Presidenti Bujar Nishani mbajti fjalën e përvitshme me rastin e Ditës së Pavarësisë.
Në 101- vjetorin e Pavarësisë, Nishani tha se duhet punuar më shumë për integrimin e vendit.
MESAZHI
“101 vjet më parë, burra të shquar dhe të lavdishëm shqiptarë, të zotë të penës dhe të pushkës, që për Shqipërinë vetëm jepnin dhe për të marrë as mendja u shkonte, bënë të mundur shpalljen e Shtetit Shqiptar.
Nga koha kur më 28 nëntor 1912, me shtizën e duhur dhe në lartësinë e merituar, Ismail Qemali ngriti në Vlorë Flamurin kombëtar, për të ardhur sot në këtë 101 vjetor, u deshën shumë përpjekje, shumë mundime, shumë lodhje dhe shumë sakrifica.
Arritëm deri këtu, shpejt ose ngadalë, me apo pa gabime, për meritë të vetes por edhe me ndihmesën e të tjerëve, këto tashmë kanë rëndësinë e vet si Histori.
Në atë kohë, kufijtë e shtetit shqiptar u vendosën nga fuqitë e mëdha të cilat lanë padrejtësisht jashtë trungut, troje shqiptare.
Përtej kësaj padrejtësie të kohës, rëndësi ka që shtetin e bëmë, shtetin e kemi, dhe që ta mbajmë duhet t’i shërbejmë.
Me kokën lart’, me vështrimin përpara pa harruar edhe ndonjë vështrim pas, tash e tutje duhet të kujdesemi dhe të punojmë; për më tepër begati, më tepër Liri, më tepër shpresë, më tepër prosperitet.
Mos mbetja mbrapa zhvillimeve globale ndaj një bote që ndryshon furishëm, kërkon shumë përkushtim, shumë idealizëm.
Sfida të vështira kemi përpara.
Të vijojmë reformat e nevojshme.
Të vijojmë reformën arsimore. Që shkollat të na prodhojnë njerëz të thellë në dije dhe mendime, të aftë për të përballuar sfidat e mëdha të punëve të mëdha të së nesërmes.
Të bëjmë çmos ta zbusim klimën politike ndërpartiake.
Të ndërtojmë strategji të mira punësimi për të evituar sa të mundim pak nga pak lëmoshat e padenja dhe jo-efikase asistenciale.
Të vazhdojmë të punojmë edhe më tepër për sa na ka mbetur për afrimin me Europën.
Të kujdesemi për fëmijët, dhe në përgjithësi për brezin e ri. Që brezi i ri të jetë i pajisur me vlera qytetare, edukatë, respekt, dashuri për dije, patriotizëm, pasion për punë. Në të kundërt, s’kemi pse habitemi kur të rinjtë na vriten nëpër kafene, në aksidente rrugore, apo nga krimi në familje.
Të kujdesemi më tepër për ruajtjen e trashëgimisë kulturore. Dhe ta pasurojmë atë trashëgimi. Nëse nuk prodhojmë Kulturë për t’ja shtuar trashëgimisë, nuk i kemi dhënë asgjë kombit, është krejt njëlloj sikur nuk kemi bërë asgjë. Sepse Kultura mbetet. Të gjitha të tjerat konsumohen.
Vetëm në këtë mënyrë do të mundësojmë stabilitet më të madh, progres më të harmonishëm në të gjitha nivelet dhe në të gjitha fushat.
Ndërkohë, t’i promovojmë dhe t’i shtojmë vlerat kombëtare. Por pa e tepruar. Në mënyrë dhe masë të ekuilibruar. Se diktaturat merren me veten, me glorifikimin e vetes.
Demokracitë funksionojnë në harmoni edhe me të tjerët. Demokracitë ecin më fuqishëm së bashku, me fqinjët sidomos, me të cilët duhet të jemi mirëkuptues edhe më bashkëpunues në të gjitha aspektet. Në fund të fundit, sado të vjetër dhe të lavdishëm, me Gjuhë të pasur, Kulturë dhe Histori të lashtë, jemi një Komb si gjitha kombet e tjera. Në këtë këndvështrim, na duhet t’i kthejmë sytë nga vetja, të përveshim llërët, të ndreqim gabimet dhe të ecim përpara.
Të mos lejojmë që Shqipëria të bëhet Atdheu i njerëzve sipërfaqësorë të babëzitur për pasurim material, vend i luftës së papërmbajtur politike, fushëbetejë e fanatikëve të çdo lloji.
Ta bëjmë Shqipërinë vendin e njerëzve që Shqipëria meriton, vendin e njerëzve seriozë dhe të përmbajtur, njerëzve zemërmëdhenj me shpirt fisnik, që punojnë shumë, pak mendojnë për veten dhe shumë për tjetrin, që duan atdheun, që njohin meritën e tjetrit, që nuk e teprojnë me të drejtën.
Ju falenderoj, gëzuar dhe gjithmonë qofshim bashkë!”
PO KAPTERIN KUR DO TA HEQI RAMA ????
Nuk do e lajm shqiprin ne duart e bllokmenave te Hitlerit!
http://goo.gl/OO20ed
Rama u zgjodh kryeminister dhe nuk u kurorzua MBRET.
Duhet ndjekur shmbulli i Berishes kur erdhi ne pushtet me 1992, duhet shkulur me rrenje sistemi i kalbur i drejtesise qe vete Berisha me pas duke shkelur mbi ata qe sollen demokracine ne kete vend instaloi per te mbetur president apo kryeminister i perjetshem si Josip Broz Tito.
Ne kushtet e demokracise qe kerkojme te vendosim kete pune e zgjidh vetem nje referndum popullor, pasi nga parlamenti i kontrolluar nga kryehajduti dhe aleati i Berishes, Kokelopa i Skraparit, Meta, nuk mund te presesh absolutisht asgje.
ike ore pler i sliut ti je tersi i shqiperis dhe saliu jot prandaj qerohu o ters
Shikoni kush flet per njerez me thellesi mendimi dhe te pavarur e jo siperfaqesore, numri nje i MARJONETAVE ne Shqiperi,presidenti kukull i Sali kokemushkes.
Ne fakt njeriu me siperfaqesor ne Shqiperi jeni ju zoti president, numri numer 1- NJE . Jeni president pa asnje lloj fare vlere personale. E vetmja vlere e juaja zoti president, vlere qe e din i madh e i vogel ne Shqiperi, demokrat, ballist, socialist, komunist, i majte dhe i djathte…pra te gjithe..e dine vleren tuaj personale qe eshte ” Jeni nje njeri pa personalitet fare, nje “kapterr” qe e ka bindje se nuk jeton dot jashte hijes se Berishes.”
TE GJITHE MENDOJNE KESHTU…SE TI JE VETEM NJE KUKULL, ne dore te Berishes.
Jo KUKULL,por DORDOLEC thuaj!!!
Se kukullat e kryejne nje pune:ARGETOJNE FEMIJET,ndersa ky GJYTYRYM nuk argeton njeri!!!
Ore president injorant i ke pire ilacet per sot se duket sikur e ke shkruajtur fjalimin ne gjendje te dehur? Ore sakat jo nga trupi por nga truri, na e shpife me keto fjalime prej idioti. Lexoje nje here se cfare ke thene dhe do te kuptosh qe me shume ke nje ngaterrim germash sepse mendime nuk ak aty brenda.
Kur do ta hiqni kete inorant qe eshte vene ne menyre ilegate ne karriken e Presidentit? Vetem Shqiperia ka President “ne te zeze”, sepse nga ana ligjore ai nuk eshte Presidet!
burr koti
po ka me i babezitur se ty or qen dhe se sali vicidoli
Sa fjalim mbreselenes! Faleminderit zoti President,u lodhe shume qe nxore kete pacavure fjalim nga goja? I mjeri ti sdi te lidhesh dy fjale,cjane mo keto budallalleqe qe nxjer nga goja,ne fakt dhe ke te drejte, se je komplet ashtu sic dhe vet shprehesh.
Citoj,Nishanin:”…në ate kohë kufijtë shqiptarë u percaktuan nga fuqive e huaja!”
E vetmja fjali ne ligherate të drejte qe tregon nje te vertef dhe qe ka nje problem por qe nuk shtjellon asgje! Dhe flitet per Pavarsine e coptuar!…
Asnje trup diplomatik aty? Perse? Nuk i ftuat? Berisha per tu bërë qefin Beogradit dhe Athines,(per statusin) nuk shkon ne Vlorë dhe 3B ngelen e festojne ne Tirane(Berisha-Basha-Bode) turp e antikombtari!Perpjekje per ndarje të Kombit!Kush nuk respekton Vloren dhe popullin e tij të lavdishëm është o i marrë o antishqiptar! Zgjidhni e merrni! Lengaraq politikane,per statusin qe duhet të na e japin e të mos ua pranojme per ndarjen kriminale(Zvicra nuk është ne BE,as Anglia nuk e ndryshon monedhen,c’i gjeti? Poshtersi kombetare!Do tju ver kapakun e varrezes politike Sovrani,se ne varr ju futi me 23 qershor! Vlora është Kombi,Tirana gjysma e Shqiperisë e prerë mizorisht!
Ti z. president je vete i siperfaqshem, me diploma fallso, me shkolle ushtarake dhe duke sherby si kamarier ne vitet ’90 megjithese nuk kishe moshe per te. Nuk kam problem me kamarierllekun si profesion, por nuk eshte kjo pargatitje qe duhet te kete nje president vendi. Dhe sa per te qene i babezitur, mjafton te permendim se cbere per interesin tend duke firmosur kalimin e selise se pd nga prona jote tek prona e dikujt tjeter! cfare pafytyresie!
Ti nuk je president i te gjithe popullit. Ti perfaqson vetem saliun dhe eliten e tij. Je i vetmi president qe flet vetem per nje parti. Mba qendrim dhe i paanshem ne analizen e problemeve dhe mos perkrah vetem berishen qe te beri president. Ne te kundert lere ate karrike se nuk e meriton
Politikë përçarëse e pangopur, e padenjë e papranueshme.Kemi një president anonim një kryeministër tragjikomedik dhe antishqiptar dhe në krye të piramidës demokratike që duhet të jetë kuvëndi, maja e përfaqësimit të vullnetit popullor drejton skenarin mjeshtri i korrupsjonit që është shndërruar në strukturë.Mjafton të flasim për krerët e shtetit për të kuptuar ose për të përshkruar gjëndjen e rrënuar të shqiptarëve sot.
Sa shume ngjajne fjalimet e Nishanit me ato te Ilir Floririt…duket sikur i ka shkruar e njeta dore e thurrur e njejta mendie…?
Kishte qene ca kishte qene
Nji kasolle tuj ra mbrende
ishte mbushe plot me fende
s”kishte dreq qe me ndej mrende
Na cmenden me fjalen reforma reforma reforma.
Ore bjerini direkt problemit ne zemer. Bejne ligje me heq kundershtaret dhe i quajne reforma. Ata qe qene me pare kane mbledhur me kuc e me mac njerez qe i paguajne kot dhe shteti merr fund (si ne Greqi). Ore hiqi, ata normal qe nuk duan te ikin, jane si bebet tek cicat e grave, qajne po ja largove koken.
Pasi i ke hequr, ai qe ka marr pushtetin, fillon ky tani mbledh me kuc e me mac, dhe e mbush kupen e ja sjell popullit ne maje te hundes, dhe vjen tjetri se do ti humbesh zgjedhjet edhe pasi vret me 21 Janar te pafajshem, se 21 Janaret nuk do te mbarojne, i kemi vit per vit. Dhe prap duhen reforma, reforma, reforma.
Na rofshin reformat
Ah ha shum vone per kete gje!!!!!
Duhet shkul me rrenje kjo DIKTATURE qe ka vendos sali berisha