Benedikti XVi shokoi botën në shkurt kur u bë i pari Papë në thuajse 600 vjet, që jepte dorëheqjen. Por vëmendje u spostua menjëherë tek pasuesi dhe zgjedhja e Papës së ri, Françesku. Mes kësaj drame, një pyetje nuk mori kurrë një përgjigje të plotë: pse dha dorëheqjen Benedikti?
Nga Mark Dowd, BBC
Deklarata zyrtare e dorëheqjes e Papa Benediktit XVI jepte si shpjegim për këtë vendim dobësinë fizike dhe mendore. Por ka pasur gjatë kësaj kohe dyshime se kishte diçka më shumë se kaq.
Dhe hetimet e mia e kanë konfirmuar diçka të tillë.
Shkova të vizitoja kardinalin nigerian, Françesko Arinze në apartamentin e tij, me pamje nga sheshi “Shën Pjetër”. Ai është një nga figurat më të rëndësishme të kishës dhe e njeh Vatikanin në pëllëmbë të dorës. Madje për një kohë të shkurtër, në mars të këtij viti, ai përflitej si pasuesi i mundshëm i Papa Benediktit. Dhe ai ishte një prej pak zyrtarëve të përzgjedhur të kishës, që ndodhej në Pallatin Apostolik të Papës kur ai dha lajmin personalisht për ta.
Ia ngrita atij çështjen e skandaleve që kishin paraprirë vendimin bombastik të Papës, dhe në veçanti aferën Vatileaks, në të cilën maxhordomi i Papës, Paolo Gabriele, kishte dhënë dokumente konfidenciale, duke ekspozuar luftën për pushtet në Vatikan. A mund të ishte ky një faktor për dorëheqjen e tij? Përgjigja e tij ishte e papritur.
“Është legjitime që një person të spekulojë dhe të thotë “ndoshta” për shkak se disa nga dokumentet e tij ishin marrë në mënyrë sekrete. Mund të jetë një nga arsyet,” më tha ai.
“Ndoshta ai ishte shumë i mërzitur që maxhordomi i tij kishte ekspozuar kaq shumë letra tek një gazetar, aq sa ai ishte në gjendje të bënte një libër. Mund të jetë një nga arsyet. Nuk mund të pres që ai ta pëlqente diçka të tillë”.
Në Vatikan, anëtarët e rinj e ambiciozë të kishës këshillohen që të dëgjojnë shumë, të shohin gjithçka dhe të mos thonë gjë. Fakti që një zyrtar kaq i lartë pranon të shmanget nga vija zyrtare, është mjaft domethënës.
Në thelb, Papa Benedikti ishte një Papë mësues, një teolog dhe intelektual.
“Ideja e tij për ferrin ishte që të dërgoheshe në një seminar njëjavor trajnimi për menaxhimin”, më tha një i brendshëm.
Fatkeqësia e tij ishte se aderoi në papat në një kohë kur kishte një vakum pushteti, kohë në të cilën anëtarët e nivelit të mesëm të kyrisë romane- shërbimi civil i kishës- ishin kthyer në ‘Borgia të vegjël’, shton një tjetër zyrtar.
Mos e merrni fjalën time për të mirëqenë, këto vlerësime vijnë nga burime të nivelit të lartë- nga vetë lideri aktual i Kishës. Dhe Papa Françesku nuk i grin më kot fjalët e tij.
“Gjykata është lebrosa e papatit,” pati thënë ai. Ai e pati përshkruar kyrinë si narcizistë dhe vetë- referues. Me këta duhej të merrej Papa Benedikti.
Për një periudhë kohë, që daton që nga vitet e fundit të Papa Gjon Palit II, zemra e selisë së Kishës Romane dominohej nga sherret mes klikave. Ishte pikërisht kjo ajo që kërkonte të ekspozonte maxhordomi i Papës, Paolo Gabriele duke fotokopjuar dhe duke dorëzuar gjithë ato dokumente.
Por Gabriele thotë se marrëdhënia e tij me Papa Benediktin ishte si ajo mes babait dhe birit. Atëherë pse ai veproi në atë mënyrë për të vënë në siklet njeriun, me të cilin ishte kaq i lidhur?
“Ai thoshte se kishte parë kaq shumë gjëra të shëmtuara në Vatikan, sa në një pikë nuk mbante më,” thotë avokati i tij, Cristiana Arru, duke shtrënguar rruzaret në të parën intervistë publike. “Kështu që ai gjeti një mënyrë që kjo të dalë. Ai thoshte se i thuheshin gënjeshtra. Ai mendonte se Papa mbahej në errësirë sa i përket ngjarjeve të rëndësishme”.
Gabriele u gjet fajtor për “vjedhje të rëndë” dhe kaloi tre muaj në paraburgim përpara se të falej nga Papa. Por ky nuk ishte fundi. Lideri i Kishës ngriti një hetim të plotë për këtë çështje.
Tre kardinalë prodhuan një raport me 300 faqe. Supozohej se raporti do mbahej i kyçur, por një e përditshme e rëndësishme italiane pretendon se është informuar për përmbajtjen e tij. Rezultati? Të tjera rrjedhje më të turpshme, këtë herë bëhet fjalë për një rrjet priftërinjsh homoseksuale që ushtrojnë ndikim të papërshtatshëm brenda Vatikanit.
Dhimbjet e kokës vazhduan të shtohen për Papën gjerman. Parimi gazetaresk “ndiq paratë’ është edhe këshilla më e mirë për të kuptuar atë që ndodhte në Vatikan. Dhe një nga historitë më të habitshme përfshin një skenë nga Lindja e Krishtit në sheshin “Shën Pjetër”.
Për vite me radhë nënshkruheshin marrëveshje, në të cilat Vatikani paguante disa herë mbi vlerën e tregut. Por kur dikush nga brenda tentoi që të reformonte sistemin, zyrtarët në gjykatën kishnore bindën Papën e pashpresë që ta dërgonte atë në një mision 4 mijë milje larg Romës.
Të tilla çmenduri ndodhnin brenda Bankës së Vatikanit, që për vite me radhë ka qenë një burim titujsh të padëshirueshëm për Kishën Katolike. Ajo ishte ngritur për të ndihmuar urdhrat fetarë dhe për të transferuar paratë e nevojshme tek pjesët më të largëta të botës. Por kur një pjesë e konsiderueshme e transaksioneve është në para të thata, dhe kur ato dërgohen në vende të planetit- politikisht të paqëndrueshme, nuk duhet një gjeni për të kuptuar se çfarë shkon keq.
Duket se zyrtarët e bankës merrnin vendime të rëndësishme pa e informuar gjithmonë Papën. Kur bordi vendosi që të rrëzojë presidentin reformator të bankës, Ettore Gotti Tedeschi (pikërisht në ditën kur arrestimi i Gabriele po merrte mbulimin më të madh mediatik), Papa nuk e zbuloi këtë gjë derisa ishte tepër vonë. Ai u habit shumë, sipas fjalëve të sekretarit të tij privat. Gotti Tedeschi ishte një anëtar i ‘Opus Dei’ dhe mendohej se ishte i afërt me Papën, por në fund ai nuk e mbrojti atë.
A ishte kjo shumë për të moshuarin Papa Benedikti?
Merrni e shqyrtoni me kujdes fjalët e zëdhënësit për shtyp të papatit, at Federico Lombardi: “Kisha kishte nevojë për dikë me më shumë energji fizike dhe shpirtërore, që është në gjendje të tejkalojë problemet dhe të sfidat e qeverisjes së kishës në një botë që po ndryshon si kurrë më parë”.
Ndoshta kjo është më pranë asaj që mund të dëgjosh nga një zyrtar i lartë se kisha po bëhej e paqeverisshme dhe se kishte nevojë për dikë që të ndalonte kalbjen.
Është kjo kishë që tani ka mundësinë e madhe për të ecur përpara dhe të përballet me sfidat e shekullit të 21-të. I parë shpesh si i largët, lidershipi tani po përballet me pikëpamjet e katolikëve të zakonshëm për çështje të nxehta si kontraceptivët dhe martesat e homoseksualëve. Reforma ka ardhur në shpinën e skandalit. Ky është një zhvillim që nuk ka kaluar pa u vënë re nga kardinali Arinze.
“Ajo që duhet të mbani mend është se Zoti shpesh shkruan drejt në vija të shtrembëta”, thotë ai./ep
Rrofte Kisha Katolike! Forca me rendesishme ne bote per dinjitetin e qenies njerzore.
shume e thjesht pergjigjja, papa ishte b..q.. dhe e kercenonin lobi gay ne vatikan qe te terhiqej per aresye poterje. Papa tentoi te hidhte drite mbi abuzimet finaciare deh i vune drurin. Kjo eshte aresyeja kryesore.
Doreheqjen e dha sepse eshte konvertuar ne Musliman. Lahilah ilallah Muhamadan resul allah.
na merzitet duke trajtuar kto parazite njerez,dhe te prallisur
jan thjesht te frikshem….pedofili e pafund.
Paati roman i dha dernen dogmes krustiane
Razinger me gjithe karakterin e tij prej gjermani ,nuk arriti dot, dhe nuk e lane asnjehere te gerrmonte thelle ,ne themelet e vatikanit per te nxjerre ne pah pengesat e verteta qe haste vazhdimisht papati i tij .Dhe mbas 10 vjetesh lufte me klanet e forta te krijuara ne vatikan u terhoq ,terheqja e razinger ishte thjesht deshtimi i tij ,qellimi ishte nje rinovim i vatikanit ,shkeputja nga e vjetra dhe nje veshtrim drejt te rese ,nje vatikan me i perulur me besimtaret, dhe popujt e tjere te besimit katolik ,nje vatikan me i besueshem ,nje vatikan qe luftonte ne terren dhe jo ne maje te froneve dhe lluksit ,nje vatikan qe ta beje besimtarin te ndjehet si kishen e tij te lagjes ,dhe jo perballe statujes se faraonit .Razinger ishte franceskan ,ndersa papa francesku ishte jezuit ,nje jezuit jeton ne mes te lebrozeve ,te semureve ,ne mes te atyre qe nuk kane gje tjeter pervec skamjes dhe varferise ,ajo qe papa francesku kerkon te beje eshte ajo qe razinger la pergjys ,nese ja arrin qellimit ne vatikan do jete vertet nje termet 7 ballesh ,pasurite e krijuara nder shekuj ne vatikan jane te pafundme dhe nuk pasqyrohen me jeten e perditeshme te nje njeriu apo besimtareve te thjeshte .Flitet per monopole te pafundme llogarishe bankare ,apartamente ,objekte lluksi ,terrene bujqesore ,dhe dyshime teper te forta te lidhjes midis disa kardinaleve dhe mafies italiane
KATOLICIZMI FEJA ME E MIRE PER SHQIPETARET.
perkthim skandaloz!
eshte harruar te permendet se ky gjermani ishte ngatarru ne shume allish verishe mafioze…
Vatikani eshte fuqia e gjashte financiare ne Bote! Vatkani ka nje force njerzore te pathyeshme dhe Vatikani eshte nje nga Zoteruesit e Botes!
Ati i Shenjte eshte figura me e respektuar ne Bote,une qe i them keto fjale jam vertete myslyman, por respektoj shume Paptin dhe Vatikanin!Vatikani Selia e Pushtetit dhe e Pushtetit te Dijes dhe Kultures!
-Shume i pergojuar morali i kishes, nga vete ata.
E respektoj diturine pakufi te tyre,por kur vjen puna per jeten e vetkufizuar te tyre ,mendoj se ;nje fe e nje pjese te popullsisese botes vlen per tu shpjeguar..Shpjegimi de fakto i ketij shkrimi i nxjerr ne pergjithesi njerez kunder jetes dhe ligjeve te saj,si dhe detyrimeve karshi predikuesve te saj sidomos atyre te varfer.
Roli i pseudonenave, qe s’kane lindur kurre ,ne boten e trete le per te deshiruar dhe hijezon figuren e vertete te nenes,..
pastaj homoseksualiteti ..eshte i neveritshem si ide e jo me si praktike..,
dhe te vime te trashegimite e panumerta ne emer te zotit dhene kishes s’besoj se duhet ti veshe ata me florinj e intriga.