Berat, vdes i asfiksuar në banesë i moshuari, në gjendje të rëndë gruaja

15 Dhjetor 2013, 14:20Politika TEMA

Një i moshuar ka gjetur vdekjen ndërsa bashkëshortja e tij është në gjendje të rëndë pasi janë asfiksuar nga gazi.

Ngjarja e rëndë është shënuar në qytetin e Beratit ku si pasojë e rrjedhjes së gazit ka gjetur vdekjen 73-vjeçari Stilian Thomai ndërsa ndodhet në  gjendje të rëndë bashkëshortja e tij Krisanthi Thomai 70 vjeç, raporton “Ora News”.

Dy bashkëshortët, Stialian dhe Krisanthi Thomai janë asfiksuar pasi kishin harruar gazin hapur gjatë natës.

Dy të moshuarit të cilët jetonin vetëm në banesë, u gjetën të asfiksuar sot në mëngjes nga fqinjët të cilët i kanë dërguar me urgjencë në spital. Por ndërkohë që 73-v jeçari ka humbur jetën, bashkëshorja e tij Krisanthi ndodhet në gjendje të rëndë në spitalin rajonal të Beratit.

6 komente në “Berat, vdes i asfiksuar në banesë i moshuari, në gjendje të rëndë gruaja”

  1. albert says:

    Ngushellimet e mija per familjen Thomai

    albert (Canada)

  2. alban says:

    hahhaha, ne kete lajm spaska asnje koment. Kjo do te thote qe Saliu ska faji per kete rast. hahhahahah

  3. spiro cobo says:

    Ngushellime per Stilianin. Po njoftimi juaj nuk eshte korrekt. Stilian Thoma, nuk eshte 73 vjec, nuk eshte i moshhuar. Personi tjeter nuk eshte bashkeshortja, po motra. I ndjeri nuk banon ne Berat, po ne Kucove.

  4. futja kot says:

    Jane nga kucova,s’jane nga berati,dhe jane moter e vella.
    Mos ja fut lajmeve kot me kot more mero,te mbajme per djale serioz

  5. alma says:

    mare pjese ne hidherimin e famijles Thomai per humbjen e njeriut tyre te dashur ngushelloj motrat dhe dy dejmte e tij.por ajo nuk eshte e shoqja por e motra e te ndjerit informacionet i keni gabim

  6. guri says:

    Car bohet keshu mer jaho no nji dite ju gazetaret do boni sikur keni vdek dhe vet vetem per te shit gazeten

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje