FOTOT/ Kjo vajzë i jep kuptim shprehjes: Qan me lot gjaku

6 Dhjetor 2013, 18:48Lifestyle TEMA
FOTOT/ Kjo vajzë i jep kuptim shprehjes: Qan me lot gjaku

Një adoleshente vuan nga një sëmundje e rrallë që bën që të qajë dhe të djersijë… gjak.

Delfina Cedeno, 19 vjeç, nisi të vuajë nga kjo sëmundje e rrallë katër vjet më parë.

Gjendja e saj u përkeqësua dhe pati 15 ditë gjakderdhje, sa u detyrua që të bëjë një transfuzion gjaku.

Mjekët në qytetin e saj Veron, në Republikën Dominikane, kanë mbetur të befasuar.

Ajo vuajti një tmerr pasi në shkollë e përqeshnin ose terrorizoheshin prej saj.

Disa herë e la shkollën, ndërsa mendoi që të largohej edhe nga shtëpia që ndan me mamanë, Mariana, 36 vjeç.

Aq shumë u mërzit me sëmundjen e saj, sa tentoi që të vrasë veten.

Familja e gjeti në dhomën e saj duke i dalë shkumë nga goja.

Përfundoi në spital dhe aty nisën që të përmirësohen gjërat.

Një djalosh i bëri një vizitë në spital, pasi dëgjoi historinë e saj. Shumë shpejt ata u lidhën.

“Ai më tha se dukem e bukur. Do e mbaj mend gjithë jetën atë moment,” thotë ajo.

Mjekët tani thonë se kanë përcaktuar sëmundjen e saj.

Ata thonë se ajo vuan nga hematidrosis, që do të thotë se ka 20 herë më shumë adrenalinë se një person normal.

Sa herë ka momente ankthi, presioni i gjakut rritet dhe ai del nga trupi i saj.

Tani ajo po merr mjekim për ankthin, që e ndihmon edhe të kontrollojë rrjedhjen e gjakut./ep

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje