Rama hap kryeministrinë për qytetarët (iku “rregullorja e gardhit”)

29 Nëntor 2013, 21:20Politika TEMA

Kryeministri Edi Rama ka hapur dyert e kryeministrisë për vizitorët që kanë mbushur rrugët për të festuar Natën e Bardhë. Duke pritur vizitorët e parë që hynë në kryeministri, Rama tha:

“Mirë se keni ardhur!

Unë doja të shfrytëzoja këtë rast, që kemi edhe televizionet këtu live, për t’ju përcjellë të gjithë qytetarëve drejtpërdrejtë, në vigjiljen e kësaj nate të gjatë, e kësaj Nate të Bardhë, e kësaj nate të çlirimit të vendit tonë, jo vetëm urimin për këtë festë të mrekullueshme të 29 Nëntorit, për këtë ditë të bekuar të çlirimit të vendit tonë nga një e keqe shumë e madhe si pushtimi nazi-fashist, por edhe për t’ju thënë që për fat të keq kësaj here, në këtë rikthim, në këtë Rilindje të “Natës së Bardhë”, për arsye të procedurave shumë të ndërlikuara të burokracisë së sigurisë së godinës, ne nuk mundëm ta hapim godinën për të gjithë. Por, njëkohësisht, edhe për një arsye tjetër, t’ju them të drejtën, sepse ende godina nuk është plotësisht e vizitueshme, gjë që do të bëjë pjesë në surprizat e Natës së Bardhë të vitit të ardhshëm.

Ne duam që përveç kësaj salle (Salla e Hartave), që tanimë është bërë e famshme dhe ndërkohë, ju siguroj se tërheq vëmendjen e çdo vizitori të huaj që vjen për ta parë nga jashtë Shqipërisë, tërheq vëmendjen edhe të atyre vizitorëve që vijnë nga vende ku ka plot mrekulli.

Ne duam që të krijojmë edhe hapësira të tjera të rindërtuara, për t’i dhënë mundësi publikut që ta vizitojë Kryeministrinë jo vetëm në rastin shumë të posaçëm të festës së Natës së Bardhë, por edhe në ditë të caktuara të vitit. Duam të ndërtojmë një bibliotekë publike të Kryeministrisë; duam të ndërtojmë një hapësirë koncertesh dhe njëkohësisht, duam të kemi dhe një hapësirë tonën për të ekspozuar vepra të artistëve shqiptarë ose të huaj, edhe këto të mundshme për t’u parë nga publiku; duam, po ashtu, që të krijojmë kushte që edhe mjediset përreth Kryeministrisë të kthehen në mjedise që të jenë të shfrytëzueshme nga qytetarët. Dhe, aty ku deri para pak kohësh kishte rrethime, parkime, godina të shëmtuara pa leje, një hapësirë e tërë publike e keqtrajtuar, por njëkohësisht edhe e humbur për qendrën e qytetit, të kemi një hapësirë publike jo vetëm të ripërtërirë, por edhe shumë të veçantë. Këtë po e bëjmë dalëngadalë. Do të kërkojë edhe pak kohë, por jam i bindur që do të jetë një tjetër pjesë e rifituar e kryeqytetit të ëndrrave dhe shpresave tona dhe në radhë të parë, të ëndrrave dhe të shpresave të më të rinjve, të fëmijëve dhe sigurisht, të më të moshuarve.

Më kanë thënë që sot janë disa grupe. Ju jeni grupi i parë. Më vjen shumë mirë që shoh të rinj, shoh fëmijë, shoh fëmijë më të bardhë, shoh fëmijë më me ngjyrë dhe kjo është një gjë shumë e bukur. Është një shprehje e vogël e shembullit të një bashkëjetese harmonike që ne trashëgojmë, por që duam ta forcojmë mes njerëzve të të njëjtit komunitet, të të njëjtës bashkësi, të të njëjtës familje, të familjes tonë shqiptare.

Unë besoj se juve do largoheni nga kjo godinë me një kujtim të bukur. Jam i bindur që kur të ktheheni vitin e ardhshëm do të zbuloni gjëra të reja. Siç ju thashë, vitin e ardhshëm do të ketë edhe më shumë njerëz. Besoj do kapërcejmë edhe ato pengesat që janë pjesë e procedurave të sigurisë së godinës dhe besoj se hapësirat për të cilat unë fola do t’i kemi në dispozicion.

Megjithatë, besoj që ju keni kuriozitet që të shikoni edhe sallën e Qeverisë dhe mund të uleni edhe në karriget e Qeverisë. Dhe me siguri, me kërkesën time, pjesa që merret me administrimin e godinës do t’ju japë mundësinë që të shikoni edhe zyrën e Kryeministrit. Edhe ajo është akoma e pa sistemuar ashtu siç duhet për një zyrë Kryeministri të një vendi në mes të Evropës dhe për një godinë kaq interesante sa kjo, që është pjesë e një trashëgimie të rëndësishme kulturore të qytetit, por edhe të vendit tonë. Megjithatë, ju hidhini një sy, me qëllim që kur të vini vitin tjetër të shikoni ndryshimet që, me siguri, do të ndodhin.

Faleminderit që erdhët!

Ndërkohë, edhe njëherë, të gjithë të tjerëve që me siguri kanë pasur dëshirë që sot të vijnë apo atyre që gjatë gjithë ditës janë interesuar që a mund të vijnë apo mund të mos vijnë, u them se Nata e Bardhë sot ka shumë aktivitete. Do të jetë hapur përgjatë natës Galeria e Arteve, Cirku, Muzeu Kombëtar, Teatri Kombëtar, Teatri i Operës; do të jenë të hapura përgjatë natës shumë restorante dhe bar-e që do të kenë edhe çmime të Natës së Bardhë, më të ulëta se zakonisht, për familjet që kanë dëshirë që ta kalojnë jashtë një pjesë të kësaj nate; do të ketë muzikë nëpër rrugë. Sigurisht, për ata që janë më të vegjël jam i bindur që me pak mërzi do të duhet të shkojnë në shtëpi më herët ose duke mbajtur fort dorën e prindërve ose të gjyshërve mund të vazhdojnë të rrinë deri sa të mos i zërë gjumi.

Shumë faleminderit edhe vajzave që erdhën për të shoqëruar këtë natë me pak muzikë.

Ndërkohë unë do të kisha shumë qejf që të bënim të gjithë bashkë një fotografi këtu, të kemi një kujtim”.

46 komente në “Rama hap kryeministrinë për qytetarët (iku “rregullorja e gardhit”)”

  1. safeti says:

    Nuk kemi asnje kuriozitet te shofim ate hale ku vjedh ti o kokmadh. E shkatarrove ket vend na del ne televizor dhjet her me shum se Berisha, vetem spektakel pun ZERO!! Mjer ato qe te votuan imbecil i dreqit.

    1. wtf says:

      O katunar cfare do me thene spektakel? Nje popull qe zgjedh nje kryeminister qe te ben te ndjehesh mire eshte i lumtur edhe me pak, por njerez idiot si puna jote jane mesuar me dru dhe plumba prandaj e qani saliun se ju ka bere nenen dhe e quani babe tani.

    2. Korabi says:

      Po pse mer mole, per 2 muaj e shkaterroi vendin ai? Edhe me dashur nuk e shkaterron dot per 2 muaj. Babes tend ju deshen 8 vjet.

    3. fl says:

      Eh safeto, po te grumbullohet keq vreri qe 2 muajt e pare. Kadale o bur ?

    4. sonila says:

      safet ju ka ikur truri ju te saliut e?e keni keq qe skeni pushtet?

    5. leo england says:

      O safet Atari a lopcari apo cecen na paske marr shun perpjet, po pritjes o hale se qeveria sa ka fillu pune e to e zbulove qe po vjedh. Hajde katnari I qut I plakut Mere, ti je vec me majt otorakun o derr.

    6. Drejtesia says:

      Safet je nje otoman idiot. Ne tre fjale, dy i ke nga pjella e urrejtjes. Je i semure. Ke vetem ndjesi shtazore, jo analize njerezore.

    7. Drini Kolshi says:

      Ku ku moj nane,
      Ku paskena pas ken ma par.
      http://goo.gl/0VzK27

    8. Ton says:

      Edhe me kazem ne dore te rrinte 24 ore nuk e prishte dot, o Safet kelyshi i Sali Kurves.

    9. era says:

      Po ti Safeto u mendove shume per kete komentin? Po sado te kete vjedhur Edi per keto 2 muaj, nuk e besoj tja kete arritur Sales. biles , biles as pas 4 vjeteve prap s’do ja arrij dot sikur te vjedh pa pushim dite-nate. Jo per gje, por nuk ka aq shume zagare afer tij sa ka Sala. Zatem si puna jote qe te mbaruan kockat qe te hidhte Sala dhe na qenke helmuar deri ne palce. Kryeministrine s’ke pse ta shikosh se e kishe shtepine e dyte ku shkoje dhe i lepije bythen Sales, prandaj s’te merr malli shume ta shikosh. Po une them te shkosh se mbase kushedi te hedh dhe Edi ndonje kocke dhe s’te kerkon ti lepish bythen fare. Ta hedh ashtu falas!!

    10. Lali says:

      Safet te paska bere dem shurra?

  2. Nicole says:

    Po di dukesh qe nga emri se si mund te jesh dhe cfare mund te mendosh. Nuk ke aq tru sa te kuptosh kryeministrin se je shume shume mbrapa. Prandaj nuk eshte bere shqiperia se ka njerez si puna e safetit por eshe pse ti dhe partia jote qe je tifoz e shkateruat prap shqiperia do te behet se ka kryeministrin qe i duhej prej kohesh, sa per koken ai si ty as by.. nuk ka se ka qene dhe eshte nje nga djemte me te pashem ne tirane, hajt pra safet mer me te lehte mos leh shume.

  3. indrit says:

    safet mor tollogjar po pse sipas idellogjise tende ti po dilke mo i mencem se ato 1000000 motra e vellezer shqiptare qe votuan zbythjen e sekretarit te ppsh-se SRB ati yt shpirteror ike e bon 1 here adn-ne se mos ke lidhje gjaku me zenin apo argiten or sallator mjerv ajo familje qe te paska or TEJJJ,tamon ideollogji periferie mos me te thon me prejardhje ane nga dhia zbret me frena dora po ik tani se le kokrren e nomit,nji individ ti perbuzke i popull per zgjedhjen qe kan bo …

  4. Albi says:

    Ore bukur shume, nuk i thote gje pse behen keto gjera.

    Po me duket se i ka hyp shume qefi per spektakel, per fjalime, e per pak pune. Nata e Bardhe ishte gje e bukur kur behet nga Bashkia, po kryeministria ka detyra te tjera.

  5. Drini says:

    Hyjne apo nuk hyjne njerezit ne godine, ky veprim nuk e permireson jeten e tyre ekonomike ne familje per sa kohe qeveria nuk hap 300,000 vendet e punes dhe per sa kohe nuk rriten rrogat dhe pensionet te pakten ne masen e inflacionit. Kur nuk rrit pagat dhe pensionet te pakten aq sa inflacioni, atehere kjo do te thote se i zhyt shqiptaret ne mjerim dhe varferi me te madhe se me pare. Shqiptaret nuk kane nevoje te shohin luksin qe i jep vetes ne kryeministri duke shpenzuar parate e shqiptareve qe nuk kane buke te hane. Edhe ne qofte se del e thua se jane bere vullnetarisht nga bizneset, perseri dihet se ne nje vend qe eshte keq qeverisur eshte turp te jesh i pasur. Pra keta biznesmene duhet te kene bere akrobaci te parregullta qe te jene te pasur ne keto 20 vitet e fundit dhe si te tille i japin parate qe te fitojne me shume nga tenderat e asaj qeverie qe jeton ne luks ne nje vend mjeran e te varfer si Shqiperia. Hyrja e njerezve per te pare kryeministrine qe po restaurohet eshte nje fyerje e dinjitetit te tyre te neperkembur si njerez te ndershem e te zote, por qe jetojne ne varferi dhe ne antiteze me luksin e kryeministrise.

  6. england says:

    Atje shkojne njerzit o Safet(ti e di vete ku ben pjese)do beje mire mos te ju drejtoje vetes ne shumes!ty dhe baces tend,ju kemi lene te merreni me FB,shume shpejt zoterote dole ne konkluzione se Rama shkaterroi vendin!mos ndoshta e ke per shefin tend,se ai vodhi rrembeu dhe shkaterroi per 8 vite rresht,por qe nuk ta ben goja ta thuash.

  7. uk says:

    Safet mos e trego kaq eger urrejtjen tende pasi e kuptojm qe je mik i Sali Berrishes …hehehe

  8. korcari says:

    O Safet na cudite. Sic duket je nga ata qe i shkonin nga pas Salushes. Shiko sa ndryshim ka sjellja e E

  9. korcari says:

    O Safet na cudite. Sic duket je nga ata qe i shkonin nga pas Salushes. Shiko sa ndryshim ka sjellja e Edit me sjelljen e Saliut dhe te bandes se tij.Edi vetem dy muaj kaq ne qeveri dhe puna e tij konkrete do te filloje me 1 janar 2014 sepse deri tani ai po punon me arken e shtetit bosh qe e la idhulli yt Saliu.

  10. Leader says:

    O mero po nuk i ke lene gje fari balliut dhe tv klanit..ngele duke ju thurur lavde rames

  11. Qytetari says:

    Po ty,safet! cte pickoi! po ti deri qepar ishe mire more hajvan c’pate keshtu xhanem. Edhe une kujt i them,ky i shkreti dhe emrin e tije sdi te shkruaj e sna dashka te vika ta shohe Kryeministrine,se si nga hale qe e la saliu eshte kthyer per vizitore.

    1. fronti demokratik says:

      Shoke, tani nis begatia e vendit tone, kala e pamposhtur. Perpara, shoke!

  12. Albnr1 says:

    Edi i Madh, modest perpara artisteve…rrezatues perpara turmave e shkriu pjesen me vitale te jetes se tij ne edukimin e te rinjve. Keshtu edhe sot shume perendimor, shume i perulur. I shkofte mbare per te miren e te gjitheve

    1. eduartin says:

      Ec Edi, ec aty ! Te mbeshtesim me shpirt se ndjejme eren e ndryshimit qe fryn e na gjalleron, na jep shprese dhe besim, se dite te mira duhet te shpresojme, duke punuar per vendin tone, Shqiperine.

    2. e ndriti deri tani sidomos qershia qe ajo foto e enverit te varrezat kta o vdesin per ate ose jane impotente para atyre pleqve
      a keni litare per te gjithe kapterro ruj se ju hik nai i burgos se hik ti ne vend te atij

  13. emigranti says:

    Urime urime urime dhe pun te mbare,vazhdo kshu sikur e ke nisur.

  14. leo england says:

    Po kete pune e di vec katnari lopcar, safeti mysybeti, nje cecen idiot qe ka harru pa nxjere lopen se po binte shi ke bacja e kojshiut, o safet, vec nga emri dukesh qe ke pregatitje te large per mbajtien e otorakut, Hahaha, o viktime e shekullit.

  15. Erjon says:

    O Safet, o derman, po ca pate ti o te qifja udhet :p. Ju ka lene Saliu, Vicidols nga teute e kokes. Gezohu, se eahte kohe tjeter, kohe e qytetarise…

  16. redi says:

    Edi, fole shume bukur. Mendoj se thembra e Akilit per te ardhmen e Shqiperise eshte vendosja e drejtesise dhe sidomos krijimi i vendeve te punes. Populli ta dha voten per ti dhene pune dhe drejtesi. Gje qe kuptoht se eshte shume shume shume e veshtire. Ti e di se ne vitin 2017 do marresh faturen per punen e bere.

    Kuptohet, qe edhe vizita e popullit ne kryeministri eshte nje gje shume e mire. Ketu ne Zvicer, parlamentin zvicerjan, ka nje zyre te posacme qe organizon viziten pa pagese dhe kushte nga turistet dhe sidomos nga populli zvicerjan te parlamentit. Behet thjeshte dhe pa burokraci.

  17. Shalli says:

    O Qytetari, po pse prisnje ndonje koment tjeter nga Safet Zhulali

  18. sali says:

    Ik e SAFET ,Mos u mer me keto gjera ,jJane sport i rende per nivelin tend idiot,Ike meru me fisin tend te shpellare e futi nje pershehsh me fasule

  19. Shqiptaret po zgjohen nga nje enderr e keqe ku jetoni ne mes shpellarve dhe jo njerez te civilizuar e modest…

  20. Roland says:

    Qetesohu Safet,te festa naften ty dhe Sales…

  21. kastriot says:

    po shperndan karamele. E cfar e mire na vjen nga hapja per vizete per qytetaret e thjeshte? As nje gje. Dhe mos haroni se Parlamenti ne kohen e PD eshte hapur me dhjetra here, si per femijet, si per njerzit e thjeshte, si per grate shqiptare si dhe per konferenca me te huaj. Nuk eshte ndonje gje e re dhe me vlere.
    Vetem katundaret apo si quhen tani “fermeret” mund e gezohen kur shikojne korridore te gjate me drita. hej e kuptoni shikojne drita neper koridore Prandaj cuditen

  22. kamera says:

    Duhet qe ketije zullapit dikush ti vare ne te dy veshet nje pal pranga dhe ti thot se jane per Saliun, se pa arrestuar ate dhe banden e tije ky ha m… kot, topet e xha spiros do nxjerre ne drite….

  23. Aqo says:

    Ha o sy(a)fet,ha se te Ben mire,coi edhe nje cike shpellarit tend te dashur.

  24. VL.HAS. says:

    Koncepti , se shkalla e lirise se nje populli , mvaret nga niveli arsimor dhe kulturor i tij , me duket se ka gjetur njeriun e duhur i cili po bene po bene pune te mira per ta bere kete popull me aresim dhe liri te deshiruar nga te gjithe ne .

  25. antipatrea says:

    Ah Safet …Safet! Mbaj forca se siς duket do vazhdosh te vjellesh per nja 20 vjet dhe ne fund do te te kene dale zorret jashte o i shkrete …

  26. lili says:

    Shem nje gardh e rigri nje tjeter me fotot e xhaxhes Enver!…

  27. Qytetari says:

    Mire safeti qe eshte koqe kanari,po Drini kush e pickoi? ndersa ti lili,perpara se te shkruash e te japesh mend,meso te shkruash gjuhen e bukur Shqipe,more vesh idiote? Ndersa ne vazhdim do ti kerkonim zEdi Rama, qe ti kerkoje Qeverise nje celje fondi te vecante per ristrukturimin e PIRAMIDES dhe futjen e saj ne objektet e ruajtjes te Monumenteve te Kultures.

  28. X Man says:

    Idiotsira pa fund….

  29. X Man says:

    Vetem qytetar nuk ka ne kete foto

    1. Lali says:

      Pse more X Man i deshe me kollare?

  30. MEMEDHETARI says:

    Sa here qe shikoj Kryeministrin Edi Rama te beje gjera te mira,kam nje deshire te madhe te FALENDEROJ POPULLIN SHQIPTAR qe votoi per kete njeri vizionar ne menyre plebishitare…
    Dhe shpresoj se nuk do te zhgenjehemi…
    Dua t`ju tregoj dhe aresyen pse Safeti eshte zemeruar:
    Eshte zemeruar sepse Edi Rama i ka prishur “gardhin”…
    Safeti ne kohen e “merhumit Sali” paguhej duke “ruajtur” 12 m gardh … ?

  31. shprese says:

    Kryeministri Rama, si nje njeri me vizion, si nje njeri me ide por mbi te gjitha si nje njeri I veprimit, dhe ne kete dite feste Nentori te ftohte u dha mundesine njerzve, qytetareve te NGROHEN me “pak” argetim , me “pak” culture , me “PAK” TE BERI DHE TE QENI NDRYSHE NE KETE DITE FESTE per popullin shqiptar. Krenare qe kam votuar per TE.

  32. shprese says:

    Ky KASTRIOTI na qenka shume I bredhur…nuk cuditet me me drita korridori, Jo mor I gjori KASTRIOT, hapja e nje institucioni nenkupton shume me teper…por duhet te kesh mend sigurisht qe ta kuptosh nje gje te tille ti QYTETARI INJORANT. Sa per parlamentin…te kujtoj qe u hap…pas modelit RAMA me Bashkine Tirane.Po LuLI I KA VENE SHULIN TNI???!!!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje