Kryeministri Edi Rama, ndërsa ka marrë pjesë në festimet për 28 nëntorin në Vlorë, ka përfituar nga rasti për të inauguruar nisjen e konkursit për projektin e shëtitores së re të Vlorës, “Lungo Mare”.
Afati i fundit i dorëzimit të planeve për këtë konkurs do të jetë deri në datën 6 janar, ndërkohë që në datën 19 janar do të shpallet edhe fituesi.
Kryeministri nuk e mohoi se gjatë këtyre viteve janë bërë gabime të shumta në zhvillimin e Vlorës, por sipas tij, tashmë ka ardhur koha për korrigjime.
“Kemi marrë një zotim që t’i japim bregdetit të Shqipërisë, një përmasë të re zhvillimi, por njëkohësisht t’i japim këtij zhvillimi, qëndrueshmëri dhe ta bëjmë këtë zhvillim në harmoni me natyrën dhe sa më pranë standardeve që sot përcaktojnë edhe cilësinë e industrisë së turizmit në botë dhe veçanërisht në Mesdhe.
Ky konkurs dhe ky projekt janë hapi i parë drejt realizimit të këtij zotimi. Ndërkohë që ky qytet dhe vija e tij bregdetare janë me siguri një sfidë për t’u fituar, në funksion të transformimit të gjithë vijës së përcaktuar nga konkursi, nga pylli i Sodës deri lart tek tuneli, në një realitet të ri evropian dhe urban të Shqipërisë së re turistike.
Unë jam i bindur se pavarësisht dëmeve të bëra për shkak të mungesës së eksperiencës apo për shkak të ngutjes pas një zhvillimit të paqëndrueshëm, potenciali është i gjithi aty.
Unë jam i bindur që kushdo që kalon në pjesën e bregdetit të Vlorës në këmbë, pas pastrimeve të bëra, që do të vazhdojnë të kryhen deri në fund dhe shumë shpejt, e ndjen se aty është e gjithë hapësira për të ndërtuar një nga vijat urbane më të bukura të Mesdheut, në funksion të zhvillimit të qytetit, në funksion të zhvillimit të të gjithë vendit, si dhe në funksion të thithjes së një numri jo vetëm më të madh, por sigurisht edhe më cilësor turistësh, drejt Vlorës. Turistëve shqiptarë, që vijnë nga të gjitha trojet shqiptare në rajon dhe turistëve të huaj, që me siguri me realizimin e këtij projekti do të jenë shumë më të tërhequr drejt Vlorës dhe me ecurinë e këtij projekti në tërësi për të gjithë vijën bregdetare, do të jenë shumë më të tërhequr drejt vijës bregdetare të Shqipërisë.
Ne e kemi të gjithë vullnetin për ta realizuar projektin e ri të gjithë vijës bregdetare të Shqipërisë, duke filluar nga vija bregdetare qytetit të Vlorës dhe jam i bindur se në një kohë relativisht të shkurtër, besoj do të na duhen afro dy vjet, ne do të mund ta prekim me sy dhe ta jetojmë si realitet këtë projekt që fillon sot.
Objektivi ynë është që projekti të jetë realizuar para sezonit të verës të vitit 2015. Unë jam i bindur se i kemi të gjitha mundësitë që ta bëjmë realitet këtë objektiv,” tha Rama.
“Sfida është që kësaj shëtitoreje t’i japim përmasën e njeriut dhe që gjithë lëvizjen e makinave që sot është shumë e rënduar ta devijojmë, duke krijuar kështu kushte që edhe lëvizja e makinave të jetë e garantuar përmes një segmenti tjetër dhe vija urbane të jetë e gjitha në dispozicion të qytetarëve. Ka qenë një emocion i veçantë për mua, dhe sinqerisht edhe pse fjala emocion në gojën tonë që jemi përditë në televizor duket nganjëherë sikur s’ka kuptim kur e dëgjoni, po ka qenë një emocion i veçantë kur para disa ditësh erdha këtu dhe pashë në një ditë të bukur përgjatë gjithë vijës bregdetare mijëra njerëz që shëtisnin. Aty akoma nuk ka një shëtitore, por aty tani ka një hapësirë dhe qytetarët e Vlorës, por kishte dhe shumë që kalonin për të shkuar më poshtë në një ditë pushimi dhe që ishin bashkuar me atë shëtitje, shijonin një hapësirë të rifituar.
Jam i bindur që në qoftë se ashtu, mes rrugës, një trotuari që është e vështirë të ecësh me gruan apo me të dashurën se duhet të ecësh përpara dhe duhet të zgjedhësh se kush duhet të ecë përpara burri apo gruaja dhe pjesës tjetër që akoma është e mbushur me rrënoja, kishte aq shumë njerëz, kur ne të ndërtojmë shëtitoren, me siguri do të jetë një vend ku jo vetëm qytetarët e Vlorës, por do të vijnë dhe nga qytete të tjera për të ardhur për të shëtitur në Vlorë dhe jo vetëm gjatë kohës së verës.
Me këtë bindje le ta çojmë përpara këtë konkurs, të bindur që Vlora e ka absolutisht të mundur që të rreshtohet ndër pikat më atraktive të Mesdheut dhe në portën që lidh Mesdheun, jo vetëm me Shqipërinë, por me gjithë rajonin tonë.
Kemi një fat, jetojmë në një kohë kur rajoni ynë është në paqe. Ne shqiptarët e Shqipërisë kemi dhe një fat tjetër, që jemi pjesa e rajonit me dy dete, me Adriatikun dhe me Jonin. Por deri këtu nuk është merita jonë, ky është fati ynë. Merita jonë do të jetë kur këtë fat ta transformojmë në një burim të qëndrueshëm zhvillimi ekonomik, punësimi, mirëqenie, për sa më shumë qytetarë. Dhe, kur ta bëjmë Vlorën jo thjesht një qytet ku do jetosh se linde këtu, por një qytet ku shumëkush të ndihet me fat që lind këtu dhe të mos ketë nevojë të ikë gjetkë, sepse këtu do të ketë edhe shtëpinë, edhe familjen po edhe një punë të siguruar”.
ラブドール 小さい コロラドからのご挨拶!私は仕事で退屈しているので、昼休みに私のiPhoneであなたのサイトをチェックすることにしました。私はあなたがここで提供する情報が大好きで、家に帰ったら見
Po Rama a ndjehet ndopak pergjegjes per keto gabime, po pak, pak fare.
Bravo Rama per te gjitha hapat qe po ndermerr.. Jo vetem qe sjemi gabuar me ty por sikur te votohej dhe njehere do merrje mbi nje milion vota
Cani-Emrin Rama shetitore do ja vej TRE MUSHKAT
Hehehe, e i hengsh Cazon ti keti Plepit tend, hahahaha! Cfare Lungo Mare, cfare Cazo di Merda, Vlora ka nevoje urgjente per nje Port modern sic u be ne Durres! Ky do te jet projekti i tij me i madhi, me lule, me bare, …..! C´kerkon ky ne Vlore, aty eshte nje Kryebashkiak, kjo eshte nderhyrje komuniste ne kompetencat e Bashkise, po ta bente kete veprim Salihu, ato piqkat e dhise ne Tirane do e benin qametin me blla blla, ……!
nuk i gjetën ndonjë emër shqip për shëtitoren ?????
XENI-TRE MUSHKAT_OSE VELI JASTEKU
Mooos Edooo,
Do o bjeri prape te fiket Sales!
http://goo.gl/bvWsnp
jemi shum te gezuar per shetitoren ne vlor …..gjynaf per demokratet e vlores qe spaten mundedsin te terhiqnin investime per vloren ne periudhen e eret 8 vjecare per qytetin ton
Vlora dhe gjithe shqiperia ka filluar te marri ngjyra tjera. PO ndermerren masa reale duke vene rendin te parin e te tjerat me radhe
Ashtu Edi vazhdo, shoh nje perkrahje maksimale nga populli per ty. kjo eshte ajo qe populli do, e ti je njeriu i fjales se mbajtur
Rama tek ty i kemi shpresat! Vlora forever!
Artist i talentuar!!! Ska artist pa humanizem…komuniko me publikun i nderuar, ata do ta ruajne kocken, me ata e ke te miren, te tjeret jane kalimtare, beju mire atyre per tu shenuar me shkronja te arta ne historine e Shqiperise, e te zesh vendin e merituar (pac fatin e Ataturkut ne Turqi)!respekte
ti je i papare o Ed. Per zotin populli masivisht eshte krenar per ty. Je njeri nga ne, nje njeri mes popullit qe me potencialet tuaja po ben te mundur nje vend qe te gjtihe e deshirojme
po shpetim gjika ku ishte?
gjika ka pune me prokurorin ska pun ne mbledhje me kta..
shpetimi ka pune me prokurorin tani ska me pune me kta qe do e kthejn vloren ne nje model europjan jo si shpetimi qe jep leje e fut lek ne xhep e ktheu vloren ne nje vend katastrofik me ndertesa ne det..
Ok….e pranojme qe jane bere gabime ……..fute pleren Shpetim Gjika ne burg………ai e shkatroi Vloren….
I math ky mor, edhe po nuk bere gje allall vetem per menyren e te folurit.
Mire! Ndërkohë Gezuar festat e 28-29 nentorit! Objektiv i qartë,shetitore mor shqiptar dhe jo “lungo Mare” sepse nuk është italiane Vlora!Kuptoni c’po beni?”Shetitorja e kalter”,quheni ose “SHETITORJA e Jon..” Ose Gjatesia e Detit se kështu perkthehet”Lungo Mare”…kuptoni tani? Dhe une flas nga Italia ku dhe Rapallo ku Rama ka qene,ka shetitore buze detit”Lungo Mare!”.Kush vazhdon ta quaj keshtu,është vertet i marrë! Sa per projektin,Rama e ka gati në Genova ku dhe ka qënë kur u vra ne muzeun e detit nje shqiptar,vite me parë!Buze “Via Italia”dhe detit ka nje shetitore gjigande 10 meter të gjerë,shtruar si me parket,ku mbremjes e verës është plot me njerz dhe mengjeseve bëjnë vrap,fiskulture qytetaret! E thjeshtë gurin e bukur Vlora e ka;ta pres dhe cojë ne ish Uzinen Mekanike ku guri prihet me precizion,1m gjatsia dhe 30 gjerësia! Tre faqe të gurit i rrafshojme ne makinat metalprerese Pjale,ose frezë dhe riveme ne punë Uzinen,mekaniket per rrafshim,kurse mjeshtrat muratore i vendosin me precizion të lartë! Dergoje Artan Lamen deputetin tonë te Beratit ketu ne Genova,tja tregojme si duhet bere me frezime dhe guri i “Tomorrit” dhe si duhet vendosur jo të hiqet neser,por pas 300 vjetesh! Dergojeni Lamen ketej se po i paguajme dhe hotelin dhe udhetimin! Beni gjera qe vertet të mbeten,si bota,jo si Saliu i Vicidolit qe inaguronte dy herë rruget! Gezuar Festat Vlora e Flamurit Kombetar!
je shume i sakte per mendimi qe ij jep DESART po sa per Gurin ka me bollek mbi kave ne shashic ,qe ska nevoj te shkoj ne BERAT……..
Po mir e e ke ti , po Lamja nuk eshte per kete pune … dhe nuk e di sa do degjohesh duke shkrujt tek tema per ket gje …
merreni me leng se mishi mbaroi,vetem une sjell rregull te tjeret gabuan pa dashje dikutim prej infantili,musteqja i vlores e ka vendin ne burg ate te thoshte por nuk eshte ay qe hiqet ,c’rendesi ka frenat ja dhame per kater vjet
Me vjen keq, une jam nje fans i Edit, por te sjellesh investitore nuk eshte nje fjale goje. Une kam pare lungomare ne disa qytete te Italise dhe Greqise dhe me vjen keq por me duket se Edi eshte pak enderimtar dhe jo realist. Gjithe bota kerkon investitore dhe ju krijon kushte shume te favoreshem qe te vine. Investitori do uje, energji elektrike te lire, siguri, drejtesi, shtet juridik, korrektesi, fuqi punetore jo vetem te lire por edhe te shkolluar. A i kemi ne keto ??!! Sigurisht qe nuk i kemi. Keto duhen krijuar dhe pra kohe. Mos harrojm se kapitali i huja ( investitori ) nuk ka atdhe, nuk eshte Jesus Krishti, dhe qellimi kryesor dhe i vetem i tij eshte FITIMI.
Me Habit fakti qe qeveria ka afersishte tre muaj dhe akoma nuk e ka shembur pallatin e vjehtrit te Bashes. Duhet shpejtesi dhe konseguence dhe jo perralla. Syte besojne me shume se veshet. Faktet flasin me ze me te larte se fjalet. Kur do prishet pallati i vjehrit te Bashes i cili ka zene pedonalen dhe nje pjese eshe futur ne det. Deti ne te gjithe poten eshte nje prone publike. Prona private duket respektuar dh embrojtur por ama cdo shtet ne bote i jep perparesei interesit publik.
O Redi po qe qenke K. . . fare ti! Kontradiktor desha te thoja. Ketej thua nuk gjen dot investitore dhe ne te njejten kohe thua pse nuk e shemb pallatin e “Bashes”! Po e ve ne thonjeza se ai nuk eshte me pallati i Bashes por i njerezve qe kane derdhur aty kursimet e tyre!
Kush eshte ai investitor kur ti nuk garanton pronen???
Dhe e fundit lungomare mund te behet por vetem pasi ti kene demshperblyer nje me nje te tere ata qe tashme jane pronare!
Qarte, shkurt dhe prere ky eshte shteti ligjor qe as ti as tahiri dhe po deshe as rama nuk e zhbeni dot!
Respekt per Ramen.Por nuk kuptoj perse shetitoria duhet te quhet luongo mare ,cdo gje tjeter e perkryer.
Fjale me spond … ja lun synin Italjonve ndoshta prandaj …
Edi!
Është vërtet një surprizë e këndshme lajmi për shetitoren buzë detit të Vlorës.
U bëftë sa më e bukur! Po me një emër metaforik shqiptar:
fjala vjen: AdriaJon, Vloranuse, Nusevlora, Kaltrina.
Ju urojmë mbarësi!
Emrin ja kane gjetur Lungomare Valona , te keqen e Vloranuses
eshte dicka e bukur por mjaft e vonuar. si projekt eshte i viteve 60-te. bazuar projektit italian te viteve 30-40. nqs e realizojne do jete mbrekulli. njerzit kane filluar dalin masivisht, eshte e vertete, a thua deri dije skane pasur bregdet det apo ajer. ne gjithe kete entuziazem te qytetit per rikthimin e bregdetit kam vene re nje tmerr qe te gjithe e shohin por bejne sikur nuk shohin, edhe vet rama e shikon por nuk di pse nuk reagon. BUZE DETIT KU FLITET SE DO KALOJE LUNGO-MARE NDODHET NJE PIKE KARBURANTI;NGJITUR ME PALLATE BANIMI; POR TMERI ESHTE ME I MADH KUR SHIKON SE VETEM 5 METRA LARG NDODHET NJE CERDHE-KOPESHT FEMIJESH: NUK DI CTE THEM ME SHUME; DUHET TE ISHTE PRISH I PARI O ZOTI KRYEMINISTER; ZOTI VENTE DORE ISHALLA:
jo mbrekulli more por mrekulli … nejse
jane dialektizma ” mbrekulli”
ne te vertete ideale do te ishte qe nje kategori e perzgjedhur emrash te votohej nga shtetasit Shqiptare pasi shetitorja meriton 1emer Shqip. as1here dhe akoma nuk eshte vone.
ps: AdriaJon eshte perfekt dhe domethenes pasi eshte shetitorja e vetme besoj qe perfshin dy dete
o komentus qe s kuptoni shume prej jush do quhet LUNGO MARE ska pse te na vij inot se ngelem gjasme patriot koti po jua shpjegoj me dy fjal pse quhet ashtu dhe mendoj se do jene dakort me mua shume te tjere qe merren me histori si puna ime
1- projekti pare per kete shetitore na fakt ka qen qe para 1000 vjetesh po ta keni idne ku ndodhet sot stadimi flamurtari ka qen nje nga keshtjellat me te bukura ne mesdhe e rrethuar me uje nga te kater anet dhe kishte dhe nje lidhje ne det meqensse aulona vlora e sotme e oriku ishte qytet ilir prej 2600 vjet perpara dhe ata thueht ne dokumenta kane pas qe atehere floten e tyre dhe nje shetitore te vogel buze detit
2-austriaket dhe hungarezet lufta pare botrore ndertuan tynelin qe eshte dhe sot ne uje te ftohte dhe rrugen qe te kishin dalje ne greqi dhe itali
3- me ardhjen e italianve ne vlore ne 1939 shetitorja filloi projekti i vertet i arkitektit me te degjuar ne itali te asaj kohe dhe u quajt BELBEDERE si quhet dhe sot nga shume njerez u ndertua porti u hodhem me mijra betone katror per te frenuar dallget e detit ku jane dhe sot dhe u ndertian nga italianet klube qe per kohen ishin nga me modernet ne europe qe kishin dhe muzike dhe defrenin deri vone oficeret italian dhe grat e tyre dhe ata e kishin enderr ate vend te qete dhe me uje BELBEDERE u mbollen mijra palma dhe lule shume ngjyrash kudo dhe u be dhe ujsjellsi ultra modern per kohen nga italianet dhe i pari ne shqipeir ne ate kohe
4-gjermanet me ardhjen e tyre ne vlore e shfrytezuan dhe ate shetitoren dhe klubet aty per shplodhje mbasditeve
me ardhen e rusve kjo shetitore mori pamje te re se rruga per ne pashaliman si rruga e vetme aty ju duhej rusve si baza me e madhe ne mesdhe e asaj kohe ju duhej nje vend inxhinierave dhe oficerve rus per defrim dhe qejf dhe shkonin regullisht ne belbedre per kafe apo darke dhe atte njejten gje e shfrytezonin BELBEDEREN SHETITOREN qe ishte deri ne uje te ftohte edhe kinezet inxhinier dhe grate tyre se po ndertonin ne vlore 5 fabrika ne ate kohe si llampat elektrike soda kaustike etj dhe aty shplodheshin
koha enverit pati pune te tjera si ndertimi vilave rregullimi sheshit ne skel palma te tjera ndricimi pergjat rruges etj dhe nderhyrje te tjera
koha sales pati pune te metejshme si zgjerimi i tynelit per te shkuar ne logora dhe dhermi dhe shtrimi me asfalt i pjeses se bulevardit dhe ndricimi u permisua por gjithmon eshte quajtur BELBEDERE te pakten qe nga koha e italis moderne
tani radel qeveria rama tani dhe thot do e bej nje nga shetitoret me te bukura ne mesdhe haron qe e kan pas enderr dhe shume te tjer para tij pra ne vend te thote une do e permisoj shetitoren do e zhdroj ne dicka me te bukur se ne fakt tani ajo eshte ne kohen me te keqe te saj pas shembjeve qe beri vet qeveria rama masive aty ndertimeve te privatit dhe komplekseve turistike ajo tani ngjan ngado me nje germadh me drita te zbehta dhe palmat bukura qe ishin krenaria e saj me lule shumengjyrshe palam kane mbi 100 vjet aty ne shume vende siper plus palmat poshte dhe nuk duhen te prieten kurre se jan monumet kulture do vite te rriten aq palmat ato as pastorhen tani ne fakt
8 studio nderkombetare per kete projekt te rendesishem si per vloren por ne fakt per gjith shqiperine se aty pushojne ose kalojne pushues te shumte nga gjith shqiperia maqedonia kosova e europa kemi perball vlores italine dhe greqine qe kane hedhur miliarda per turizmin dhe kane vite te tera qe punojne
pra 2 pyetja per ramen si kryeminister dhe qeverin e tij qe duan te futen ne histori me kete projekt te rendesishme ne turizem dhe per banoret normal leket ku do gjehen sepse te besh dicka te bukur duhen para qe nga pllakat ndricimi shatervanet etj etj se projekte ka pas shume me kohe pamja e detit nuk zihet dhe perball kemi sazanin ishullin dhe mire bere qe po prish objekete te privatit por pse duhet pa tjeter t maresh arkitekt te huaj kur jemi ne dhe kemi dhe eksperienc sa e njohim ne vendin tone se njohin te huajt te marrin leket ata arkitekt per projektin ? kete se kam kuptuar kurre
shqiptaret e amerikes kane kohe qe po japin llogari bankare plus te greqis dhe italis e kudo per kete projekt flas per privat me fimra bisnesi pse s jepet njoftim ku derdhen keto kontribute dhe te tjera qe do vine plus banga europiane etj etj qe do investojne ne kete projekt ju thoni do i gjejme miliardat ok i GJENI per 2 vjet that e keni gati dhe nga me te bukurit ne europe mos folet kot apo folet me baza/ kjo vlen per tu verifikuar per shetitoren LUNGO MARE greket e quanin ndryshe ne fakt dhe po ashtu turqit per kete them LUNGO MARE sepse italianet ishin me afer me vloren as 25 kilomerta larg perball prandja do quhet ashtu me te drejte se ata ishin kryesoret ne kete projet qe i dhane pamje te kohes qe atehere LUNGO MARE per nder te italianeve
Quhet Belvedere (jo Belbedere) qe do te thote pamje e bukur ne italisht. Ajo eshte ndertuar ne kohen e Italise, keshtu qe dhe emri i ka mbetur qe atehere.
o njerezz LUNGOMARE eshte fjale nderkombetare pavaresisht se eshte ne gjuh italiane..normale qe emri do i vihet se s’do ri pa emer por lungomare e quajm te gjith se kshu eshte perdorur fjala lungomare dhe shqip lungomare quhet “bregdet”
O flori, qe eshte italiosht dakord, por ate nderkombetare mos na e shto. Sepse, nese jeton ne Itali, vuan nga semundja e te gjitheve atyre shqiptareve qe jetojne ne kete vend si emigrante dhe qe kujtojne se çdo fjale e thene italisht, na qenka edhe nderkombetare. Ne Angli, ne France, Gjermani e gjetle, as qe e njohin dhe as qe perdorin fare kete fjalen tende “nderkombetare”; Por qe te pakten per respekt te qytetit te Flamurit, te vlores qe u gjakos per te hedhur ne det italianet ne 1920-en dhe te Vlores qe u nxi nga akti kriminal i italianeve ne vitin 1997 dhe pastaj erdhen te na varrosin sikur te mos kishin bere asgje, ky emer nuk duhej te ekzistonte.
Shume bukur. Bravo Edi. Vendosni emer shqip
Emri dihet Shetitorja Skele – Uji i Ftohte
po deti jonina eshte perla e botes sepse eshte pjes e detit mesdhe klime mesdhetareku bejn pjes dhe vende te tjera italia greqia ato arrijne te marrin miliona turist ne vit ne jemi vend i vogel ate pak bregdet qe kemi dhe deti jon duhet me cdo kusht ta mbrojme nga babezia e betonit dhe ku ka beton ka ujra te zeza ka det jo te paster vetme nddertiem prej kashte kjo eshte e ardhmja e turizmit si sicilia qe po merr shume turista pa turizme shqieria eshte e vdekur
me vjen mire si cdo shqiptar qe rri ne itali qe ky projet i vlores dhe detit jonian do reallizohet me ne fund qe ka qen dhe zilia e italis me kohe qe vloren ta ket krahine te saj me ne fund do kemi nje shetitore unikale ne llojine e vet ne mesdhe nga me te bukurat sa kam degjuar nga projekti por dhe do krnohe qe dhe ne dime ne fund te nrtojme gjera te bukura por cod gje varet mos te ngeli vetem ne leter madheshtor dhe ne realitet kur te mbaroj te dali as nje e treta e tij qe mendohej duhet nje volum gjigand pune qe nga heqja e ujrave t zeza e deri tek heqja e portit ne vlore ne skele qe ka qe nga koha italis dhe te transferohet ne treport heqja e portit ne skel duhet te filloj menjehere dhe te cohet ne treport trageti 2 anije jane gjithsej aty dhe te behen molet per xhiro per njerzit
Lungomare eshte italisht, jo nderkombetare. Kaq e vehtire eshte te gjindet nje fjale shqip, apo majmuna i gjithmone?
O Edi po pse lungo mare mo ? Fjala shqip eshte shetitore pergjate bregut te detit … Apo po ja lun Italianeve me kete fjale ?!
Perse emertim ne gjuhe te huaj “Lungo Mare” ?
Po ne kemi fjalet e bukura shqipe o Edi, Pergjate Bregdetit do ishte me bukur.
http://www.youtube.com/watch?v=u6hye3iRZIA
Ej mos u zini per emrin! Mendohuni mire e pa u ngutur se keni kohe deri ngavera e 3015! Ky ndenji 12 vjet kryetar bashkie ne Tirane dhe nuk beri planin rregullues te qytetit tani po na i beka per 2 muaj! Ha ha ha
Tha qe do te behet shetitorja me e bukur ne mesdhe, heeeeeeej ne mesdhe, po ky qenka idiot fare ore!!!! Po te deklaronte keshtu Berisha do benin ,,atentate,, ne media keta!! E din ky Rama se cfare mrekullishe ka ne mesdhe? Po te ndertonte ky Tunele si ata qe iken, cfare do te deklaronte ky Corape kuqi? Nuk besoj qe do e vazhdoj gjate kete zanat, nuk ka shpatulla-negativ!
italiano marshalla valona lungomare italiano vero ! uau ! mama mia che shyqyr ! vallahi molto belisimo amon amon ! alamet primo ministro boni valona si bari ! tuti vlonjati adeso nuk marrin gomone andare italia tani valona italia prej vero ! uauuuuu
Gjykatesit notojne ne para korrupsioni kurse ky premton shetitore ku do shetisin…..te papunet!! I ve edhe emer ne italisht si italian qe eshte! Idiot i pavlere!
Per tu lavderuar eshte puna qe do te filloje per shetitoren. Ju lumte qe do beni keto ndryshime, do te ishte mire te konsideronit dhe ndryshimin e emri. Perse duhen emra italiane??? Kemi gjuhe shume te bukur dhe emra shume te mire shqip. Nuk besoj se ka emra shqip ne itali ne shetitoret e bredegdetit te tyre. Pra perse duhet qe ne te veme emra italiane kesaj shetitore te bukur shqipetare . Ju lutem zoterinj qe do te punoni me kete qytet beni kujdes me emrat . Vlora nuk eshte toke italiane eshte shqipetare. Uroj pune te mbare.ne kete qytet.
Se fundi gezuar festen te gjithe bashkekombasve kudoqofshin!!!! Le te shpresojme per dite me te mira.
po kontributi italian per kete shetitore nuk duhet haruar lungo mare emer i bukur my po m pelqe c keni ju me italiont se mor vesh une apo si ju kan majt me pune dhe shpi atje n itali ku jeni e sot shetitire lungo mare duhet t mari pjes dhe studio italiane cartesa me e madhja n itali qe ka bo shume gjona t bukra n itali dhe europ arktikt italian duhet t jen t paret dhe t dalin fitues projkti tyne pa tjeter vlora esht dhe ka per t qen pjes e italis dhe mesdheut
JO EMER TE HUAJ PER SHETITOREN E VLORES SE PAVARESISE!! Ta kthejme ne parulle me manifestime dhe thirrje e peticione ne media dhe fb nga te gjithe shqiptaret kudo qe jane. EDI, degjo popullin!