Gjashtëdhjetë vjet më parë, një ndeshje futbolli shkundi themelet e Perandorisë Britanike dhe inkurajoi një ëndërr të pamenduar më parë për liri në Hungari
Nga Gellert Tamas, BBC
Koha ishte fiks 16:45. Të gjithë biletat në Wembley ishin shitur. 120 mijë spektatorë ishin mbledhur të shihnin Anglinë duke luajtur kundër Hungarisë.
“Magjarët e mrekullueshëm” kishin tre vite që nuk humbnin asnjë ndeshje dhe Anglia nuk kishte humbur ndonjë ndeshje ndërkombëtare ndaj një ekipi evropian.
Dy kapitenët, Billy Wright dhe Ferenc Pushkash takuan duart. Arbitri fishkëlleu. Ndeshja, e mbiquajtur “loja e shekullit” nga media në mbarë botën, sapo kishte nisur.
Stanley Mathews, Alf Ramsey dhe të tjerë lojtarë të Anglisë ishin të mbushur me vetëbesim dhe kjo me të drejtë.
Anglia ishte në kulmin e fuqisë së saj, madje edhe në kuptimin figurativ.
Pak muaj më parë një ekspeditë britanike kishte pushtuar Malin e Everestit dhe menjëherë më pas ishte kurorëzuar Mbretëresha. Ethet mbretërore kishin përfshirë të gjithë vendin.
Edhe pse Anglia ishte larguar nga India, Mbretëria Britanike sërish përfshinte pjesë të mëdha të Afrikës dhe Azisë Juglindore.
Anglia nuk ishte thjesht një vend i vjetër, por ishte një fuqi botërore dhe nuk kishte ndërmend të hiqte dorë nga ky pozicion.
Situata në Hungari ishte ndryshe. Vendi kishte vuajtur shumë nga Lufta e Dytë Botërore.
Fillimisht ishin pushtuar nga gjermanët, më pas nga Rusia. Lideri i ri komunist, Rakosi, kishte ndërtuar një shtet policor sipas modelit të mësuesit të tij, Stalinit.
Dhjetëra mijëra hungarezë ishin dërguar në kampe dhe burgje.
Sporti në përgjithësi, dhe futbolli në veçanti, ishin bërë pjesë e luftës ideologjike.
Qeveria hungareze jo vetëm që shtetëzoi fabrika e ferma, por mori nën kontroll edhe klubet e futbollit.
Trajneri i kombëtares, Gusztav Sebes, ishte anëtar i qeverisë.
Dhe Sebes, që kishte kryesuar grevat në fabrikën e Renault në Paris në vitin 1930, nuk i fshihte pikëpamjet e tij: “Beteja e ashpër mes kapitalizmit dhe komunizmit nuk luftohet vetëm mes shoqërive tona, por edhe në fushë,” deklaronte ai troç.
Futbolli nuk shihej vetëm si një betejë mes Lindjes dhe Perëndimit, por përdorej edhe për të përcaktuar me saktësi interpretimet mbi tezat ideologjike të Marksit dhe Leninit. Humbja e ekipit të futbollit të Bashkimit Sovjetik ndaj renegatëve të Jugosllavisë së Titos në Lojërat Olimpike të vitit 1952, për shembull, u trajtua si një sekret shtetëror nga media ruse dhe nuk u përmend deri pas vdekjes së Stalinit në mars të vitit 1953.
Ndeshja e shekullit nuk ishte vetëm futboll, por ishte dhe një element integral i një shfaqje simbolike mes dy ideologjive rivale- kapitalizmi imperialist kundër komunizmit.
Ferenc Pushkash, kapiteni i hungarezëve, ishte i shkurtër dhe mbipeshë- pak a shumë si një fuçi me verë hungareze Tokaji.
Nuk dinte si të gjuante me kokë dhe nuk e përdorte kurrë të djathtën.
Por përveç kësaj, ai ishte brilant. Duke shënuar 83 gola në 84 ndeshje ndërkombëtare, ai do të vendoste një rekord, të cilit Pele e Maradona nuk iu afruan kurrë.
Por kjo gjë nuk dihej nga lojtarët anglezë dhe turma në stadium.
“Shikojeni pak atë trashaluqin,” tha një lojtar anglez përpara se të niste ndeshje.
57 sekonda më vonë topi ishte në rrjetën e anglezëve dhe vetëm pas 28 minutash, Hungaria kryesonte me rezultatin 4-1.
Hungaria fitoi 3-6. Mund të shënonin me lehtësi edhe gjashtë gola të tjerë.
Mesfushori i Anglisë, Syd Owen, më vonë u ankua se ishte sikur po luanin kundër jashtëtokësorëve.
Është natyrisht një ekzagjerim të pretendosh se rënia e Perandorisë Britanike u shkaktua nga një humbje në një ndeshje futbolli, por turmës së zymtë në Wembley i ishin tronditur rëndë pikëpamjet për botën.
Dhe gjërat u bënë më keq pak muaj më vonë kur Hungaria shkatërroi Anglinë 7-1 në stadiumin e ri Nepstadion në Budapest, duke i sjellë Anglisë humbjen më të rëndë në histori.
Futbolli kishte qenë pjesë integrale e ndërtimit të Perandorisë Britanike, ose për të përdorur fjalët e historianit britanik Eric Hobsbawm në librin e tij bestseller “Epoka e ekstremeve”: “Sporti, që u përvetësua nga e gjithë bota, ishte futbolli, “fëmija” e pranisë ekonomike globale britanike, që bëri të mundur krijimin e skuadrave me emra të firmave britanike në mbarë botën, që nga akulli polar e deri në ekuator”.
Futbolli ishte kontributi më i madh i Britanisë perandorake në kulturën globale popullore, e mundësuar kjo nga shpikje të reja teknologjike si radioja dhe TV.
Dhe Anglia ishte pa asnjë diskutim një kampion i padiskutueshëm.
Deri në vitin 1950, Anglia madje as nuk merrte pjesë në Kupën e Botës, pjesërisht edhe për shkak se Anglia e shihte si jodinjitoze që të luante me ekipe jo- britanike.
Perandoritë bien kur qytetarët e tyre nuk besojnë më tek superioriteti dhe pathyeshmëria.
Rënia e Perandorisë Britanike nis pikërisht në fillim të viteve ’50 dhe Hobsbawm thotë se procesi mbaroi me përpjekjet e kota të Anglisë për të rrëzuar liderin e Egjiptit, Nasser, në lidhje me krizën e Suezit në vitin 1956.
Ndërkohë që Anglia po përpiqej që të kuptonte se çfarë i kishte goditur ata në Wembley, regjimi hungarez po tentonte që të përfitonte sa më shumë nga kjo fitore.
Pretendimi i tyre se ndeshja ishte një demonstrim i triumfit të sistemit komunist, ishte më shumë një iluzion.
Suksesi hungarez ishte bazuar pak në përpjekjet kolektive dhe më shumë në aftësitë individuale dhe cilësitë e lojtarëve të tillë si Pushkash.
Ai ishte rebeli i pacipë, magjistari individualist, që, në një sistem të mbyllur dhe të ngurtë, bëri gjithçka pikërisht në mënyrën që donte vetë.
Pasi Hungaria humbi një ndeshje në Çekosllovaki, për shembull, Pushkash u pezullua përjetësisht nga federata e futbollit me akuzën se u tregua dembel në fushë.
Pak muaj më vonë, ai u fal.
Stalini dhe satelitët e tij si Rakosi në Hungari, kishin nevojë për Pushkash për të treguar superioritetin e sistemit komunist.
Në mënyrë që të lejonin Pushkash të shprehte individualitetin e papërmbajtshëm, ata ishin gati që të bënin kompromis mbi një nga shtyllat më kryesore të sistemit- kolektivi mbi individin.
Një paradoks ideologjik u kthye në fakt- në fushën e futbollit.
Por ndeshja e shekullit jo vetëm që goditi idenë dhe konceptin e perandorisë, por edhe i dha një goditje komunizmit.
Në filmin popullor hungarez “3-6”, të realizuar në vitin 1999 nga regjisori Peter Timar, rojet në një burg politik, përqafojnë të burgosurit e regjimit pasi arbitri fishkëlleu për mbylljen e ndeshjes.
Timar thotë se ka një lidhje mes lojës dhe revolucionit hungarez në vitin 1956.
Fitorja në Wembley jo vetëm që krijoi një ndjesi të re të kohezionit social në një vend të ndarë ideologjikisht, por bëri të qartë se ishte e mundur që të arrihej e ‘pamundura’.
Nëse Anglia mund të mposhtej në Wembley, ndoshta kjo mund të bëhej edhe me pushtuesit sovjetikë… një flakë e tërbuar, diçka që nuk ishte menduar më parë.
Në Hungarinë e sotme, kujtimet për këtë ndeshje janë të gjalla. Flitet për të në letërsi dhe filma, dhe ata që janë vërtet nostalgjikë, mund të kthejnë një gllënjkë ose dy në lokalin “6-3” në qendër të Budapestit.
Kur shkrimtari i njohur hungarez, Peters Esterhazy u pyet që të zgjidhte personalitetin më të rëndësishëm të shekullit të 20-të, ai zgjodhi Pushkashin.
Sipas Esterhazy, suksesi i kombëtares hungareze mund të shihet si një simbol i rebelimit të popullsisë së shtypur kundër padronëve.
Pushkas u bë si një hero përrallash, që triumfon aty ku njerëzit e zakonshëm nuk ia dalin.
Kështu, në të njëjtën mënyrë se si personazhet e Prustit jetojnë në memorien tonë kolektive, edhe pse nuk kanë ekzistuar kurrë, Esterhazy mendon se edhe Pushkash jeton përtej personit Pushkash.
Në mënyrë të ngjashme metafora dhe simboli i asaj 3-6 jeton përtej asaj që ndodhi aktualisht në fushën e gjelbër në stadiumin Wembley më 25 nëntor 1953./ep
Anglezet i quajten komunistet,jashtetokesore.Kapitalizmin,mu ne sume!
Shume emocionuese, ndonese jam tifoz anglez ?
Lavdia e BBC ka qene ne periudhen 1940- 1945 kurse me vone shkelqimi filloi te bjere duke perfunduar ne ditet e sotme si godine ku bashkjetojne deri dhe pedofile dhe specie njerzore me devijime seksuale.
Te dyja ndeshjet Angli-Hungari treguan kalbezimin perfundimtar te asaj qe quhej perandoria e botes dhe keto rezultatet tenistike ne futboll kane qene poshtrimi me i madh i kombit anglez per te gjitha kohrat dhe e meritonin.Por te thuash qe kjo fitore ndikoi ne revolucjonin e 1956 eshte idiotizem profesional.
Kjo sepse ai revolucjon kishte me shume ndikimin e spiunazhit te jashtem se sa vete faktori i brendshem.
Edhe me budallenjte e dine kete pasi jane hapur letrat e deklasifikuara me kohe dhe ky gazetari Gellert Tamasi ka nevoje per vizite mjeksore te mjeku psiqiater.
Qeveria amerikane dhe angleze duke nxitur keto revolta te fuqishme nuk u treguan luajale sepse kur populli u ngrit dhe u shtyp me tanke nga ruset keto qeverite perendimore bene “shurren ne breke ” dhe i lane ne mes te rruges ashtu si Edi Rama qe i la te vraret e 21 janarit ti pshurri dhe ti perdhose berisha edhe pasi i vrau.
Bile ne ngjarjet e hungarise Frank Wisner (i vjetri) vrau veten sepse qeverite aleate i lane protestuesit nen zinxhiret e stalinit dhe nuk bene as mundimin me te vogel qe i ndihmonin.Ja dhe nje material modest qe ky gazetar idiot profesional i anashkalon.
Frank Wisner was devastated when the Soviet Union crushed the Hungarian Revolution of 1956. As OPC director, he believed that an important opportunity for “rollback” was forfeited in October–November 1956, when Hungarian reformist leader Imre Nagy announced Hungary’s withdrawal from the Warsaw Pact, and when he and Hungarian insurgents called on the West for help against invading Soviet troops. President Eisenhower, however, deemed it too risky to intervene militarily in a landlocked country such as Hungary, and he feared it might trigger a nuclear war with the Soviet Union. Moreover, Secretary of State John Foster Dulles mistakenly believed that Nagy sided with the Soviet Union. On October 25, 1956, Dulles sent a telegram to the U.S. embassy in Belgrade expressing his fears that the Imre Nagy–János Kádár government might take “reprisals” against the Hungarian “freedom fighters”. By the next day, October 26, State Department officials in Washington assumed the worse about Nagy, asserting in a top secret memorandum: “Nagy’s appeal for Soviet troops indicates, at least superficially, that there are not any open differences between the Soviet and Hungarian governments.” While some inflammatory broadcasts by the CIA-financed Radio Free Europe by themselves certainly neither caused the Hungarian Revolution nor the subsequent Soviet crackdown, the Kremlin leaders exploited the foreign radio broadcasts as an ex post facto excuse. But Wisner took this in stride. “[T]hey do this because… they can’t stand the truth; they can’t stand the thing being understood throughout the world or within the Soviet Union as a genuine revolt.”
Soon after the Soviet crackdown on the Hungarian revolution, Wisner suffered a breakdown, and was diagnosed as a manic depressive. He underwent psychoanalysis and was subjected to electroshock therapy. After spending 6 months at The Sheppard and Enoch Pratt Hospital, he was released in 1958. CIA Director Allen Dulles named Wisner Chief of the CIA’s London Station, but he was still suffering from mental illness
In Maryland, Frank Wisner committed suicide using one of his son’s shotguns. His funeral service was held at the Bethlehem Chapel in the Washington National Cathedral.
Po pse duhet te kemi manine qe edhe po gjetem diçka qe nuk perputhet me njohurite apo interpretimin tim, artikulli duhet stigmatizuar dhe o burra te tregoj une tani se si eshte e verteta duke shpalosur gjithe gjeresine dhe thellesine e “njohurive te mia” (te mara me copy-paste nga ku-e-di-une-ku”. Per mua Artikulli eshte nje interpretim shume interesant, i padegjuar me pare dhe mjafte terheqes i asaj ndeshje te madhe futbolli dhe ekipit hungares te asaj kohe.
Sakte! Pse duhet te behet politike edhe me sportin edhe tani? Nuk u be boll keq ne kohen e Stalinit? Sa gazetare tanet, dhe sa historiane e politikane po e po (per te mos permendur njerzucet pa emer, qe per nje azil politik ishin gati te benin gjithcka… s’ka nevoje te ndyjme gojen tani), pra, sa te tille kane rrefyer te qena e te paqena per vendin dhe popullin e tyre kur kane shkuar ne Perendim? Nese Perendimi e mundi Lindjen, si sistem ekonomiko-politik e ideologjik, tani duhet te tregoje se eshte me i mire se ajo, per me teper kur edhe i shtremberojne faktet, sic thote dikush me siper. Kur flasim per ngjarje njerezore, duhet ta perzeme nga tryeza e bisedes politiken e dreqit. Ku fut hundet ajo qelbet muhabeti!
Me tregonte baba ne ato vite kishte ardhe me lujt nje prej ekipeve hungareze ne Shkoder me Vllaznine, ishte ba me fjale lart qe mos me na rrahe shume, por nji prej mbrojtesve tane, s’e kujtoj emrin, me qe nuk arrinte me e ndale e kapi me krahe prej prapa kapitenin hungarez e atehere te gjithe qeshen me te madhe, perfshi edhe lojtarin e shkelqyshem hungarez.
we people,
Me komentin qe beni,sikur merrni persiper te jepni mendime per probleme
qe jane tej kapacitetit tuaj njohes.Hungaria nuk kishte nevoje per agjente e spiune anglo amerikane,pasi ay popull ka pasur me kohe frymezues te zjarrte ne luften per liri.Petef:”Vellezer maxhare, betohemi/betohemi se skllever me s’do te rrime…”propoganden per spiune e agjente i keni te ushqyera qe nga koha e regjimit komunist.
Per Angline.qe e perfytyrokeni si nje komb te degjeneruar,lexo pak me teper nese deshiron te mesojsh me shum rreth mundesive dhe kapaciteteve te atij vendi.Devijimet seksuale,qe ju permendeni,jane devijime natyrore jo vetem ne Angeli,por ne gjithe boten ku jetojne njerez…
Persa i perket asaj qe thua se anglo amerikaneve i shpeto…,perseri do te keshilloja te informoheshe ca me mire.Ne ate kohe vetem Amerika e kishte bomben atomike,nga ana tjeter B.S.e kishte te qarte forcen ushtarake amerikane,si ajo qe zbarkoi ne Normandi,mbi 5700 anije luftarake,aksion qe vete Stalini e ka pergezuar Ayzenhaurin per “fushaten me te madhe ushtarake qe ka njohur historia e njerezimit…”Pervec bombes atomike,amerika n’ate kohe prodhonte rreth 1000.000 avjone luftarake ne vit,nderkohe qe avjonet e paket rus drejtoheshin akoma me timone litaresh…Pra nuk ishte shkak i mos nderhyrjes ajo shpreja jote…,por sepse do te ishte cmenduri qe 8 vite pas mbarimit te nje lufte boterore te fillonte nje tjeter.Vec ketyre shkaku kryesore ishte se perendimi ishte i vetedishem se po te shkaterrohej sistemi komunist me force,do te perfytyrohej si Eldorado nga popujt e botes dhe do te mbetej frymzim i genjeshtert per revolucione popullore…Ay sistem le te shembej vetiu nga doktrinat e gabuara qe ndiqte.Ashtu sic edhe ndodhi…
we people,mund te na thuash kur vdiq stalini?
…nën zinxhirët e Stalinit??!!. Stalini or mik ka vdekur më 5 mars 1953. Më e saktë është : …nën zinxhírët e Hrushovit. Por , çudi e madhe , ky Hrushovi, na del nga perëndimi, si personazh ” pozitiv ”.