Piro Begvarthi, ish-drejtor i Laboratorit Qendror në Forcat e Armatosura, rendit të gjitha arsyet përse është kundër shkatërrimit të armëve kimike të Sirisë në vendin tonë.
Ish-koloneli Begvarthi shprehet për GSH se Shqipëria do të ekspozohej ndaj sulmeve të mundshme terroriste, nëse në territorin e saj do të vinin armët kimike.
“Popullata, që është e pambrojtur aktualisht, është e papërgatitur, pasi nuk jemi në situatë lufte. Njerëzit nuk kanë kundragaz, nuk kanë mjetet e mbrojtjes, se nëse ndodh goditja, avaria, menjëherë marrin masa mbrojtëse; strukturat speciale marrin ato masa që merren në kohë lufte ose në kohë emergjence civile. Ne këto masa nuk i kemi. Dhe, rreziku më i madh tani, në kohë paqeje, është transporti i tyre. Për transportin e tyre do të jetë autokolonë e madhe, e para; e dyta, rrugët tona janë malore, ne kemi aksidente. Një aksident në rrugë, u ça kontejneri që i transporton, ose ndonjë gjë tjetër, nuk ke se si të mbrohesh. Këtu e kam fjalën për popullatën, se shoqëruesit e tyre do jenë me mjete mbrojtëse dhe mbrohen. Popullata rreth e qark është e pambrojtur. Po, një keqdashës, qëllon me armë rrugës që kalon dhe sërish ka pasoja,” tha ai.
“Teorikisht dhe praktikisht, asgjësimi i tyre bëhet. Ka metoda të ndryshme, teknologji të ndryshme, Rusia ka tjetër, Amerika ka tjetër teknologji, por që çojnë në një përfundim; i neutralizojnë apo i asgjësojnë. Këto lëndë ne i kemi pasur në laborator, në kushte ku punohet me miligram, me masa mbrojtëse, dhe kemi pasur raste helmimi dhe na kanë shkuar njerëzit në spital. Në kemi qenë specialistë, megjithatë gabimet njerëzore ndodhin. Njeriu tensionohet, njeriu ka ngarkesa, gabimet ndodhin edhe me masa të larta sigurie. Kështu unë paraqes rrezikshmërinë. Çfarë është rrezikshmëri? Rrezikshmëria është e tillë: P.sh. për sarinën, është një nga lëndët helmuese që është deklaruar se është në Siri. Përqendrimi 5 të 10 mijëtat të miligramit për litër ajër, nëse merr frymë dy minuta në këtë ambient, fillon syri të zvogëlohet, fillojnë shenjat e helmimit. Dhe 0.16 të mijëtat e miligramit për litër është dozë vdekjeprurëse për njeriun. Një rrjedhje, një çarje, janë të rrezikshme. Pra, unë flas për këto rreziqe. Nuk flas që të vijnë apo të mos vijnë. Atë e vendos politika”.
“Po përse u përdor sarina në metronë e Japonisë, përse u sulmuan kullat binjake? Për terrorizëm. Ku e bëjnë? Kemi mundësi ne t’i kontrollojmë? Nuk kemi. Thonë që do vijnë specialistë të organizatave ndërkombëtare; po ne, pse themi që do shkatërrojmë armët kimike të Asadit, dhe të mos themi se do japim territorin me qira, që ata ta përdorin për këtë punë, ashtu siç përdorën Qafë-Mollën për asgjësimin e atyre 16 tonëve Iprit, që ishte, se shqiptarët atje nuk morën pjesë. Vajtën më pas, si ikën ata; dhe çfarë kanë lënë? Kanë lënë mbetjet, që janë sot e kësaj dite në kontejnerët e Qafë-Mollës. Ne as vëzhgues s’kemi qenë. Kemi parë vetëm mbetjet që kanë lënë. Kështu që, të thuhet se do të japim këtë rajon të Shqipërisë me qira dhe të zhvendoset popullata”.
NJE TESTATE KIMIKE AMERIKANE E MBUSHUR ME SARIN
Ja dhe linku i fotos te marre nga Libraria e Kongresit Amerikan nga ku shihet edhe si eshte e strukturuar nje testate kimike me sarin, qe ndryshe nga sa deklaron Inxhinjeri dordolec Arben Meçaj i intervistuar nga DITA nuk kane asgje te afert me nje bombol gazi!
http://en.wikipedia.org/wiki/File:Demonstration_cluster_bomb.jpg
Dhe linku tjeter me foton e nje laboranti ne nje eksperiment me nje mi laboratori nen efektin e helmimit me sarin ku ajo qe eshte me interesante eshte veshja e laborantit, imagjinoni ata qe do bejne demontimin e ketyre testatave dhe ne rast incidenti tere popullsia e veshur ne kete menyre!
http://en.wikipedia.org/wiki/File:Sarin_test_rabbit.jpg
megjithese i uroj mazhorances se re qe te ket vetem mbaresi dhe te bej me te miren e mundur per vendin tim si nga kurropsioni, ekonomia etj, megjithese lideri im esht edi rama dhe jam e majt, megjithese e megjithese…
un jam kunder armeve kimike!!
e para sepse nje risk i vogel sjell qindra te vdekur!! helmon token time!! dhe mbi te gjitha jan shqiptaret qe nuk duan armet kimeke!!
edhe sikur mos te ndodhi asgje , shqiptaret i ka kap fiksimi nuk duan helme ne token e tyre!!
edi rama esht kryeminister te gjith e duan edi ramen sepse ka sjell shpresa te shqiptaret por ama toka shqiptaret dhe jeta e tyre esht mbi cdo gje!!!
kur ne jemi keq nuk esht amerika qe na vjen ne ndihm, krimi papunsia etj nuk esht amerika qe po na ndihmon!! por jemi ne qe do rregullojm vendin ton !!! sigurisht duke u udhehequr nga nje lider: edi rama qe per mendimin tim esht me i miri qe ka pas historia shqiptare
por ama me vjen keq kjo gje nuk ka me ngjyra politike POR PATRIOTIKE DHE JETESORE!! POPULLI SHQIPTAR NUK DO ARM KIMIKE !! EDHE SIKUR MOS TE KET PASOJ POPULLIN SHQIPTAR E KA KAP FIKSIMI NUK I DO DHE PIK!!
EDI RAMA DUHET TE PLOTESOJ VERDIKTIN E POPULLIT!!
NDERSA ATA QE THOJN JO NATO JO KESHTU JO ASHTU POR EDHE ATA PSEUDO BERISHIAN QE PO NA DALIN PAPRITUR KUNDER ARMEVE SJAN GJE TJETER THJESHT KERKOJN NJE KOTHERE BUK NGA LIDERAT E TYRE!! SEPSE TE MENDOSH MIR JO MILITANT POR ASNJE NUK DO ARMET KIMIKE!!
Une do jem ne krye te operacionit per shkaterrimin e tyre, nuk ka asnje rrezik, rrini te qete.
Te gjithe kete rremuje mbi keto arme kimike e ka bere Izraeli. Ky shtet si nje ngaterrestar me i madh i te gjithe koherave, nuk deshiron qe armet kimike te shkaterrohen ne Siri, sepse nuk i do aq afer vetes se tij dhe kerkon qe ato te shkaterrohen diku ne vende te tjera. Nje nga keto vende eshte edhe Shqiperia. Rreziku i ketyre armeve eshte aq i madh edhe pse disa mundohen qe te na e shpjegojne me “butesi” qe nuk ka asgje te keqe nga ky shkaterrim, sa qe as Amerika dhe as Izraeli nuk i do qe ti shkaterroje neper impiantet e tyre qe jane me te sofistikuarat ne bote. Kur keto shtete qe kane teknollogjine e duhur, nuk duan qe ti pranojne, perse duhet te zgjidhet nje vend si Shqiperia qe as minimumin e infrastrukutures se nevojshme nuk zoteron? Nga ana financiane qenka me e dobishme qe te ndertohet nga e para nje impiant i ri qe kerkon edhe kohen e duhur te ndertimit, se sa ti shkaterrojne menjehere neper impiante tashme te ndertuara ne keto vende te zhvilluara?! Ku qendron e gjitha hileja qe po perdor Izraeli me Ameriken? Dihet qe Amerika vete ka probleme me krizen, perse nuk i mban vete ajo dhe te perfitoje nga financimi i shkaterrimit te ketyre armeve????!!!! Nuk duan para amerikanet?! Ata per kete fuqi financiare po luajne edhe xhandarin nderkombetar.
Armet kimike nuk duhet te futen ne Shqiperi, as edhe me “sigurine” qe mund te japin shkencetare te fushes se fizikes. Nuk ka asnje siguri me perpunimin e armeve kimike!
Besiana Gushi : Ai nuk eshte ‘mi’ por ‘lepur’; rabbit = lepur.
Me asistence te huaj kontenieret e Qafemolles do vazhdojne te ruhen dhe 15 vjet . Ky eshte afati. Po pastaj ???
o arianita po te ishte kryeministri me I mir I shqiperis ai nuk ka pse e ben nje gje te till me armet kimike. ai e do shum popullin parat e armeve I mban per vete popullit I jep helmin kjo esht politika e edit tat.ju thaft dora atyre qe ja dha voten ketij arroganti. ku ka horizont dhe aftesi per pushtet ai po mjer ne qe na ka zen me ket popull tru trash. jan te percar nga politika. I vetmi popull dordolec ne ballkan ne jemi.