Vonesat legjendare të Vladimir Putin janë rikthyer sërish në qendër të vëmendjes pasi ai e la Papa Françeskun të priste gjatë një vizite së fundmi në Vatikan. Por çfarë fshihet pas kësaj vonese kronike?
Presidenti rus ishte 50 minuta me vonesë në takimin me Papën këtë të hënë. Dhe zyrtarët e papatit mbetën jashtë duke u dridhur në pritje të presidentit rus, i cili u bllokua nga një grup grash që protestonin jashtë hotelit të tij, në mbështetje të bandës muzikore Pussy Riot, thotë e përditshmja e pavarur Moskovskiy Komsomolets.
Papa dhe shtypi italian nuk prisnin gjë tjetër, nisur nga reputacioni i tij.
Por nuk ndodhi kështu me median e Koresë së Jugut, pasi Putin e la presidentin Park Geun-hye duke pritur për 30 minuta në Seul në fillim të nëntorit- veçanërisht pasi Putin, që ishte sërish me vonesë, u ndal në rrugë për të biseduar me disa tifozë të arteve marciale.
“Zoti Putin, herës tjetër tregohu i përpiktë,” turfullonin mediat koreane.
Por faqja liberale ruse në internet Slon.ru thotë se koreanët nuk duhet të mërziten.
Kur Putin është vetëm gjysmë ore me vonesë, kjo është një shenjë e respektit të thellë nga ai, shkruan ky portal.
Lideri rus ka një katalog të gjatë me vonesa në emrin e tij:
-Shkoi 14 minuta me vonesë në takimin me Mbretëreshën Elizabeta II në vitin 2003.
-40 minuta me vonesë në takimin me kancelaren gjermane Angela Merkel në vitin 2012.
-Tre orë me vonesë në bisedimet për Sirinë me Sekretarin e Shtetit, John Kerry.
-Dy orë me vonesë në takimin me prindërit e fëmijëve të vrarë në aksidentin ajror në Bashkortostan në vitin 2002.
Kjo vjen për shkak se ai është ekstremisht preciz, tha një burim pranë tij për shefin e kolumnës politike të Moskovskiy Komsomolets, Mikhail Rostovskiy.
“Përpara çdo takimi të rëndësishëm ai i kontrollon dy herë informacionet, zhytet në gjëra dhe si rezultat bëhet vonë”.
Ndonjëherë, vonesat e tij janë dukshëm një sinjal. Në vitin 2012, Putin ishte vonë për bisedimet për çështjen e gazit me presidentin ukrainas, Viktor Janukoviç në Krimea. Por ai ndaloi që të bisedonte me një mik motoçiklist dhe përfundimisht shkoi në bisedime me katër orë vonesë.
Komentatori politik, Dmitriy Abramov thotë se kjo vonesë e tij “është e lindur si një dëshirë për të treguar se ai ka vendin e një Cari në politikën botërore, si në kulmin e perandorisë ruse”.
Gruaja e tij e ftohtë, Lyudmila thotë se ai vazhdimisht e linte të priste kur dilnin për takime. Putin rikujton kohën e shkollës. “Nuk kisha kohë të vishesha dhe fluturoja si plumb në shkollë pa pallto”.
Siç vë në dukje Rostovskiy, vonesa tani është një shenjë tipike e Putinit dhe nuk ka gjasa që kjo të ndryshojë.
“Ai ka mundësi që të bëhet vonë edhe për funeralin e tij,” shkruan blogger-i opozitar, Andrey Malgin.
Ejvalla qe s’u vonove mo, i thote papa.
Cari putin i Rusive: heren tjeter, qofsh gjalle do te bej peshqesh me t’modh!…
Ka pordhe tjetri.
Vonesat e Putin-it une i mendoj ndryshe. Njeriu per te treguar rendesine e tije mendon qe eshte mire kur e presin te tjeret. Disa gazeta Ruse e pershkruajne mire figuren e Putin-it. Per vonesen e vizites ne Vatikan eshte bere shkak shoku i ngushte, S.Berluskoni qe ra prej kali.
Shkojini çehren,syte,ecjen dhe nuk ka nevoje per shum koment.
Te shkretin e ndjekin dhe e mundojn komplekset e te kaluares.
Kjo esht edukata e nje spiuni komunist.Vonesa esht shenje e halabakeve dhe e diktatoreve.Europa lindore ashtu si edhe Bota orientale e krijojn vete kultin e individit,kushtezuar nga nje kulture qe esht e huaj per kulturen e mirfillte perendimore.(Solli demokraci gllasnosti dhe perestrojka ruse apo pranvera arabe?)
Nje President,Kryeminister,President anakronik qe gati mund ta krahasosh me nje monark i cili tregon ne menyre euforike dashurine per sportet marciale,duket si nje figure komike ne demokracine perendimore dhe ngjan me shum nje Don Kishot se sa me nje udheheqes shteti demokratik.
Putini ashte Diktator + arrogant, normalitet nga keta njerz nuk pritet…
Putini eshte nje arrogant, nje plehre que i duket vetja zot tani. Une te isha ne vend te papes do ta kisha anuluar takimin ose ku te vinte do ta lija te priste po aq sa ishte vonuar.
Budallenj me kompjutera perpara. Komentojne budallalleqe. Njeriu nuk I kupton budallalleqet e veta.
Zike I lave pjatat e restorantit sot
Hahahahaha……te paska ardhur ne maje te hundes larja e pjatave?
Hajt mos ki turp,mos u merzit,puna esht nder.
edhe kokat e mafias me vonese shkojne ne takime, e kane nga frika se mos ju bejne atentat dhe e nderrojne itenerarin 100 here…
Egomaniak i cmendur! Njerez te tille ne krye te nje shteti te madh, si ai rus ne kete rast, i kane te gjitha predispozitat per t’u shnderruar ne diktatore teper te frikshem qe rrezikojne sigurine nderkombetare. Ky tashme eshte nje diktator por pyetja shtrohet se sa larg mund te shkoje ai per te kercenuar boten dhe cfare mund te behet per ta ndaluar?
Putini ,nuk eshte korrekt ,jo se eshte harraq ,por ai
eshte i djallezuar ,dhe mendoj se i ben peraprite ,
per ndonji atentat -bllof !
po ca prisni nga Putani ju, ai eshte komunist diktator. dhe pastaj, do shkoje te takoje.. Papen.. (feja eshte opium per komunizmin..!!!) pershkrimi i Zigur Qarrit eshte i goditur. nga keta njerez mos prisni normalitet, keta mendojne se jane Perendi..!!!
-..mbase nuk e njeh oren?
Nder te tjera eshte tipike lindore pa edukate qe ti jape rendesi vetes!