Ilir Broqi
Ndodh pothuajse gjithmonë kështu. Sekseri është masha për të nxjerrë gështenjat nga zjarri.
Një ditë më parë, Policia e Tiranës lajmëroi arrestimin e shefit të kirurgjisë në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza”, Ilir Broqi, 41 vjeç.
Bashkë me të në pranga ra edhe Arben Doda, 48 vjeç, që akuzohet si sekseri i mjekut.
Por Gjykata e Tiranës ka vendosur të lirojë nga paraburgimi mjekun, ndërkohë që sekseri ka mbetur në burg.
Gjykata ka vendosur ‘detyrim paraqitje’ për mjekun, edhe pse prokuroria kishte kërkuar ‘arrest me burg’.
“Jam i lumtur që pati drejtësi nga gjykata. Gjykata e vlerësoi arrestimin të paligjshëm. Mu bë një kurth për shkak të detyrës,” u shpreh mjeku.
Prokuroria ka zbardhur përpara gjyqtarëve skemën e korrupsionit.
Kallëzuesi i kësaj vepre ishte paraqitur disa herë në QSUT për bërjen e një skaneri, pasi vuan nga veshkat.
Por nga mjekë të ndryshëm ka mësuar se skaneri është i prishur, por edhe kur është në punë, radha është e madhe.
Gjatë interesimeve ai është takuar me Arben Dodën, i cili ka qenë punonjës sigurie pranë QSUT-së.
Gjatë bisedës ky shtetas i ka thënë që skaneri nuk ishte prishur, por mjekët fusnin njerëz të ndryshëm, duke i marrë më pak se çmimi normal dhe nuk presin asnjë kupon tatimor.
Doda i ka thënë kallëzuesit se, kundrejt pagesës deri në 17.000 lekë (në kushtet kur skaneri kushtonte më shumë sipas tij), ai mund të bënte një skaner të plotë dhe konkretisht si problemi i tij i kishte mbaruar punë shumë njerëzve, pasi njihte doktorët. Për të realizuar këtë shtetasi, Doda i ka thënë kallëzuesit që të bënte gati lekët, të cilat do t`ia jepnin doktorit.
Në vijim të takimeve midis tyre, në datën 5.12.2013, kallëzuesi ka shkuar në QSUT për bërjen e skanerit, ku është takuar me Dodën, i cili ka thënë se ishte takuar në mëngjes me doktorin, i cili i kishte marrë përsipër që ai të bënte skaner të përgjithshëm kundrejt pagesës prej 15.000 lekë.
Këto lekë, Doda ka kërkuar kallëzuesit që t`ja jepte atij, dhe pasi ja ka dhënë, ka shoqëruar tek zyra e doktorit.
Kallëzuesi thotë se, sipas Dodës, për të bërë skanerin, do të fliste me doktorin dhe se, pasi kishte folur me doktorin, i ka thënë që skaneri kryhej kundrejt pagesës prej 10.000 lekë.
Në zyrën e tij, në prezencë të Dodës, doktori e ka pyetur kallëzuesin se çfarë shqetësimesh kishte dhe pas kësaj bisede i ka thënë se do të bënte skaner të përgjithshëm pas pak minutash, por paraprakisht duhet të pinte një ilaç.
Gjatë qëndrimit në zyrë nuk është biseduar për lekë, por Doda ka nxjerrë një shumë lekësh, duke ia vendosur doktorit në tavolinë, të cilat ai i ka marrë dhe më pas i ka thënë kallëzuesit të priste në korridor.
Më tej doktori e ka shoqëruar tek dhoma e skanerit, ku prezent ishin katër doktorë të tjerë.
Pasi është bërë skaneri, ka dalë përgjigja për rreth 30 minuta.
Sipas prokurorisë, kallëzuesi nuk rezulton i regjistruar në regjistrin e shërbimit të skanerit, ndërkohë që nga aktet e administruara rezulton se shërbimi i skanerit është 24 orësh dhe regjistrimi i pacientëve në regjistër bëhet mbi bazën e dokumentacionit si, skedar urgjence, kartelë të shtruari ose dokument autorizues me listë emërore.
Në momentet kur shtetasi kallëzues ka dalë nga ambientet e spitalit me Dodën, është bërë arrestimi në flagrancë i këtij të fundit, për veprën penale të “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike, parashikuar nga neni 245/1-par.2 i K. Penal, pasi i janë gjetur me vete shuma prej 5000 lekë të marra nga kallëzuesi.
Në të njëjtin moment është bërë dhe arrestimi në flagrancë i doktorit për veprën penale të korrupsionit pasiv nga persona që ushtrojnë funksione publike, pasi gjatë kontrollit personal ju gjet një kartëmonedhë 2000 lekëshe nga ato që kallëzuesi i kishte dhënë shtetasit A. D, në kuadër të veprimeve simuluese.
Doktor Gangrena, do sheroni popullin ju.
E semurni edhe nga paret.
http://goo.gl/TuJiHo
Po normal qe do e lironin,gjykates e doktore nje fare jane te koruptuar ne rrenje!ik o rama ti me beqen e me gjykatT.shtet legen e i kalbur.
Tani do u tregoj diçka ne lidhje me kté ilir shkodranin,doktorin hahahahahahahahahah iliri doktor!ky legen ka qendruar ne qytetin e studentit dhe aty shtypte nje grua plake per nje pjate gjelle tek restoranti i saja dhe me pastaj i mori gocen per grua,1, ky legen qe ska lidhje fare me profesionin e doktorit,deri vone eshte mere me trafikun e qenieve njerezore,me viza per ne europe,amerike,etj,eshte tipik delenxhi,mashtrues,imoral,me nje fjale kokrra e legenit,na u paka bere dhe shef i klinikes se kirgjise,hahahahahahahahahahahaha ky eshte shteti yne ne vazhdimesi
O plehra gjykates e doktore se njee fare jeni,po ti o ed rama me ate kallamin beqaj qe do bente namin???gjykata e doktore te koruptuar ne rrenje
Lerini pordhet!
Verifikoni pasurine e mjekeve, shefave te klinikave, familjareve te tyre, femijeve te tyre….dhe do shifni se me 50.000 leke te reja rroge…kane vila, makina burr e grua, garazhe, dyqane, Gjiri lalzit, diploma jashte shteti per femijet, kazino etj etj…
ME KETO MERUNI, MOS U MERNI ME SEKSERET!
Kulmi!!!!! Po per kete doktor cili ishte sekseri…. Ptuuuuu pis milet…..shkerdhat drejtesia dhe qeveri e !!!!!!!!!!!
Ketu duhet rilindur enver Hoxha
Nje proverbe gjermane thote : Hajdutin e vogel e varin, te madhin e lene te bredhe.
po behet shume pak ose me mir me thene hic pun,e shume publicita
Duhet antikrimi
http://www.youtube.com/watch?v=U2_Dy49Y91w
Policia arreston- gjykata liron..
ket jane te tere te korruptuar mjere populli nuk po shohim ndryshim eshte bere me keq se kur e kishte sala
Uauuu, cfare cudie! Si ka mundesi, kur qeveria ka premtuar se do te luftoje korrupsionin! Jane vetem tullumbace dhe flluska sapuni te qeverise se leshit! A eshte denuar njeri deri tani!? Ah po, eshte denuar nje adoleshent qe vodhi nje celular ne autobuzin e Unazes! Urime qeverise se Rilindjes!
O Beni qe s’di te ece. Qeveria nuk denon, denon gjykata e Jar mustiqes. Qeveria policine ka ne dore, ajo e beri arrestimin, pruri edhe provat.
Beni nuk jemi ne kohen e xhaxhit kur te denonte “populli dhe partia”.
Ne gjak e keni ate kohe paçka se vetquheni antikomuniste.
Qeveria po ka shume faj! Nuk shkollon idiotet dhe ia ka lene ne dore Çilit dhe Kristalit.
Mjeket shqipetare jane specia tjeter e vampireve te te gjithe viteve te kaluar. Pjese e madhe e parave te publikut shqipetare gjendet ne llogarite dhe pasurite e tjera te tyre. Qeveria duhet vetem te beje verifikimin e pasurive te tyre personale dhe familjareve te tyre dhe do te nxjerre me siguri edhe pllaka ari qe mund te shkojne per te mbushur gropen e zeze financiare publike.
shkoni tek onkologjiku dhe shikoni se si paguhet, biles pasi keni paguar del qe mjeket jane te pakenaqur.Shkoni kontrollini Dr.Krajen qe ka kliniken “Amavita”, qe pasi te viziton te nis tek klinika e tij ku te qeth mire. Shkoni kontolloni kete spital te shikoni se sa i permbush kushtet e nje klinike.Shkoni verifikoni se sa merr per nje operacion, per heqje penjsh, per nje konsult 2min.
Onkologjiku quhet miniere ari dhe paradoksi eshte se semundjet atje ne pergjithesi jane te pasherueshme.Kane bere edhe betimin e Hipokratit, por ne fakt eshte betimi i hipokritit
Dy kategori profesionesh jane kriminale te pa diskutueshme: “Drejtesia” (hetues , prokurore, gjyqtare te te gjiyha kategorive), “Mjeksia” (me te gjithe kategorite e saj deri tek rojet e sigurise). A ka ndonje te ndershem midis tyre? Ishalla ka nja 0.002%. Me ke e beri korrupsionin ai roja e sigurise? Roja na beka korrupsion e mjeku na qenka i “ndershem”. Duhej mbajtur atje tek ai krimbi i vogel se asht goxha krimb. Turp per ato qe dhane masen e arrestit> Sigurisht jane nga e njejta specie (lloji).
***************************************************************************
Edhe Ky nje Verior provincial …. nje shenje e keqe e Shqiperise.
***************************************************************************
Doktori eshte shoku i ngushte i mulit(flamur nokes)!!!
petro
Pa reformen ne drejtesi,te gjitha reformat e tjera do perfundojne pa rezultatet e kerkuara.
Vrasesit dhe hajdutet,do shpallen qytetar nderi,ne komunat ku kane fituar berishjanet !
E ngritet at foton e xhaxhit Enver por ja qe duhet ngjallur se vetem fotoja sben pune .
Me cfare statusi Vali Bizhga shkaterron punen shume vjecare te istitucionit mjekesor qe funksiono. heq nje shkencetare dhe vendos nje fisioterapiste.
turp ,turp ,,,,,,,,,,cpo beni ,,po poulli u gezua me premtimet tuaja ,,,ja korupsioni ??DREJTESI _SHENDETESI >>…po gjithe ato pasurira ku i gjeten ?? E para dhe kryesorja ,ne doni te shmangni korupsionin eshte :: VERifikim ,dhe skuestrim cdo lloj pasurie qe nuk eshte ejustifikueshme ,,deri te qytetari me i thjeshte …..jemi ne emugrim dhe paguajme taksen edhe per nje rroge 600 euro …keshtu kapen dhe abuzuesit me ligjin ,keshtu kapen dhe ata qe e kan ven pasuine me droge dhe prostitucion ….se qe nga keta filloi korupsisoni …Nga ata qe e vune parane me femra dhe droge …..dhe per te mbuluar pislleqet jepnin thase me leke ..se leku i ven pa gjak ,,,,shperdorohet kollaj ..dhe perballe kesaj shtrese ,,,,,u koruptuan ata mjeke dhe gjykatesa ordiner ……qe shiten nderin ,betimin e Ipokratos ….qe do ti sherbejne cdo llojshtrese ,,pa asnje lloj interesi ..e cte flasesh ne kete vend …Te ndershmin equajne budalla …dhe te pandershmin te zotin …..O zot vi dore mbi kete popull .
Chi ruba poco va in galera,chi ruba troppo fa cariera.
Pershendetje
Po i lexoja me vemendje keto komentet tuaja dhe me lindi nje pyetje per te gjithe ju. A sherohen njerez ne kete vend? Nese po, i sherojne keta kriminelet dhe keta gjakpiresit dhe kjo Fara e keqe qe permendni ju. Nese Jo, ku sherohen? Ku vizitohen beni, etj ketu me lart te permendur? Ka menduar ndonje nga ju qe pagesat ne mjekesi jane me te vogla se pothuajse ne cdo zanat tjeter. Shume kush do the thote vete kane zgjedhur te bejne ate pune ndaj nuk duhet te ndihen, por nuk eshte ashtu sepse ne cdo vend dikush I ka rregulluar keto marredhenie dhe shoqeria po ashtu I respekton dhe I vlereson mjeket dhe mjekesine. Gjithesesi te gjithe ju mos nguroni shkoni per tu vizituar se pavaresisht kushteve do the mund the merrni sherbimin me te mire te mundshem. Meqe jeni kaq te pa mbrojtur zoti ju ruajte nga e keqja me e madhe be kete vend, mjeket