Deputeti socialist, Erion Braçe, ka zbardhur se sa ulen taksat për pagat deri në 130 mijë lekë të reja dhe sa rriten ato për pagat mbi 130 mijë lekë.
Sipas ndryshimeve që pritet të miratohen nga qeveria të premten, pagat deri në 30 mijë lekë të reja nuk do të tatohen.
Ndërsa pagat deri në 130 mijë lekë do të tatohen pa shumë fillestare të 30 mijë lekëve të reja.
“E para, për të gjitha rrogat deri në 30 000 lekë të reja, tatimi mbetet 0%.
E dyta, për të gjitha rrogat nga 30 001 lekë të reja deri në 130 000 lekë të reja, tatimi mbetet 13% e diferencës mes rrogës dhe shumës 30 000 lekë.
Pra, jo 13% e rrogës, por 13% e diferencës mes rrogës dhe shumës 30 000 lekë.
Shembull: Për rrogën 50 000 lekë të reja, tatimi që paguhet sot është 10%, ose në vlerë 5 000 lekë të rinj.
Tatimi i ri do të jetë:
13% e shumës së krijuar nga diferenca 50 000 – 30 000, pra 13% e 20 000 lekëve, që arrin në vlerën 2 600 leke të reja.
Për këtë rrogë, tatimi do të zërë realisht vetëm 5.2% të rrogës nga 10% që është sot, ose 2400 lekë të reja më pak në muaj”, shprehet Braçe.
Ndërkohë, për rrogat mbi 130 mijë lekë të reja, rritja e taksave nuk parashikohet të jetë shumë e madhe.
“Për të gjitha rrogat mbi 130 001 lekë të reja, tatimi bëhet 13 000 lekë, plus 23% e diferencës mes rrogës dhe shumës 130 000 lekë.
Pra, jo 23% e rrogës, por 13 000 lekë, plus 23% të diferencës mes rrogës dhe shumës 130 000 lekë.
Shembull: Për rrogën 140 000 lekë të reja, tatimi që paguhet sot është 10%, ose në vlerë 14 000 lekë të rinj.
Tatimi i ri do të jetë 13 000 + 23% të 140 000 – 130 000, 13 000 + 23% të 10 000, 13 000 + 2 300 dhe arrin në vlerën 15 300 lekë të reja.
Për këtë rrogë, tatimi do të zërë realisht vetëm 10.9% të rrogës nga 10% që është sot(rritja 0.9%), ose 2300 lekë të reja më shumë në muaj.
Pra, rroga 140 000 lekë nuk tatohet me 23%, por 10.9% realisht”, shpjegon deputeti socialist.
Te pasurit nuk paguajne taksa !
Ato i faturohen popullit.
Kur te tatoni FITIMIN vjetor,do taksohen te pasurit !
Pushteti sovjeteve.
Nese eshte i vertete lajmi qe tatimi mbi te ardhurat e tjera (te ardhurat nga dividended, interesat, qirate etj) do vazhdojne te tatohen me 10% ndersa te ardhurat nga rroga (dmth nga puna) do tatohen 23% atehere ky eshte legalizimi i nje sistemi te padrejte dhe komplet abuziv.
Nuk e kuptoj si ka futyre nje qeveri ta quaj veten socialiste dhe te tatoje me shume te ardhurat nga puna se ato nga dividendi, interesat apo qirate. Nese dikush merr 250,000 leke rroge quhet i pasur dhe tatohem 23%, nese dikush tjeter fiton 250,000,000 nga qirate, dividendet apo interesat tatohem 10% se quhet i verfer. Turp! Turp! Turp!
Brace! E ke gabim! Edhe sot paga mbi 30 000 leke nuk tatohet. Paga mbi 30 000 leke tatohet 10%. Pra per pagen 50 000 leke tatimi sot eshte 2 000 leke. Ndersa ju po e rrisni. Po e coni 26 mije leke. C’beni more keshtu?
O ILIR sot paga 50,000 leke tatohet me 10% te totalit te pages pra tatimim eshte 5000 leke dhe jo 2000 leke praktikisht aata fitojne 5000-2600=2400 leke me shume.
Ai qe fiton me shume duhet te paguaj me shume dhe kjo eshte mese e drejte sepse i rendon me pak ne bushet.
O Ilir djali, sot ai qe e ka pagen bruto 30.000 mije leke paguan zero leke tatim fitimi, kurse ai qe e ka 30.001 leke paguan 3.000 leke tatim fitimi. I pari (30.000) merr 26.640 leke page neto, i dyti (30.001) merr 23.641 leke page neto. E kupton ndryshimin?
Iliri per pagen 30 mije Brace thote qe takimi do mbetet zero. Pra spo gabohet thjesht po tregon nje fakt. Per paga mbi 30 mije tatohesh 10%. Pra paga 50 mije tatohet 5 mije. Ndersa me sistemin e ri 50 mijesh i zbritet 30-ta. I bie 2600 leke per nje rroge 50 mijeshe. E kane ulur. Thuajse pergjysem
e ke gabim, eshte e vertet qe pagat nen 30 000 leke, sot nuk tatohen, por nese paga e kalon kete shume, tatimi eshte 10% i totalit, jo 10% e diferences
Gabim e keni ju te gjithe, jo une. Paga deri 30 000 leke edhe sot nuk tatohet. Mbi 30 mije tatohet 10 %. Une jam ne pune dhe e kam te aplikuar pikerisht mbi rrogen time kete gje, ju me tregoni arat. Eshte e vendosur qysh nga muaji qershor i ketij viti… Hajt se flas vete me Erjonin, se e kam shok …
Nuk e di kush ta ka thene kete, po je i keq informuar.
Nuk e di nese e merr rrogen sipas rregullave te percaktuara nga shteti.
Por nese e ke te rregullt rrogen mujore, shiko se sa te mban firma dhe apo shteti nese punon ne administrate dhe flasim. Ti ne total tatohesh diku te 21% te rroges (flasim per rrogat mesatare nga 60000 deri ne 90000 leke ne muaj). Pra shteti te mban 10% tatim fitimi dhe 11% sigurime. Prandaj mos fol pallavra.
Shko meso te besh llogari pastaj dil e shkruaj komente ne Komputer..
Mua po ma con taksen 20% mor idiot. Kam tere jeten qe punoj dhe perpiqem dhe po me zhvat. Cfare te mire do ti shtoni ju shoqerise qe te perfitoj une qe po ma rrit taksen dyfish?
Kjo eshte vjedhje!
Hajt se flasim ne zdhedhjet e tjera. Cfare te bejme qe nga ana tjeter kemi nje opozite idiote pa do derdellisje keshtu ti shoku komunist.
O idiot qe nuk kupton dot 2 veprime matematikore. Nqse ti je nga ato fatlumet qe e ke rrogen mbi 1,3 milion ne muaj, pjesa deri ne 1.3 milion do te tatohet po 10%, vetem shtesa mbi 1.3 do tatohet me 23%. Sic ta ka shpjeguar dhe Brace me shembull, tatimi efektiv te shkon nga 10% ne 11%. Mos u bej langaraq per nje 20 mije leksh te vjeter kur e ke rrogen mbi 1,3 milion, ja ke dhuru atyre qe e kan 400 mije/3 here me pak se ty.
Me verte “TR”. Si shpjegohet qe keta qe kane e marrin me shume leke, ketyre u dhimbset me shume. Merr 1 milion e gjys cdo muaj edhe i dhimbset nje 10 mije a 20 mije leksh i vjeter…
BRAÇE KIMIKU NA U BË BRAÇE EKONOMIKU, KY BURREC 1.50 m ME SHKOLLË GAZETARIE.
TJA NDJENI LEZETIN RILINDJES O DERRA TË KUQ!
Ti qe merr aq shume pare duhet te dish te besh te pakten nje aritmetike te thjeshte…vecse nqtse je deputet dhe ske shkolle!
Ti do te shkosh ne Europe o Fredi dhe per kete do paguash!Nuk shkohet ne Europe pa paguar, po thuaj qe paske rroge te mire per keto mend qe paske.Futju shkolles te mesosh dicka te pakten, leri kercenimet per zgjedhjet e tjera!
E ke ti gabim o Ilir edhe paga minimale 18.000 leke tatohet 10% plus sig shoqerore dhe shendetesore.Nuk ka te ardhur qe nuk tatohet 10%.
Teta, paga minimale eshte 22 000 leke dhe qe nga qershori nuk tatohet fare. Leri sigurimet shoqerore dhe shendetsore se jane tjeter gje dhe tatimi mbi te ardhurat eshte gje tjeter…
Po pra merruni me qindarkat qe po rrisni rrogat dhe beni sikur harroni qe po rrisni taksat e bizneseve qe do na e faturojne ne gjithe humbjen, apo karburantet, etj. Po shperblimin qe do merrte administrata dhe pensionistet kete vit e harruat? Se ai shperblim per shume familje ishte darka e festes apo lodra per femijet.
Kjo gje duhej bere me kohe, por si gjithmone ne Shqiperi mesohen gjerat me vonese. Berisha thoshte se kemi vendin e dyte pas Gjermanise, prandaj ju vendet e tjera ejani te mesoni se si behet ekonomia kapitaliste! Pra, dhi e zgjebosur dhe bishti perpjete. Beni nje pyetje te thjeshte: perse amerika nuk zbaton taksen e sheshte 10 perqind njelloj per te gjithe? Pergjigja eshte qe shoqeria polarizohet ne menyre te shpejte ne shume te varfer dhe shume te pasur. Kete gje nuk e duan as te pasurit, sepse ngrihen te varferit dhe shkatrojne pasurine e te pasurve. Pra teoria eshte qe te pasurit te pasurohen, por te mendohet edhe per te varferit. Kete gje Sali ish-komunisti nuk don ta kuptoje, dhe thote o burra te paasurohemi si te babzitur.
Ne sektorin privat hajde merre vesh se si do te vertetohet sa rroge merr njeri e sa tjetri.Lloj lloj manovrimesh do te behen.Sic do te ndodhe edhe me taksat per tregun e vogel e tregun e madh,ku shtigjet per te manovruar jane te shumta.Ketu fillon veshtirsia.Vete taksa 10 perqind ishte nje takse progresiste:Kush paguhej dhe fitonte me shum paguante edhe tatim e takse me shum.Kryesorja eshte se rritja e tatimit te bisnesit te madh do te zvogloi fuqine e tij per tu zhvilluar dhe per te rritur punesimin…Shpejt do te shihet rezultati,qe rrjedhimisht do te jete negativ…
Ne fakt kjo ulje e tatimit per rrogat nen 1,3 milion i intereson sektorit privat sepse do u duhet te paguajne rroga bruto me te vogla. Kurse ato pak punonjes qe e kane rrogen mbi 1,3 milion do e ulin ne 1,3 milion dhe reston do ja japin ne menyra te tjera. Keshtuqe ky tatim nuk ka ndonje ndryshim te madh persa i perket grumbullimit, madje mund te konsiderohet se ka nje avantazh te lehte.
Meqe po flet per biznesin e madh dhe punesimin…pjesa me e madhe e bizneseve te medha ne Shqiperi nuk e ndihmojne fare punesimin. Eagle, Albtelecom, Vodafone, AMC fitojne miliona dhe kane te punesuar nje numer qesharak njerezish, e njejta gje per bankat BKT, Raifeissen, etj, apo do flasim per Digitalb, Klan, Tring, Abissnet ose Bel Air… Industrite prodhuese qe shfrytezojne pasurite kombetare si CEZ, Bankers, Kurum, industrite minerare etj. bejne miliona Euro dhe nuk investojne 2 leke ne Shqiperi, edhe pse punesojne me shume njerez se kompanite qe permenda ne fillim gjithsesi u paguajne paga qesharake dhe ne pozicionet kryesore punesojne personel te huaj super te paguar.
Meqe fole per punesimin…sipas INSTAT 15% e shqiptareve punojne ne shtet, 25% ne sektorin privat, dhe gati 50% ne bujqesi (pjesa me e madhe te vetepunsuar). Nga keto qe punojne ne privat gjysma punojne ne sektore si tregtia(biznese te vogla), restorante-hoteleri-turizem, etj. Ajo qe mbetet pra rreth 5-7% e te punesuarve punojne ne industri energjitike, perpunuese, nxjerrese dhe ne bizneset e tjera te medha. Pra keto biznese perbejne rreth 70-80% te GDP dhe punesojne as 10% te shqiptareve. Shume mire bejne qe i tatojne me shume keto biznese gjakpirese, vendet e tjera kane tatim mbi fitimin per bizneset e medha me te larte se ne, qe mos te flasim per disa vende europiane qe e kan dhe 2-3 here me te larta. Duhen biznese prodhuese qe prodhojne punesim real dhe mbeshtetje e bizneseve te mesme dhe jo ketyre gjakpiresve.
O Fredi po flet percart…
Braçe niseni me ata drejtoret qe kane blere shtepira neper bregdet me rroga shteti dhe pastaj taksoni ata qe punojne ndershmerisht.
Por edhe ju legena jeni si ata para jush. S’keni bythe per asgje!
Muhabet kurvash!!!
O Braaceeee! Ja ke fut pordhes koooooooot! Nuk ka vetem dy nivele tatimi, Por ka me shume! Nese ju keni zgjedhur kete formule, ky nuk eshte tatim i ndershem, por tatimi Karakurve!
Si nje individ qe merr 130,000( te reja) si Rama dhe Meta qe marrin 130,000,000 (te reja) do takosohen njesoj 13%?
Dyfishimi i taxes te petrolit do i japi nje frenim shok ekonomise. Kete do ta ndjeni shume shpejt pas takses.
Ky bracja si i zgjut qe eshte pse s’merret pak me tatimin mbi dividentin qe eshte gafe per cdo njeri me pak shkolle!!!!!!! Tatimi mbi divudentin 15%!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!
Me duket e arsyeshme kjo llogari e taksimit te teardhurave. Ne i paguajme dyfish keto taksa dhe sjane vetem keto taksa. Nje rroge prej 1900 Euro qe marrnene busta-paga, paguaj 600-650 Euro takse. 95% e kesaj takse i shkon shtetit dhe 5% i shkon Komunes se Treviso-ss. Mendoj se nuk ka vend per tu qare me taksimin e ri. Punonjesit e thjeshte jane pare me peparsi me taksimin e ri, sipas shifrave qe jep zoti Braçe. Rendesi ka qe te hapen vende pune, se me taksen do mesoheni.Ne kete perjudhe te veshtire kush ka nje pune nuk mendon per pagesen e taksave.
TR,
c’thua keshtu,2-3 here me te larta se ne,i bie 60-70 perqind e fitimit ?ka bisnes qe mund te jetoi me kete takse.Sikur te tepruar e paskeni urrejtjen per bisnesin e madh;mendoj se nuk duhet ngacmuar me teper…
Sa budallenje qe jani sidomos tipa si ky Iliri trapi qe sdi as te llogarisi dhe ben te mencurin mjer mileti me keta te marre per keta vetem te rroje partia po te tjerat rregullohen.
njerez vete e deshet kapitalizmin dhe kapitalizmi ka taksa,,,,
ka nje shprehje te famshme amerikanet,,, dy gjera jane te siurta ne jete ” vdekja dhe taksat”
mesohuni me kete nese doni sherbime nga shteti
Perse nuk Flitet Qarte per Sigurimet Shoqerore dhe Shendetesore qe do te jene te detyrueshme pa Tavan page maksimale por mbi totalin e pages
Efekti neto do te jete me i thelle nese flitet sebashku me kete dhe ata qe do humbasin jane vetem populli’
Shqiptaret e shkrete ,priten permiresim nderkohe qe po na e Fusin sa Krahuuu!!!
Nuk kam asnje urrejtje ndaj biznesit te madh si koncept sepse besoj qe eshte shume i rendesishem qe nje vend te eci perpara. Por problemi i madh eshte se ky lloj biznesi ne Shqiperi eshte i papergjegjshem, nuk krijon punesim, nuk permireson kushtet e punonjesve, nuk investon ne zgjerimin e aktivitetit por konsumon per lluksin e atyre qe drejtojne, nuk krijon konkurrence te lire ne treg por vetem monopole apo oligopole, eshte klientelist me politiken, eshte superkampion ne evazion fiskal, shif rastin e fundit te bel air-it. Apo Bankers qe rrit te ardhurat me 200 milion dollare dhe rrit dhe shpenzimet qe mos te paguaje tatim fitimi. Qe ta dish ti, ne disa vende taksat efektive per shfrytezimin e burime natyrore shkon deri ne 80%.
Dhe pse ja fut kot se Shqiperia e ka tatimin 10%. 2-3 here me shume i bie 30%. Shife tabelen per vendet europiane: en.m.wikipedia.org/wiki/Tax_rates_of_Europe
Pastaj disa biznese ne Shqiperi kane norma fitimi skandaloze sepse abuzojne ne kurriz te konsumatorit. Po ta them un qe eshte normale qe ne te mbajme taksa me te uleta se vendet e zhvilluara por ajo qe kemi nevoje esht ndertimi i nje shteti ligjor qe garanton nje treg te ndershem. Kjo eshte me e rendesishme sesa njeri apo tjetri sistem taksimi, sepse si 10% si 15% prap taksa per biznesin e madh mbetet me e vogel se shum vende te tjera.