Sekseri për Gjykatën e Lartë
Sekseri i kreut të Gjykatës së Lartë kërkon 2 mijë euro në emrin e tij. Ndërkohë në Pukë, kreu i gjykatës dhe prokurori vazhdojnë të marrin 5- milionëshin për ndryshimet e masës së arrestit.
Të tjerë viktima qajnë hallin duke treguar se të njëjtët persona u kanë marrë nga 5-6 milionë lekë për lirimin nga qelia
“Fiks Fare” zbardhi dje strukturën e funksionimit të korrupsionit në gjyqësorin shqiptar.
Më zë dhe figurë u treguan të gjithë personat që merrnin para dhe premtonin lirimin e të pandehurit.
Një strukturë kjo që funksionon më së miri dhe që finalizohet me lirimin e të arrestuarit të pestë për ngjarjen e 19 prillit në Fushë Arrëz.
Pas daljes nga burgu të një prej 6 të arrestuarve, të cilin e keni ndjekur këto ditë me figurë e audio në “Fiks Fare”, mbrëmë u transmetuan të tjera detaje dhe pazare për një tjetër të arrestuar.
Risi e kalvarit të gjatë dyerve të drejtësisë për drejtësi ishte dalja në skenë e pagesës prej 6 mijë eurosh apo 840 mijë lekë të reja, e kërkuar nga sekseri Dëfrim Prençi dhe avokati Fran Dashi në emër të gjyqtarëve të Gjykatës së Lartë.
Këta dy persona premtojnë lirimin e të pandehurit A.Ndoka, i cili kishte bërë rekurs për ndryshimin e masës së sigurisë në Gjykatën e Lartë.
Shuma prej 6 mijë eurosh kërkohet nga këta dy persona për pesë anëtarët e trupit gjykues të Gjykatës së Lartë.
Gjatë kësaj bisede, babai i të pandehurit këmbëngul të dijë emrin e gjyqtarit që do t’i garantojë lirinë për djalin e tij.
Dëfrim Prençi dhe avokati Fran Dashi i garantojnë daljen e djalit nga burgu duke folur në emër të kryetarit të Gjykatës së Lartë, Xhezair Zaganjorit.
Për të justifikuar shumën e madhe të parave që marrin, ata tregojnë edhe skemën sesi do të shpërndahen këto para tek anëtarët e trupit gjykues të Gjykatës së lartë.
Sipas sekserit Prençi, 2 mijë euro do t’i marrë kryesuesi i trupit gjykues, pra z.Zaganjori dhe nga një mijë euro katër anëtarët e tjerë të trupit gjykues.
Më pas, Dëfrim Prençi e lidh babanë e të pandehurit me një tjetër avokat, Fariz Xhuxhin.
Edhe prej këtij avokati ai merr premtimin e lirimit të djalit nga burgu, por më parë, sipas Xhuxhit, gjyqtarët kërkojnë garancinë që nuk do të ndodhë më asnjë konflikt mes të pandehurit me përfaqësuesit e kompanisë “BerAlb”.
Pas sorollatjes nëpër sekserë, babai i të pandehurit drejtohet për në sekretarinë e Gjykatës së Larte ku mëson se rekursi për ndryshimin e masës së sigurisë nuk ishte pranuar nga Gjykata e Lartë dhe se në Pukë filloi procesi gjyqësor për djalin e tij.
Ndërkohë gjatë kësaj periudhe në Gjykatën e Shkallës së parë të Pukës, nga po i njëjti gjyqtar, Shtjefën Lleshi, është zhvilluar seanca gjyqësore për lirimin e të arrestuarit të pestë të ngjarjes së 19 prillit në Fushë Arrëz.
Pas pagesës së 500.000 lekëve, më në fund edhe i arrestuari i pestë sheh dritën e dielli.
Shumat e kërkuara nga gjykatësi dhe nga prokurori tashmë kalojnë nëpër të tjera hallka deri në dorëzimin e fundit.
Nuk dalin nga skena sekretarja dhe kancelarja, të cilat kanë kërkuar në emër të shefit të tyre 250.000 lekë dhe 50.000 për veten e tyre.
Por paratë për gjyqtarin, kësaj radhe euro- 1800 euro, janë dorëzuar nga bashkëshortja dhe djali i të pandehurit.
Kurse për prokurorin Pëllumb Prençi, është futur në lojë miku i tij nga Lezha, Nard Mardoda, jurist në burgun e Shën Kollit.
Në bisedën me familjarët e të arrestuarit të pestë, juristi Mardoda i garanton ata se pas pagesës që ata duhet të bënin, së shpejti do ta kishin në shtëpi të afërmin e tyre.
Vetë djali i të arrestuarit ka bërë pagesën ku ka dhënë 250.000 lekë të tjera tek juristi i burgut të Shën Kollit, kjo pjesa e prokurorit.
Pas marrjes së lekëve është caktuar dita e gjyqit.
Në 1 tetor 2013 është gjyqtari Shtjefën Lleshi që ka ndryshuar masën e sigurisë për të pandehurin D.Ndoka nga arrest në burg pa afat, në detyrim për paraqitje.
Investigimi i “Fiks Fare” ka vazhduar me dëshminë e dy të arrestuarve të tjerë në protestën kundër veprimeve të kompanisë “BerAlb” në fushë Arrëz.
Ata kanë pohuar me gojën e tyre se kanë paguar njëri 600 mijë lekë dhe tjetri 500 mijë lekë për të rifituar lirinë.
Gjyqtari dhe prokurori, ku ata kanë dorëzuar paratë për të fituar lirinë, ishin të njëjtët, kryetari i Gjykatës së Shkallës së Parë të Pukës, Shtjefën Lleshi dhe prokurori Pëllumb Prençi.
Biseda me Defrim Prençin dhe avokatin Fran Dashi
Sekseri – Më tha mua, unë dua kaq lekë për ta mbyllë punën. Ma caktoi afat. Më tha janë pesë gjyqtarë. Kryetari i seancës do 2 mijë euro, katër të tjerët duan nga 1000 euro ose unë nuk merrem me këtë punë. Ose unë më tha ta mbaroj punën brenda javës, ta nxjerr djalin jashtë. Duan kaq lekë. I thashë unë do bëj llafe menjëherë me të në darkë, të sjellë përgjigjen në mëngjes.
Qytetari – Për sot, për sonte?
Sekseri – I thashë ta sjellë llafin me të sonte, nesër në mëngjes vij e të them po ose jo. Si t’i thosha?
Qytetari – Fiks të kërkuan?
Sekseri – 6000 euro. Kryetari i seancës donte 2000 euro, katër të tjerët nga 1000 euro, për zotin. Ta mbaroj, prandaj të thashë ty se…
Qytetari – E bisedove ti sot këtë punë mirë?
Sekseri – Tani në darkë më ka kthyer përgjigje, se a të thashë se më rrejti ai i Shkodrës. Ai shkodrani që më tha e kam kushëri, më rrejti.
Qytetari – Gjyqtarin?
Qytetari – Shiko se unë kam bërë 5 milion lekë sipas llafit domethënë.
Sekseri – Ata më kanë kërkuar 6000 euro fiks me mbarua punë. Ose unë a të thashë, të sjell lekët dhe të merret tjetër kush me atë punë. Më kanë kërkuar 6000 euro. 2000 euro drejtuesi i seancës dhe nga 1000 euro gjyqtarët. Pesë gjyqtarë e gjykokan.
Avokati – Dihet se gjykohet me pesë.
Sekseri – 2000 euro kërkonte drejtuesi i seancës.
Avokati – Është Tiranë këtu.
Sekseri – Për Zotin. As nuk u bënte llaf, llafi i parë.
Qytetari – Po tani kush e ka çështjen?
Avokati – Xhezair Zaganjori, ai është kryetar i Gjykatës së Lartë.
Sekseri – Xhezairi mo burrë, ai është kryetar i Gjykatës së Lartë. Kam folë me të.
Avokati – I gjen njeri atij?
Qytetari – Ke folë me të sot.
Sekseri – Po si more me të, tani më ka kthyer përgjigjen.
Sekseri – Unë, nesër me pru lekët, brenda javës ai e nxjerr çunin
Qytetari – Iku ajo punë, unë sonte të dorëzoj 5 milonëshin se 2 milion e 700.000 t’i kam dhënë.
Sekseri – Po, po i kam unë ato.
Qytetari – Ashtu de! Me gjithë 2 milion e 700.000, 500.000 janë të tuat.
Avokati – A bën me më dëgju mua?
Qytetari – Po!
Avokati – Çfarë do me i lënë këtij, lërja në fund.
Qytetari – Një 500.000 lekë jam duke ja dhënë, i kam premtuar 700.000, mos harro.
Avokati – 500.000 ke për t’ia dhënë.
Sekseri – Me atë pazar që më kanë thënë, unë nuk dua edhe pesë lekë. Për mik, me makinën time do ia fus naftë dhe do shkojmë një natë tek shtëpia… I kam 2.700.000 lekë te shtëpia, janë 400 dollarë e lekë të tjera, të shkoj e t’i marr në çantë e t’i sjell këtu?
Qytetari – Nuk më duhet gjë mua.
Avokati – Sa lekë ke sjellë o Pal sonte?
Qytetari – Sonte kam sjellë 2 milion e 800.000. 800.000 kam ndejtë duke i mbledhë e 2 milion e 700 bëjnë pesë milion e pesëqind.
Sekseri – Ja lashë ato aty, i thashë mbaj këtu, i rashë nesër, vij e të them po ose jo.
Qytetari – Iku ajo punë.
Avokati – Shiko tani, shiko tani një sekondë… Sa lekë tha se i ke lënë, the 2 milion …?
Qytetari – 2 milion e 700.000.
Avokati – Hiqja 500.000. Dy milion e dyqind mijë.
Qytetari – 2 milion e 700.000 i kam dhënë dhe 2 milion e 800.000 i kam sonte, bëjnë 5 milion e 500.000.
Avokati – 500.000 lekëshin që me ia dhënë këtij e ke llogaritur këtu?
Qytetari – Po. Po tash e kam llogaritë, do marr lekët e avokatit e do i kaloj këtej.
Sekseri – Nuk dua asnjë lek. Jam duke të thënë këtu para këtij burri.
Avokati – Edhe sa ke me i dhënë me bë 6.000 euro? Nuk je i pashkollë, je inxhinier me shkollë të lartë.
Qytetari – Gjashtë mijë euro, 6 X 4 = 24, tash unë kam me dhënë. Domethënë 8 milion e 400.000 lekë. Unë 5 milion e 500.000 i kam plotësuar. Tani plotësoj dhe i takon 3 milion lekë.
Sekseri – 2 milion e 700.000 lekë i kam tek shtëpia.
Qytetari – Po dhe 2 milion e 800.000 me t’i dhënë sonte bëjnë 5 milion e 500.
Sekseri – 5 milion e 500.
Qytetari – Po shkoj e i marr tek makina.
Sekseri – Bukur.
Qytetari – Shkoj i marr tek makina e t’i sjell. Dhe mbyllet ajo punë.
Sekseri – 5 milion e 500.000. Dhe sa duhen?
Avokati – Edhe 3.
Qytetari – Edhe 3 fiks. Edhe me krye pazarin, mbrapa të kam borxh ty unë.
Sekseri – Mo të kryej pazarin…
Avokati – Ik shko e merri tek makina.
Qytetari – Numëroi se kam lëvizur me to. Numëroi amanet.
Avokati – A i ke numëruar?
Qytetari – Nore tënden, lekët numërohen.
Sekseri – Hë morë burrë numëroi në tavolinë.
Avokati – 1.2.3.4.5.6.7.8.9.1.0… 15.16.17 (vazhdon të numërojë lekët).
Avokati – Na e numëroji vetë. Numëroji vetë, nuk di me i numëru.
Qytetari – Unë e di se janë 50 eee.
Avokati – Ke edhe do pesëdhjetëshe e do dhjetëshe.
Qytetari – Janë 50 more.
Avokati – Ke edhe do dhjetëshe.
Qytetari – Jo or ti.
Avokati – Aaa.
Sekseri numëron lekët – 1.2.3.4.5.6.7.8.9.0 ………..58, dy milion e tetëqind mijë.
Qytetari – 2.800.000.
Sekseri – Po, po.
Qytetari – 2.800.000 dhe 2.700.000 a bëjnë 5.500.000? Tani të kam borxh edhe sa tha ti?
Avokati – 3 milion.
Qytetari – Fiks 3 milion. Jo, e lamë sa është 1 pikë…
Avokati – Jo 3 milion, jo, po ke 1.900.000 lekë fiks.
Sekseri – Kush mo?
Avokati – 2.900.000.
Sekseri – Po 2.900.000.
Avokati – Dhe bëjnë 8 milion e 400.000 lekë, shkojmë e thyejmë euro.
Qytetari – E shumta pasnesër t’i sjell unë, e shumta nesër ia dërgon ti.
Avokati – I di vetë punët e veta.
Qytetari – Po të jetë i garantuar mor burrë.
Avokati – Ne dona m’u liru, a shkon sot, a shkon nesër, nuk duam t’ia dimë, ne duam të na lirohet me vendim të Gjykatës së Lartë. Autorizimin e kemi si nuk ka nevojë me u paraqit djali.
Dita e dytë me sekserin për plotësimin e 8.4 milionë lekëve.
Qytetari – Numëroji më mirë vetë. Numëroji më mirë vetë. Njëqind përqind mendoj se e ke të hequr mesa di unë. Jo 99% e ke një të hequr, i kam hedhur naftë makinës.
Qytetari – Sa janë?
Sekseri – 2 milion e 950.000.
Qytetari – Sa?
Avokati – Dy milion e 950.000.
Qytetari – 2, 4, 6.
Sekseri – Ke të më thyesh nja dy dhjetëmijëshe?
Qytetari – Jo lërë 10.000 lekëshin.
Avokati – S’kam.
Sekseri – S’kam as unë.
Qytetari – Pi një kafe sikurse i takon.
Avokati – Ti e ke mbaruar punën tënde.
Qytetari – Domethënë 5 milion e 500.000 të kam dhënë radhën e parë.
Sekseri – Tetë miljon e gjysëm.
Qytetari – 100.000 lekë t’i bëftë zoti hallall, të kam borxh prapë për ty, atyre të tjerëve nuk ju kam borxh më.
Sekseri – Ishalla.
Qytetari – S’e vë në dyshim. Ai njëri nga gjyqtarët është, mos qoftë…
Avokati – Kryetari.
Qytetari – Vetë.
Avokati – Kryetari i gjykatës.
Sekseri – A të mos futemi në atë punë?
Sekseri – Më vjen keq u shpenzove nuk kam se ç’të bëj.
Avokati – O ky është duke shpenzuar në vend të vet, jo në Tiranë.
Qytetari – Unë isha përgatitur për 5, kur më tha se më duhen, këtë treshin e kam nxjerrë si me zor, po m’u treguan burra njerëzit. Unë njërit ia kam marrë për dy muaj, tjetrit për gjashtë muaj.
Biseda me juristin e burgut të Shën Kollit, Nard Mardoda
Juristi – Ai më tha Pëllumbin e ke 100% si me qenë ti, prokurori m’tha mu. Se ç’ka bërë ai muhabet me këtë me këta, me ata, mua s’më intereson fare. Mue t’më thojë Pali që ku është Pali me ndalë, unë e kam lodhë e kam lodhë fort, vijmë e vijmë e vijmë, ai të lodh. Ai më ka marrë në telefon Zoti e ta faltë, që du me të taku.
Qytetari – Sot.
Juristi – Nji tash mor, shkoj gjysëm ore që e kam taku, nji gjysëm ore për Kishë të Laçit, nji gjysëm ore s’ka. Unë kam qenë 5 e gjysëm jashtë sa jam fut në shpi, jam zhveshë, më ke marrë ti në telefon. E më tha mua kjo nuk do shkoj në asnji vend tjetër 100%. Do letra i kam unë në dosje, do letra i ka avokati, ajo si e ka emrin certifikatë familjare, do letra t’i bie unë i thashë për sjellje të mirë e njëra- tjetra i përpunon Saimiri atje tek unë, Pëllumbin e ke 100% tha, për situatën më ke thënë se asht dakord.
Qytetari – Po.
Juristi – Kaq më tha. Tash kur dush fol me Bardhën.
Qytetari – Me Bardhën flasim se kena për me nda punën e lekëve… A t’i marri … Lekët t’ia çojmë gjykatësit, a më dëgjon, unë i kam dhënë djalit 5 milion (të vjetra).
Juristi – Ai më tha mu që Pllumbi më tha se mu m’pat thënë ai që gjyqtari është ok, d.m.th ka thënë gjyqtari që i kam liru tre vetë, këta do i merren Pëllumbit, unë ia liroj. Tash merri vetë masat ti se kush është gjyqtari
Qytetari – Tashi unë kam pru djalin e vogël me lekët.
Juristi – Jo mor burrë, s’ke nevojë, unë i kam të garantuara si te vllai.
Qytetari – Po shume bukur.
Juristi – Po nuk merr lekët atje pa dalë … jashtë.
Qytetari – Jam tuj ia dhënë, jam tuj ia dhënë para.
Juristi – Më dëgjo mu ore burrë, me mua e ke të garantume, këtë fshije nga memoria. E bën kërkesën qysh nesër në orën 8, ia plas në gjykatë. Nga vendimi gjyqtarit që kena bë dje ke për t’ia hekë…
Qytetari – Vetëm se gjyqtarët janë ble tash.
Juristi – E di e di.
Qytetari – Si do me e nda këtë punë, do me e mbaru krejt vetë dhe këtë 5-shen në dorë dhe ta bëftë Zoti mbarë edhe me e ditë vetëm unë e Zoti në qiell, apo don me mbaru gjysë për gjysë me gjyqtarin. Gjysë për gjysë. Hajde bujrum ta marrsha të keqen nxirreni përjashta, hajde liroje. Ti ju the gjysë për gjysë, gjysëm ti e gjysem prapë ti me ia dhanë Palit në dorë, e t’i jep Pali me kredi.
Juristi – Palin, Palin… hajde me këtë kërkesën e prokurorisë gjykatës top aty të hënën nxirret për short ai prokurori dhe renda asaj dite një javë më vonë me ardhë tek shpia burri huj.
Juristi – Pëllumbin e ke 100% or ti..
Djali i të pandehurit – Ça kena me fol më.
Juristi – Unë kam nevojë me më sqaru këtë, do e marrësh krejt përsipër apo do e marrësh gjysë për gjysë? Gjysëm këtej e gjysëm prokurori ai gjyqtari. Më thua gjysë për gjysë je shok i imi, po m’ke inat.
Qytetari – Iku.
Juristi – Unë shkoj e i them ja qe ku i ke paret, bëhet gjë.
Biseda me bashkëshorten e të arrestuarit që u lirua pasi u paguan 500 mijë lekë
Qytetarja – Për të rregulluar këtë punë, kanë kërkuar nga 500.000 lekë, 250.000 njëra, 250.000 tjetra, për person (sekretarja dhe kancelarja). Pesë i ka marrë ai, për tre që ia kam dhënë unë, jam në gjendje si i thonë … Liljana ka bërë be në kry të fëmijëve dhe në kry të djalit të vet. Ja kam dhënë në dorë. O mua më ka futur brenda. Më ka thënë Bardhe tek Shtjefni. Më ka thënë hyr, jepi dorën Shtjefnit, thuaj faleminderit, pese milion i ke marrë. Kam qenë vetë kur ka marrë pesë milionëshin dhe ka hyrë direkt. Atë ditë që ka dal Dedë Ndoka prej burgut kam qenë me Julin, kanë marrë nga 150 euro për shoqe dhe më kanë kthyer mua 10.000 lekë, m’i kanë kthyer në dorë. S’e kanë marrë 500.000 lekëshin për Dedën (bëhet fjalë për lekët që merrnin kancelarja dhe sekretarja). Pese milionëshi ka ikur tek vendi.
Biseda me djalin e të arrestuarit
Djali i të arrestuarit- Kërkesën e futi, e futëm të premten jo sot. Me ba sot i bie për të dielën, të dielën nuk mundet ta bëjë. E fut të premten, ndoshta për të martën.
Qytetari – Tash për punë të lekëve?
Djali i të arrestuarit – Duhet halla se nuk bën robt.
Qytetari – Kujt do ia dërgojë halla lekët.
Djali i të arrestuarit – Vetë Shtjefnit.
Qytetari – Vetë.
Djali i të arrestuarit – Po, vetë Shtjefnit.
Qytetari – Kështu tha sekretarja me ia dërguar vetë Shtjefnit ë?
Djali i të arrestuarit – Po, po.
Qytetari – Po tani Nardi?
Djali i të arrestuarit – Kur të vij në Lezhë, më tha të bëj telefon vetë. Veç në telefon më tha vetë ma ndaj gjysmën, a dëgjon.
Qytetari – Tha ndaj gjysmën e lekëve?
Djali i të arrestuarit – Po. Ma ndaj gjysmën më tha, i thashë po, po. Hajt tha, nuk mundet të flasë ma.
Qytetari – Tani lekët e Nardit a i ke? A ke dy e gjysëm a sa ke?
Djali i të arrestuarit – Jo, unë kam lekët e Shjtjefnit e më duhen edhe 20.000 lekë se i pata marrë për punët e fëmijëve të shkollës.
Qytetari – Me ba dy milion e gjysmë.
Djali i të arrestuarit – Po, po fiks. 20.000 më duhen, po.
Qytetari – Po tani a don me ia dhënë Nardit të iki për Shkodër, t’ia dërgoje (prokurori me banim në Shkodër).
Djali i të arrestuarit – Jam duke ia dhënë lekët Nardit. Po, po Nardit jam duke i thënë ditën e premten futet kërkesa, jam duke i thënë ja ku i ke lekët babush, dërgoja kur të duash ti. Ditën e premte futen letrat, për të martën ke gjyqin.
Qytetari – Me e nxjerrë të pafajshëm?
Djali i të arrestuarit – Fjalët ashtu i kena.
Qytetari – A të ka thënë Nardi?
Djali i të arrestuarit – Aaa?
Qytetari – A të ka thënë Nardi?
Djali i të arrestuarit – Jo, Pëllumbi. Pëllumbi na nuk dimë gjë…
Qytetarët – Lekët këtyre, sekretares?
Djali i të arrestuarit – Ua kam ndarë.
Qytetari – 25.000 njërës, 25.000 tjetrës.
Djali i të arrestuarit – Po, po. Shtjefnit i kam ndarë 1800 euro.
Qytetari – Tash sa ke mangut ti?
Djali i të arrestuarit – 20.000 lekë.
Qytetari – Edhe 20.000 lekë, në rregull. Atë ta plotësoj unë.
Djali i të arrestuarit – Për atë të thashë.
Qytetari – Urdhëro 5000, 10.000, 15.000, 20.000. Leket jepja sonte.
Djali i të arrestuarit – Po ishalla.
Djali i të arrestuarit – Mbaroi.
Biseda me dy të arrestuar në protestën e Fushë Arrëzit, të cilët kanë paguar para për t’u liruar
Qytetari 1 – Mua me ka shkuar si tepër.
Qytetari – Pse sa të shkoi ty?
Qytetari 1 – 6 milion, prandaj dola për dy muaj. Dy muaj e pesë ditë. Dëgjo mua, sa të kanë kërkuar për Arjanin.
Qytetari – Më kanë kërkuar 5. 5 milionë… Sa fiks (lekë të kanë marrë )
Qytetari 1 – 6.
Qytetari – 6 milion.
Qytetari 1 – Po.
Qytetari – Shumë.
Qytetari 1 – Po kam qenë një unë… Ty ndoshta të kanë marrë më pak po ke qenë vetë i pesti, vetë i gjashti.
Qytetari – Pesë e gjysëm.
Qytetari 1 – Jo mo nuk të kanë marrë shumë.
Qytetari – A të kanë marrë 6 ty?
Qytetari 1 – Po.
Qytetari – Prokurori 3 e Shtjefni 3?
Qytetari 1 – I kanë nda, ku di gjë unë.
Qytetari – Kë pate gjetur për t’ua dërguar?
Qytetari 1 – Unë nuk e pata gjetë e patë gjetë tjetër kush. E patë gjetur Jetmiri, a të pata thënë një herë more burrë.
Qytetari – A, Jetmir Çafa. Me prokurorin ëëë?
Qytetari 1 – Jo, me gjykatësin.
Qytetari – Me Shtjefnin?
Qytetari 1 bën me shenjë me kokë duke pohuar.
Qytetari – Sa ke dhënë ti fiks?
Qytetari 2 – Kaq, fiks pesë.
Qytetari – 5 milion?
Qytetari 2 – Po. Për Kishë të Laçit na pinë gjakun o Pal. Për Kishë të Shna Ndout, komplet borxh. Kam pesë milionë lekë borxh, ku kam me i marrë.
Te na rroj drejtesia,te na rroj presidenti me gjitthe zagaret e vet.
Xhezair Zaganjori ?!!
Ehe he he he he!
http://goo.gl/gq4y7V
Shqiperia e s-Ali Bishes:-mbytur ne korrupsion, mashtrime, vjedhje, vrasje …. e mjera Shqiperi.
Meshkujt nuk kane qejf te punojne … femrat duan te punojne ne shoqata dhe te pispillosen me kremera dhe xhele te gjithe pa perjashtim moshe me dashnore dhe leke droge …. e mjera Shqiperi.
Ai zeka be dhe per kishen e Laçit !!! Te fusin nja dy avokate, nja dy gjykates dhe sekretare ne burg dhe nuk ja mban me njeriut te mare para.
Ky popull u çorodit se ska me zbatim ligji, se per 45 vjet i mbajti Enver Hoxha e nuk pipetinte njeri nga frika.
C’fare pret me nishan kallashi i shkolles se bashkuar megjithe cefen e pd per te kerkuar urgjent mbledhjen e KLD, c’fare pret me kuvendi dhe nishen kallashi per te shkarkuar xhezair hajdutin? Ketu gjithcka duhet bere qilizem per ta shpetuar kete vend…prokuroria e pergjithshme fle gjume kur ka kaq shume materiale me permbajtje te vepres penale
Une, Baba Ali Tomori, nuk kam me besim se do te behet ky vend. Ketu duhen perbysje te medha, pra ato qe nu i bejme dot.
Keto te gjitha qe po degjojme , s’jane vecse nje pike uje ne oqean
Njoftim I Gjykates se Larte se Republikes se Shqiperise
Gjykata e larte e Shqiperise njofton qytetret per listen e re te cmimeve te sherbimeve qe do te kryen per vitin e ri 2014 ne gjykatat e rretheve ne bashkpunim me Prokurorine e Republikes dhe ato te rretheve. Keto cmime sherbimesh jane miratuar ne parim edhe nga kryesia e Kuvendit dhe Presidenca.
1. lirim per arrestim 72 oresh…1000 euro
2. lirim per ceshtije ordinere…1500 euro
3. lirim per ambajtje pa leje….2000 euro
4. lirim per tentative vrasje me paramendim….2500 euro
5. lirim per ceshtie perdhunimi ….5000 euro
6. lirim per ceshtije kanosje dhe kercenim …65000 euro
7. lirim per ceshtije vjedhje dhe dhune…75000 euro
8. lirim per ceshtije vrasje…20000 euro
9. lirim per cesthije korrupsioni ….25000 euro
10. lirim per shkelkje te rendit kushtetues…50000 euro
Behet e ditur se Gjykata ben ulje nqs keni me shume se 2 ceshitje per persona te nfryshem ne gjykata nga e njejta familje. Pra bejme edhe ulje per ceshtije me shumice. Ulja varet bga partia me te ciln jeni, nga qyteti ku banoni, sa here keni qene ne burg, dhe nga faktore te tjere. Per ata qe skane para, ju urojme gezuar vitin e ri dhe burg te mbare.
hahahaha e sakte fare!!
ti shikoje ai Arvizu dhe Sequi me shoke….
hahahahaha
BBB, si gjithmone me humor dhe me “thumba’ per problemet e medha te shqiptareve.
Ky duhet te jete Humori ne Shqiperi dhe jo banalitetet qe degjohen neper televizone.
ahahaha ore BBB po tani per festat e fund vitit ka ndonje ulje kjo paketa per popullin apo hyn ne fuqi ne 2014-ten,SUDJA U KTHYE NE PATOLLOGJI…
@indrit
Cmimet jane per 2014. Per 2013 ka ulje vetem ne Puke…
Perse e sekuestruan videon e “Portokalli”-se;
“Puna jon esht mrekulli
Puna jon esht pare pare pare ohooo…”
Gjejeni dhe shfaqeni se eshte me teper se reale dhe aktuale
ku eshte ai mustaqe haleja logu ose rraketik jari kapterri i sekretarit te ppsh-se SRB -shes,shikoi more musteqe mut gjyqtaret dhe zaganjoret e zhelefines si vjedhin truma-truma kon fillu i morin leket i duan edhe eur zagar-njoret e rraketikut jarit dhe zhelefin-qelbeses kjo eshte drejtesia e rrumpalles skandaloze lloj e lloj krimineli po del jasht me kete sistem i ashtuquajtur i drejtesise,dil o jar tu thafte dora tjeter edhe ato 2 komet se trute po e po tu kon thare dil e fol pak edhe kushtetuten se ti e njeh me mire nga te gjithe,mjer ky vend si u katandis u kalb fare …
Po kete gjera dihen edhe pa i nxjerre ne Fiks Fare , fare ! Por asnjeri nuk flet !
Keto nuk gjera te reja de cudira ne Shqiperi. Ne Shqiperi, kudo veprohet ne kete menyre dhe askuj nuk i ben pershtypje; kjo eshte nje dicka normale. Ky eshte degjenerime dhe kanceri i pakurueshem i ketij kombi.
FLM ore qytetare i mjere qe re pre e keij llumi te ndyre qe ju hape syt ketij populli,flm per guximin!Me prokurore e me gjykatesa meritojn burgun direkte qe luajn me kta njerez me halle qe se kane buken,dhe ky prokuror e ky gjykates qe i njohim mire jane njerezit me te ndyre,por Z.Hasan qe iu perlye emri ne menyren me te padrejte,por dhe kjo perfshirje e ka nje te mire se ne nje pasazh te vetem qe tha,tha fjalen me te vyer :”Mos rafsh ne duart e prokurorise dhe ne duart e te paaftit(prokurori) se i paafti te q. n…!(dhe atij qytetari te mjere ju q.. n… me te vertete!Kshuqe e dashur Drejtesi,besojme te ju qe te jo vetem te shkarkohen por te denohen keta qener,dhe ti jepet e drejta dhe mos te pezullohen kush nuk eshte per tu pezulluar!(Fushe-Arrez)
Ore, do t’i beni thirrje fiks-it te ndaloje! Kjo pune nuk mund te vazhdoje keshtu. Kush do ti gjykoje ceshtjet ketu ne Shqiperi, po vazhdoj keshtu fiks fare? Keta po i fusin te gjithe gjykatesit ne burg…
Apo doni qe Lulezim Basha te nxjerre njerezit ne proteste? Sepse e pa me ze e figure, sic pa studentet kur moren leket e rruges per te shkuar per te votuar. Dhe e ben ai po i tha Saliu….
Le te shohim tani se cfare do te bej ministri me kete Zaganjorin.
MOS KA FIKSI VIDEO DHE PER PRESIDENTIN !?
donte te behej edhe president pale. E kishte per biznes, te fuste gjyqtaret me leke. duke qene brenda e dinte si funksiononte. plehra.
Po po bajga te ke till ka shum.donte dhe te be she president zagar zagonjari, ptu rraca te poshtra do ju zer djersa e popullit e do ju dal nga hundet, jo vetem ty po e shum te tjere.
Nga ata te gjykates se larte, nuk eshte hera e pare qe flitet per parate e korrupsionit. Psh Artan Zeneli, kane thene se dha para per ne gjykate dhe eshte thene se si avokat ka marre ne mbrojtje kriminelin. Kur nje anetar i gjykates se larte, me pare si avokat ka mbrojtur kriminele, atehere nje personazh i tille nuk duhet kurresesi te jete ne pozicione te tilla te gjykates. Po te marrim parasysh edhe ate qe thuhet se Artan Zeneli ka dhene para per t’u emeruar, por jo Bamir Topit, atehere gjykata i bie te jete mbushur me njerezit me te ulet te shoqerise. Bamir Topi haptazi e deklaroi voten e tij kunder Artan Zenelit, por nuk e beri kete Kreshnik Spahiu i Aleances Kuq e Zi, qe i doli boja se cfare aleance ishte ku flitej per parate qe kerkonte Kreshnik Spahiu per karrigen e deputetit. Gjendja e Shqiperise me gjyqtare te tille eshte alarmante.
Jari me Salen e kane rregulluar drejtesine. Lere ma me kandidatin tjeter per president (Xhezon!) gjithcka gje po behet cdo dite e me mire. Te na rrojne presidenti, kryetari i gjykates se larte dhe te gjithe gjyqtaret. O popull vazhdo te flesh gjume; zgjohu vetem per mitingjet e Sales.
E mbani mend Arrxhiun e rruges se Elbasanit i cili thosh se Zaganjori ishte kandidature “perfekte” per president…gjate kohes ku po dilnin kandidaturet per presidient veren e 2011s…
Lexoj me trishtim, skandalin qe eshte ngjitur ne majen e piramides,se gjykades se larte..O Zot! A ka popull ne bote; qe prej 22-vjetesh te vete udhehiqet duke mbrojtur identitetin e tij ne interes te mbijeteses
Njezetedyvjet u bene qe shqiptaret e shqipnise,nuk jane udhehequr nga
ligjet, por nga krimi,nga mafija e pronave,nga korrupsioni universal,nga hajdutet,apo nga vete gjygjsimet-e pa shembuullta ne bootee..Megjithate shqiptaret,mujten ti mbijetojn kesaj -Vorbulle-
katastrofike,qe mund te sheshonte,perfundimisht themelet e mbijeteses te popujve te shqiptaurizmit..Qeverise se re, I duhet nje pune [titanike] per tu perballur me demet e jashtzakoneshme,qe I kane shkaktuar qeverit para ardhese..Qeverija e sotme,duhet me cdokusht te vere ne funksionim,ligje te fuqishme per te mbrojtur te drejtat legjitime te qytetareve shqiptare,ne saje te seciles do te konsolidohet
dhe me fuqishem identiteti I kombesise shqiptare…
po videon Meta-Prifti shum shpejt e harruam, apo ajo ishte e manipoluar!!! duhet te reformohet sistemi shqiptari!!! RIP Drejtsi
Zagar-njori
Turp per drejtesine shqiptare. Duhet te shkarkohen e ti jepen gjyqit keta gjyqtare qe bejne te tilla veprime. Keta s’jane gjyqtare. Presidenti i Republikes duhet te ndikoje qe keta gjyqtare te largohen e jo te mbrohen prej tij. Ky eshte sistem gjyqesor i kalbur Nuk shkohet ne Europe keshtu.
Prandaj s ecim para ne se bejme te gjithe si gjykas si prokuror .)))))) po para se te flisni shikoni vendimin e gjykates se larte , ky emer s eshte fare dhe nderkohe s ia kane shqyrtyuar fare. O Filip Cakulli ca presioni po i ben kryetarit se kush eshte jurist e kupton qe s ka lidhje fare . !!! E turpshme eshte prokuroria qe pret te mbaroj seialet e fiksit !
drejtesia shqiptare ,doganat bashkit,polizia te gjiithe sistemet duhet te fshihen pasi nuk nevojiten dhe ne vend te tyre duhet te leme vetem komisariatin numer 2 te Lushnjes.natyrishte i udhehequr nga atdhetari Aldo Bare.ju kujtohet si politikanet gjyqtaret dhe te gjithe hajdutet e shtetit ia kishin friken ketij trimi.vetem ai mund te vendosi ligjin e vertet ne shqiperi.te pakten ai eshte burre te tregonte ne mes te dites ato qe bente dhe jo keta lapanjozet pushtetare qe vjedhin vrasin fshehurazi dhe nuk kane guximin .ha duhet te lirojme edhe zani caushin e vlores trime.njeri president dhe tjetri kryeminister.pasi kryetar igjykates se larte vihem une.nje dite i mbledhim te gjithe politikanet shqiptare te ketyre 20 viteve iveme ne nje anije kroçere dhe komandante kerkojme Sketinon nga italija qe ti mbyti ne dete te hapur.vetem keshtu shpetojne shqiptaret dhe shqiperi .
Kur njihesh me dialogun e këtyre hallexhijve që duan ta gjejnë drejtësinë me pare, të bën përshtypje një fakt i hidhur: korrupsioni është shëndruar në një normalitet, jo vetëm për ata maskarej që ,,ters e vërtisin sherianë kur u dëfton paranë…”por dhe për ata që e japin. Prandaj dhe ligji i dënon të dy palët. Por, këtë mentalitet të kalbur, më shumë e kanë mishëruar partizanë e mercenarë të bajraktarit të tyre, Sali Berishës. Kur do të zgjohet ky derr-milet injorant?