FOTOT/ Një katedrale gjigande dhe një fe që rritet me shpejtësi

19 Nëntor 2013, 10:52Politika TEMA
FOTOT/ Një katedrale gjigande dhe një fe që rritet me

Aktorët Tom Cruise, John Travolta dhe Kelly Preston ishin të pranishëm në hapjen e një katedraleje gjigande për besimtarët e Scientology.

Katedralja ka kushtuar 145 milion dollarë dhe është godina më e madhe në Clearwater, SHBA.

Ndërtimi i saj ka zgjatur për 15 vite.

Tanimë, besimtarët e kësaj feje, do të kenë një vend që të praktikojnë programin e “Super Fuqisë”, i prezantuar për herë të parë nga themeluesi i kësaj feje, L Ron Hubbard në vitet ’70.

Në ceremoni ishin të pranishëm 6 mijë persona.

Vetëm anëtarët e kësaj famullie mund të merrnin pjesë.

Danielle Lumberg, një besimtare e gjeneratës së tretë të Scientology, thotë se nuk u lejua në ceremoninë që mbikëqyrej nën masa të rrepta sigurie.

Por ajo nuk është mërzitur, pasi është e lumtur që tani katedralja u ndërtua.

“Është si Disney World,” thotë ajo.

Lideri i Scientology, David Miscavige mbajti një fjalim prej tetë minutash.

Por jo të gjithë ishin të lumtur.

Disa banorë protestuan jashtë duke thënë se kjo fe tani po u vjedh qytetin.

Kur Hubbard themeloi për herë të parë këtë fe, mendonte se “Super Fuqia” ishte një përgjigje ndaj një shoqërie të sëmurë, e cila po vdes.

“Me këtë do të ngjallim të vdekurit,” shkruante Hubbard.

Sipas kësaj feje, njeriu, përveç pesë shqisave, ka edhe 57 aftësi shtesë, që njihen si “perceptiks”.

Këtu përfshihen aftësia për të ndjerë qarkullimin e gjakut, për të mbajtur balancën, ndjesia e rëndesës, vetëdija për atë që është e rëndësishme, etj./ep

18 komente në “FOTOT/ Një katedrale gjigande dhe një fe që rritet me shpejtësi”

  1. -Fe per supermiliardere ..{fe per bisnes!!?}

  2. moni says:

    Jane si bicim firme piramidale. Sekti jep trajnime se si kjo lloj feje te ben te suksesshem ne jete dhe anetaret per te kaluar shkallet e ndryshme te trajnimeve duhet te paguajne shuma te konsiderueshme parash.

  3. realiteti says:

    shkencololeshi

  4. Ateistet shqiptar says:

    hahahahah ky lajm te ben te menjanosh buzet ne njerin krah te fytyres duke i hapur pak skajet e tyre…

    Ateizmi ose jo fetarizmi maksimumi per 10 vjet ne Europe do te mbizoteroje ne menyre hegjemonike, sot e kesaj dite ne Europe ka rracizem kundrejt feve dhe fetareve, ateizmi sot ne Europe eshte ne rritje galopante nga dita ne dite.
    Por kjo lloje feje (qesharake si te gjitha fete e tjera te lindura nga abrahamiket) eshte fe shkurt muhabeti, kur nuk ke pune tall pak trapin normal kur mundohesh te kalosh sa me mire kohen e lire.

    Ateizmi dhe jo fetarizmi jane komplet gjera te ndryshme, por ateizmi nuk eshte fe, ateizmi analizon ne menyre shkencore mendjet njerezore te shekullit te 21-te, dhe rezultati eshte qe parahistoriket qe sollen ne jete fete kane qene shume shume here me te zhvilluar menderisht se njerezit moderrne te shek te 21-te per arsye se keta kane qene te diturit te cilet u dhane njerezve pas-ardhes dijet e tyre para-historike mbi zotin, shpirtin, birin, duke i udhezuar brezat pas-ardhes per paqe dhe begati dhe nenshtrim ndaj zotit, keshtu qe ne kete pike zhvillimi mendor i njerezve parahistorike ka qene me i zhvilluar se mendjet e njerezve moderrne te shek te 21.
    Ateizmi gjithashtu studion ne menyre explicide te gjithe librat e shenjte te zbritur nga abrahamiket parahistorike dhe zotrat e shprehur ne te bashke, dhe ben nje zhvillim se si mendjet njerezore te shek te 21 jane te nenshtruar ndaj tezave mendore te njerezve parahistorike abrahamike.
    Besoj se pak e nga pak shkenca po evulon…
    Sa per kete fe qe kane krijuar keta te pasurit atje eshte si puna e fese se djallit apo satanait qe para do dekadash hapen dhe kishen e satanait ne Amerike nga Anton Szandor LaVey, edhe ne kete pike ateizmi analizon mendjet e njerezve qe besojne ne kete fe si ne cdo fe tjeter, dhe konstaton qe automatikisht nese nje fetar beson ne nje fe pra beson ne zot automatikisht ai njeri duhet te besoje dhe ne djall satana, nese beson vetem ne zot dhe jo ne satana apo djall atehere karakteri i tij quhet te jete nje karakter i paskrupullt dhe dinak qe konsiderohet nje karakter shume i demshem per shoqerine.

    1. denis says:

      fete njihen dhe si kurthi qe i ka bere njerezimi vetvetes, akoma po e vuajme kete kurth ?

  5. ARUSHA says:

    KETA JANE HAJDUTET ME TE MEDHENJK PODESTAT DHE KOMPANI PER TE BLERE SHTETE TE TERA ;JANE VETE SHEJTANI DHE DJALLI DHE LIGESIA

  6. net says:

    Allahu i shkaterrfote qafirat, ky sekt ashtu si dhe shume e shume te tjere sic jane dhe keta deshmitaret e johovase jane sekte te akmufluara qe en te vertete adhurojne shejtanin,AUDIBILAH. na ruaj o zot nga sherri i shejtaneve!

    1. realiteti says:

      Net u ktheve nga Siria?

  7. mirel drejtesia says:

    fe marrezie…………….

  8. georges says:

    kjo nuk eshte fe por eshte pararendesja e nje neodiktature apo teknodiktature,modele te shemtuara te diktaturave te shkuara por teper te rrezikshme!

  9. lelo says:

    Me kaq para hanin nje cape buke shume femije ne Afrike.Y legenat e mutit.

  10. morri blu says:

    na hudhni ndonje pare ktej se vdiqem tu bo komente njoni tjetrit me pare borxh dhe spo shohim tynel e jo mo drite ne tynel,amin o zot se jemi te marum krejt

    1. Melisa says:

      Hahahaha sa kam qesh.Fjala jote ne vesh te perendise,ja hudhe fukarrallikut tani.

  11. ben says:

    Hajde mo, sajo fe,futja kot me nje fjale.

  12. muzapopullore says:

    … interesant vetem sume-perpjetet synetllinj ankohen per fete e tjera ! , …

  13. Sallakja says:

    Ne Amerike, injoranza eshte ulur kembekryq.

  14. As says:

    feja eshte droge e ligjeruar

  15. aleksi says:

    sjane gje tjeter vecse antikrishter,mohues te Krishtit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje