Dita e Çlirimit/ Rama: Ne mund të shkruajmë një faqe të bukur në historinë e këtij vendi

29 Nëntor 2013, 15:21Politika TEMA

Mazhoranca ka përkujtuar Ditën e Çlirimit me anë të një ceremonie ku merrte pjesë kryeministri Edi Rama dhe kryeparlamentari Ilir Meta.

Gjatë fjalës së tij, Rama tha se duhet ende shumë punë për të përmbushur ëndrrën e atyre që dhanë jetën për këtë ditë.

Rama theksoi më tej se besimi në vetvete forcohet nga besimi i të qëndruarit bashkë.

Rama shtoi më tej se Aleanca për Shqipërinë Europiane i ka të gjitha mundësitë që të shkruajë një tjetër faqe të bukur të historisë së vendit.

“Jetët e dhëna në Luftën e Dytë Botërore na flasin çdo vit në këtë ditë. Na flasin jo për luftën, por për paqen, jo për përplasjen, por për sakrificën, jo për ndarjen, por për bashkimin, jo për vdekjen, por për jetën. Ashtu siç nënvizohet ndërkombëtarisht për jetët e të rënëve në Luftën e Dytë Botërore, ato, padyshim, nuk u flasin kombeve dhe popujve për epërsinë e një kombi apo një populli ndaj një tjetri, e një ushtari ndaj një civili, e një brezi ndaj një tjetri apo e një njeriu ndaj një tjetri.

28 mijë jetë shqiptare, të cilët ishin pjesë e Ushtrisë Nacional Çlirimtare apo e formave të tjera të rezistencës antifashiste gjatë Luftës së Dytë Botërore, në fakt i lanë Shqipërisë, të shkruar me gjak, programin e të ardhmes. Programin e një përpjekjeje për një të ardhme evropiane brenda një bote të lirë. Dhe si i tillë, kontributi i tyre është sot kuptimplotë dhe do të jetë gjithnjë kuptimplotë për gjeneratat e tjera shqiptare, që janë edhe gjeneratat e reja evropiane,” tha Rama.

“Sot, në këtë 29 Nëntor të vitit 2013 nuk mund të rri pa përmendur, në gjithë modestinë e vet, sigurisht të pakrahasueshme me atë të bashkimit të atyre që lanë pas gjithçka që i ndante, për të luftuar për gjithçka që e bënte Shqipërinë të lirë dhe evropiane, bashkimin tonë, bashkimin e madh të 23 Qershorit që është nga njëra anë, mësimi për secilin nga ne e në radhë të parë për çdonjërin prej nesh që përfaqësojmë shumë e shumë të tjerë, pamundur kurrë që të jemi mjaftueshmërisht në lartësinë e thjeshtësisë dhe të sakrificave të tyre në jetën e përditshme, duke nënvizuar nga ana tjetër, domosdoshmërinë e një vetëdije të përditshme për t’i dhënë atij bashkimi, që i dha Shqipërisë mundësinë të rimarrë frymë lirisht, edhe përmasën e një zhvillimi që do t’i japë Shqipërisë e shqiptarëve mundësinë për të ecur më shpejt, drejt një rilindjeje që jo vetëm është e mundur, por është detyrimi ynë. Është detyrimi ynë karshi një milion njerëzve të këtij vendi që me thjeshtësi, me kurajo, por edhe me një vendosmëri të admirueshme, përmes votës së lirë, i dhanë mundësinë vetes për t’u drejtuar nga të zgjedhurit e tyre. E pra, në emër të asaj vote, ne jemi çdo ditë e më shumë të vetëdijshëm se tek ajo votë qëndron edhe një detyrim, që mbase do të mbetet deri në fund asnjëherë plotësisht i shlyeshëm, por që është me siguri, në kohë paqeje, në rrethana tërësisht të tjera dhe sigurisht, me sakrifica pakrahasimisht më të vogla sesa ato të bashkimeve të mëdha dhe e bashkimit të madh kundër së keqes, që e vendosi Shqipërinë në krahun e duhur të historisë në Luftën e Dytë Botërore, domosdoshmërinë që ne të jemi në lartësinë e duhur.

Duke ju uruar të gjithëve, të gjithë shqiptarëve: “Gëzuar festën e madhe të 29 Nëntorit!”, por, duke dashur të sigurojmë po ashtu jo vetëm ata një milion që na votuan, por edhe të gjithë ata që nuk na votuan se “Aleanca për Shqipërinë Evropiane” ka jo vetëm të gjitha arsyet, por edhe të gjitha mundësitë që të shkruajë një tjetër faqe të bukur në historinë bashkëkohore të këtij vendi, nuk gjej fjalën më të duhur për ta mbyllur këtë fjalë sesa: “Lavdi përjetë, heronjve dhe dëshmorëve të atdheut tonë!””.

Ndërsa kreu i Kuvendit Ilir Meta u shpreh se Shqipëria është në rrugën e duhur për të përmbushur ato aspirata që i bashkojnë gjithë shqiptarët për Shqipërinë Evropiane, ku të gjithë ndihen të barabartë e të përfshirë.

“Jam i bindur se duke respektuar ata që ranë për vendin, lirinë, për të forcuar shtetin, ne jemi në rrugën e duhur për të përmbushur ato aspirata që na bashkojnë gjithë shqiptarët për Shqipërinë Evropiane, ku të gjithë ndihen të barabartë e të përfshirë,” tha Meta.

34 komente në “Dita e Çlirimit/ Rama: Ne mund të shkruajmë një faqe të bukur në historinë e këtij vendi”

  1. lani says:

    Meta krey i Kuvendit? Jo, ky eshte krye hajduti! Turpi i kombit!

    1. turi says:

      RAMA ESHTE RAMA DHE NUK ESHTE FAJI I TIJ QE 200 000 SHQIPTARE VOTUAN METEN. RAMA PO MBAN NEN FRE TE GJITHE ATA QE JANE TE ETUR DHE KETE E SHIKOJME ME ARRESTIMET E PANUMERTA QE PO BEHEN CDO DITE! DREQI TA HAJ E SHKUARA DUHET TE LIHET PAS DHE DUHET TE SHIKOJME TE NDERTOJME NJE SHTET TE RI, PO ME PESIMIZEM NUK BESOJ SE ARRIHET GJE!

      1. franceska says:

        fiks o Turi

    2. redi says:

      lani,
      He me, se Meta nuk i eshte kaq i keq, i shkreti. Ka tre femije per te rritur.

  2. nasruddin says:

    PER CILET “DESHMORE” E KA FJALEN RAMA DHE META?

    Se po te kene parasysh ata qe sajoi Enver Hoxha me urdher te Marshallit Tito dhe te Diktatorit bolshevik Josif Stalin do tye duhet qe te dy keta BOSA te shqyptareve te korrigjojne “shenjestren” dhe te kerkojne falje per llafollogjine boshe qe perserisin cdo 29 nentor si ne ASNJE vend tjeter ish komunist ne Ballkan dhe Evrope. Ne nje kohe qe gjithe Evropa ka fshire nga kalendari i festimeve 9 majin, diten e pushtimit te Berlinit nga Ushtria e Kuqe, Edi Rame Kryeministri dhe Ilir Mete Kryetari festojne ne Shqypni 29 nentorin, diten e implementimit te ZISE komuniste ne trojet tona me urdher nga Moska de Beogradi. Atehere per cfare feste behet fjale dhe per cfare vajtojne kukumjackat e pushtetit aktual shqyptar bashke me opoziten komuniste te Sali Berishes kur Shqypnia ka deklaruar se kerkon t’i bashkohet parimeve dhe idealeve perendimore te BE-se?

    Po a e harruan keta pushtetare-derdimene dhe kjo opozite fallco demokratike qe keta “DESHMORE” te gjithe xhelate fanatike te Enver Hoxhes vrane dhe masakruan inteligjencen properendimore shqyptare?

    Po a e harruan keta pushtetare-derdimene dhe kjo opozite fallco demokratike qe keta “DESHMORE” te gjithe xhelate fanatike te Enver Hoxhes vrane dhe masakruan ne Kanalin e Korfuzit ushtare dhe oficere angleze me mina te hedhura ne det me urdher nga Moska dhe Beogradi?

    Po a e harruan keta pushtetare-derdimene dhe kjo opozite fallco demokratike qe keta “DESHMORE” te gjithe xhelate fanatike te Enver Hoxhes vrane dhe masakruan me spiunin e dyfishte te Moskes KIM PHILBY te gjithe patriotet shqyptare qe dergoheshin nga SHBA-s dhe Anglia per t’i shpetuar shqyptaret nga Kulcedra Komuniste?

    Prandaj edhe nastradini me te drejte dhe me nje llogjike te ftohte pyet sot politiken shqyptare:

    PER CILET “DESHMORE” E KA FJALEN RAMA DHE META?

    1. -ashtu na do trapi- says:

      –paske pjerdhur nga trut o nastradin –po ketu ku jam un ne nje qytet te italise , ushtaret amerikan te vrare ne clirimin e italise kane varreza te vecanta dhe perkujtohen cdo vite , po keshtu dhe partizanet italian—dhe sipas teje te kujtohen ballistet qe u vrane se mbeshtesnin pushtimin fashist —dhe sa per ate trurin tend manipulus , 9 maji , perkujtohet ne gjithe boten—ne do ta festojme 29 nenedorin dhe do ti nderojme ata qe rane per clirimin e vendit me shekuj se ajo lufte perben nje nga kulmet e historise se kombit , dhe mos e lidh luften me sistemin komuniste te me vonshem

      1. nasruddin says:

        O Trapi-Shoku apo Miku i Padituri degjo pak histori te VERTETE qe te mos llomotisesh brockulla pa dogane ne kete forum te nderuar te gazetes TEMA.

        – Sistemi komunist dhe bolshevik ne Shqypni u implementua ne vitin 1941 kur Enver Hoxha e shiti Vatanin tek Marshalli Tito i Jugosllavise per interesat e pushtetit te vet dhe kjo pabesi prej aventurieri e Enver ANTIKRISHTIT kulmoi ne Mukje te vitit 1943 kur me urdher nga Beogradi komunistet i thane JO! ofertes angleze per bashkimin e trojeve shqyptare duke i futur thiken ne shpine Kosoves dhe Metohise. Familja e nastradinin ka qene ne Mukje me palen angleze dhe nastradini akoma mban ne shtepine e tij nje xhakavento trecerek prej lekure qe nje oficer i larte i Britanise se Madhe ja kishte falur babait tone.

        – 9 maji festohet si data e BE-se dhe nuk ka lidhje fare me pushtimin e Berlinit nga Ushtria e Kuqe, prandaj rregulloje sahatin se te ka ngecur ne Kohen e Qepes bolshevike. Asnje vend ne BE nuk feston datat e ZEZA si 29 nentori i Shqypnise dhe i politikes hipokrite shqyptare qe ka harruar fare moralin dhe shikon vetem te JOSHE me mallengjime bolshevike dallkauket pensioniste te Enver Hoxhes.

        – Kur Lufta e Dyte Boterore mbaroi amerikanet i thane makaronaxhinjve te Italise: “O largoni perfundimisht Partine Komuniste nga politika o ndryshe nuk keni per te marre asnje kacidhe nga Plani Marshall per ndihma ekonomike!” Italianet i ndaluan me ligj dhe i fshine me shpejtesi nga faqja e dheut komunistet e tyre dhe shembellun e tyre e ndoqi fet e fet edhe Franca, qe atehere ishte duke vdekur nga uria per buke. Jo si shqyptaret dhe Enver Hoxha qe i vrane dhe masakruan anglezet ne kanalin e Korfuzit. Lexo pak histori qe te kthjellohesh para se te shkruash.

      2. gam gam says:

        o trapi,
        Mire se mendjen e paske si nofka, po shqipen ne cilen shkolle partie e paske studjuar?

        1. ilirjani says:

          Nuk ka faj ky qyqari se shqipen ja ka mësuar ai Anglezi, që i ka fali xhakaventon mbasi mbaroi punë me mamin.

          1. nasruddin says:

            Nuk ke faj o Ilyrian me bisht majmuni nga pas se mamin ju a beri Enveri 50 vjet me radhe sa u mesuat ne fund t’i thonit BABE. Prandaj dilni cdo 29 nentor dhe foton e tij ne dore dhe ulerini si ujqer pylli:

            DUAM BABEN!

    2. sync says:

      nasrudin @,nuk po festohet dita e ideollogjise komuniste ,por po nderohen ata qe rane ,lojrat per pushtet i bene te tjeret ,keta bene luften

  3. Edi says:

    Po cfare endrrash deshmoresh thu ti o Edo amon. Po deshmoret kane sosur o mik vllai. Po shiko te plotesoish endrrat e te gjalleve. Po te vjedhin neper ekrane TV dhe ti mi mban syte nga Lungomare. Po nuk te zgjodhem per te na bere teater o burr as per fjalime te bukura.

  4. DONATI says:

    Nastradin kerriçi ! te paska ngel ne mendje sulmi i humbur britanik per vorio-epirin ne Kakome dhe kanalin e Korfuzit , ti mor qen nuk ke bythe te pergojosh bijte e bijat e ketij kombi qe pa buke e zbathur neper bore i dolen zot vatanit duke dhene jeten me nder pamvaresisht se u perdoren nga politika si dje dhe sot . Evropa e feston diten e fitores mbi fashizmin ne çdo 8 Maj , evropianet nuk peshtyjne dhe perdhosin gjakun e dhene per liri e demokraci , por punojne te mos perseritet e shkuara e hidhur , Nastradin nqf se mendon dhe te tjeret qe sigurisht e donin Shqiperine por zgjodhen krahun e gabuar ( B.Komtar e Legaliteti )nuk eshte faji i ketyre bijve qe respektohen si fitues perjetesisht , politika si ne çdo vend mundohet te perfitoje nga deshmoret , politika shqiptare nuk ben perjashtim .

    1. franceska says:

      @donati
      kta komentuesit ktu nuk jan shqiptar me siguri qe hedhim posht gjakun e deshmoreve dhe me e keqja qe i mohojne ata.turp tju vije nga vetja

      1. dule says:

        @ franceska. SHQIPETARET E FESTOJNE ME 28 NENTOR SEPSE KESHTU KA NDODHUR . NE FOTON LART SHIKOJE QARTE QE MUNGON VETEM FOTO E DRUZHE TITO SE E ATIJ QELBESIRES (e.h.) QE TI E KE MBAJTUR PER SHQIPETAR ESHTE ATY ! ATA QE LUFTUAN KETE NUK E BENE PER ATE QELBESIREN (e.h.)DHE PER socialistet e edvin kristaq rames ! POR LUFTUAN PER ATDHEUN TONE SHQIPERINE .KESHTU PRA QE DATA SKA TE BEJE ME GJAKUN E DESHMOREVE TE SHQIPERISE …POR ME IDEOLOGJINE SLLAVO-KOMUNISTE.KJO TYMNAJE ME DATAT (nga mbeturinat e komunizmit) BEHET PER PERFITIM POLITIK ,ATA (mbeturinat e komunizmit)DESHEROJN AKOMA QE SHQIPETARET JANE ME MENTALITETITN E 1944 . GABOHEN !

        1. ORION84 says:

          O TRAP qe bene bythen e zgjuar ne forum me njohurite tua prej katunaro shpellari une po te them qe kam dokumenta te gjeneraleve gjermane qe thone ‘u evakuuam me 29 nentor nga Shkodra nga brigadat qe po terhiqeshin nga Bashkkimi Sovjetik’!

          Shpellar leshi;

    2. DONATI says:

      Nastradin efendi ! Une nuk luaj per daten e çlirimit apo numrin e te vrareve partizane, balliste e civile por te thash qe mos u tall me ata qe dhane jeten per Shqiperine pamvaresisht bindjeve politike , ke nje djale trim ( sipas thenies se E.Hoxhes ne veprat e tij ) H.Lepenica qe e ka vendin ne varrezat e deshmoreve se kur ai u vra B.Komtar nuk ishte lidhur akoma me gjermanet , te veprohet njesoj si me heroin e Popullit M.Ulqinaku ( kapter i Zogut ), ndersa per 8Majin eshte Dita e Evropes , dite feste e pushimi , ne France eshte feste zyrtare , apo dhe Franca per ty eshte komuniste . Nastradin shkruaj me mente jo me by..e .

      1. nasruddin says:

        Degjo or Mik ne TEMA se kur permend shkrimet e Enver Hoxhes per “deshmoret” e sajuar nga Moska apo Kremlini duhet te kesh parasysh se Enver ANTIKRISHT spiunoi dhe likuidoi aq shume shoke dhe kundershtare nga shtepia e kunatit te vet kryefashist i Tiranes bahri Omari gjate gjithe jetes se vet prej krimineli dhe sadisti sa nuk do te kishte varreza ne Bote se t’i mblidhte te gjithe bashke ne nje vend. A je ke pare foton e TURPIT dhe te REZILIT te Enverit pas figurave te Edi Rames dhe Ilir Metes si nje komedi puro albaneze per gjueti votash? Nese jo hidhi nje sy qe te bindesh vete me syte e tu qe jo cdo gje qe fluturon mund te kollofitet si nje patriotizem mallengjyes per xhelatet e Enverit qe i vune minat dhe masakruan anglezet ne Kanalin e Korfuzit. per keta deshmore e ke fjalen ti? Apo per ata qe i kishin shitur shpirtin Moskes dhe Beogradit?

  5. Rilindja says:

    Nastradin mos hidh balte mbi gjakun e deshmoreve tane se ata jane krenaria e kombit. Fitorja kunder fashizmit festohet ne mbare boten e qyteteruar. Per sqarim pyet ata te kopshtit, dhe nqfs e di por do te njollosesh vepren e tyre, dot te them…bjeri se i bie mire……

    1. nasruddin says:

      “DESHMORET” e sajuar ne zyrat e Moskes dhe Kremlinit vrane dhe derdhen gjak shqyptari prej verteti, jo me sajime enveriste, me ane te terrorit bolshevik duke implementuar ne trojet shqyptare regjimin me te eger komunist dhe per fatin e keq kjo zgjati me shume se ne te gjitha vendet e tjera ish komuniste, prandaj edhe indoktrinimi i shqyptareve ka zgjatur kaq shume dhe shqyptaret kane mbetur te vetmit dallkauke ne Evrope qe festojne 29 neorin e tyre.

    2. @Rilindja says:

      e the mire “boten e qyteteruar” dhe jo ate qe na solli qoftelargu me bashibozuket e tij sllavo-ruse-kineze. Perndryshe nuk do te ishim katandisur ne kete gjendje qe te bredhim neper boten e qyteteruar.Krenarine e kombit e zhduku Enver Hoxha se ia kishte friken, ndaj mbajti vetem kermat e qelbura qe i sherbyen deri ne fund per realizimin e planeve te tij cnjerezore.

  6. gjon cima says:

    Sa dehsmore jane vrare mbas shpine nga gjeniu, qe duket ne fotot ne sfond, qe zgjodhi pushtuesin e ardhshem ne vend te ballisteve qe zgjoidhen pushtuesin ne ikje?

  7. Rrapo says:

    Genjeshtare akoma edhe pas 70 vjetesh! Ushtria gjermane u largua sipas planit te saj te terheqjes nga Europa Juglindore, perfshire edhe Shqiperine e coptuar. Partizanet shqiptare te udhehequr nga jugosllavet nuk çliruan ndonje qytet. Per çfar dite çlirimi genjehet akoma? Ushtria partizane komuniste shqiptare ishte shtojce e ushtrise partizane komuniste jugosllave dhe kreu detyra luftarake vetem kunder kombit shqiptar. Akoma me mburrje tradhetie edhe pas 70 vjetesh?

  8. Sume Gruda says:

    Ju rrofshi se e keni mire, arrestoni psydodemokratet per korrupcion dhe tradheti kombetare,vjedhje pasuri te varferve bene me keq se Ballistet qe bashkepunuen me Fashizmin, vollen me shume se Ahmet Zogu! Duhet te behet nje proces per krime ne psydodemokraci te Sali Berishes me bandat e tij.
    Proces si kunder nazisteve ne gjermani dhe tu behet gjykimi i duhur!

    1. nasruddin says:

      Kur do t’i behet procesi Enver Hoxhes? Qe spiunoi dhe likuidoi shoket e vet nga shtepia e kryefashistit te Tiranes dhe kunatit te vet Bahri Omari?

  9. l says:

    Historikisht Shqiptaria, i ka dal zot Shqiperise. Lavdi Deshmoreve te kombit tim .Ballistet” e fashot” le te lehin…28 pa 29 eshte sikur me ra ne gropat e pusetave”, qe i rishiten, e demtojne taksapaguset Shqiptar.

  10. Pavarësia says:

    Në lidhje me ceremonitë e sotme të zhvilluara në varrezat e ,,Dëshmorëve të Kombit”, diku lexova një prononcim të një gruaje të pa denjë edhe pse ka mandatin e deputetes në xhep. Mesilës i kishte bërë shumë përshtypje që një grup veteranësh të L.A.N.Ç. kishn sjellë me vete dhe një portret të Komandantit të tyre gjatë luftës, Enver Hoxha. Kjo biçim zonje pyet:,, Po sikur në një ceremoni të organizuar nga kanc. Merkel, të ishte dhe portreti i Hitlerit,ç’do të ndodhte? Aludimi i Doda M. është jo vetëm keq dashës por dhe naiv. Enver Hoxha udhëhoqi L.A.N.Ç.ku muarën pjesë mbi 70 mijë bijë e bija të popullit dhe 25 mijë prej tyre ranë në fushën e nderit për të qenë të pa vdekshëm. Asgjë të përbashkët nuk ka E.Hoxha me Hitlerin e M.Doçes. Dhe tjetra, ,,Miss” Doda nuk ka haber nga pluralizmi. Dikur, kur hitleri shqiptar i kohës të ,,demokracisë” të mos jetë më në këtë botë, Mesila dhe gjithë mercenarët e tjerë të Sali Adolfit, le të mbajnë sa të duan portrete të tij, në gji, në shalë e kudo! Turp për një politikane të kohëve moderne!

  11. hashimi says:

    o Ramush po ate fotografin e Enver kiminelit ça e ke aty ha po ke ne kolicjon komunistat e sotem po ti i ngjan pok enverit nga gjatesija prandaj nuk eshte te besh si elvre hitleri

  12. Prof.Derrasa says:

    Nastradin qe ke të drejten tënde të mendosh ato qe beson se i di,kjo s’të jep të drejten të shtrembërosh faktet!
    Në Itali,8 maji festohet dhe meso se Italia e pranon vet qe pushtoi Shqiperine,dhe partizanet nën drejtimin e citoj enciklopedia Italiane lema F- “Fashizmi” “…të komunisteve me drejtues kryesor Enver Hoxhen,u organizuan shume shpejt duke u bashkuar në aleancen antifashiste botrore qe krenohej nga Rusia,Anglia dhe ShBA….”ballistet u ndanë ne vitin 1943 ne dy drejtime ku krahu radikal u bashkua me fashistet dhe me vonë me gjermanët…Mukja arriti marrveshje por qe u prish per faje të ballisteve qe kuptuan se zjarri komunist i kohes ngriti në këmbë rininë dhe inteligjencën qe formuan brigatat dhe divizione ushtarake…Me 10 korrik i942 komunistet organizuan dhe kryen nje aksion të papare gjer atehere,nga fashistet,prenë rrjetin telefonik ne gjithë vendin,kuse Njesitet e tyre guerrile vetem ne Tirane vrane disa gjerarkë të lartë të Musolinit dhe bashkpunëtorë të tyre shqiptare!…Kjo lufte per fashistet ne Shqiperi morì fund ne 8 shtator 1943 kurse partizanet shqiptare e vazhduan luften clirimtare kunder nazisteve gjermanë ne radhet e të cileve u perfshinë dhe ish fashiste të organizuar ne brigaten “Antonio Gramshi”.Vendi i shqiponjave pertej Jonit dhe Adriatikut u clirua me 29 nentor 1944…” Ka dhe të tjera nga “komunizmi” italian qe cuditrisht enciklopeditë i ka të pavarura dhe me dhjetra historianë të shquar! Kupton se je alifmatrak dhe i mbarsur me urrejtje,e cila nuk i ben mirë vetem kultures tende katundareske…ne kundershtim dhe me Akademikët italianë!…Shqiperine e la në bllokun komunist,letra pacavure e Curcillit dhe teoria e Rusveltit se na duhen vende kushinete,mes Lindjes dhe Perendimit,ne Jalte!…shko fli Nastradin se gomarin tënd të mendjes e zuri gjumi!

    1. nasruddin says:

      O profesor Druni, po fashizmin e kishe o dru me pre brenda Partise Komuniste a nuk e ke degjuar qe Enver Spiuni ishte strehuar tek kunati i vet kryefashist dhe kuisling Bahri Omari qe nga viti 1941 kur u kthye nga ambasada e Zogut ne Bruksel deri ne vitin 1944 dhe ne kete shtepi tek Vorri i Bomit ngjitur me shtepine e Qazim Mulletit organizoi spiunimet e tij famoze duke likuiduar te gjithe shoket e vet nje nga nje. Shko dhe pyet te afermit e Qemal Stafes se ta tregojne me mire se nastradini historine makaber.

      Sa per historine e Komunizmit italian degjo mos u ndje se te bien breket dhe del krejt lakuriq. Sa hapi gojen Presidenti i SHBA-s qe do te shperndante pas luftes ndihma ekonomike me planin Marshall per Evropen me kushtin per te fshire nga politika komunistet nga vendet aplikuese, Italia u pergjegj e para dhe me pas e ndoqi edhe Franca qe i futen HUNE krimineleve te Moskes dhe Stalinit ne dallim nga shqyptaret e budallepsur nga Enver Sadisti dhe Enver Gjakatari.

  13. WEB says:

    Eshte per tu habitur me disa komentues ,brezi i L.A.N.C po zhduket ,apo gati ne zhdukje ,ai brez me ate fryme u rrit ,u edukua ,u brumos ,ishte viti 1944 kur lufta mbaroi dhe bejini vete llogarite se sa vite kane kaluar,eshte e kote qe i gjykoni .Per ata qe kane sy te lexojne ,rregullat i bejne clirimtaret ,qofshin ata te kuq ,apo blu ,me tradheti apo me sinqeritet kush synon pushtetin perdor grushtin e hekurt ,keshtu ishte bota e mbas luftes se dyte boterore ,u rreshtuam me ruset dhe jugosllavet per te mos te dale te humbur ,qe te perfitonim dicka si demshperblim ,nasrudini po na rrenqeth me keto histori tradhetish nga ana e enver hoxhes , o nasrudin hidhi nje sy historise se shqiperise dhe me thuaj se ne cilen faqe apo shekull nuk gjen nje tradhetar ,ti shkruan qe kemi ngelur vetem ne dhe disa vende ish komuniste qe perkujtojne diten e clirimit ,edhe italia ishte fashiste por si per habi ka vene 25 prillin si feste clirimi nga nazizmi duke ditur se deri ne 1942 ishin fashiste te regjur .Po deshe te jap edhe me shume ,ishte shredder i gjermanise qe vit per vit shkonte ne normandi (france )per te bere homazhe ushtareve gjermane te vrare gjate luftes ,po kesaj o nasrudin si do ja vesh emrin

    1. nasruddin says:

      WEB Miku Gjermania i ka kerkuar falje te gjitha shteteve per demet qe shkaktoi regjimi i Hitlerit, enver Hoxha eshte akoma HERO i popullit dhe HERO i punes socialiste me vendim te Kuvendit popullor. A e kupton ndryshimin e madh? Gjermania u sanksionua si mos me keq nga Koalicioni Fitues i Luftes se Dyte dhe paguan akoma reparacione per te keqiat qe u ka bere shteteve te Evropes dhe Botes. Shko ne Berlin apo ne Prage, apo ne Varshave, pse jo ne Budapest dhe folu me Fitorjen e Madhe te 9 majit nga Ushtria e Kuqe qe te hash dajak vendce ose ne rastin me fatlum te te qellojne me domate dhe veze te prishura, qe te bindesh sesa e nderojne daten e clirimit te Berlinit, qe eshte data e fillimit te ZISE komuniste ne keto vende. Te gjitha shtetet ish komuniste me kohe e kane fshire nga kalendari i festave 29 nentoret e tyre, pse ASKUSH nga Bota nuk i dergon urrime politikes shqyptare per 29 nentorin?

  14. detroit says:

    SI ka mundesi qe nuk po komenton asnje per Foton e Enverit?? Ta gezoni Komunizmin…

    1. nasruddin says:

      Nuk u vjen zeri per Enver ANTIKRISHTIN sepse u boni nonat per 50 vjet me radhe sa ne fund filluan t’i therrasin BABE. Prandaj tani ulerijne si kafshe pylli njezeri:

      DUAM BABEN!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje