Artan Hajdari, avokat i studios ligjore Haxhia & Hajdari ka reaguar përmes një letre në redaksinë e gazetës “Dita” se pretendimi i gazetarit Aleksandër Ndoja për vjedhjen e mineralit të bakrit dhe floririt në Mirditë nga një kompani turke, është i pavërtetë.
“Kjo akuzë e rëndë, e cila në vetvete përbën edhe vepër penale, nuk mund të kryhet pa pasur më parë prova të forta dhe fakte të verifikueshme. Akuza është akoma më e zhveshur nga vërtetësia nëse përmendim faktin që në intervistë flitet për kamionë të tërë me mineral bakri dhe floriri, të cilët ngarkohen nga shoqëria dhe nisen për eksport në drejtim të Portit të Durrësit dhe megjithatë është e pamundur të sillet nga gazetari as edhe një provë e vetme në mbështetje të një pretendimi të tillë”, shkruhet në letër.
Duke e konsideruar si shpifje, në letër shkruhet se “shoqëria Aydiner Insaat A.S. përgënjeshtron kategorikisht lajmin e publikuar dhe është e bindur në qëllimin ekskluzivisht spekulativ të tij për të dëmtuar imazhin e shoqërisë për arsye që gazetari i mban të fshehura”.
Pas reagimit të kompanisë, gazetari Ndoja është shprehur se: “Me përgjegjësi të plotë konfirmoj se çfarë është brenda intervistës së “Ditës” është e vërtetë, janë deklarime të punonjësve të ndryshëm që kanë sjellë gurët e çmuar, deklarime që janë “qethur” nga disa fakte të tjera, sipas të cilave punonjësit shqiptarë janë të diskriminuar në vendin e tyre, pasi paguhen deri në tre herë më pak se çaushët e ardhur, ndërkohë që jo pak prej tyre ankohen për kushte të rënda në punë, pasi janë të pa sigurt në tunelet e nëndheshme, madje në kushte skandaloze ku uji i tuneleve si në dimër dhe në verë derdhet mbi kokat e tyre”.
GJITHE SHQIPERIA E DI QE NE MIRDITE KA BAKER ME PERQINDJE FLORIRI QE NE KOHEN E SOCIALIZMIT PRANDAJ ATJE U NGRIT METALURGJIA E METALEVE ME NGJYRE
Jua them une cfare ka ndodhur: Ky Ndoja, gjasme gazetar, ka shku i ka kerku noj “qoke” kompanise,ose para, ose noj ven pune per ndonje te aferm. Kompania nuk ia ka pranuar dhe Ndojua e ka kercenuar se do nxjerre lajme ne gazete. Kjo eshte tipike me gazetaret e rretheve, jane ca gjobvenes te ndyre.
Mos u mrezisni ju lutem, kuptojeni drejt “avokatin”!
QENI LEH ATJE KU I HEDHIN TE HAJE
mos u nxeh se nuk ti shau turqit ty,thjesht thot ate qe esht
iK MOR TRAP
Shikoni kush jane avokatet. Te paret duhet te vihen para pergjegjsise avokatet qe kerkojne te mbulojne faktet. Nese malli ka shkuar ne Portin e Durresit eshte nje fakt i pa mohushem. Pastrimi i korrupsionit duhet te jete gjithe perfshires, dhe ne pastrimin e avokateve qe i vjen era banjo.
Javash ero se na keputet telat e zemres,qe punetoret shqipetare paguhen me pake se caushet e ardhur eshte e fshehta qe e dine te gjithe edhe qe bakri i vendit tone eshte shume i pasur ne ar perseri edhe kjo perben mister te njohur.Apo kerkoni ta trembni kalemxhiun me ndonje padi juve.
ARUSHA, ATZ,
Pse flisni badjava more njerez te mire dhe tregoni legjenda. Bakri shqiptar ka patur (nuk e di tani ) shume shume shume pak flori sa qe ne nuk e peritonim dot sepse nuk leverdiste. Ne nxirnim nga bakri yne SELEN te cilin e kam shitur une personalisht ne Belgjike, kur punoja ne tregetine e jashtem ene kohen e “xhaxhit”.
Pastaj, kur do te heqim dore, ne shqiptaret, te flasim badjava. Pse nuk flitet konkretisht, se sa perqind flori paska bakri yne dhe tregohen vetem legjenda. Ai palo gazetari mirditas, te shkoje me mostren, qe i kangelur nga bakri ne ndonje laborator ne Tirane ose jashte shtetit, te mari me shkrim nga laboratori, se sa per Qind flori ka ne bakrin tone dhe pastaj te beje zhurme mediatike.Pyes vehten se kur do te behemi nje here serioze si gjithe bota.
une kam punuar ne gjeollogji dhe bakri yne ishte shume i pasur me flori
Sa esht perqindja e arit ne baker?
Eshte e njejta kompani, per te cilen u be ajo zhurma tek Fiksi qe hyne ata tipat ne burg dhe paguan gjykatesit per te dale.
Ky Ndoja te na siguroje njehere qe ska marre para nga ata qe gjuajne me arme firmen turkje se i kerkojne para kesh ne dore. Ke kerkon te mashtrosh ti mer karkalec rrethesh?
Z. Hajdari, meqe je edhe jurist dhe te pelqejne faktet, te kujtoj se nga pohimet e profesionisteve dhe nga praktika shumevjecare e shtetit shqiptar, rezulton se ne ate zone eshte nxjerre e shfrytezuar prej dekadash minerali edhe me permbajtje floriri. Ky eshte fakt dhe i pakundershtueshem madje. Ceshtja eshte se perse nuk nderhyn shteti ne kohe , se po te jete per ju si studjo ligjore, ju e beni rrush e kumbulla gjithe pasurine mjafton qe Hajdari dhe Haxhia te jene te ngopur si puna e Tacit.Shpresoj se kjo situate do te sqarohet shume shpejt nga kjo qeveri.
Ja pra pragmatizmi i lidhjes se ngushte ekonomike midis Shqiperise dhe Turqise.
P & O
Gazetari duhet paditur , si mase per te mos genjyer me .
Kjo eshte me se e vertete se turku devijoi autostraden qe te shemb ate mal qe dihej se ekziston flori se ate vend mirditoret e quanin te shejte
dhe diku ne ate mal ka qene nje shpelle qe askush nuk mundej te futej brenda pasi pak metra me tutje nuk kishte ajer.
Ju fut turku dhe e ndau malin ne dysh tregoj se kish gjetur vetem ca shpata hekuri qe ishin te lashta por ama aty nuk kishte vetem shpata kishte dhe ar te cilin e dinin e ter zona qe ka flori te fshehur por fshataret me krahe skishin mundesi per ta nxjerre. Keshtu qe u fut turku.
Dikush nga ju te menqurit mund te me thote pse turku devijoj rrugen?
projekti nuk ishte afer atij mali por e devijuan i bene nje hark te madh qe te kaloje permes malit.
Mos kujtoni se i vodhi turku jo jo e keni gabim nje pjese te vogel e ka marre dhe qeveria.
pra kjo eshte e vertete.
Shqiptareve tu rrojne shpatat e hekurit qe na la turku tung
Bobo ku vete fantazia shqiptare, edhe “1001 nete” duket hic perpara perrallave qe tregohen ketu.
Gerti qe ta mesosh e mos gabosh me. Turqit e Enkas se bashku me amerikanet e Bechtel ishin thjesh zbatues te nje projekti te dizejnuar nga francezet e Egis. Egis ka qene nenkontraktor direkt i qeverise shqiptare per dizajnin, njesoj si Bechtel-Enka per ndertimin e rruges. Ca projektonte Egis, zbatonte Bechtel-Enka dhe keta te fundit s’kishin asnje ndikim ne vendim-marrje, te pakten per pretendime kaq madhore sikur po thua ti.
Te njejtat histori bajate tregoheshin dhe atehere, kamionet ngarkohen dhe cohen ne Durres, po sesi faturoheshin, sesi kalonin postoblloqet e policise, kush i drejtonte keta kamione, sesi c’doganoheshin, ku ishte destinacioni etj nuk kishte asnje gjurme te vogel per te vertetuar dyshimet e reporterve lokale, pra thjesht tymnaje. Bechtel eshte kompani gati 120 vjecare, Enka 57 vjecare, a mendon ti se do renonin ata reputacionin e tyre me 10 kamione me mineral te paperpunuar ta nisnin ilegalisht nuk e di se ku? E njejta gje edhe per Aydiner. Eshte nje kompani e fuqishme energjetike qe po investon 146 milione Euro ne Shqiperi. A do renonin ata gjithcka per 10 kamione te felliqur me baker per t’i eksportuar ilegalisht?
E kam thene dhe tek Dita, gjithe problemi i mirditoreve eshte tek egoja e tyre qe lidhet me teper me besimin fetar dhe historine sesa me hallin e pasurive te vendit. Duke u “krenuar” se turqit otomane nuk kishin mundur te hynin per 5 shekuj me luftra ne ato vise, nuk mund ta pranojne qe “caushet” (term racist i perdorur nga gazetari Ndoja) po i “pushtojne” ata me ane te ekonomise.
Eshte nje mentalitet idiot per mendimin tim, sepse kur mendon shqiptari keshtu negativisht per nje investitor qe vjen ne Shqiperi me para’, c’duhet te mendonte greku dhe italiani per qindra mijera shqiptare me emra Mahmut, Xhaferr e Mustafa qe emigruan ne vendet e tyre me duar ne xhepa dhe te urritur?!
Eshte thjesht nje abuzivizem gjithe ky pretendim i reporterit lokal me qellim dashakeqes ndaj investitorit. Nuk i gezohen faktit qe kane pune per banoret e rrethinave dhe shume para’ po shpenzohen ne ate zone aq sa shtepite me qira jane me shtrenjte se ne Tirane, por shpifin kaq ulet ne menyre provinciale.
Aman re me kete avokatin tuaj se na hengert veshet, e njihni mire se kush eshte ai? tere diten ngeli ne kafe te kullat binjake duke gjuajtur studentet te juridikut dhe te magjitrates, kush vjen qe te pi kafe dhe ta mashtroje per ti treguar gjoja zyren e ti ne kullat binjake, zyren e veshur me sedef vishnje qe duken si dhoma kuplaraje.
mjaft me me kurvaret qe nuk pyesin as per familje e as per fmeijet e tyre, jo per Shqiperine.