Rasmussen: NATO do të zëvendësojë ushtarët francezë të KFOR-it

3 Dhjetor 2013, 21:17Rajoni TEMA

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Anders Fogh Rasmussen ka deklaruar sot se Aleanca Veri-Atlantike do të zëvendësojë ushtarët francezë në përbërjen e KFOR-it, të cilët do të largohen nga Kosova.

“Të gjitha e dimë se Franca ka angazhime të shumta,” ka thënë Rasmussen në prag të mbledhjes së ministrave të Jashtëm të shteteve anëtare të NATO-së, që do të mbahet në Bruksel.

Rasmussen ka vlerësuar se është e domosdoshme që të mbahet niveli i mjaftueshëm i ushtarëve të KFOR-it, në mënyrë që të sigurohet suksesi i marrëveshjes ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit./rel

3 komente në “Rasmussen: NATO do të zëvendësojë ushtarët francezë të KFOR-it”

  1. Karamahmud Pashe Bushati says:

    Te gjithe e dime se Franca, perkundrazi anglezve, nuk kishte sympati ndaj Ali Pashe Janinen dhe politikes se tij, keshtu shkruan Sabri Godo ne biografine e Pashait, se a e luajti nji loje identike me Kosoven, le te gjykojne politikanet dhe historianet shqiptar – kendej dhe andej.

  2. Liridon says:

    Ky eshte nje lajm i mire.Gjate luftes te fundit me serbet,ushtaret franceze kishin kujdesin qe te futeshin domosdoshmerisht ne Mitrovice.Dhe e realizuan.Te gjithe e dime se cpo ndodh me Mitrovicen,akoma atje konfliktet nderetnike jane maksimalisht te acaruara.

  3. Ralda says:

    Shume lajm interesant.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje