Nga Amy Qin
The New York Times
Mësuesë, politikanë dhe diplomatë nga Kina dhe Shqipëria u mblodhën javën e shkuar për të festuar hapjen e Institutit Konfuci në Universitetin e Tiranës, duke përshëndetur një program të mbështetur nga qeveria kineze, misioni i të cilit është që të promovojë gjuhën dhe kulturën kineze jashtë vendit.
Ngjarja në universitetin e kryeqytetit të Shqipërisë nuk bëri shumë bujë. Folësit ofruan fjalitë standarde, duke vlerësuar ngritjen e institutit si një shtysë të re në marrëdhëniet bilaterale, madje edhe si një mundësi për të thelluar lidhjet qeveritare dhe tregtare. Madje edhe për administratorët e Institutit Konfuci në Pekin, dega e re- e para në vendin e vogël mesdhetar- mund të jetë parë si hapi i fundit në atë që prej dekadash është një përpjekje e gjatë multi- milionëshe, ku përfshihen 117 vende dhe rajone.
Por kur konsiderohet përkundrejt sfondit të historisë së post-luftës, krijimi i një qendre të shkëmbimit kulturor kinez në një vend që e konsideron veten një nga aleatët më të vendosur të Amerikës, merr një rëndësi të re. Më pak se gjysmë shekulli më parë, në vitet 1960 dhe në fillim të viteve 1970, Kina dhe Shqipëria ishin aleatë të ngushtë në një kohë kur asnjë vend nuk pretendonte shumë miq. Bazuar në një ideologji të përbashkët, dhe mbi të gjitha në një armiqësi të përbashkët ndaj Bashkimit Sovjetik, kjo aleancë e pazakontë u thellua aq shumë, sa “po të kritikojë Shqipërinë”, siç shkruante dikur historiani Jonathan Spence, “ishte në sytë e vëzhguesve të informuar sikur po kritikoje Kinën”.
Dy vendet komuniste ishin afruar më shumë gjatë viteve pas vdekjes së Stalinit në vitin 1953 dhe secili vend ishte gjithmonë e më i shqetësuar ndaj qëllimeve sovjetike dhe ndaj fushatës së Nikita Hrushov për de-stalinizimin e vendit.
Në dhjetor të vitit 1960, Kina dhe Shqipëria e panë veten jo vetëm të rreshtuara ideologjikisht kundër të ashtuquajturve revizionistë sovjetikë, por edhe të pozicionuar strategjikisht. Për Enver Hoxhën, liderin kokëfortë komunist në Shqipëri, një aleancë me Kinën përfaqësonte mundësinë për të dalë nga kontrolli sovjetik dhe për t’u futur në krahët e një shteti të ri mbrojtës. Për Mao Zedong dhe lidershipin kinez, ishte shansi që të sfidonin dominimin e Moskës në Europën Lindore.
Për të qenë të sigurt, aleanca nuk ishte e patrazuar. Në kujtimet e tij, Hoxha ankohej për vështirësitë që kishte hasur në përpjekjet për të bindur zyrtarët kinezë që t’i përgjigjeshin letrave të tij dhe të paktën njëherë ai e quante kryeministrin Zhou Enlai ‘njeri me mentalitet të ndyrë, fashist dhe feudal’.
Por për pjesën tjetër të botës, duke filluar nga viti 1960, nuk kishte asnjë dyshim se ku qëndronte besnikëria.
“Ishte e qartë se Moska, Tirana dhe Pekini ishin dakord për të paktën një nga formulimet e Hrushovit,” thuhej në një dokument të deklasifikuar të CIA-s. “Bëhej fjalë për atë që Bashkimi Sovjetik kishte humbur një Shqipëri, ndërkohë që Kina kishte fituar një Shqipëri”.
Aleanca informale u shoqërua edhe me shkëmbime ekonomike dhe kulturore, që e tejkalonin atë që Instituti Konfuci në Tiranë mund të arrijë sot.
Përgjatë viteve ’60- ’70, Shqipëria përfitoi fuqishëm nga zemërgjerësia kineze, në formën e një kredie prej 125 milion dollarësh për ushqim, minerale të rralla, asistencë teknike, pajisje dhe cash. Fotografitë e asaj kohe tregonin të rinj shqiptarë me uniformë, të zhytur në citatet e Maos, dhe fermerët shqiptarë duke ngarë traktorë me shkronja kineze.
Zemërgjerësia e Kinës ndaj Shqipërisë ndonjëherë ishte me kosto në shpinë të qytetarëve të këtij vendi. Në kujtimet e tij, Wang Hongqi, një gazetar i Xinhua, agjencisë shtetërore kineze, i vendosur në Shqipëri për 22 vitesh, citonte një shembull skandaloz kur dërgesat me drithëra nga Kanadaja, të destinuara në zonat kineze që po vuanin zinë e bukës, krejt papritur devijoheshin për në Shqipëri.
Sipas Wang, shumë kinezë nuk e kuptonin arsyen e kësaj bujarie të qeverisë.
“Në mënyrë private, të gjithë thoshin se ishte sikur të të godisnin me shpulla në fytyrë që të dukesh më pompoz,” shkruante ai, duke përdor një idiomë kineze, që nënkupton përpjekjen për të bërë përshtypje duke u shtirë më shumë se sa duke treguar aftësitë.
Megjithatë, aleanca lulëzoi gjatë fundit të viteve ’60, kur ishte edhe Revolucioni Kulturor Kinez.
Postera propagande kinezë tregonin punonjësit shqiptarë dhe kinezë me slogane si: “Jetë të gjatë miqësisë së përjetshme dhe të pathyeshme mes popullit të Kinës dhe Shqipërisë”.
Në kinema, shumica e filmave të huaj që shfaqeshin, ishin shqiptarë, tema kryesore e të cilëve ishte lufta, lufta e klasave dhe jeta socialiste.
Për shumë kinezë, posterat dhe filmat për një kohë ishin i vetmi moment kur para tyre ekspozoheshin fytyra të huaja. Në librin e tij biografik best- seller “Mjellmat e egra”, Jung Chang shkruante për një të ri, hunda e madhe e të cilit nuk ishte aspak kineze. Për këtë arsye ai mori pseudonimin Al për ‘shqiptari’. “Ato ditë, të vetmet fytyra të huaja që shihnim ishin ato të shqiptarëve,” shkruante Chang.
Lidhjet mes dy vendeve nisën që të përkeqësohen gjatë viteve ’70, veçanërisht kur Kina bëri propozim për të rivendosur marrëdhëniet me Shtetet e Bashkuara.
Në vitin 1978, 18 vjet pas formimit të këtij partneriteti, Deng Xiaoping urdhëroi që të ndërpritej e gjithë ndihma teknike dhe financiare, duke i thënë kështu fund aleancës.
Ndërkohë që ekuilibrat botërorë zhvendoseshin, marrëdhëniet mes dy vendeve erdhën duke u ulur.
Këto ditë, Shqipëria është anëtare e aleancës ushtarake të NATO-s dhe ka aplikuar për anëtarësim në Bashkimin Europian. Ndërkohë, Kina kontinentale ka fituar një vend në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, është anëtare e Organizatës Botërore të Tregtisë dhe nënshkruese e një serie konventash ndërkombëtare.
Kjo është në kontrast të fortë me kohën kur komunistët kinezë ishin e vetmja parti, me të cilën shqiptarët marshonin së bashku, siç thoshte dikur një zëdhënës shqiptar “mes çdo stuhie e furtune”./ep
Bota rrotullohet.
para 300-350 vjeteh kina ka qene prodhusja me e madhe ne bote , ajo sote kerkon te rivendos ekujlibrat e ketyre viteve dhe me mentalitetin e tyre durus , ata nuk nxitohen , por punojne per kete objektiv dhe pas 20- 30 vjetesh kina do jete superfuqia ekonomike e botes –ata sote eksportojne jo vetem kapital ekonomik por edhe njerezor dhe pas 50 vjetesh popullsia e afrikes do te jete ne mazhorance –race e verdhe–ruana zote nga kina , ata shtohen cuditerisht dhe vjen momenti qe te asimilojne
Krahasoni PARADAT MADHESHTORE TE KOHES SE XHAXHIT ENVER me TANKE,RAKETA,TOPA,AVIONE DHE MIJRA USHTARE E OFICERE,me PARAKALIMET E USHTRISE SE Berishes me makina te vjetra e te shkaterruara te falur nga Europa,me KUAJ E MUSHKA DHE USHTARE,qe veshin kepuce me ngjyra dhe barkun bosh me supe karrotash!!!
Haaaaaaaaa!
Dhe keni SURRAT e shani ju LEGENE!!!
Ne NATO Shqiperia eshte futur sic THIRRET GOMARI NE DASEM!!!
U ndez e se pa njeri..Mos u frymezoni nga nje takim..Nuk eshte me Kina e vjeter..
Estrad bardh e zi!
Shife ate foton e atyre me kasketa,ajo ftyra e shqiptarit duket si kineze,
Kurse ke foto me Maocedunin Dulla Jon osht kthy n bjond,si bicim Stefan Fuhle.
PO shume ka ber me mire miqesi me kinen se me rusin
Enver Hoxha ishte BURRE SHTETI I MADH,ndaj perfitonte nga situatat per interesat e popullit shqiptar!!!
Ndersa tani lideret shqiptare vetem u lepijne b…. fuqive te huaja dhe asgje nuk fiton populli!!!
Shajne SOCIALIZMIN,por shumica e popullit sot jeton ne SKAMJE E MJERIM shume me keq se atehere!!!
Enveri servilizin ndaj e huajve nuk e bente per interes personal por per te mare ndonje ndihme ne makiner, linja prodhimi, zetore apo autokombajna. Dhe eshte parimisht e drejte…Kurse keta politikanet e sotem,jo vetem nuk marrin ndonje lek nga te huajt por edhe paguajne per te dalen ne foto me ta sic qe rasti i Rames qe pagoi 50 mije dollar per nje foto me Obamen. Te kehs aleat ekonomik Kinen sot, eshte nje domosdoshmeri qe ta kerkon koha.
Pse, kot tha Shoku Sali te ndertojme hekurudhen per Pekin???
Apo Shoku Fidel qe kendonte si bilbil ne Parlament???
nuk na u nda komunizmi asnjehere, ca behet keshtu..!!
Unë kujtova se ke shpëtuar nga komunizmi, dhe lan pjata (thybën e tjerve, dmth)tani ti!
shume shkrim i goditur, emri gazetares mjat origjinal. sec me sjell ne mendje
SOCIALIZMI REAL ishte nje fatkeqesi e madhe per bllokun socjalit ne bote. Shyqyr qe u haq qafe. Nje sistem, qe nuk vleresonte individin dhe ngrinte ne qiell kolektivin. Nje ngjashmeri e llahtareshem me fashismin hitlerian. Si shkruante poeti boshevik Majakovski : Njeshi, eshte Zero pa vlere.
Ne Kinen e sotme egziston nje kontradikte e madhe midis politikes nje partiake dhe tregut Kapitalist. Shume sociologe thone, se kur te rritet me shume shtresa e mesme ne shoqerine kineze atehere do te marri edhe atje fund sistemi politik nje partiak.
Aktualisht ata jane shume mire ekonomikisht dhe kerkojne te investojne kudo ne bote. Amerika i ka aktualisht borxh Kines me se kater mije miljarde dollare. Kina ka Probleme te medha me te drejtat e njeriut dhe mbrojtjen e ambjentit.
Nje socjolog gjerman thote se Kina aktualisht po zhvillohet shume shpejt ekonomikisht, bile njesoj si Hitleri ne vitet 1933-1940. Socjologu gjerman thote se le te shpresojme qe Kina nuk do te kerkoje te shtrihet ne zona te tjera sic beri Hitleri. Mos harrojme se Kina ka mbi 1,4miljard njerez qe duhet ushqyer dhe sidomos lende te para per te mbajtur industrine e tyre gjigande. Shekulli i 21 nuk do jete me shekulli i Amerikes dhe Europes por shekulli i Kines, Indise, Brazilit etj.
–mos harro dhe RUSIN -njesuper kontinent me shtrirje pothuaj ne gjithe boten dhe me resuse te medha —me komentet qe ben un me dashamiresi te kam quajtur minister te financave te forumit tone
homeri,
Edhe une te jam pergjigjur, se nuk pranoj te jem “vetem” minister i finacave. Dua te pakten edhe nja dy tre ministrira te tjera.
“Homeri”, ti e di, se une jam pensionist, kam shume kohe, dua vendin tim, kam ketu nje djale 17 vjec, pra duart e lidhura, dhe shkruaj ndonje here ne forum mendimet e mija, te cilat, sigurisht, nuk i ve ne peshore. Eshte me se e kjarte, se shpesh e kam gabim dhe ne se bej gabim, kjo nuk demton njeri, sepse jane vetem mendime dhe jo vendime qeverie, qe mund te marrin ne qafe, pa dashje, njerezit.
Te uroj nje fund jave te kendeshme.
Kjo gazetarja duhej te thoshte edhe nje te vertete shume te madhe, qe Shqiperia ishte faktori kryesor qe Kina u pranua ne OKB….
Kina o superfuqi, ate qe kerkon mund tja shesesh shtrenjte, kaq!
Puna esshte kush ta beje!
Se keta pulitikajte tane neokomunisto- mafioze e bejne pulitiken me b…dhe per b… e tyre,
keshtu e kuptojne politiken!!
Ky o halli!
Duket dy vendet kane nevoje per njeri tjetrin.Shqiperia ka nevoje per investimet dhe teknologjine kineze qe sot eshte teper me e perparuar nga ajo qe kemi njohur dhe nga ana tjeter Kina ka nevoje per tregeti dhe treg me te madh ne Shqiperi por edhe per nje miqesi me shume ne interesat gjeopolitike.Ne interesin e ndersjellte ne rradhe te pare ekonomik le te shpresojme se do te rigjallerohen shume sektore te ekonomise ku presenca kineze ka qene e pranishme ne Shqiperi.Nuk ka sgje ketu per te mos e marre seriozisht punen e Insitutit Konfuci si je ure lidhese miqesie qe duhet riperterire mbi bazen e parimeve te njohura nderkombetare.Shqiperia me shume se kurre ka nevoje per miqei aq me teper te vendeve dhe kombeve te medha.
Amy kush?
shume mir ta vazhdoni si sic e kishun zanat baballaret e tij beni miqesi me burundin dhe kenia Uganda dhe tanganika perpara prtizan se ketu ska gjerman
Kina e atehershme me Kinen e sotshme jane si nata me diten.Eshte injorance te besh kete krahasim.Edhe Shqiperia ka ndryshuar. Drejt Kines po afrohen te gjithe: B.E.,Afrika,Amerika Latine. Bota eshte nje treg i madh, dhe Kina eshte nje fuqi e madhe tregtare. SJA KEMI MBYLLUR ASKUJT DEREN PER INVESTIME KETO 22 VJET, KESHTUQE SKEMI PSE TJA MBYLLIM DHE KINES.Te tjeret ti gjejne vete aresyet pse nuk kane investuar sa duhet.Ka kohe per te reflektuar prap, rruget i kane te hapura.
Populli shqiptar s’përfitoi asgjë nga ndihma e madhe kineze e viteve 60-75-të. Vërtet pati një industrializim të gjerë, por fshatari shqiptar, 70% e popullsisë, fitonte në ditë 40 lekë të vjetra sa për një bukë dykilogramëshe. Pra, individi u rënua. Dhe kjo pati pasoja më 1990: Klika e vjetër “komuniste” ia doli të sjellë gjoja demokracinë pas asnjë strukturë të riinstalojë e të mbrojë liritë e të drejtat e individit. Populli shqiptar në gjendje urie, si koreanoveriorët sot,nuk qe në gjendje të ishte faktor më 1990. Ramoni dhe Nexhina vijuan të projektojnë fatin e tij. Edhe sot në Shqipëri nuk ka dhe as nuk flet kush për shtet të së drejtës. Bijtë “komunistë” dogjën të njomin me të thatin përmes terapisë shok të 1991-it. Nuk u fol kurrë sa vlerë monetare la pas 45 vjetëshi “komunist” ndonëse pati akumulim të madh, shqiptarët nuk ishin larg kinezëve për konsum për frymë popullsie. Shqipëria e sotme ka fytyrën e këlyshave të 8 Nëntorit 1941…
Mos u lodhni kote .Ne shqiptaret nuk dim ti mbajme miqesite .Si nje popull i vogel nxjerrim gjoksin edhe kur nuk duhet.Kjo puna me Kinen eshte shume e dyshimte.Ne ato vite 60-70 mbase ka doza sinqeriteti .Tani duhesh te jesh shume i mencur te perfitosh nga Kina .Ajo eshte shtrire kudo dhe ne vendet perendimore ku luan nje role te madhe ne tregetine boterore .
Dikush na trembet nga komunizmi kinez se mos ngjalle ate shqiptare.Jo mos u shqetso se dhe ne kohen e Dulles dhe sote njesoje kemi mbetur. Dim vetem te shajme por ja te ndryshojme .Cna solli politika e ketyre 23 vjetve .Vetem shemtira si te komunizmit.Sot jemi katandisur qe nuk ushqejme nje popull 2.8 miljon qe jeton ne Shqiperi .Dulla pse e drodhi. Nuk eshte e vertete qe Kima prishi mardhenjet Ishte Dulla qe mori udhezime te shkeputej sic mori per tu shkeputur nga BRSS.Tradhetoje Hrushovi tha u lidh me Ameriken .Po per Maon te njejten arsye nxorri per ti ulur koken shqiptarve .Ku kishte doktrine komuniste ne Shqiperi. Sic nuk kemi patur dhe tani per 23 vjete doktrine demokrate .Ne jemi rrokullisur si ajo foshnja qe u kemi hapur gojen te tjerve .Kane dashur pa ua imponuar te na ndihmojne .Por ne jemi treguar mosmirenjohes.Pyesi baballaret si kane jetuar te kuptoni sa peshe ka patur per ne te qenti komunist apo sot demokrat.
Harruat qe ju turrem Ambasadorit Amerikan sa vume ne pikepyetje rolin Amerikan per ne shqiptaret .Jo me kote themi: Per inat te sime vjerre shkojm e fle me mullixhiun.Sigurishte kaluan 20 vjete hop ketu e hop atje dhe bythen nuk dim ku ta veme.Lereni te na udhezojne te tjeret ku te shkojme se vet ne na prishet busulla e zdim ku shkojme .Keto oshilacjone qe fatmiresishte na kane ndodhur me Superfuqite jane pa kuptim per nje popullte vogel qe do perparim e zhvillim . Duhet shume mencuri te fitosh sote kur te afrohen te Medhenjte.Jane shance qe kerkojne maturi e dipllomaci .Ta heqim ate qe thone Italjanet per ne: Buono per Albanezi.
Sipas kesaj gazetares qe padashur ia lexoj emrin “A me q!n”, del se nuk eshte prishur Enveri me Kinen, por Ten Siao Ping me Shqiperine. Kjo duhet te jete e verteta. Kam folur edhe me nje kinez te vjeter, dhe ai te njejten gje me ka thene.
Edi per kete pune erdhi dhe pune e pare qe beri ishte te shpallte “Rilindje”-n, natyrisht te fijeve e lidhjeve lindore te Shqiperise. Kesaj i thone Rilindje se jo mahi. Tamam, rilindje e komunizmit, natyrisht ne rrethana te reja, nese i ecen ketij psikopati.
Qytetet e Kines, Hong Kong, Shanghai, as New York nuk afrohet se jane me te zhvilluara dhe moderne.
Kina eshte nje vend shume i bukur dhe i fuqishem, me nje infrastrukture te perparuar qe Europa eshte vite mbrapa.
Do ishte shume mire per Shqiperine te krijonte nje miqesine me Kinen, se kemi shume per te fituar ekonomikisht. Kinezet po blejne gjithe boten, dhe kane mbi 100 milione turista qe vizitojne boten. Ne Amerike nje Kinez shpenzon mbi 10,000 dollare koka…
Kina dhe Shqiperia kane shume per te fituar nga njera tjetra.
Vasil Gjika
Pekin
Jemi te vetmit evropiane per te cilet kinezet kane respekt te vecante, jane popill me kulture te lashte dhe s’jane as pushtues e as asimilues, s’duhet pasur frike nga ta.