qe une permenda dhe tu lekund figura e enver hoxhes dhe roli i tij ne partine komuniste, por mos u merzit se dale ngadale do te te hapen syte dhe do e sohesh realitetin ashtu sic eshte
Me habit arsyetimi i disa diskutanteve ktu,qe fluturojn tam me pras ne byth,kur thon se po te donte amerika bente namin me nje minishtet si ai i SHQIPRIS,saper dieni te ktyre diskutanteve dua ti sqaroj per diçka, e para,AMERIKA nuk mund te hynte ne SHQIPRI me luft, mbas luftes dyt gjat regjimit te ENVER HOXHES,per arsye se SHQIPRIA ne ate koh bente pjes ne kampin e lindjes dhe nuk kishte byth amerika te hunte ne luft me traktatin e varshaves se asaj kohe vetem per te permbysur regjimin e ENVER HOXHES, isht me zarar, ENVER HOXHA nuk ishte xha saliu mer zotri PO ISHTE SHUM INTELIGJENT DHE RRACIONAL NE POLITIKEN E JASHTEME TE ASAJ KOHE,jo pa qellim u aktivizua ne kampin e lindjes arsyeja ishte qe ishte shtet i vogel, i dobet ne ate koh direkt mas lufte dhe miku me i afert ta merr mendja qe ishte ajo superfuqi qe ndiqte politiken qe ndiqte dhe vet rregjimi HOXHES,e dyta kur vet sherbimi sekret ANGLEZ e pranon qe deshtuan ne SHQIPRI ju pse ju vjen kaq keq dhe nuk ndiheni krenar qe nje dit prej ditesh dhe ne ishim te pa varur nga te tjeret siç nuk jemi sot,ne ate koh CIA dhe sherbimi sekret ANGLEZ kan futur kater mij banda te armatosura ne SHQIPRI,nga toka, deti, dhe ajri dhe te ter u kapen dhe u azgjesuan nga regjimi i HOXHES, ju e shani komentusin e par por per qofte jeni ju qe kujtoni se AMERIKA mund te bej çdo gje, jo mer zotri e keni gabim,nje qeveri qe e do ter populli siç ishte qeveria e HOXHES ne at koh,dhe me nje organizim prefekt dhe rigoroz siç ishte ai shtet ne at koh,,nuk ka çben askerkush,ENVERI ishte nje udheheqes dhe burr shteti i permasave gjigande, nuk kishte njeri byth ne ate koh ti kundervihej RUSIS ne vitet 60dhjet,epra ENVERI e largoi nga baza e vlores i mbajti DHE NJE PJES TE NENDETESEVE,E DONI APO E URRENI pranoheni qe ishte UDHEHEQESI ME ME BOLE DHE AUTORITET QE KA PATUR HISTORIA JON QE MAS KOHES SKENDERBEUT,ndihem krenar per ate burr shteti,panvarsisht nga politika qe ndoqi,ai ishte atdhetar dhe nacionalist fanatik per integritetin teritorial te kombit ton,po ne jemi popull qe ter jeten kemi rrespektuar lamashet dhe plerat e kombit, keshtu jemi ne.
thuhet ‘pavaresisht’ e jo -p a n v a r e s i s h t
Tre burrat me te fuqishem te botes e paten vendosur se cfare drejtimi do te merrte Shqiperia.Biles ata harruan fare te diskutonin per te,te nesermen ja kujtoi nje sekretar.CIA u angazhua qe vendimi i caktuar ne Jalte,te zbatohej maksimalisht.Nga njera ane organizonte forcat nacionaliste dhe antikomuniste ne veprime sabotues nga ana tjeter njofonte BRSS per datat,oret dhe vendet ku do te zbarkonin keta persona.
Per te maskuar veprimet e veta,CIA sajoi lojen e Filbit.
Personi i pare qe e kuptoi kete loje ishte Enver Hoxha i cili me nje zell te tepruar te nxitur edhe nga UDB dhe ASFALIA eleminoi elementin antisllav dhe pro perendimor ne Shqiperi,pasi mori me pare nga KGB dhe CIA,garancite per te qene udheheqes i paprekshem.Por edhe populli filloje ta kuptoje dhe me mencuri nxorri shprehjen “Nuk i bihet murit me koke”.Por sistemi ishte i tille qe patjeter kerkonte viktima,e keshtu u shpiken armiqte ne kulture ushtri,industri …etj.
nuk mund të flas për librin pa e lexuar por mund të flas për sa është shkruar në këtë artikull!
1.-kemi pohimin se në shqipëri ka pasur agjentë të zbulimeve të huaja,përfshi ata amerikanë,të arrestuar e të eleminuar nga sigurimi i shtetit!!
-që do të thotë se ky sigurim famëkeq nuk paska punuar vetëm për të futur terror në popull dhe për të futur në burg njerëz të pafajshëm!!
-që do të thotë se jo të gjithë kanë qënë të persekutuar politikë si u propagandua pas rënjes së diktaturës komuniste!
2.-nqs ne do të quajmë si ndërhyrje të drejta,për vendosjen e demoktacisë,ato të zbulimeve perëndimore,nuk mund të themi të njëjtën gjë për ndërhyrjet e zbulimeve greke e sërbe!!
3.-gënjeshtrën e madhe që është përhapur për paaftësinë e sigurimit të shtetit!!gënjeshtër që bëri të mundur shkatërrimin total të tij!shkatërrim që vazhdoi me shkatërrimin e ushtrisë shqiptare!
të dyja së bashku bënë që shqipëria të jetë një “kofshë zogthi e pjekur”në mes të dy armiqve tanë shekullor!sërbisë e greqisë!!
shkatërrimi i sigurimit të shtetit,armës mbrojtëse dhe më të rëndësishme në kohë paqe bëri që në krye të shtetit shqiptar,qeveri e parlament të ulen pa pikën e frikës agjentë të zbulimeve të shteteve me të vërtetë armike të shqiptarëve!!
shkaqet e rrëzimit e të mos rrëzimit të diktaturës komuniste janë të shumëllojshme!!ky artikull tregon vetëm një fakt të vogël,atë të punës që ka bërë e nuk ka bërë CIA amerikane!!punë e bërë a e pa bërë nuk donte të thoshte se CIA e kishte në dorë rrëzimin e diktaturës së proletariatit!!në dorë ajo kishte vetëm një gjë:mund të bënte më shumë!!
sa për thënjen propagandistike “për mbrojtjen e interesave të shripërisë e shqiptarëve”,nuk ja vlen të flitet!!ne kemi përfituar nga interesat që amerika ka pasur për rajonin dhe për shqipërinë në përgjithësi.ata i kanë bërë,i bëjnë dhe do ti bëjnë planet për interesat e tyre,ne duhet të dimë ti shfrytëzojmë!përndryshe do të përfundojmë me gisht në ythë!si gjithnjë!!
hahah pse deshtoi cia? po ajo dihet,se i spiunonte kim filbi.sa per pushtetin e enverit qe e donte populli ,kesaj i thone pirdh pirdh se lirohesh.
Kur te dale debili nastradin e te na shkruaj nje carcaf me budallalleqe.
Mendja e tij ka ngelur ne 1946 ten
Gjynah I shkreti
pse duhet ta rrezonte america rregjimin e enver hoxhes,pse po vuanim ne shqiptaret,ahahahahahaha .as nuk e ka rrujt fare.per cfar atehere.per perfitime ,po kishte greqine dhe italine .oooooooo shqiptar te kishte qen per boten ,un kam 20 vjet ne itali,po ashtu do te ishim si ne 1985,apo si koreja po thuaj qe ramisi me shok ishin frikacak dhe e nderruan sistemin,
Ne ’80 u ringjall interesi i SHBA naj Shqiperise, pikerisht ne momentin kur qeveria Hoxha po ndryshonte si rezultat i moshes se Enverit, dhe pikerisht ne kete moment Ramiz Alia, djalit te tij te vetem i ndryshoi mbiemrin nga Alia ne Bora dhe e sistemoi perfundimisht ne France. Do kete ditur Ramizi per kete interes te SHBA,sepse Ramizi spostoi gjithe pushtetin e Hoxhes tek vetja. Ramizi kishte frike SHBA si duket, jo sepse ishte vend perendimor, se vet djalin ne France e coi, por si vend anti sovjetik.
goni me pras fluturon ti shoku sepse dihet ai qe ka armet ai ka pushtetin, si thua ti donte fshatari te dorezonte bagatite dhe dynymt e tokes? jo sepse njerezit e armatosur te vrasin ashtu si vrane me mijera. shiko cfar ndodh ne Siri ku 24 % e popullsis sundon pjesen tjeter 100 mij te vrare. enveri bente ca ti thoshte mendja sepse kishte armet. 700 mij bunker vetem per te alarmuar popullin. ne kemi qen shum te parendesishem
alb
çdo njeri gjykon sipas njohurive që ka!!
fëmija si fëmijë i rituri si i rritur!!
i mënçuri si i mënçur e budallai si budalla!!sa më e madhe të jetë njohuria e tij aq më i saktë është dhe gjykomi i tij!!
njohuria tënde,e thënë me tendencë në rritje,është bazilare!!e dobët drejt përmirësimit ndoshta!?
kështuqë gjykimi tënd lë shumë për të dëshëruar!!
nuk thuhet tend por ‘YT?
ti alb sa per informacion,,reforma ndaj fshatit filloj mbas viteve 80,,enver hoxha nuk e mori pushtetin ne vitin 1979,,dy apo tre vjet me pare se reforma ndaj fshatareve..kurse sa per kufirin goni ka te drejte,,kufirin amerikaneve ja vuri tek thana,,ok o njeri..se njerezit qe jetuan ne kohen e enver hoxhes sote po vdesin mbi moshen 80 vjec,,kurse ne qe lindem mbas viteve 85 nuk do ta kapim moshen 60 vjecm akthin qe na solli demokracia amerikane leviz si kafshe pa letra duke gjetur nje pume per te jetuar,,kush eshte i zoti te rroje,,atehere rronim te gjithe te pakten,,sote nuk do tja dij me vllai per motren sikur do jetojme nga 2000 vjet secili,,te dhjefsha emigracionin,,dhe boten moderne,,guri i rende peshon ne vendin e vete,,po mbush 22 vjet ne perendim emigrand dhe perseri te shikojne me nje sy tjeter vendalinjte kur shkon dhe merr edhe ti ndonje bonus apo ndihme per femijet,,kjo eshte bota moderne duke na nenvlersuar,,nqs perendimi nuk do kishte mirqenie kaq te madhe dhe ligje,,ne emigrandeve qe kerkonim nje jete me te mire,,do na kishin shqyer per se gjalli..shkova vjet tek vellai nga franca ne itali,,kur u prezantova me pronarin e vellait italian,u habit dhe menjehere i tha vellait tim te ikte nga ktu se ketu nuk ka pune per italianet jo me per kete,,pastaj i tha vllai rri ne france erdhi per vizite jo per pune qe i ndryshoj pak surrati,,kjo eshte bota moderne,,edhe sot e kesaj dite zezaket francez jane ne syrin e urretjes..bote e eger..
@Alb/1 te lutem mos ma merr nickname-in tim, sepse kam disa miq ketu ne kete blog qe diskutojme bashke dhe sapo me shprehen dyshimin se ‘mos kisha roitur’. Te lutem pranoje kerkesen time sepse per ca kohe nuk do te jem ne diskutime me ju per fat te keq.
Ju uroj shendet
Enverin e donte populli o budallenj. Ende nuk u cliruat nga te pavertetat qe I bene gropen Shqiperise per 23 vjet rresht?
Populli edhe sot e do Enver Hoxhen sepse nuk vodhi por mendoj per vegjeline. Ai beri dicka, sado modeste, per cdo shqiptar qe vinte nga familje te zhytura ne erresiren e injorances per disa shekuj. Beri dicka ne kohen e tij, a kuptoni o budallenj, prandaj quhet Koha e Enver Hoxhes.
Pranoni te verteten qe te beheni vertet njerez qe e meritoni demokracine.
Ah more Lulush . Ti s´paske marre vesh fare se pse ka deshtuar CIA per vite te tera. E verteta e asaj force qendronte ne “UNITETIN E PATHYESHEM PARTI-POPULL” (popull fukara) dhe jo ne ato gjepura qe thua ti. Shiko tani sa lehte e ka CIA te beje cfar te doje me nje popull thellesisht te percare. Prandaj populli tí therrase mendjes e te harroje partite majtas e djathas per ceshtjet jetike te ekzistences se tij. Rrofte populli i pavdekshem shqiptar.
Te gjithe ne kembe si nje trup i vetem per ti thene STOP lendeve helmuese Siriane ne Shqiperi dhe cdo lloj manovrimesh ne kurris te popullit shqiptar dhe Shqiperise.
Te dashur diskutante Nuk e keni kuptuar ende qe Shqiperia do binte kur te binte bashkimi sovjetik!!! Ishte e vendosur ne kampin e lindjes. Edhe nexhmie hoxha e ka permend ne nje interviste
Per Shqiperine e Enver Hoxhes BS kishte rene qe ne 1960-ten… perse nuk “ra” Kuba!!! e cila kishte edhe marredhenie me BS deri ne fund, po Korea e Veriut perse nuk ra!!!!…
Nuk ka lidhje me Europen Lindore ndryshimi i sistemit ne Shqiperi. Analizoni me thelle sepse Europa Lindore u perdor thjesht si nje alibi per ndryshim. Enver Hoxha e ka thene prej disa dekadash qe BS dhe gjitha Europa Lindore do te binin edhe si forme pasi ne brendi ato kishin filluar transformimin drejt kapitalit. Perestrojka nuk erdhi ne qiell te hapur por ishte hapi i fundit i nje procesi qe e nisi politika e Bashkeekzistences paqesore e Hrushovit.
Besoj se asnje nga ne nuk e ka kuptuar sa duhet sistemin e Enver Hoxhes. Ai sistem i ishte perkushtuar te ardhmes dhe jo vetem te ardhmes se shqiptareve, ai ishte thjesht nje sistem simbol drejt nje shoqerie te drejte por vete sistemi u luftua ashper dhe ne cdo cast ashtu sikurse deshmohet nga shume dokumenta. Pra ai sistem nuk u lejua kurre te perhapej si model i suksesit perndryshe…
Enver hoxha ishte vetem nje “askush” per USA . As sot qe jemi kaq te kthjellet nuk e kuptoni. E verteta eshte se ishte vendos nje vije kufiri midis bllokut te lindjes dhe perendimit.. Dhe kjo respektohej nga te dy palet
“Kruja”jam dagort nè atè qè thua dhe vetèm dua tè shtojè se sistemi, pèrveq tè arriturave qè tashmè dihen, atij sistemi i vunè gurè nèn rrotè armiqtè tè jashtèm e sidomos ata tè mbrendshèm. Dhe kulmi i sabotimit arriti kur te gjitha pushtetet praktikisht i futi nè dorè Ramiz Alia( Ramiz Alibegoviç me nènè boshnjake e me baba serb). Prandaj skishte si tè ndodhte ndryshe,pavarèsisht pèrpjekjeve titanike te vetèm njè personi qe nuk u dorèzua per tu bèrè Shqipèria bazè ushtarake as e BRSS-sè as e Kinès e as e Amerikès…,po kèshtu ndodhè kurè shokèt ta kanè me tè pabesè…!
LULUSH ajzbergu ka 7 pjese nen uje qe ti si ke thene te gjitha ose si di :diversantet qe u pregatiten ne MALTE pse su hodhen ne SHQIPERI,po ju tregoj dhe nje episod te jetuar ,kur zebrisja nga trageti VLORE _BRINDISI kam digjuar me veshet e mi kur nje polic ITALIAN tha ishim rehat para 90 tes,dhe kjo eshte thenje lapidar per te kaluaren tone ku tregon shume pse nuk u permbys regjimi qe me pak ndryshime e kemi dhe sote.
O ALBI o voglush, se sa e donte ky popull ENVER HOXHEN futu ne internet dhe kerko ose pyet te tat, se ju historin e keni msu mrapsh,ne e kemi me te jetume or çun, ate prasin tregoja plakes tate se un kam te drejt te them mendimin tim,kerko dhe shiko kur vdiq ENVER HOXHA, jan kta njerez qe e shajn sot qe qajn aty per ENVERIN dhe pa i detyruar kerkush, sa dy jav ne kohen e vdekjes se ENVERIT dhe hajdutet e xhepave ne TIRAN e pren aktivitetin,kerko per E HOXHEN ne labtop dhe shiko e kan urryer apo e kan dashur? mos ofendo kot si viç.
menyra se si jane formuar sistemet eshte dhe fillimi i kontraditave mdis dy kampeve socialist dhe kapitalist I pari u amori token te pasurve dhe e beri pronne te te gjithe popullit the i dyti ja mori popullit dhe u perqendrua ne nje grusht njerzish kujtojme ketu si eshte formuar amerika canadaja australia Ku toka ne fillim ka qene prone e atyre qe sot i quajne aboriginal people pra njerzit vendalinj.eshte pikerisht frika se mos sistemi socialist lulezonte dhe do te frymezonte dhe popuj te tjere dhe do tu ikte pasuria nga duart
Te preshim qe perkthyesi i Amerikes,bashkpunetorii cia-se te tregonte te vete fene ketyre misioneve te ban me qEsh… Edhe cudia ma e madhe eshte pse ky zotni nuk tallen kish pjestaret shqiptaret te bgfiend opération,te cilet Jane en de gjalle? Ato do kish in shume per te treguar….
Wisner-baba-deshti nje opération me nje kosto te vogel per shtetin e tij,per te bâ nje ‘biografi te mire’ te tradhetarit shokut te tij Philby…Nje covert opération vetem qe amerika e angletera te kene njerin e tyre ne ussr…
Baba IME ishte nje prej shqiptareve ne bgfiend,edhe tregonte se si opération et u dekonspiroshin para se te nisen,aq sa baba i ana oxes-qamil hoxha-bashke me nje tjeter refuzuan me hyp n’a ion ne greki mbasi kish in marr vesh nga shqiperia se ishin Duke i pritur ….Grupi i banese Tim tregonte se si piloti zdrypi mbi Tiranen disa here-cka n’a te kohe ku nuk kishte asnje avion ishte sikur me i thane tirane ka ku i keni,-
Kur takuam kish agjentet britanike ne shqiperi,nje i kerkoj falje babes per vuajtjet e shkatuara nga tradhetije e tyre…
Amerika edhe sidomos anglezet Kane luftuar kunder nationalisteve shqiptaret,e sidomos kunder mbretnise shqiptare si symbol i bashkimit te shqiptareve edhe i Kane derguar ne nje vdekje te sigurt nationalistate shqiptare ,te cilet ishin bashke edhe si vellezere deri sa vdiqen qofshin zogista ballista apo te pavarur. Kur option i nje shqiperi te forte nuk ka qene qillimi i tyre.Perkundrazi Kane desht me nda Shqiperine ndermjet grekise edhe yugoslavise…edhe menyra me e mire ishte me i heq qafe nationalistat.Jo kot lordi angles Lord Bethell i ka tituluar librin e tij Thé great betrayal’..
Te preshim qe perkthyesi i Amerikes,bashkpunetorii cia-se te tregonte te verteten e ketyre misioneve te ban me qEsh… Edhe cudia ma e madhe eshte pse ky zotni nuk takon ish pjestaret shqiptaret te bgfiend opération,te cilet Jane ende gjalle? Ato do kishin shume per te treguar….
Wisner-baba-deshti nje opération me nje kosto te vogel per shtetin e tij,per te bâ nje ‘biografi te mire’ te ‘tradhetarit’per Kim philbyn shokut te tij ..Nje covert opération vetem qe amerika e angletera te kene njerin e tyre ne ussr…
Baba ime ishte nje prej shqiptareve ne bgfiend,edhe tregonte se si opérationet u dekonspiroshin para se te nisen,aq sa baba i ana oxes-qamil hoxha-bashke me nje tjeter refuzuan me hyp n’avion ne greki mbasi kishin marr vesh nga shqiperia se komunistet ishin duke i pritur ….Grupi i babes tim tregonte se si piloti zdrypi mbi Tiranen disa here-cka n’ate kohe ku nuk kishte asnje avion ishte sikur me i thane tiranes ia ka ku i keni,-
Kur takuam ish agjentet britanike ne shqiperi,nje i kerkoj falje babes per vuajtjet e shkatuara nga tradhetija e tyre…
Amerika edhe sidomos anglezet Kane luftuar kunder nationalisteve shqiptaret,e sidomos kunder mbretnise shqiptare si symbol i bashkimit te shqiptareve edhe i Kane derguar ne nje vdekje te sigurt nationalistate shqiptare ,te cilet ishin bashke si vellezere deri sa vdiqen qofshin zogista ballista apo te pavarur. Kur option i nje shqiperi te forte nuk ka qene qillimi i tyre.Perkundrazi Kane desht me nda Shqiperine ndermjet grekise edhe yugoslavise…edhe menyra me e mire ishte me i heq qafe nationalistat.Jo kot lordi angles Lord Bethell i ka tituluar librin e tij Thé great betrayal’..
Nuk e rrezonte pushtetin e Enverit dot askush
Sepse idhte pushtet i popullit dhe askush nuk del dot kundra popullit.
Kur populli u lodh duke mbajt pushtetin,dhe e la ate,atehere dihet se c u be.
Dolen zagaret dhe u bene gjeldeta
Tash s ka me popull,ka turma drogashe hajna mashtruesa kurva bythqima kodosha kriminela….
Dhe kjo quhet demokraci
Lulush,se pari per forcen e qendrueshmerine,duhet t’i drejtohesh fitimtarit,Enver Hoxhes,e jo komandove gangstere amerikane.Lexoje dhe besoje!Amerikaneve,as qe ju benin pershtypje kokat e prera ne Shqiperi,perkundrazi me veprimet e tyre ata nxisnin me shume luften e klasave.Perpjekjet amerikane per te rezuar me dhune pushtetin ne Shqiperi,ishin antidemokratike.Amerika,duke luftuar cdo ide komuniste ne vendin e vet,nuk mund te jete nje vend demokratik,por nje shtet qe ka zhvilluar e zhvillon lufte klasash.
Filloi me recitu nji roman “per belulin” ky shqiptari?!
Ju o vllezer doni Enverin perseri . Po clidhje Kam une me ju???
Po,Po …Shqiperia shkemb graniti…
…Kaq e ben dhembin amerika per Sazanin…
Akoma me keto imazhe? Kujt i plase B,,,, per kete cope Shqiperi qe Amerika te harxhonte dollarin e saj, per te nderhyre aty. Aq sa beri, aq ishte buxheti i caktuar per kete pune.
Shqiperia nuk eshte Kuvait…
Ky popull duhet te mesohet ti ngreje breket e tija vete e jo te prese mbase ja ngrene te tjeret.
Te tjeret kujdesen per ty aq sa ti ja vlen dhe mos prisni me shume.
Te gjithe udheheqesit shqiptare kane kaluar nga Parisi. Cia atje ka zyrat e rekrutimit per Europen. Enveri ishte njeriu i tyre. Kjo shpjegon arsyen se si ai mundi t’i “kapte dhe asgjesonte” te gjithe diversantet.
Tem interesante ! Sidomos kur mendimet jane ne formen e tyre te pa perpunuara. Doja thjesht te ndaja me ju nje te vertet. Shqiperia ka pasur , ka, dhe do te kete! Peshen e saje ne ekulibrin boteror! Bota bipolare qe ekzistonte atehere, per te ruajtur ekulibrin dhe sigurine e saj, vendosi qe aleatet te zbarkonoin ne normandi, e jo ne greqi e shqiperi si propozonte cercilli!!! Ruzvelti aprovoj modelin rus te stalinit e per rrjedhoj ne ngelem ne zonen e kuqe te varshaves!!!. Sot qe jane krijuar shum pole shqiperia ben pjes ne nje tjeter zon! Sa per enverin ai ishte lojtar i mire per letrat e dobta ae lati. Bente cfar i thoshte amerika! Pamvarsisht atyre gjerave qe thuhen . Me daljen nga varshava pergjysmoj buxhetin e nates per pjesen e ballkanit perendimor, me ndjekjen e rusve nga vlora shpetoj turqin dhe italin nga perballja, dhe konfirmoj pamvarsin e shqiperis njehere e pergjithmon!!! Analizojini keto gjera e do kuptoni c do gje! Ju pershendes.
O Kosovar …x Dulla ju ka pas urryer kur e kan pyet do me e marr Kosoven u pergjigj Kosoven po por ku me i cu kosovaret, me duket se vetem per kete rast ka pasur te drejte.
Kjo video trego shume qarte pse Enveri priste dhe vriste si i donte qefi http://www.youtube.com/watch?v=WCQjZtU-iww