Është një ngjarje që tronditi Tiranën një vit më parë.
22- vjeçari Erjon Lilaj vritet në mënyrë barbare nga dy djemtë dhe babai i tyre.
Tmerri nuk sos me kaq. Babai kriminel, bashkë me dy djemtë, e qëlluan të riun pas një sherri për gërvishtje makine.
Policia arriti që të arrestojë babanë, Sherif Lataj dhe djalin e tij, Sebastianin, ndërkohë që në kërkim u shpall djali tjetër.
Tani, një vit më pas, policia ka arrestuar dhe autorin e tretë të këtij krimi të rëndë, Besart Latajn.
Nëna e viktimës, Violeta Lilaj, duke folur për GSH kërkon dënim me vdekje për vrasësit.
“Tani ndihem më e lehtësuar, por unë, vetëm kur të dëgjoj nga goja e tre gjyqtarëve se tre autorët janë dënuar me vdekje ose të paktën me nga 45 vite burg, vetëm atëherë do të mund të fle e qetë.
Unë kam qenë prezent disa herë kur forcat e policisë, pasi kanë marrë informacionin se njëri prej djemve të familjes Lataj ndodhej në banesë, kanë shkuar dhe kanë bërë kontrolle dhe nuk janë stepur. Prandaj, unë kam besim se këtë herë drejtësia shqiptare do japë dënimin e merituar”./ep
Eshte e dhimbeshme shume, ska ndofta dhimbje me te madhe se sa te te vrasin femijen kur je nene, po per sa vite denohen kete e parashikon kodi penal shqiptar dhe vendos gjykata.
Babai pa tjeter e meriton vdekjen
Tte vrasin djalin per nje gervishje te makines?!!!!!!!
Po keta qe te tre ti vrasesh ne menyre qe ti dali shpirti me siklet se vete e kane kerkuar me ate qe kane bere.