Kryeministri shqiptar, Edi Rama, takoi në Romë homologun e tij italian, Enrico Letta.
Të dy dolën në një konferencë të përbashkët për shtyp.
Letta deklaroi se Italia jo vetëm mbështet marrjen e statusit për Shqipërinë, por do lobojë tek shtetet që janë skeptike, që të mbështesin integrimin e Shqipërisë.
“Së pari, dua ta falënderoj kryeministrin Rama për praninë e tij këtu. Kjo është hera e dytë në Romë. E para ishte në periudhën kur kryeministri priste të bëhej edhe formalisht kryeministër dhe më pas u takuam në Nju Jork. Pra, kemi një marrëdhënie të konsoliduar, një marrëdhënie edhe personale dhe ne do vazhdojmë ta forcojmë atë në të ardhmen, jo vetëm këtu në Romë, por edhe në Tiranë, së shpejti.
I kushtuam vëmendje të madhe dhe arsyetuam për diskutimin që po bëhet në nivel evropian për statusin kandidat. Për ne nuk ka asnjë dyshim, për Italinë, se sot ekzistojnë kushtet që ne të kemi një rezultat pozitiv. Ne e kemi thënë dhe Shqipëria e di që ka mbështetjen tonë të plotë. Gjithashtu, vlerësuam së bashku format dhe mënyrat si të vazhdojmë punën në ditët që vijnë për të bindur edhe vendet e tjera, të cilat po bëjnë një lloj rezistence që lidhet me disa aspekte të veçanta. Nga ana tjetër, kryeministri Rama e di që familja evropiane është një familje shumë e gjerë dhe shumë komplekse, shumë komplekse. Dhe kur të bëheni pjesë e BE-së, edhe ju do ta kuptoni se çdo të thotë komplekse. Ne dimë diçka për të. Natyrisht, puna bindëse që do të bëjmë këto ditë është absolutisht e rëndësishme,” tha Letta.
“Folëm edhe për marrëdhëniet dypalëshe. Ne jemi dy vende miq, të lidhur ngushtë. Ne folëm edhe për mundësitë që ekzistojnë për sipërmarrjet italiane, për sipërmarrjet e vogla e të mëdha, në Shqipëri. Besojmë se ka shumë mundësi për këtë. Kryeministri Rama është sot për vizitë në Itali, ishte edhe në Pulia, pikërisht për të prezantuar këto mundësi dhe kemi vënë piketat edhe për disa mundësi të tjera të rëndësishme në Shqipëri, në të cilat ai do të mund të prezantojë këto mundësi.
Neve duam të ndihmojmë në këtë drejtim, sepse jemi të bindur Shqipëria është sot një partner strategjik thelbësor. Dhe, natyrisht, afërsia gjeografike është një ndihmë e madhe në këtë drejtim. Ne duam të punojmë në këtë drejtim. Kemi shumë aspekte të një bashkëpunimi potencial dhe në disa aspekte ka dhënë tashmë fryte, si p.sh puna që është bërë në kuadrin e bashkëpunimit multilateral, që ka të bëjë me konsorciumin Shah Deniz që do të ndërtojë TAP, gazsjellësin Trans-Adriatik, një infrastrukturë energjetike themelore për ne dhe siç e dini, në mes të gushtit isha në Baku për të finalizuar këtë rrugëtim dhe që javën e ardhshme në Baku do të marrë firmën, ku qeveria italiane do të përfaqësohet. Jam shumë i kënaqur me këtë bashkëpunim mes vendeve tona. Edhe parlamenti ynë e ka ratifikuar marrëveshjen. Kjo është një pikë e rëndësishme që gjërat po shkojnë në drejtim e duhur,” vijoi kryeministri italian.
Kurse Rama u shpreh: “Sigurisht të vizitosh Italinë është gjithnjë, një nder e kënaqësi e veçantë. Por kësaj here ishte një kënaqësi vërtet e veçantë të vizitoja edhe sipërmarrjet italiane në Pulia dhe Konfindustrinë, këtu në Romë, një rrugëtim që do të vazhdojë në janar në Veri të Italisë, për të dhënë një mesazh të fortë e të qartë që Shqipëria është e gatshme të mirëpresë investime të reja italiane, me kushte që unë besoj se për ta, janë optimale: jemi një vend që flet gjuhën italiane, kemi një forcë pune ende me kosto të lirë, krahasuar me atë në Itali dhe në vendet e BE-së, kostot e punës në përgjithësi janë shumë të ulëta, taksim shumë i ulët, kemi vullnetin e plotë për të lehtësuar dhe për të thjeshtëzuar në maksimum burokracinë dhe për t’i dhënë sipërmarrjeve italiane që vijnë në Shqipëri, hapësirat dhe strukturat në dispozicion, për të filluar aktivitetin e tyre dhe për të krijuar vende të reja pune. Unë besoj që kjo jo vetëm është e mundur, por është edhe në interesin e të dyja palëve, një mundësi për çdo sipërmarrjeje që do të ndërkombëtarizohet dhe që do të krijojë më shumë pasuri dhe të kontribuojë më shumë në të ardhmen tonë”.
“Për të përfunduar, unë i jam shumë mirënjohës Italisë, edhe nga një tjetër pikëvështrim. Italia na ka shoqëruar e ndihmuar shumë në rrugëtim të vështirë, në kalimin nga një regjim diktatorial dhe izolimi në një sistem të ri, në një sistem demokratik dhe sigurisht, duke na ndihmuar për të ndërtuar struktura efikase siç janë duke bërë edhe tani në orët e fundit, me ndihmën ndaj policisë sonë, forcave tona të rendit. Besoj se është shumë e rëndësishme që në këtë fazë, ky bashkëpunim të intensifikohet, për të lehtësuar më shumë punën e saj si këtu dhe atje, kundër krimit të organizuar që është një e keqe që është gjithnjë e më e keqe, të cilën duhet ta luftojmë së bashku. Bashkë jo vetëm midis dy vendeve, por midis shumë vendeve, sepse me botën të re, edhe forma e kriminalitetit është pak e ndryshme, është shumë më i ndërlidhur. Ne u jemi mirënjohës për këtë, sepse ndihma që Italia po na jep në këtë drejtim, na ndihmon të jemi shumë më efikase në një luftë që, siç e tha edhe Kryeministri, bën pjesë në paketën e reformave që Shqipëria duhet ta shohë me shumë vëmendje, për t’u bërë pjesë e Bashkimit Europian”.
Italia eshe me te vertete nje mik i Shqiperise dhe jo vetem me llafe. Ja se kush jane mbajtesit e borxhit te jashtem te Shqiperise deri ne fund te nendorit 2013 :
Austri 35, 18 miljon Euro
Greqi 40,54 ”
Gjermani 134,21 ”
Itali 220,63 ”
Turqi 26,86 ”
Kuwait 53,22 ”
Kine 41,09 ”
Kreditore private 422,60 miljon Euro
Pra vendin e pare e ze Itali. Te Habit fakti qe Amerika nuk ka dhene asgje.
Prandaj per mua Italia eshte nje mik i vertete.
Rama i tha Kryministrit italian, sillni investitoret ne Shqipri se shqiptaret jan “krah i lir pune”. Deklarata me imbecile raciste skllavruse qe nje kryetar ben per popullin e tij.
Safet, Edi eshte KRENAR ME MIRESJELLJE, para shume vitesh i ka mbrojtur shqiptaret, te cilet ishin me te pagdhendur se sot ne studion italiane MU NE MES TE ITALISE, ndersa sot ai eshte KRYEMINISTER dhe i duhet te krijoje vende pune ne menyre qe shqiptaret te mos theren me njeri tjetrin, e te mos rrine te spiunojne njeri tjetrin…Mund te ngrihen ndermarrje te perbashketa shqiptaro-italiane ‘join- venture’me kapital shqipar dhe iatalian, e keshtu te heqim edhe merakun tend se mos “diskriminohen”krahu i lire shqiptare fare i paspecializuar…
@safettt or tejjjj po investitore ti kerkoje pse ca do ti ti kerkoje Rama Letes,pleraxhi si puna jote ka plot SHqiperia i ke me tonelate ne plerat e sharres sorollopin tat,ikore dreq jepi uje lopes,ti je full imbecil,po mire mor trap mire po pse te duket vetja i qute tyve,ti je tamon si puna e dhise qe zbret nga mali po me frena dore ama u bone ti te etiketosh per imbecil te tjeret,i bie keshtu qe saliu qeka per manikomio megjithe tyve bashke hajde tallash hajde…
safeti,
Eshte fakt dhe gje e mire per ekonomine shqiptare, qe e ka krahun e punes te lire. Pse valle shkon e gjithe bota dhe ben investime ne Kine. Mos valle per syte e bukur te kinezeve. Leri more dengelat, tregu nuk e ka qejf demagogjine tende. Kapitali nuk eshte Jesus Krishti, ai nuk ka atdhe dhe shkon atje ku krahu i punes eshte i lire.
******************************************************************************************
Keshtu si e ka vjedhur dhe katandisur Shqiperine krimineli shpellar s-Ali Bisha, zorr qe shtetet Europiane te pranojne gjithe bemat e bera per 23 vjet ne Shqiperi nga komunsti i “KATOVICES” s-Ali Bisha, Fatos Nano dhe Ramiz Alija.
******************************************************************************************
nuke di por kur Rama flet italisht ngjan si katunar. Eshte i vetmi moment kur duket keshtu se eshte Tip.
Po sikur aleat strategjik deklarove Turqine me baba dovletin(Erdoganin). Bile do besh mbledhje qeverie te perbashketa, ku nuk ka seli diplomatike Shqiperia do perfaqesohet nga Turqia e shume idiotsira te tilla. Perse nuk ja kerkon aleatit-byrazer strategjik po shkon tek Italia? O Edi je me i mire se Saliu s’ka dyshim po keput ca mufka qe s’ka vend ku te rrijne. Je je ditur por dhe je diletant ne shume fusha. Sidomos ne politiken e jashtme je katastrofe me vete. Sukse ne pune dhe ne mend ne koke.
Mire e ke mor Edi po mos u beso askujt .Europa te mashtron. Vetem duke perveshur krahet do e bejme vendin. Ata kudo ju takojne ju thone do lobojme e do lobojme. Kur vjen realiteti te thone fjalen e tyre ata nxjerrin yckla opo skeni bere kete e ate skeni permushur kete pike e ate pike. Su mesuat me europen plake.Ai qe te do nuk te ve kushte po te ndihmon te fut ne familje. Ata sna duan shume e qarte,mos u lepini ju lutem. Po te duan te na pranojne.
Shqiperia e vogel .. po po behet “molle sherri “ne Europe. Italia do loboje qe ta marim statusin, Hollanda qe mos ta marim. Te shohim kush i ka muskujt me te forte. Sidoqe te jete, njohem miqte e vertete.
Z. Kryeminister sikur aleat strategjik deklarove Turqine me baba dovletin(Erdoganin)? Apo jo? Bile do besh mbledhje qeverie te perbashketa, ku nuk ka seli diplomatike Shqiperia do perfaqesohet nga Turqia e shume idiotsira te tilla. Perse nuk ja kerkon aleatit-byrazer strategjik po shkon tek Italia? O Edi je me i mire se Saliu s’ka dyshim po keput ca mufka qe s’ka vend ku te rrijne. Je je ditur por dhe je diletant ne shume fusha. Sidomos ne politiken e jashtme je katastrofe me vete. Sukse ne pune dhe ne mend ne koke.
Po ky palla pse nuk flet shqip?!!