Statusi, Fyle letër vendeve të BE: Jepini OK, do të jetë sinjal i fortë për shqiptarët

29 Nëntor 2013, 15:52Politika TEMA

Komisioneri për Zgjerim, Stefan Fyle bën përpjekjen e tij të radhës duke i nisur një letër të gjatë 27 vendeve anëtare të BE-së, ku i kërkon të votojnë pro rekomandimit të Komisionit Europian, që Shqipëria në mbledhjen e Këshillit të Ministrave të marrë statusin e vendit kandidat.

Në këtë letër, e cila disponohet nga Top Channel, Komisioneri për Zgjerimin i bën një skaner të hollësishëm zhvillimeve integruese, duke theksuar se në progres-raportin e fundit, Shqipëria ka arritur standardet e vendosura në vitin 2012 të domosdoshme për marrjen e statusit. Stefan Fyle u dërgon vendeve anëtare një sërë të dhënash të reja që lidhen me hapat e ndërmarra nga qeveria shqiptare e kryeministrit Rama, pas publikimit të progres-raportit në tetor.

“Dëshiroj t’ju informoj për zhvillimet më të fundit në Shqipëri, posaçërisht në luftën ndaj krimit të organizuar dhe korrupsionit, sikurse dëshiroj të ndaj me ju pikëpamjet e mia për këto zhvillime përpara mbledhjes së dhjetorit të Këshillit të Ministrave, ku do të merret vendimi për rekomandimin e Komisionit Europian. Në 12 nëntor, kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, lancoi dialogun e nivelit të lartë që lidhet me prioritet kyçe, me qëllim ndihmën e mëtejshme për ta shtuar fokusin dhe konsensusin në integrimin europian. Ky takim ishte një eveniment për t’i bërë një inventar rezultateve të para të arritura nga qeveria e re dhe autoritetet dhe planeve të mëtejshme, që lidhen me reformat e kërkuara nga BE-ja. Që kur qeveria e udhëhequr prej kryeministrit Edi Rama mori detyrën në shtator, ka pasur një vendosmëri të qartë në rritjen e qeverisjes, zbatimit të shtetit ligjor, këto të lidhura me reformat. Mes masave të para të ndërmarra në luftën ndaj korrupsionit është emërimi një koordinatori në rang kombëtar për anti-korrupsionin, i cili do të përmirësojë ndërveprimin institucional për këtë çështje. Një tjetër hap lidhet me mandatin e komisionerit që pritet të konfirmohet nga qeveria në ditët në vijim. Sakaq komisioneri është përfshirë në hartimin e projektligjit për strategjinë e anti-korrupsionit që pritet të përfundojë në dhjetor”, shkruan Fyle.

Komisioneri Fyle në letër rendit të gjitha veprimet anti-korrupsion të ndërmarra nga prokuroria për periudhën shtator-tetor, ku janë hapur një mori hetimesh në sektorë delikatë, siç thekson ai, si policia, arsimi, shëndetësia, autoritetet lokale, sektori i taksave dhe doganave.

Janë 13 hetime pro-aktive për korrupsion, informon Fyle, ndërsa 9 raste i janë referuar prokurorisë për hetim të aseteve në çështje korruptive të nivelit të lartë, përfshi këtu edhe atë të kryetarit të Bashkisë Vlorë, Shpëtim Gjika, një zyrtar i lartë i Partisë Socialiste, e cila qeveris vendin, thekson Fyle.

Nuk mbetet jashtë letrës së Fyles roli i Policisë së Shtetit. Komisioneri thotë se gjatë po të njëjtës periudhë, agjencitë ligjzbatuese i kanë shtuar përpjekjet e tyre përballë krimit të organizuar.

Veprimet e ndërmarra gjatë dy muajve të fundit, nënvizon Fyle, kanë krijuar një panoramë pozitive. Këtë Fyle e argumenton me një sërë operacionesh të suksesshme policore, si ai në bashkëpunim me EUROPOL-in për makinat e vjedhura apo lojërat e fatit, ku u zbuluan 500 vepra kriminale, përfshi shtimin e përpjekjeve në luftën ndaj narkotikëve, ku janë arrestuar 318 të dyshuar për këtë vepër penale.

Përballë të tilla përpjekjeve të qeverisë shqiptare, Komisioneri Fyle në letrën drejtuar vendeve anëtare të BE-së jep këtë konkluzion: “Duke patur shansin të kem bisedime me qeverinë dhe opozitën, unë jam i bindur se Shqipëria ka ndërmarrë hapa vendimtarë në forcimin dhe funksionimin e institucioneve demokratike gjithashtu duke u angazhuar në mënyrë të gjithanshme në kryerjen e reformave. Qartësisht në dy muajt e fundit, Shqipëria ka forcuar pozitat e saj në marrjen e statusit të vendit kandidat. Duke marrë në konsideratë rekomandimin e Komisionit, Këshilli do të dërgojë një sinjal të fortë tek populli shqiptar, njëkohësisht duke shërbyer si një konsolidim në përfshirjen europiane të vendit. Kjo do të ndihmojë qeverinë dhe opozitën në shtimin e promovimit të kulturës demokratike mbi të gjitha gjithëpërfshirjes duke prodhuar më shumë reforma. Shpresoj se elementët e mësipërm do të ndihmojnë për një dialog të frytshëm në ditët në vijim”.

Përgjigjja përfundimtare e vendeve anëtare të BE-së për statusin e Shqipërisë pritet të merret në ministerialin e 19 dhe 20 dhjetorit në Bruksel./TCH

15 komente në “Statusi, Fyle letër vendeve të BE: Jepini OK, do të jetë sinjal i fortë për shqiptarët”

  1. qytetar says:

    Nje leter fatanstike , keshtu e futen dhe Greqine ne BE duke ja stuar
    shifrat ne ekonomi .Europa ka me shume nevoje per ne .

  2. Ramizi nga Tunizi says:

    Epo nuk harroen kollaj birrat berxollat dhe qoftet shqiptare…

  3. Ramizi nga Tunizi says:

    Me duket se po qesh dita e bardh edhe per fakir fukarain
    Meqe ukraina reagoi,shqiptart pak me pare “reaguan” ne protestat antikimike,per te mos ngjall antioxidentalizmin ne shqipni,do jepet statusi,si bicim karrameleje per mistrecin per me e sjell ne binar.

  4. Nika says:

    I paskan dhene dhe Fyles ndonje kocke.

  5. bledi says:

    ore fyle mire e ka. por edhe se ka. ateher cilat jan perfitimet e vendit tane per vec nje levizje te lire ne europe.asgje dhe vetem asgje tjeter. ateher nuk jemi ne ata qe duhet ti bindemi europes jo fyle jo baroso jo dreqi jo greku apo ku ta di un se kush. por europa duhet te na bindet neve. anglezi po perpiqet te jap dorheqje nga europa ne 2015 kur se neve duhet te futemi ne europe. ky eshte nje gabim sepse fjala europe eshte vetem per njerzit e pasur. qe ne shqiperi jane vetem 9 perqind. kurse 91 perqinci tjeter eshte pjesa me e madhe derrmuse e shkatarruse e fukarallekut te shqiperise. mos me keqkuptoni un jam nje fukara si te gjithe te tjeret. ateher pse shqiptaret duhet te marin viza e te jetojne ne europe pse ne te jemi gazi i europes shko ne greqi letra shko ne italy letra shko ne gjermani letra shko ne france letra shko ne dreq te europes letra letra letra. ateher kjo mund tu duket qesharake por po sikur te behet e kundra qe europianet qe duan te udhetojne ne shqiperi tu kerkohen dokumente qe te futen ne vendin tone. pra pse shiptari duhet te ket nje vize e shtetet te tjera jo. brukseli po tallet me shqiptaret kur shqiptaret nuk ja kane nevojen brukselit kur shqiperia prodhon te gjitha gjerat por vetem se duhet te jemi pak me te organizuar e me te mbledhur si popull. shqiperia ka nje bukuri madhore e gjigande kur gjithe bota po pergatitet te futet ne shqiperi per investime. o njerez une personalisht e shof jo ne rregull bashkimin europin kur nuk eshte ne interesin e popullit shqiptare . pra ne do kemi shum po te rrime prane njeri tjetrit. kurse po te futemi ne europe neve do zhytemi keq fare ne te gjitha anet. e do bejme si te na thote europa. falemenderit bledi uk

    1. gent says:

      Bledi e ke gabim. Ti flet nga UK prandaj e ke me te lehte te flasesh keshtu. Kjo do te thote se paske letra qendrimi ne UK dhe perseri ndohesh mire. Kete duan edhe shqiptaret e tjere fukarenj, por ama shume here me fukarenj se sa ty, sepse jetojne ne Shqiperi.

      UK i ben karshillek Europes per t’i bere qejfin Amerikes, kjo dihet. Por UK e ka te veshtire te ike nga BE, sepse prej afersise gjeografike nuk mund te shperfille vendet fqinje me te cilat duhet te beje tregeti. Me nje fjale imponohet te qendroje ne BE dhe do te qendroje ne BE per hir te ekonomise se saj.

      Mos beso shume se cfare thone ne Angli, sepse nuk kane per ta bere kurre ate qe thone. Shqiptaret duan te behen pjese e te medhenjve, pra te jene nen umbrellen e BE, sepse ne te kundert ne Shqiperi ata qe projektuan 1997, tamam ne ate kohe kur flitej se Shqiperia do te hynte ne BE dhe do te hidhej ne qarkullim Euro-ja, do te perpiqeshin qe ta benin katrahurre perseri Shqiperine.

      Per LHL-te e Asadit nuk e zgjodhen kot Shqiperine, vendin nga do te kalonte projekti TAP qe do te conte gazin ne BE dhe do te bente BE me te pavaruar nga Rusia, si dhe do te fuqizonte me shume BE kundrejt SHBA. Pune te mbare vella ne Angli dhe fol nje fjale te mire qe edhe shqiptaret e tjere te kene fatin tend ne Angli apo ne nje vend tjeter europian dhe jo te jetojne ne varferi ekstreme.

  6. Alb says:

    As me ftoh e as me ngroh ky lajm. Ai ben shqiptaret me te mire kjo gje???

    1. Jugori says:

      Eh..more Alb, duket se ke mbetur me te meta, pasi ky esht nje lajm shum i mire. Duke dialoguar me vendet e BE-se per te na dhene statusin kandidat, e forcuar kjo nga nje leter e nje personi me pozite si Stefan Fyle do i sillte me shume shpresa Shqiperise per tu anataresuar…sa per te ftohtin ta siguron dimri, ndersa per ngrohjen ke shkopin e Flamur Nokes ta mbash ne b.. te te ngrohi.

      1. Besa says:

        Ore Jugori,, cfare njeri je mor ti. Po kur i ke nervat cope pse ja lejon vetes te ofendosh njerezit e nuk mer nje tablete?
        Flamur Noka ne ket rast del ma i mire se ti. Shko mor ne europe a sille ketu, po mos i fyej njerezit kot. Kur do beheni ju njerez e pse ju do europa ju? Po ky Alb paska te drejte e ti e vertetove ate qe thote ai.

      2. Alb says:

        Jugori duket qe e ke zanat shkopin, vazhdo perdore se ne fund me ate do mbetesh…eshte zanat i vjeter mos ki turp.

      3. rrushi says:

        ti nuk dihet nga je mor kaqol si nuk e the i here me gojen plot se cdo njeri i kesaj bote.Ka je mer burre.

    2. Albnr1 says:

      Alb vazhdo mbaje kete anonim ke hyre mire nen lekuren time pac fat

  7. lili says:

    Jo OK nje vendos qe nderon nje kriminel si Enver Hoxha!nuk e keni vendin n’evrope!

  8. mani says:

    Do te ishte shume me mire per shqiptaret de Shqiperine, qe BE te vazhdonte presionin mbi qeverine per te vazhduar punen per permisimin dhe zbatimin e shtetit ligjor, luften kunder krimit e korrupsionit….

  9. Ajet Delaj says:

    November 29, 2013

    REFORME ME KONCEPTIN, SHTETI SI NJE I TERE

    Natyrisht qe reforma, pra permiresime kerkohen edhe ne vendet me te zhvilluara te botes qe jane ku e ku perpara nesh ne te tera drejtimet. Pra nevoja per reforma eshte e pranueshme nga te tere faktoret dhe aktoret politik dhe natyrshem edhe nga qytetaret pasi reforma gjithnje behen apo ashtu eshte thene deri tani per ti sherbyer me mire qytetarit shqiptar.
    Kjo, apo ketu duhet te filloje projekti i ri mbare shqiptare ne funksion te plotesimit te kritereve te vendosura nga Brukseli ku ne te verteten jane reforma qe duhet te realizohen me se pari ne funksion te zhvillimit e perparimit te shoqerise shqiptare.
    Tani qe reformat e meparshme kane qene kryesisht propogande ne sherbim te militantizmit partiak , nepotizmit e korrupsionit nuk besoj se eshte nje zbulim apo konstatim i veshtire ky pasi mjafton te veme ne dukje se si paralizohet funksionimi i shtetit me te tera institucionet ne nje rotacion normal te pushtetit ne njeren ane dhe ngecjen e procesit te integrimit me Brukselin ne vitet e fundit te qeverisjes se demokrateve.
    Pra fatekeqesisht shoqeria shqiptare por kryesisht klasa politike gjer tani nuk ka hequr dore akoma nga parimi komunist te tera pushtetet “sovjeteve “ edhe pse me Kushtetuten e Repuplikes se Shqiperise pushtetet jane te ndara e shume institucione te shtetit jane te depolitizuara.
    Pra ligji nuk i ka penguar pushtetaret e pas 92shit qe ta shkelin ate pasi kusuret i paguan buxheti i shtetit pra taksapaguesit shqiptare, (131 miljon dollare ne administraten e fundit)sa qe ne pushtetin e demokrateve qeveria pothuaj ka paguar dyfish per administraten e shtetit, nje ne zyre e tjetrin ne shtepi te kthyer me vendim gjykate por te pazbatuar nga pushteti.
    Pushtetaret e rinj ndollen para nje paradoksi mjaft te veshtire pasi ka shanse qe te dy palet jane militante politike te opozites e pushtetit si ai qe eshte ne zyre ashtu edhe ai qe ka fituar me vendim gjykate dhe vazhdon te marre rrogen ne shtepi.
    Pra pushteti i majte me ne krye Kryeministrin Rama duhet te ideoje e konceptojne nje reforme te plote e gjitheperfshirese bazuar ne konceptin se pushteti eshte i socialisteve per kater vjet dhe shteti eshte i shqiptareve duke i dhene fund praktikes se gjertanishme te partis shtet te trashiguar nga e kaluara komuniste e post komuniste.
    Fillimisht duhet te percaktojne qarte pozicionet politike ne administraten e shtetit qe nga zyrtari i nivelit te fundit deri tek Kryeministri gje qe i jep te drejte kualicionit te majte te dergoje ne shtet njerzit e tije ne pozicionet politike gje qe duhet te jete nje perqindje e vogel ne krahasim me tersine e administrates se Shtetit Shqiptar dhe nuk mendoj se ne kete pike nuk mund te arrihet edhe marveshje me opoziten .
    Persa i perket adminisrates se shtetit pra reformes ne administraten e shtetit duhet eleminuar pagesa e nje administrate dyfishe me se pari me ristrukturim te institucioneve te shtetit dhe percaktimin e nje afati kohore qe te tere punonjesit e administrates se shtetit te kalojne sherbimin civil profesional te ndryshem per cdo fushe te veprimtarise se institucioneve te shtetit duke i kursyer buxhetit te shtetit miljona dollare mbas cdo rotacini pushteti ku testi i sherbimit civi te jete i kompjuterizuar.
    Ne sherbimin civil te merret pervoja perendimore e provimit kompjuterik me korrektim te castit e dhenje te pikve ne dore e jo sic eshte vazhduar gjer tani ku nje komision dallkaukesh blu zevendoset me nje tjeter roze te te njejtit format.
    Dhe se fundi per ta eleminuar abuzimin me vendet e punes ne funksion te militantizmit partiak nepotizmit apo korrupsionit , cdo lirim nga puna te jete i mbeshtetur ne ligj ne te kundert pra kur gjykata vendos ndryshe pasojat ti paguaje titullari i istitucionit dhe jo buxheti i shteti si gjer tani .
    Nuk duhet lejuar me qe te vazhdoje qe profesionistet te spostohen nga militantet partiake apo te paguhet deri ne 5 mije euro per nje vend mesuesi apo infermjeri pasi per poste me te larta nje zot e di se sa ka pas shkuar cmimi.
    Duhet pasur ne konsiderate se nuk mund te kete reforme te sukseshme te pjeshme pasi refrma duhet ideuar dhe konceptuar gjitheperfshirse ne te tera institucionet dhe agjensite e shtetit me qellimin e vetem qe administrate shteterore qe paguhet nga taksat e qytetarit shqiptar te vendosen ne sherbim te ketij te fundit e jo ne sherbim te liderit politik te radhes sic ka ndollur gjer tani.
    Pra reforma e konceptuar dhe zbatuar mbi bazen e profesionalizmit dhe performances se gjithsecilit duke pasur si kriter qe te tere punonjesit e shtetit qe nuk jane pozicione politike ne administraten e shtetit duhet qe te jene nje vit ne prove dhe mbas nje viti duhet te jene permanent ne baze te profesionalizmit ne pune dhe performances se gjithesecilit.
    Ne anen tjeter cdo punonjesi te shtetit qe fiton te drejten me konkurs qe te punoje ne strukturat e Shtetit Shqiptar i duhet vene perpara nje forme qe me vullnet te lire te japin aprovimin qe ti ceket begraudi i tije deri tek perdorimi i droges e alkoolit nga organet e specializuara te shtetit shqiptar pasi kete praktike e zbatojne ne perendim bizneset e medha e jo me shteti.
    Kompletimi i nje legjislacioni koherent ne drejtim te ngritjes strukturore e profesionale te administrates se shtetit ne funksion te kthimit te administrates ne sherbim te qytetarit shqiptare duhet te jete motoja e ketij pushteti per te instaluar per here te pare administrten profesionale e apolitike te shqiptareve.
    Nese i bashkojme kesaje konceptin se shteti duhet te jete kordinator e mbrojtes i jetes dhe dinjitetit te shoqerise shqiptare e jo pronar i jetes dhe te mirave material nuk ka asnje dyshim qe jeta e qytetarit shqiptar do te pesoje nje ndryshim cilsor te paimagjinueshem pasi Shqiperia i ka te tera resource njerzore e materiale per tu bere nje vend i begate.
    Shqiptaret qe ne 1992 jane percaktuar per sistemin capitalist mbeshtetur ne lirite dhe te drejtat themelore te njeriut dhe vlerat e shoqerive perendimore dhe cdo perperpjekje per te deformuar sistemin apo shkelur lirite dhe te drejtat e qytetareve shqiptare gje qe ka ndollur kane rezultuar vonese ne rrugen e implementimit te demokracise e integrimit dhe costo e shtuar per shoqerine shqiptare.
    Me kete dua te them qe te tere reformat e pritshme te qeverise se re duhen ideuar conceptuar e realizuar ne unison te plote me sistemin capitalist e lirite dhe te drejtat themelore te njeriut pasi kerkohet qe te riparohen gabimet e se shkuares dhe te ideohen e zbatohen hapa e veprime te shpejta per te kapur kohen e humbur.
    Reforma pronesore duhet te ideohet e konceptohet si reforme ne sherbim te themelit te sistemit ku e drejta e pronarit te ligjshem te shpronsuar me zjarr e hekur nga regjimi criminal komunist te qendroje para cdo te drejte tjeter pasi nuk ka sens praktika e ndjekur gjer tani qe zaptuesi i tokes nderton vilen tre kateshe e ka tre benza para dere dhe nuk paguan vleren e tokes se zaptuar, ku fatekeqesisht duhet thene se ka pasur ne krah edhe shtetin neokomunist deri me 23 qershor.
    Nuk ka sens praktikat e zbatuara gjer tani te moszbatimit te Kushtetutes se Repuplikes se Shqiperise persa i perket ceshtjes se prones ku qeveria e parlamenti ideojne dhe aprovojne ligje qe bien ndesh me lirite dhe te drejtat themelore te njeriut dhe kartat qe Shteti Shqiptar ka firmosur duke u bere pale me zaptuesit e prones se tjetrit.
    Nuk duhet vazhduar me kjo praktike pasi gjykata e Strazburgut ju ka dhene te drejte te tere qytetareve shqiptare, pra pronat do i marrin megjithse me vonese por ne anen tjeter gjobat mund te behen bumerang per buxhetin e shetit gjithsesi te shpuar. Ne anen tjeter nuk ka asnje arsye qe qytetaret shqiptare te shkojne ne Gjykaten e Strazburgut per te fituar te drejten e prones kur kete te drejte ja garanton Kushtetuta e Shqiperise.
    Reforma ne sistemin e drejtesise e sigurise duhet te synoje ne mbrojtjen e jetes, prones dhe dinjitetit te qytetarit shqiptar pasi pa siguri e drejtesi nuk mund te kete sukses asnje lloj reforme sado perfekte qe te jete, pra duhet qe shteti te siguroje kontrollin e plote mbi territorin e Repuplikes se Shqiperise .
    Dihet qe drejtesia eshte hallka me e korruptuar dhe e paafte e tere strukturave e institucineve te shtetit shqiptar per faj te vete dhe kryesisht per shkak te interferimit te politikes per te mbrojtur politikane te korruptuar e inkriminuar se bashku me tarafin e tyre.
    Reforma ne sistemin e drejtesise duhet ideuar e koncepruar ne sherbim te pamvarsise politike te institucionit te drejtesise ne Shqiperi gje qe ka rezultuar te deshtuara tera perpjekjet e qeverive parardhese se bashku me milionat e harxhuara te partnerve tane perendimore. Nuk ka asnje arsye themelore qe sistemin e drejtesise ta menaxhojne kriminelet e diktatures qe kane varur njerz per nje fjale goje kur tani ka me qindra djem e vajza te reja qe kane mbaruar ne universitete prestigjoze te botes ne fushen e se drejtes.
    Mendoj se reforma ne drejtesi duhet realizuar nepermjet reformes strukturore te futjes se jurive ne sistemin e gjykatave dhe futjen e prokurorve dhe dedektiveve private ne organet e zbatimit te ligjeve e hetimit dhe perzgjedhjen e titullarve te institucioneve te tere sistemit te drejtesise me vote popullore ne nje process electoral te figurave te nderuara publike brenda dhe jasht sistemit pra njerz nga te tera fushat e shkences.
    Menyra me e mire te shendoshjes se nje pushteti ka thene Presidenti Lincoln eshte vota e lire e popullit.

    Shqiptaret presin qe shteti shqiptar ti mbroje ne hapsirat ballkanike e diaspore e jo me brenda territorit te shqiperise qe fatekeqesisht duhet thene se vrasjet per gjakmarrje , me motive ordinere e aksidente referuar ketyre statistikave e radhisin Shqiperine sikur te jete ne lufte.
    Per te stopuar crimin qe ka marre revansh duhet persosur legjislacioni ne drejtim te rendimit te ndeshkimit per krimet e renda por ne te njejten kohe kriminelit ti konfiskohet tere pasuria e luajtshme dhe e paluajtshme ne favor te familjes se viktimes , veprim qe do ndikoje ne uljen e kriminalitetit.
    Reforma ne administraten e shtetit ashtu sic e thashe edhe me lart duhet te synoje qe administrata te vihet ne te tera nivelet ne sherbim te qytetarit shqiptar ne hallet problemet e punet e tija te perditshme duke bere qe te ndihet prezenca e shtetit si rregullator e krijues i kushteve te barabarta ne sherbime e mundesi per te gjithe.
    Pra Shqiperia ka nevoje te ngutshme per reforma te thella e gjitheperfshirse bazuar ne konceptin se shteti funksionon si nje i tere dhe mbi kete baze duhen zbatuar edhe reforma gjithnje me parimin se Shteti eshte i Shqiptareve e pushteti i socialisteve keto kater vjet gje qe shteti duhet te vazhdoje te punoje e modernizohet e pushteti mund te nderrohet mbas 4 vjetesh. Nese reforma ideohet dhe realizohet ne funksion te sistemit e lirive themelore te njeriut e ne sherbim te qytetarit shqiptar nuk ka asnje arsye qe ne kete reforme shtetformuese te ftohet edhe opozita qe te afroje vizionin dhe kontributin e saje.
    Partia shtet nuk ka gje te perbashket me vlerat dhe parimet e shoqerive te lira dhe demokratike dhe duhet te marre fund nje praktike e tille teper regressive per te mos thene kriminale per interest e shoqerise shqiptare.
    AJET DELAJ
    NEW YORK

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje