Kulmi i ironisë/ Sekretarja në Gjykatën e Pukës: Lekët na i dhanë me dhunë

29 Nëntor 2013, 09:17Politika TEMA

Ministri i Drejtësisë, Nasip Naço shkarkoi dje sekretaren dhe kancelaren e gjykatës së Pukës pas videos që transmetoi emisioni “Fiks Fare”, duke pohuar se janë bërë verifikime të ngjarjes. Ndërkohë, gjatë një interviste për “News 24”, të dyja protagonistet e videos thonë se nuk bëhet fjalë për çështje korrupsioni dhe se kërkojnë që të veprojnë organet e drejtësisë.

Sipas sekretares Liljana Shkjau, personi në videon e fshehtë u ka bërë presion psikologjik atyre dhe u ka lënë një sasi parash mbi tryezë me kërkesën që të lironin familjarët e tij nga burgu.

“Ngjarja ndodhi në gusht kur gjykata ishte pa punë. Personi Pal Ndoka ka hyrë me dhunë, ka mbyllur derën dhe ka thënë: ‘Këtu do bëhet siç them unë’. Kujtuam se kishte armë me vete. Hodhi në tavolinë një top me lekë. Ai përmendi faktin që këto lekë duhen për lirimin e të afërmve të mi. Isha nën presion, nën terror. U binda që nuk ka armë, i thashë ti ke përgjues, ai më shtyu, hapi derën dhe doli jashtë. I mora lekët dhe ia dhashë kunatës së tij dhe nisemi për të bërë denoncim në polici. Më doli përpara: ‘Ke 24 orë kohë, se ke vetëm 1 djalë të vetëm’. Por, më pas nisi të qajë: ‘S’e kam me ty, por me eprorët e tu’. Ai më kërkoi falje dhe unë nuk e bëra publik se rasti do merrte përmasa të tjera. S’është rasti i parë, më ka persekutuar prej 3 muajsh, më ndiqte nga pas dhe unë e kam refuzuar gjithmonë. Këtë person e njeh gjithë Puka dhe ka precedent penal. Video është e mangët, nuk ka pjesët ku kanë ushtruar dhunë psikologjike ndaj meje. Ia kemi lënë drejtësisë”, tha Liljana Shkjau.

Ndërkohë, edhe kancelarja e gjykatës, Meliha Kukaj thotë se s’kishte lidhje me çështjen në fjalë.

18 komente në “Kulmi i ironisë/ Sekretarja në Gjykatën e Pukës: Lekët na i dhanë me dhunë”

  1. emi says:

    Ptuu rrace e keqe e pafytyra del edhe thote qe ja kane dhene parate me zor.Po ne video moj injorante ne nuk pame qe zoteria te ushtroi dhune mbi ty dhe qe po ti jepte parate me zor,biles ti moj tru trashe as te numeroje parate nuk dije here te dilnin mangut here teper.

    1. Zef Arbnori says:

      Pse s’thu moj Shkina
      qi ju paskan perdhunue me pare n’dor?
      Sa do dojshe te me kishin perdhunue edhe mue njashtu!
      http://goo.gl/mf0YMO

  2. Gezimi says:

    Cojeni ne qeli kete zonje, se atje do e gezoje jeten me gjithe te mirat qe ka bere! S’di sot njeriu i ndershem si te jete, Sokrat i vuajtur apo derr i kenaqur!

  3. -..bjerini popullit ..budalla,ai e ka fajin.

  4. elinor says:

    Hahaha, dy dite ne mendime dhe ja perfundimi….rrene patetike!

  5. heretiku says:

    Tani e kuptoj pse i kane mbyllur estradat ne Shqiperi, tani estrade ka ne çdo sektor te jetes publike. Sepse shume njerez jane kaq te kalbur, ne te gjithe aspektet, sa eshte gjynah ti quash njerez.
    Kjo funderrine ka dhe guximin te dale te jape interviste. Pra kesaj “te shkretes”, me dhune i kane lene leket ne tavoline, ja “kane ngecur”. Kjo “e mjera” nga halli qe e ka zene, nis te numeroje paret, qe shpesh i ngaterron, si analfabete qe eshte.
    Bir Selman i nenes, ç’te te qaj neneja me pare.

  6. BBB says:

    SEKRETARJA E THA TROC…jemi “te pafajshme”…na i dhane leket me zor, na kercenuan familjen nqs nuk i merrnim leket…ky popull eshte i korruptuar…ai eshte fajtori kryesor dhe i vetem per kete ceshtije…duam Drejtesi sic u dha “drejtesi’ per shokun Ilir Meta…me kete popull te korruptuar nuk shkohet ne Evrope…

  7. lydia uk says:

    Rrace e poshter su vjene turpe,ke the surrat te sajoshe genjeshtra..ju ini per burge te gjithe i keni kthyer zyrat e shtetit si pazaret e gabelve po ke te fusesh me pare policat,tatimoret, urithat e doganave,prokuroret apo gjykatesit,ky shtete me kete administrat vetem shtete nuke quhet eshte cmenduri e zhvaten popullin ja pine gjakun.Duhet shkulur gjithcka nga themelet.

  8. I bejme thirrje kryeministrit z. Edi Rama ,qe te nderhyje
    menjihere tek gjykatat sepse jane viktima…….
    Te gjitha leket qe marrin …..ja kane dhen me zor…..
    Duhet rregulluar kjo pune sepse do te kemi viktima ne
    radhet e gjykates.
    Po po po ,,,si nuk na pati vajt ne mendje se kete gjyqtaret
    dhe prokururet kane qene te gjithe te shtypur ne kohen
    e Saliut.Dhe ne i paragjykonim …….
    Pooooooo,,,,shum gjynah..?………..
    Duhen te kontrollohen te gjithe gjykatesit ,prokuroret
    fshesaxhinjte dhe rojet e gjykatave ,per te gjitha
    pasurite qe kane bere ,dhe tiu sekustrohet cdo gje
    sepse ata nuk kane dashur te bejne pasuri por e kane
    bere nga dhuna qe eshte ushtruar mbi ta ,,,,nga populli
    ‘Vandal’……

  9. Lymi Tutit says:

    Si spo na del ene ne nonji qi t’na japi pare me zor me dhun, mer jahu …………

  10. burgu rrogozhines says:

    o motra ,mos t evune gje kallashin ne koke ??? Ste paska mesuar mire ai avokati jot ,pash kishen e lacit …yyyyyyyyyyyyy gra mizore ,injorante .qe u kan leshuar burrat te vidhni ….po mjeranet nuk edin qe ajo grua qe di te vjedh e te zhvas di ti bej te gjitha ……Dhe kjo nuk eshte vetem per ty o loke eshte per te gjitha grate me moral te ulet …qe bejne keete zanat …..qofshin ,gjykatese ,prokurore dokroresha ,sekretare ,infermiere dhe dreqi me te zone ……….yps jeni vec ca mjerane te pangopura ,,qe cdo gje ja keni kushtuar lekut ..ju dhe familjet i mbani vec me pare …………se po mos te kishit dhe ato kushedi ku do te ishit katandisur ….do gjenit menyrat nga me te ndryshme ……

  11. saki berisha lexhendari says:

    edvin rama i ka perdhunu keto zonjat e pafajshme, ai asht perdhunus i ndyre, te mbrojme grate jane inocente, video asht e montume, qeveri e krimit, rroft liria.

  12. al asad says:

    kur shohin se po e humbin poziten dhe mund te ndiqen penalishte,, kerkojne drejtesi , prisni te vendoset drejtesi per ato padrejtesite qe keni bere ju dhe pastaj shohim cfare do behet,, injorante..

  13. enofieraku says:

    eeeehh, ja me ne fund lindi dhe ironia e shpellareve , ky eshte fundi i botes se shpifur.

  14. ekuatori says:

    Jo pezullim nga puna por në burg që të rrëfehen mirë dhe bukur,e t’ia nxjerrin petët lakrorit.

  15. ra ta si says:

    mendoj se zotnia qe pagoi lekt dhe eurot,duhet te denohet per perdhunim ,sepse te gjithe shqiptaret e pane qe ai perdhunoi jo vetem dy kancelaret por ja vuri me zor edhe gjykatesit, prokurorit , policit gjyqsor,me nje fjale prishi gjithe sistemin e drejtesise.Me aq pare kishe rregullu edhe nanji deputete or lal.

  16. puka says:

    AJO GRUA QE DI DHE VJEDH, BEN DHE GJITHCKA TJETER PER “ESHTNAT E ROBVE”…OH SA MATERJAL PER “AL PAZAR ” & “PORTOKALLI”

  17. mergim tari says:

    Shikoni cfare tragji komedie:

    Me dha leket me dhune
    dhe
    Mi dha leket duke qare

    Kishte 3 muaj qe me dhunonte
    Ke nje djale te vogel

    Kesaj i duket vetja si tek filmi “FIJET QE PRITEN”

    Keto jane edhe IDIOTE. Mendo se cfare personeli kemi ne gjykata.
    Gjithsesi do te dale e pafajshme.
    Madje AGIM BENDO ne gjykaten e larte do ti jape edhe 100.000 evro shperblim, pasi “FIKSI” i ka cenuar figuren MORALE dhe KAR-akterin.

    Veme bast nese keto dy NDYRESIRA nuk dalin te pafajshme sic doli edhe KURVARI PANGO, ashtu sic doli edhe HAJDUTI META……

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje