Braçe: Këto gjykata duhen shembur, duhen zhbërë

29 Nëntor 2013, 09:48Politika TEMA

Deputeti i Partisë Socialiste, Erion Braçe, reagoi pas pamjeve të transmetuara në emisionin “Fiks Fare”.

Sipas tij, këto gjykata duhen shembur.

“Për shkak të punës nuk kisha mundur të shihja pamjet e të dëgjoja dialogjet ku materializohet shitja e drejtësisë!!

Sapo pashë e dëgjova “serinë e re” në Fiks Fare!

Neveritëse! Neveritëse!

Fyese e përçmuese!

Për cilindo që punon e prej punës merr të ardhurat e jetës;

Për cilindo që respekton shtetin, paguan taksa për të e pret të marrë shërbime, por edhe drejtësi;

Për cilindo që nuk e ka një punë, e pranon këtë fakt dhe lufton të gjejë një punë për të mbytur varfërinë, qoftë edhe me ndihmën ekonomike;

Për cilindo që ka pranuar e i është nënshtruar varfërisë, por që kurrë në bote nuk mund të pranojë padrejtësinë.

Mbase tek unë shihni vendimmarrësin që s’duhet të qajë, por të vendosë.

Keni të drejtë!

Qysh kur e provova vetë në kurriz (pa paguar para) kam thënë qartë:

Këto gjykata duhen shembur, zhbërë!!

Një grua që drejtonte Kuvendin atë kohë më quajti anti-sistem, revanshist etj, etj.

Rasti i Pukës i thërret në fytyrë kujtdo si unë që ka fuqi të vendosë.

Po e veçoj rastin e Pukës sepse ajo ngjarje ka ndodhur si reagim i fortë ndaj mënyrës së përdorimit të pasurive kombëtare, mënyrë që pasuron një kompani dhe varfëron një komunitet!!

Padrejtësia sjell varfëri, garanton varfëri, të mban në varfëri!

Pashë sot Kryetarin e Qeverisë së Drejtësisë të përkulej para Flamurit Kombëtar!

E padobishme zoti President! Ti je përgjegjësi! Ti je në krye të këtij sistemi që shet e blen drejtësi!

Jam i tmerruar nga një be që përdornin të dy palët, përfituesit dhe viktimat:

“Për Kishë të Laçit”!

“Për Kishë të Laçit” thoshin paramarrësit- përfituesit;

“Për Kishë të Laçit” thoshin paradhënësit- viktimat.

Turp!” shkruan Braçe në FB./ep

31 komente në “Braçe: Këto gjykata duhen shembur, duhen zhbërë”

  1. tironci says:

    ore Brace ska per turp
    po plasini mrena te gjithe
    se ja kane nxire jeten ketij populli

    1. www says:

      Qytetaret duhet te mesohen te cohen ne kembe.,Protesta demostrata ato mund te zgjidhin komentet jane mendime pa zgjidhje.

      1. Jimmy A.Gorreja says:

        Qytetaret nuk paguhen te cohen ne kembe edhe te protestojne. Ata e votuan qeverine te pastroje vendin. Z. Brace nese ke bole beje, mos llap kaq shume. Une prandaj te votova Ty! Une sa mbarova turnin 1900- 0700. Nuk mund te vijme ne Albania edhe te perkrahim Ty. Nuk kam kohe. Ti po, se edhe prandaj paguhesh. Fole me vepra zoteri, mjaft me llafe!

    2. ortes says:

      EDI RAMA!
      Ua jepni keto fakte ORGANIZMAVE NDERKOMBETARE DHE KERKONI MENDIMIN E TYRE per te SHKATERRUAR NE RRENJE KETE SISTEM TE KALBUR TE DREJTESISE,qe jane bere si KANCERI I SHQIPERISE!!!
      Megjithate nuk ju falet,qe mbani akoma ne pune drejtues e punonjes te KORRUPTUAR TE Berishes!!!
      SHPORRINI SA ME PARE,qe te marre fryme administrata!!
      Sidoqofte edhe disa drejtues te sapo vene ne pune nga ju,nuk po merren me rregullimin e punes,por me ULURIMA dhe kercenime gjoja per punen,ndersa ne fakt kerkojne qe punonjesit t’u nenshtrohen PA KUSHTE KETYRE!!!
      KENI VENE DREJTOR TE PERGJITHSHEM(ne nje ministri te rendesishme) NJE ISH DOGANIER RRUGAC,qe po sillet njelloj se dikur!!!
      Ne se ka te tille edhe te tjere,MJERE NE!!!
      Nuk votuam per PS-ne,qe te ikin nje pale HAJDUTE E KRIMINELE dhe te vijne po te tille ne vend te tyre!!!
      Ky palo DREJTOR sapo erdhi, PERPLASI GRUSHTIN NE TAVOLINE DHE THA:
      -KETU DO PERMBYSET GJITHCKA!!!
      E SHOH,QE JENI SHUME TE LODHUR NGA PUNA DHE NUK MUND TE JEPNI ME SHUME!!!
      Kaq tha ky,batakci,qe pretendon se perfaqeson RILINDJEN!!!
      Kontrolliji keta CUBA se ju PRISHIN IMAZHIN E QEVERISJES!!!

    3. matteo says:

      Nje ore e me pare. Te gjithe kane nje pervoje te hidhur lidhur me keta satanaj qe hane (jo japing) te drejten njeriut. Te shembet ajo godine e frikshme dhe te nise nga e para, me themele te forta, nje tjeter, qe njerezit te dine ku te trokasin dhe me besim tek e drejta.

    4. Epirioti says:

      FURTUNA URAGANI do te Filloj ne Janar, pas marrjes ne Dhjetor se Statusit te Vendit Kandidat per BE. Mjer ke ai URAGAN do te zeje perpara……..

    5. tiranaso ke strada bardhylo says:

      o tironc, mir po i plasin brenda, por kush do t’i gjykoje ? jane te gjithe njesoj mer daku !

  2. Bamke Qyllollari says:

    Erion ne populli presim shume. Edhe ndeshkimin e gjyqtareve po edhe keta punonjesit e shtetit qe na bezdisin ne rruge.
    Mbaje shenim se kete pune kam deri sa te mesoj se makina me targe TR 5302 D, ne perdorim nga nje patrulle policie rrugore Tirane, i ka paguar te gjithe detyrimet ne shtet duke filluar nga dogana e deri tek kolaudimi.
    Me kete makine patrullon policia rrugore dhe kontrollon ligjshmerine e mjeteve te tjera apo dhe zbatimin e kodit te qarkullimit rrugor.
    Mendo sikur te beje nje aksident kjo makine se si shkon puna me qytetarin e thjeshte.
    Eriono na bezdisin edhe gjyqtaret qe na marrin pare edhe policet qe po ndertojne shtepija. ?

    Ne si popull keta policet kemi perballe e shtetin, si sillen ata me ne, ashtu e gjykojme.

  3. shkodran says:

    eshte e vertete qe ky sistem i ka rrenjet thelle.dhe nuk i keputen lehte jo zhbere por duhet shperthyer kjo gangrene korrupsioni qe po i pin gjakun ketij populli.dikur ne kohen e enverit te kryente pune nje mik sot te duhen pare dhe vetem pare.kur e imagjinin se ky njeri donte te behej edhe president zoteri zaganjori jo se jane me te mire tjeret por gjaku juaj eshte aq i prishur sa nuk shihni gje tjeter veç zotin pare e ju vrafte sa ma shpejt qofshi te madhkuar per mekatet qe po i beni ketij popull te varfer e te lodhur nga padrejtesite e juaja

  4. Turp o Brace Turp.,Po te turperuar ngelemi ne viktimat se ata qe na gjykojne jane te nderuar flasin vetem me leke…Nderroni sistemin gjyqesor se ngelem kombi me i prapambetur ne Europe i fusni ne burg plehrat per cdo lloj shkelje dhe abuzimi.

  5. Kurbetliu says:

    Braçe!
    TE ADHUROJ!
    E them me ze te larte ketu ne kurbet ku jeteoj po edhe kur kthehem ne Shqiperi:
    Me dhimsesh sepse je i vetem:
    COPE 1. LAJ, THAJ, VISH.
    Sado te perpiqesh nuk ben dot gje i rrethuar nga ajo lukuni ujqerish-politikane te drejtuar ne kuvend naga krye-hajduti e krye-profesionisti i i korrupsionit te periudhes se pas 92-shit:
    ILIR META

  6. denis says:

    ka shume raste ne shqiperi kemi zgjedhjet qe gjykata favorizon gjithmone ate pale qe eshte ne pushtet kjo a munde te quhet drejtesi Brace kemi gerdecin kurre nuk u be drejtesi kemi videon Prifti&Meta ekspertet amerikan e nxorren te qe ishte e vertet nuk u denuan per ate vjedhje qe ti Brace me kryetarin tende nxorret ne proteste shqiptaret per ate video u vrane 4 njerez te pafajshem se ti kryetari jote u fshehet nuk u dolet ne balle protestusve u vrane ata 4 njerez dhe askush nuk u denua as ata qe dhane urdher te qellohet as ata qe qelluan as ata qe e organizuan ate proteste te dhunshme dhe viktima ishin policet e shkrete qe ven ne rrezik koken per nje rroge qesharake qe u duhet te ushqejne familjen nuk eshte e nevojshme te zhben gjykatat Brace e nevojshme eshte te zhbeheni juve krytari juaj aleati juaj meta dhe gjithe politika e stme si ne pozite ashtu edhe opozite jeni te gjithe kriminel hajdute injorante ju na moet ne qafe si kombe shqiptaret po paguajne nga poshtersite e tua dhe tegjithe politikanve ne zjarre u pafsha te gjithve politikane injorante

  7. tomorri says:

    Bravo Erion Braçe por:
    Me qene se je,dhe je deputeti me i aktivizuare ne parlament dhe drejte, ne kerkojme te shikohen ligjet dhe te propozohet qe per 2-3 vjete te merren ne se ka mundesi nga jashte brenda BE ose SHBA drejtusit me kryesore te drejtesise .Themi se atehere ketyre qenve tane do tju ripet lekura mire se nuk duhet te mbetet pasuri e tyre pa kaluare ne filter.ose shikoni ligjet dhe propozoni si mund te filtrohen te gjithe punonjesit e drejtesise,dhe kur kjo te gjej karar atehere themi se mund te bejme drejtesi per poullin,se tani ata jane miljonere te mbyllur neper vila lluksoze dhe me bensa te blinduare nuk kene lidhje fare me shtresen popull ndaj duhen zhdukur ,zhbere ose qeruare nga faqa e dheut se jane zinxhiri me i rende qe i eshte varur ketij populli ne qafen e dobesuare tmerresisht.
    Braçe dhe te tjere deputete ne se ka na ndihmoni sa nuk eshte vone.

  8. agroni says:

    Skandaloze gjithe sistemi eshte i kalbur nuk ka qytetar mos ta ket vuajtur kete murtaj nè se eshte ndeshur metè.Politika dhe shoqeria ka vetem nje zgjidhje:Me nje vendim referendar te shkarkoje te gjithe kete trup gjyqtare,per interesa te shqiperise letè digjet edhe ndonje i pafajshem apo i ndershem dhe te rekrutohen nje trup e re ne moshe e ne pune.Zgjidhje tjeter brenda kesaj trupe nuk ka dhe s`dote kete per shqiptaret.

  9. sazan says:

    Po Brace, co policine ti nxjerri gjyqtaret perjashta dhe te drejtojne seancat, se vetem Policia po i ben te gjitha, gjyqtar, prokuror, permbarues, tatimor, doganier, INUK. Vetem Policia duhet te kete gjithcka ne dore, ska institucion tjeter

  10. Gezimi says:

    Dhe me teper raste doni? Veproni sa nuk eshte vone, se neser do e pesoni si PD, do dilni ne opozite, dhe nuk i dihet a mund te vini me ne pushtet!

  11. lani says:

    Shume e drejte, zhbeji sistemin e drejtesise; gjygjtare e prokuror. Ndertoni nje sistem krejt te ri. Ripunesonin njerezit qe kane punuar me ndergjegje (eshte e veshtire te gjesh nga keta sot) e punesoni me kushte (perkohesisht, pasi kane kaluar prova…) njerez te rinj.

  12. qytetar says:

    Bravo Brace si gjithmon ne llogore , Kemi besim se qeveria e re, me Meten ne krye
    do te sjelle nje fryme te re politike ,me nje drejtesi te kulluar sic jane dhe vete.

  13. Go west says:

    Kenaqesi zoti Braçe, kur degjon vendosmerine e nje ligjvenesi kunder ketij korrupsioni dilagant. Shpresoj te jeni “me shoke shume” -si thote populli qe mbeshtesni veprimtaret e qeverise Rama, te cileve ju duhet ndonjehere te tejkalojne ligjet ne betejen e madhe kunder korrupsionit dhe kunder “te forteve” qe kane shire si kane dashur ne kete vend.
    Ketu poshte na eshte krijuar ideja qe avancimi ne kariere i gjyqtareve dhe prokuroreve nga keta dy Kryetaret e KLD eshte bere ne baze “te ardhurave qe realizojne”!!!
    Po ashtu policia ka qene prone e te forteve, jo kunder shkelesve te ligjit, por per ta shkelur vet sikur ta kishin prone private Ligjin. Veshtire te kapen shkelesit e ligjit nga shoket e vet, por nje task force qe te verifikoje automjetet e Policeve, Gjyqtareve dhe Prokuroreve do te gjente xhevaire. Jane ata qe nuk paguajn taksat e mjeteve, nuk i çdoganojne, levizin ma targa te skaduara, pa targa fare. Sa per pagesa taksash as qe u shkon ne mendje. Nje njeri i ligjit qe shkel haptazi, ne drite te diellit ligjin, pyes: A duhet mbajtur ne pune? Po te duan ti kapin, fare lehte ata te thone vet: Ja ku jam.

  14. roland says:

    o brace trimi,sa te keni ne qeveri ilir monikqirin -s keni fytyre te zbertheni dhembin,ai eshte perhapesi i kurvellikut politik,i hajdutllikut sy me sy,pa e rruajtur fare,si shperblim???…1 thes miell dhe ….kryetar kuvendi…………………………………………………………….

  15. erjon says:

    Merrni masa urgjentisht,pa pyetur kush eshte e kujt partie i perket,masa me e lehte pushim nga pune,vetem keshtu nqs doni te behet gje ne rregull ne kete vend.

  16. gam gam says:

    Po mire mo Brace gam gam-i po si ia ben qe pranon aleancen me Meten per te cilin nxorret njerezit ne shesh per te protestuar. Po per Meten perse nuk e ngre Zerin Brace, apo sepse gjykata e nxori te pafajshem? Mjaft me demagogji se nuk ju beson me njeri. Mire jua tha Blushi, mjaft me fjale se na lodhet, duhen vepra, aty do t’ju shohim sa ju vlen lekura e sa guxim e vendosmeri keni per te luftuar korrupsionin.

  17. LORA says:

    Prandaj u votuat Brace djali;per te ngritur me kembe shtetin e se drejtes.Nuk ka mjerim me te tmerrshem se padrejtesia dhe gangsterizmi gjyqesor i institucionalizuar,ne xhepin e parase publike.TUNG.

  18. Pirro says:

    Erjon Braçe eshte i gatuar ndryshe… shume ndryshe nga te gjithe politikanet shqiptare, perfshire Ramen. Vetem se kam frike se eshte nje ekzemplar sa i mrekullueshem po aq edhe i rralle, se te gjesh te tjere si Erjoni ne Shqiperi, me duket nje mision i pamundur.
    Me vjen jashtezakonisht keq qe ketij njeriu te ndershem e guximtar, i takoi per pjese Shqiperia; duhet te lindte e te rritej ne nje vend skandinav!
    Faleminderit Erion per gjithçka po ben duke sakrifikuar gjithçka, shpresoj qe Rama ta kuptoje sa me shpejt se rruga e ndershmerise dhe e ndeshkueshmerise rogoroze te krimit, eshte e vetmja qe do ta ndryshonte rrenjesisht vendin tone!

  19. Albina says:

    Eriono, Une jam e djathte por po i futet neper burgje gjykatesit dhe po zgjidhet problemin e pronave, keni voten e te gjithe te djathteve te vertete! Zoti te shtofte inatin ndaj ketyre padrejtesive, nese e ke me te vertete!

  20. bujar haznedari says:

    ketij i thone triblim z.brace.(jo atij te larjes se duarve me sarine).le te merren njerezit ca kohe me gjykatat,apo me presidentin,apo me daten e clirimit,vetem ne politikaneve te na lene pakez rehat.jo z.brace nuk ka gjykata te korruptuara pa politike te korruptuar.gjykata nuk korruptohet nga hallexhiu, por nga politika.dhe filozofia na meson se duhet te kurojme shkakun dhe me pas pasojen

  21. VL.HAS. says:

    Zoti Brace ,do te deshiroja qe zeri i juaj te tingellonte shume me thekshem dhe drejt per drejte mu ne veshin e kryeparlamentarit tone zotit ILIR , qe mbase i kupton me mire se te tjeret , se si behen keto pune , mesheftas dhe nen dore ,biles dhe me shumen 700000 eruo e jo me ,me 3000 .- E shikon mor i nderuar se shifra e pare eshte me e madhe , me tre zero se e dyta ,afersusht 130 here me e madhe se e dyta ? . Ndaj ne keto situata , zeri yt i brisht s’besoj ta arij shpejtesine kinetike dhe saktesine per te goditur me me force , ne vendin e duhur .Mua te pakten keshtu me duket , edhe perse eshte me shume vend , me kaq se tingellon , s’besoj te beje ndonje zigjidhje . Zagonjori ishte njeri nga me te preferuarit e Sali Berishes ; i ka aftesite qe te ndroj stilin e punes se tij edhe me pushtetin e RILINDJES , keshtu qe shkurt muhabeti , ky i ka aftesite siq bene dhe te tjeret ,qe duke notuar ne shpine te ketyre anti njerzve , qe na i paraqiti emisioni i FIKS FARE ,te dali dhe i pa lagur ,ashtu siq doli ai i 700000 EUROVE ,biles dhe me brire shume me te trashur se me pare e se te tjeret . Me nje fjale keto pazare mor shume i nderuar zoti Braqe ,ne menyre te maskuar e te fshehte , kane patur zhvillimet e veta qe ne kohen e pushtetit te DIKTATURES SE PROLETARIATIT , U MODIFIKUAN ME PERMASA ME TA MEDHA NE KOHEN E DEMOKRACISE SE Fatos Nanos , por se per kohen e qeverisjes se 2B -3B , pra DUKE PERFSHIRE ketu SALEN ME LULIN DHE RIDVAN BOLEN u bene kaq TRONDITESE per te gjithe njerezit ne Shqiperi . Te shpresojme ne qeverisjen e pushtetit te RILINDJES .

  22. Ali Baba Tomori says:

    Kujdes o Brace se do te hedhin ne ndonje kanal si Olldashin.

  23. kapteri says:

    Ky ben sikur nuk e din se ka korrupsion ne gjykata,a thua se nuk jeton ne shqiperi,por na del nje pyetje sa gjyqtare jane denuar per korrupsion ne kohen e ps-pd te marra se bashku asnje,korrupsioni atje behet me reforma qe PS nuk po i ben se duan te vjedhin prape si PD para tyre, shpjegim tjeter nuk ka.

  24. "BALASHI" says:

    Bravo Braçe! Jam dakort me komentuesin e dyte me pseudonimin WWW. Vetem ajo rruge e sheron kete vend e ndihmon qeverine. Protesta per korrupsionin ne drejtesi, por edhe per bemat e perbindshme te çetes Sali- Basha.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje