Pas dështimit në Ukrainë/ A është Putin më i fuqishëm se Obama?

23 Nëntor 2013, 19:22Politika TEMA

Për muaj të tërë, Bashkimi Europian negocoi me Ukrainën për një bashkëpunim më të mirë, por pa sukses!

Pas presionit të presidentit të Rusisë, Vladimir Putin (61 vjeç), qeveria e Kievit bëri që marrëveshja të dështonte.

Sërish shefi i Kremlinit futi duart në lojë dhe sërish Perëndimi doli duarbosh…

Opozita ukrainase, e udhëhequr nga kampioni i botës në boks- Vitali Klitschko, është tërbuar.

Por a është tani Putin më i fuqishëm se presidenti amerikan, Barack Obama (52 vjeç)?

Bilanci i Obamës është i tmerrshëm tani.

-Ish- bashkëpunëtori i NSA, Edward Snowden (30 vjeç), bëri publike disa nga sekretet më të ruajtura të Amerikës.

-Reforma shëndetësore, ose e ashtuquajtura Obamacare, nuk funksionon- një faqe interneti, në të cilën miliona amerikanë do informoheshin për sigurimet e reja, u prish pak pasi nisi punë.

-Në politikën e jashtme, Putin e ka parakaluar Obamën, sidomos në çështjen e krizës siriane.

Revista prestigjioze amerikane “Forbes” e shpalli së fundmi shefin e Kremlinit si njeriu më i fuqishëm në botë.

Biografi i Putinit, Alexander Rahr thotë: “Putin ka arritur suksese të mëdha politike muajt e fundit, duke treguar vullnet dhe këmbëngulje. Zgjidhja e krizës në Siri ishte një sukses i tij. Snowden shokoi botën dhe tani është në Moskë. Dhe për më tepër, Putin ndaloi rrugën e Ukrainës drejt Perëndimit. Ai po e dominon skenën botërore”.

Ekonomikisht dhe ushtarakisht, SHBA është ende superiore ndaj Rusisë.

Por Putin është kaq i fuqishëm për momentin, për shkak se Obama është i dobët.

Revista britanike “Economist” ka një titull shkatërrimtar këtë javë.

Në kopertinë shihet presidenti amerikan, me ujin deri në grykë dhe analiza: “Obama nuk mund të ecë mbi ujë- kjo është dhimbshëm e qartë- ndoshta edhe për atë vetë”.

22 komente në “Pas dështimit në Ukrainë/ A është Putin më i fuqishëm se Obama?”

  1. Marko Boçari says:

    ne ukraine deshtoi USA apo BE-ja ,se spo e marim vesh?!!!!!

    1. Sem Luma says:

      deshtoi terheqja e Ukraines drejt Perendimt (SHBA, BE), deshtoi bllokimi dhe zvoglimi i influences ruse atje…

    2. Korabi says:

      BE-ja eshte si ai qeni qe u leh te panjohurve per sa kohe ka te zotin ne kembe (SHBA-ne). BE , me gjithe vicklat qe hedhin, pa ameriken jane te mbaruar ne politike nderkombetare, sepse jane 27 gjela ne nje kotec. Dhe kur thuhet qe deshtoi BE, nenkupto ameriken, sepse per llogari te amerikes po ja bente propozimin Ukraines.

  2. skelari migrues says:

    Përralla mesjete!
    Kuptohet që një gangster mund të shantashojë, si me ruletën ruse, në zonat që kontrollon (Ukraina dhe Siria janë bahçeja e Rusisë)… Për më tepër që sundimi i tij në Rusi nuk shqetësohet as për opozitë, as për përdorim burimesh financiare.
    E gjitha kjo fushatë më duket si financim i Republikanëve amerikanë; tingëllon shumë keq, që ndërkohë që një politikan përpiqet për disa ndërhyrje absolutisht të vlefshme, qoftë në shëndetësinë amerikane, qoftë në krizën e një diktatori sirian, cinizmit të disa palëve të errëta i bashkëngjitet edhe tifozlliku i turmave…
    Do shtoja, për Sirinë, që situatën e ka ndërlikuar fakti që opozita e Asadit është ndotur shumë prej rrymave radikale fetare, duke vënë në pikëpyetje rezultatin post-Asad (ka rritur hezitimin perëndimor, kjo shpjegohet edhe me “bojkotin” mediatik të krizës atje, prej mediave të zëshme perëndimore).

    1. Argita_B says:

      Qe putin shantazhon nuk perben ndonje sekret, po dhe Amerika ligjet i. Zbaton vetem kur nuk i cenohen interesat,nse po ju cenuan i shkel me te dyja kembet ligjet qe vet i ka pjelle dhe i jep liksione morale gjithe botes per ti zbatuar.

  3. Sem Luma says:

    Obama ne fillim te detyres se tij ne Shtepine e Bardhe shihej si nje shprese e madhe, jo vetem nga Europianet…
    Ideja e tij se Amerika e tij ne vend te forces luftarake do te perdori fuqine e bute (soft-power) duket se ka deshtuar totalisht. Vecanerisht pas zbulimit te aferes se pergjimit te qeverive europiane nga sherbimet sekrete amerikane.
    Po ashtu planet e tija per te arritur nje zgjidhje te qendrueshme dhe te pranueshme (nga te dyja palet) ne konfliktin izraelito-palestinez mbeten vetem teori.
    E njejta gje mund te thuhet edhe per marrdheniet me boten arabe. Ku sic po shihet, pranvera arabe (e pritur me shpesa te medha ne Perendim) dalengadale po shenderrohet ne nje vit te gjate dhe te pambarim kaosi dhe tollovie islamiste.
    Edhe ne raport me Rusine, administrata e Obames ka pesuar disa goditje bukur dhimbese (Snowden, Ukraina, Siria etj…)

    Bota perqeshi, mallkoi dhe urreu Xhorxh Bushin teksasas te dores se forte;
    por edhe Obama, i preferuar, i pranuar deri edhe i perkdhelur ne fillimet e tij, dita dites po shenderrohet ne nje figure deshtimi dhe zhgenjimi per qytetaret e mbere botes.
    Per amerikanet te mos flasim. Gjysma e tyre nuk e kane dashur qe nga fillimi i kryetarllekut te tij.

  4. Che'G says:

    U.S.A mor marko djali…se lufta esht USA-Russi, por ne kete rast USA ka qene ne prapavije …Kjo ka ndodhur ne 2007 ne samitin e bukureshtit kur putini erdhi me urgjence nga moska sapo u diskutua futja ne be e ukraines.

  5. toni says:

    Ka shume te drejte. Putini po behet me i forte se Obama. Pervec Sirise, Obama humbi dhe Egjiptin. Ministri i Jashtem dhe I Mbrojtjes i Rusise nenshkruan marreveshje me Egjiptin per ta furnizuar me mjete ushtarake-avione dhe helikoptere-Al Sisin, Diktatorin e ri te Egjiptit vetem 4 muaj pasi USA pezulloi dergimin e ndihmave ushtarake per Egjiptin.
    Pra ka humbur dhe nje vend qe dikur e kishte aleat.
    Sa i takon Ukraines, humbja ne fakt eshte e BE-por ama Ukraina ka qene gjithnje domen i Rusise.

    Obama po tregohet i dobet-shenje qe Amerika po bie.

  6. e verteta says:

    rusia te myt me lek daku

    1. -homeri says:

      —ceshtja e Ukraines nuk eshte terheqja e amerikaneve por e BE , sepse europa eshte e varur shume nga gazi rus dhe rusia me Putinin e luan mire kete –as–kur rruget e agzit te devijojne rusin sic eshte gazsjellesi Azer , atehere edhe –fuqia — e rusis dhe putinit do te bjer —per SIRIN –amerika nuk e ka ne zonat e saja te rendesishme , edhe keto qe ka bere deri tani ja kerkon miku i saj Izraeli
      —–ekonomikisht rusia nuk paraqet konkurence dhe vec ketyre do te thosha se eshte ne interes te amerikes qe edhe rusia te fuqizohet si rivale e rendesishme e potences se re ekonomike -KINES — qe do te vije edhe kohe qe te behet superfuqi ushtarake

  7. ballisti says:

    Ka disa pyetje qe dalin nga keto vrojtime te mediave boterore.
    A u ndje me shume kriza ekonomike ne vende ku era e politikave majtiste frynte me forte ?
    Perse krizes ekonomike i rezistoi me mire nga te gjithe vendet e Evropes Gjermania e qeverisur nga nje qeveri e djathte ?
    A do ti nenshtrohej nje Regan apo Bush politikave te nje Putini ?
    A solli e ashtuquajtura “pranvera arabe” e propoganduar si nje levizje “revolucionare demokratike” sisteme te mirfillta demokkratike ne keto vende ?
    A mund te quhet “fitore e demokracise” qe ne Shqiperine qe vuajti diktaturen me te eger staliniste te Evropes, me ndihmen e mbeshtetjen e nje ambasadori amerikan te vije ne pushtet partia socialiste, ish partia e punes ?

    1. Zogisti says:

      O ballist ,ku e shikon socializmin tek keta qe udheheqin sot,me thuaj vetem nje dicka socialiste tek keta dhe une do jem dakort me brockullat e tua,si berisha dhe rama nuk jane asgje as e kane idene e majte apo e djathte jane thjesht tip bajraktaresh sundimtatre oriental qe udheheqin nje popull vk.

    2. Partia socialiste erdhi ne pushtet me ndihmen e popullit se ai votoj totalishte per te dhe jo me ndihmen e ambasadorit amerikan.Partia demokratike humbi dhe do humbas gjithmon se udhehiqet nga nje ish sekretar i ish partise se punes(partise komuniste).

  8. Thika says:

    Me quani cinik, por fakti se Obama eshte me ngjyre i ka dhene perparesi Putinit.

    Nuk ka zezak mos vuaje nga ndjenja e inferioritetit, sidomos kur perballet me nje rracist sllav te tipit Putin.

    Obama ka humbur betejen personale me Putinin perpara se po humb ate te influences.

  9. Fanolist says:

    Problemi : Egjypt, Siri , Ukrahine eshte deshtim jo vetem i SHBA por dhe i Europes qe rri si menjane e indiferente.
    Putin nuk ka preferenca bashkepunimi demokratik; perkundrazi imponon diktatin e hegjemonine ; ky do t’i keqesoi gjerat drejte nje lufte te re te ftohte , qe do te jete nje fatkeqesi e re sidomos per kontinentin tone

  10. AP says:

    Keto pune qe diskutohen ketu, nga ne, me lehtesi te madhe( ne fakt me mendjelehtesi te madhe) nuk jane aqe te lehta, sic duken. Ne shohim vetem majen e ajzbergut por konkluzionet i bejme globale!
    Ekonomite Rusi- Ukraine jane teper te lidhura. Ukraina do nje dore ne revani, tjetren ne bakllava, edhe Bashkimin Doganor Rusi- Kazakistan- Bellorusi edhe BE.E pa qe nuk i leverdis BE!
    Per mua Obama duket i dobet se ka tru. Nga psikologjia shqipetari ka qejf qe presidentet e Amerikes te jene garipa ose gangsterre. Pikerisht keta lloj presidentesh i kane shkaketuar Amerikes demet me te medha morale dhe materiale!

  11. sherifi says:

    ballisti.
    -e para ne shqiperi nuk ka qene ne pushtet partia e “ballit kombetare” dhe erdhi partia socialiste si pjelle e partise se punes,por ne shqiperi ishte ne pushtete partia demokratike qe renditet e para si pjelle e partise se punes dhe e dyta renditet partia socialiste,kjo per faktin e thjeshte duke krahasuar vetem dy kryetaret; sali berisha si skretare partie prej 25 vjetesh dhe shume i devotshem apo edi rama si nje njeri liberal i asaj kohe dhe anetare i levizies per demokraci i viteve 1990.
    -ndersa persa i perkete amerikes,e si mund te ecet kur ka turma te pa informuara dhe te udhehequra nga njerez medioker si sazan guri e te tjere qe u’a bene “gogol”njerezve problemin e demontimit te armeve te sirise,sikur ato te ishin vdekje prurese per shqiptaret,ato vertet paraqesin rrezikshmeri,por duke u menaxhuar nga ekspertet dhe profesionistet e fushes perkatese,rrezikshmeria e tyre ishte zero, dhe kjo eshte arsyeja qe si shume te tjera po kakarise putini ndaj obames.

  12. bregdeti says:

    Ky eshte vetem nje vleresim i konjekturave te castit’me tecilen merren analiste aspak serjoze e qe s’kane pune tjeter…
    Per gjendjen politike dhe ushtarake,nuk shkon shprehja “Amerika eshte ende superiore”,por duhet thene”Amerika eshte tejet superiore ndaj Rusise”
    Konkretisht:Prodhimi bruto vjetor i Amerikes eshte mbi 15.500 miljard dullare,ndersa i Rusise eshte rreth 1.500 miljard dollar,rreth dhjete here me i vogel(sa gjysma e asaj te Gjermanise);nderkohe masa e shpenzimeve ushtara per te dy keto shtete eshte 4 perqin,qe do te thote Amerika Mbi 680 miljard,ndersa Rusija rreth 60 miljard…

    lule ne prandevere,
    ps ne keto zgjedhje mori nje deputet me pak se heren tjeter…,
    Ndersa mos shih nje sekretar te thjeshte partije si Berisha,qe e ka mohuar hapur sistemin komunist,por merri me rradhe cilet jane deputetet dhe kryesia e ps,qe arrine gjere ne minister i brendeshem i diktatures dhe qe kurre nuk thane nje fjale kunder saj….

    1. Albnr1 says:

      Yll fare.

      Ministeri i brendshem,

      V. leska kunat e hetuesit te diktature

      E. Gjermeni e bija e sigurimsit politik te diktatures

      zv. minister i mbrojtes bir hetuesi i diktatures

      pothuajse te gjithe kane lidhje me strukturat e sigurimit te shtetit…

  13. redi says:

    More djema, per te bere krahasimin se kush eshte me i fuqishem, neve duhet te shofim :
    – Cfare prodhimi bruto vjeteor ka Amerika dhe sa e ka Rusia?
    – Sa miljarde dollare edhte buxheti ushtarak amerikan dhe ai rus? Cfare niveli teknik kane armet amerikane dhe ato ruse ?
    – Sa eshte cmimi i gazit qe shet Rusia ne Gjermani dhe Europe ? Sa per dijeni cmimi i gazit rus, qe do te shkoje ne nje te ardhme te meseme nga Amerika ne Gjeramani dhe Europe do te jete sa gjysma e e cmimit qe jep Rusia.

    Djema, duke patur parasysh se :
    – Ne skenen e ekonomise boterore jane futur tashme lojtare shume te fuqishme si Kina, India, Brazili etj. qeveria amerikane e ka ndryshuar shume politiken e jashteme, sepse e ka te qarte se shekulli i 21 nuk do jete me shekulli i Amerikes dhe Europes por e Kines, Indise, Brazilit etj.Fuqia e tyre prodhuese, njerezore etj. ka rene tashme.
    – Me metoden e re te nxjerrjes me kosto shume te ulet te naftes (fracking)Amerika ne vitin 2020 do filloje te eksportoje vete nafte ne sasira te medha, pra nuk do te jete i varur me nga nafta arabe.
    Per te siguruar nje funksjonim te vazhdueshem te industrise amerikane ne lidhje me leverimet arabe dhe nje cmim te mire, kuptohet, se populli amerikan ishte dakord, qe Amerika te ishte kudo, te bente luftera per naften, te shpenzonte miljarda te taksapaguesve amerikane dhe kryesorja te derghej gjak amerikan.
    Tani situata ka ndryshuar, Amerika nuk do importoje me nafte arabe dhe qeveria nuk do mari driten jeshile nga populli amerkan per nderhyrje ne bote me lufte.
    – Eksperienca e Irakut, Afghanistanit i tregoi Amerikes, se nuk mund te behet EKSPORTIMI I DEMOKRACISE DHE MENYRES SE JETES AMERIKANE ne vendet arabe. Edhe Lenini nuk ishte per eksportin e komunizmit.
    Tani amerikanet konkretisht jane dakord, qe per vendet arabe te jete nje lloj demokracie tjeter dhe tani ne Qatar po behen bisedime midis amerikaneve dhe talibaneve te moderuar, qe keta te fundit te marin pjese ne qeverine e Afghanistanit.

    Desha te kujtoj ketu, se Obama dhe e shoqja kane mbaruar HARWARDIN dhe Putini, nje derr idioti, ka mbaruar kurse per spiunash ne Gpu dhe bile ka qene oficer sigurimi rus ne Dresden te ish DDR. Pra te krahasosh Kulturen e Obames dhe te Putinit eshte sikur te krahasosh floririn me qymyr.

    Mos harroni se mediat duan kuota shikuesish dhe lexuesish, ndryshe ata çduken nga tregu. Ne bote ka me mijra gazeta dhe revista dhe programe televizive, qe nxjerrin me miljona artikuj, reportazhe qe mbrojne interesat e nejrit APO tjetrit. Ne bote ka me dhjetra revista prestigioze si “the Economist”. Une personalisht jam nje dishepull i Obames, ketij gjeniu, qe ka arritur gjithshka vete me pune dhe vullnet. Sa per kurjozitet Obama dhe e shoqja per te studjuar ne HARWARD kane marre kredi nga bankat. Nuk jam i sigurte ne se Putini, ka mbaruar shkollen e mesme apo jo. Putini eshte perfaqesues i ish spiuneve dhe ushtarakeve ruse. Pastaj krahasoni ju lutem shoqerine amerikane me shoqerine ruse.

  14. llogjika says:

    ballist,
    ia fuske kot se kush eshte trashegimtarja e partise se punes;vetem nje i verber mund ta thoshte kete budallallek,aq me pak nje ballist;kujto paksa fillimet e pluralizmit,kujto qendrimet e dy paleve;kujto se kush u deklarua hapur kunder boshtit te kuq dhe kush e mbrojti e se kritikoi asnjehere ate regjim;kujto se kush kerkonte qe te burgosurit politike te liroheshin si te pafajshem dhe kush si te falur,;analizo dhe krahaso perberjen e te duja kraheve e tj.e tj…

  15. llogjika says:

    Albnr1,
    ke plotesisht te drejte;te gjithe po thuaj pa perjashtim ate prejardhje kan,qofte ne qeveri,ne kryesine e ps-s e ne parlament.Duhen permendur dhe demakuar vazhdimisht,duke filluar nga Ruci e tj.,pasi eshte poshteruese qe ky popull perseri te qeveriset e te mbahet nden kembet e tyre…Prandaj kata i quajne kriminele Berishen dhe te tjeret e pd-s,sepse u shembi duktaturen e eterve,me barbaren dhe antinjerezoren ne Europe…Edhe pd-jame ka pasur dhe mund te kete ndonje me origjine komunistesh te thjeshte nga ay regjim,por te pakten ajo parti e ka muhuar publikisht dhe i ka dale hapur kunder ati regjime,ndersa keta te ps-s kurre se bene nje gje te tille.Perkundrazi,ministri jashtem,Bushati i biri nje ish antar i K.Qendror dhe kryetar dege i p.mredeshme,deklaron publikisht se “e kam per nder qe jam i biri i tij”.Ky eshte E.Rama qe deklaron me hipokrizi se eshte demokrat,proamerikan e antikomunist,nderkohe qe keta tipa demokracine dhe Ameriken i kishin hale ne sy dhe e mallkonin ore e cast…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje