Ambasadori gjerman: Statusi është vetëm çështje kohe

18 Dhjetor 2013, 15:41Politika TEMA

Pas mbledhjes së Këshillit të Ministrave të Bashkimit Europian, ambasadori i Gjermanisë në Tiranë Helmut Hoffmann në një intervistë dhënë gazetarit të Top Channel, Muhamed Veliu, shpjegon qëndrimin e vendit të tij përse statusi duhej të shtyhej për në qershor 2014.

Sipas kryediplomatit gjerman, nuk ka asnjë pikëpyetje për përpjekjet pozitive të qeverisë Rama, por thekson se për Gjermaninë dhe vendet e tjera të BE-së, nëse do të kenë më shumë kohë në dispozicion, atëherë edhe gjykimi do të jetë më real.

 

Zoti ambasador, cili është komenti juaj për vendimin e një dite më parë në mbledhjen e Këshillit të Ministrave të BE-së në lidhje me statusin e vendit kandidat të Shqipërisë?

Fillimisht mund t’ju them se dua të flas vetëm për Gjermaninë. Këshilla ime për Shqipërinë dhe popullin shqiptar është kjo; përqendrohuni në lajmin e mirë nga mbledhja e Këshillit të Ministrave. Për këtë unë shikoj dy baza thelbësore, së pari Ministrat e BE-së e kanë njohur progresin e qënesishëm që Shqipëria ka arritur drejt integrimit europian. Së dyti, që është më e rëndësishmja për t’u kuptuar, lidhet me atë që do të doja ta cilësoja si një datë operacionale e cila buron nga konkluzionet, pra mbledhja e ardhshme e këshillit në Qershor. Janë vetëm 6 muaj nga tani. Nëse gjërat zhvillohen pozitivisht gjatë kësaj periudhe 6-mujore atëherë unë jam shumë i bindur që një vendim pozitiv do të merret. Kjo është e gjitha ku njerëzit duhet të përqendrohen dhe jo të vrapojnë në nxjerrjen e konkluzioneve pasi mund të jenë të zhgënjyer nga mos dhënia e statusit tani.

Përse Gjermania e vuri veten e saj krahas katër vendeve të tjera anëtare të BE-së të cilat mendonin për shtyrjen e shqyrtimit të statusit në qershor 2014?

Më lejoni t’u them se jam duke lexuar spekulime nga më të ndryshmet që lidhen më BE-në, por nganjëherë e vërteta është tejet e thjeshtë. Ishin disa vende, mes tyre edhe Gjermania të cilët thanë se qeveria e re ka vetëm 3 muaj në detyrë. Në këtë kohë ne kemi parë zhvillime tejet pozitive, të cilat njohim. Nuk asnjë pikëpyetje rreth kësaj. Por disa vende u shprehën se është nevoja e pasjes më shumë kohë për të parë atë që njihet si “track record” për të parë zbatimin e tyre në praktikë, gjithashtu për ndjekur se si dialogu mes qeverisë dhe opozitës do të zhvillohet në Shqipëri në lidhje me reformat. Dua ta nënvizoj se ne kemi besim se nëse vijohet në këtë drejtim pozitiv deri në qershor ju do t’ia dilni mbanë.

Cilat janë disa prej shqetësimeve të Gjermanisë që lidhen me proceset integruese të Shqipërisë?

Shqetësimet janë të njohura. Siç e shpjegova, na duhet më shumë kohë të shikojmë se çdo të ndodhë me luftën ndaj korrupsionit dhe krimit të organizuar. Thënë në terma të përgjithshëm, si do të zhvillohet dialogu mes qeverisë dhe opozitës. Nëse do të kemi më shumë kohë në dispozicion atëherë edhe gjykimi ynë do të jetë më real. Për qeverinë gjermane ishte me rëndësi përfshirja në konkluzione qartësisht e një afati, kjo jo vetëm për të mos lejuar inkurajimin e zërave të zhurmshëm. Prandaj kërkuam vendosjen e një datë fikse. Kjo nuk ishte e lehtë për ta arritur, por tashmë që ndodhi jemi të gëzuar dhe mendoj se 6 muaj nuk është një kohë e gjatë. Kjo është një arsye e mirë për të qenë besimplotë prej këtij zhvillimi.

Është krijuar ideja se vendimi i djeshëm në Bruksel lidhet edhe me atë që është cilësuar si ‘albanofobi’. Sipas jush sa qëndron diçka e tillë?

Unë mendoj se termi ‘albanofobi’ është tepër i fortë. Çfarë është e vërtetë lidhet me punën që duhet të bëjë Shqipëria, me reputacionin gjë e cila lidhet me vështirësitë dhe një histori të gjatë. Por për këtë Shqipëria ka bërë progres. Mendoj se ishte diçka e mirë që shumë zyrtarë të qeverisë suaj vizituan kryeqytetet duke prezantuar Shqipërinë. Do t’i inkurajoja të vijojnë ta bëjnë këtë në të ardhmen. Është e vërtetë që ka problem reputacioni, por është arritur progres.

Cilat janë pritshmëritë tuaja nga Shqipëria deri në qershor 2014?

Vijim i axhendës së reformave në të gjitha fushat. Kur flasim për reforma nuk vlejnë vetëm deklaratat e pafundme. Ajo që për ne merr rëndësi lidhet me implementimin e tyre në praktikë. Në interpretimin tim ky është mesazhi që vjen nga mbledhja e Këshillit të Ministrave. Nëse kjo ndodh atëherë, mund ta përsëris, në qershor do të arrihet një vendim pozitiv.

26 komente në “Ambasadori gjerman: Statusi është vetëm çështje kohe”

  1. Lali says:

    Hahaha shiko cfare thot gjermani…….ik o gjerman se bar ham dhe parimet nuke i shkelim….Nuk e rruan pallen Edi Rama me lajka te tilla….jeni mesuar me Sali Leshin duke i ferkuar gungen ne shpine….dhe gishtin tek by…..a.

    1. tarrasi says:

      Ndoshta nuk do duam ne Shqiptaret kur te doni ju pleqte e EU-se.

      1. TRing says:

        Ne nuk kemi bythe ta bejme por ajo qe i beri Ukraina BE-se do te ishte reagimi me i mire nga ana jone. Gjermanet dhe ata bq holandeze duhet te kuptojne qe Europa e bashkuar eshte nje koncept i deshtuar dhe koha po tregon qe dhe Tregu Europian eshte nje bllof nga i cili perfitojne vetem shtetet e medha europiane. Ndoshta do vije koha qe ne do hyjme ne BE kur gjithe te tjeret te kene dale.

    2. Zeher Marika says:

      Na prisni edhe pak se do ju msyjm ne Dojcland.
      http://goo.gl/cDyGNg

  2. popolo di Bathorja says:

    Ketu ka dicka qe nuk thuhet, por fshihet.
    Perderisa 6 muaj nuk qenkerkan nje kohe e gjate, atehere cili eshte kuptimi i ketij afati? Mjaftojne qe Saliu te shkoje ne burg?

    1. ??? says:

      Epo s’ke faj qe se kupton, se te lexosh dhe te kuptosh jane i ndane nje det i tere.
      Ambasadori gjerman po te thote qe:
      realizimi i kushteve per intgrimin brenda nje kohe te shkurter tregon ecurine pozitive dhe progresive te qeverisjes se vendit.
      E perkthyer per ata qe dine te lexojne:
      Nje rruge 1 km e gjate e ndertuar brenda 6 muajsh bie me teper ne sy sesa kur harxhon 6 vjet kohe. DHe KE nuk eshte i sigurte nese Shqiperia eshte e afte te ndertoje nje rruge te tille, dhe sa kohe i duhet. Dhe prandaj ky vendim!

  3. Liridon says:

    Fare e qarte,shohim perpjekje po akoma jo rezultate.Detyra e qeverise jane rezultatet ne luften kunder plages qe ka zaptuar te gjitha sektoret e jetes.

  4. 'KOKEPALARI' says:

    Po Zoti ambasador ke te drejte, por cdo gja ne ket bote asht ceshtje kohe!!!!!!!!???????????

  5. Treviso says:

    Zoti Ambasador, shqiptaret jane mesuar qe t’ja thuash gjerat troç per problemet qe shqetesojne Europianet. Besoj se gjate ketij 6 mujori do arrijne ta kuptojne problemin e vertete, pse ju shqetesoheni.

  6. favelas bidonvil says:

    fick sich ,me gjith shpirt or dojc e bir dojci.

  7. politikane te degjeneruar says:

    Ik mor vk ambasador se na keni care trapin , keta futen rumunet edhe bullgaret shqiperia eshte me lart se ta mos ndoshta e kane me meqe jemi shumice muslimane ? Keta po fusin serbet qe jane si ne edhe me keq!!! Koha ti themi jo gropes me mire tu yhemi si islanda nuk futemi edhe pike.

  8. mimoza says:

    e si mund ti jepeshe statusi kur ne shqiperi erdhi ne pushtet edi rama qe po ja ve tritolin ne cdo qytet te shqiperise, a munde ta pranoje europa kete njeri shkaterimtar qe spo mendo per regulimin e vendit po mendon vetem per shkaterimin e vendit.

    1. burreli says:

      Moza me vjen keq per llogjiken e dobet por le te ja leme kohes, se ku eshte problemi do ta kuptosh pas 6 muajsh.

    2. Punetori says:

      He,he, jo moj Mimoze jo! Perkthimi apo kuptimi i asaj qe do te thote ambasadori gjerman eshte : Futeni Sali kriminelin ne burg , qe t’ju pranoje Europa!
      Nuk e lexon deklaraten e ketij ambasadori ti,moj Mimoze?-
      “Nuk ka asnje pikepyetje ndaj qeverise Rama”!
      Perkthimi i kesaj;- Ne pikepyetje eshte ,a do vihet drejtesi ne Shqiperi ndaj bandes se Vicidolit”
      Kete do te shikoje EUROPA !

  9. Ferizaji says:

    Mimoza moza ka per ta vene edhe ty tritolin edi popo po ku mos me vene tritol ku asgje me plan nuk eshte ne bregdetin shqiptar ushqim cilesor nuk ke,rryme jo,sherbim hotelier ashtu keshtu po qdo gje duhet nga fillimi moriiiiiiiiiiiiii

  10. xheneriku says:

    VA FER FUT SHKERDHAT.

  11. all peole are born equal says:

    ..po po , mbaje me shkume

  12. . says:

    ******************************************************************************************

    ….. BE-ja kerkon arrestime te bujeshme me emer dhe pushtet, pra s-Ali Bishes si ne rastin e KROACISE
    …. dhe largimin e Shqiperise nga “Asambleja Islamike Boterore”.

    ******************************************************************************************

  13. Arti says:

    Nuk e di pse merremi me BE-n , per mendimin tim kjo qeveri duhet te punoj me shume drejt standarteve evropiane per te miren e popullit dhe jo per burrokratet europiane , kurse per mediat keshilla ime do ishte qe asnjehere te mos u jepte ketyre burrokratve kohe per intervista per kte çeshtje , duhet ta dini ambasadoret ne vendin tone jane poshte nivelit intelektuale shqiptare, tung

  14. anim says:

    Ka mjaft te paverteta ne ato qe thuhen keto dite neper forumet shqiptare lidhur me aresyet e shtyrrjes se “Statusit” per shqiperine vecanerisht kur flitet per sensibilitetin politik europian.
    Eshte mese e vertet nga ana tjeter qe qofte shtypi, politika apo edhe inteligjenca shqiptare nuk jane e as kane qene ndonjehere ne lartesine e duhur per te paraqitur nje imazh me normal te vendit dhe shqiptareve ne arenen Europiane (e nderkombetare).
    E thene mes vedit (mes ne shqiptareve) ne e dijme fort mire se perse vendet europiane kane hezitim qe te pranojne jo vetem Shqiperine por edhe pjesen e ngelur te Ballkanit ne bashkesine e tyre.
    Ne si shqiptare duhet se pari te pranojme problemet tona te thella qe jane sa te lidhura me prapambetjen dhe injorancen qe kemi mes vedit aq edhe me korrupsionin masiv te thelle e gjithe-qelizor te shoqerise sone.
    Por ne kontekstin europian – dihet presioni i madh politik i votuesve europian ndaj qeverive te tyre qe kondicionon pastaj edhe vendimet politike te vendeve si Gjermania, Hollanda, Franca etj….
    Fati i keq i Shqiperise ne kete rast eshte qe ne vendet e cituara ka nje frike te madhe dhe sensibilitet te rritur (dhe te nxitur nga grupime politike te ekstremit te djathte) lidhur me perfundimin e restriksioneve per punesimin e Rumuneve dhe Bullgareve ne 1 Janar 2014. Per shumicen e qytetareve europiane te vendeve si Gjermania, Hollanda, Franca etj… frika ka te bej me teper me dyndjen e rumuneve dhe bullgareve – kryesisht popullaten roma te ketyre vendeve – sesa me shqiptaret apo ballkanasit qe ne shifra nuk perbejne nje problem shumje te madh per Europen. Dhe me duket se qendrimi politik i EU lidhur me pranimin e “Statusit” per Shqiperine eshte (pervec sa me siper) nje FRIKACAKERI e tyre per tu marre me Shqiperine ne kete kontekst, dhe duke pasur mjaft te lehte per te gjetur edhe justifikime qe vete ne ja kemi dhuruar atyre. Pra stigma negative per shqiperine dhe shqiptaret jane faktore kryesore qe i kane shtyre politikanet e ketyre vendeve qe ti shmangen ceshtjes shqiptare edhe per 6 muaj. Ky eshte fati i keq i nxenesit te keq dhe atij qe ngelet ne fund te kavallit.
    Kjo duhet ti sherbeje Rames dhe maxhorances se pari si nje test realiteti i hidhur, maturimi te detyrueshem ne kushtet e nje krize diplomatike dhe ndoshta pse jo edhe i rimodelimit te politikes se jashtme te vendit ( jo dhe aq ne sensin strategjike por me teper ne detaje te vogla) – jo me ne variantin e vasalitetit dhe te peruljes se vendit te vogel e nevojtar – por te partneritetit dhe seriozitetit e luajalitetit diplomatik afatgjat.
    Rama duhet te theksoje ne fjalimin e tij sot pikerisht qe ka thene shume here me pare – qe Europa arrihet se pari brenda vendit – me rritjen e nivelit te jeteses, zhvillimit, investimeve e punesimit masiv dhe funksionimin e ligjit njesoj per te gjithe.

  15. Vera says:

    Është edhe çështje dinjiteti për europianët. Italianët, por besoj edhe popuj të tjerë, përdorin thënien: “Shumë e bukur për të qenë e vërtetë”. Kështu mendojnë edhe për “progresin” shqiptar: Shumë i bukur për të qenë i vërtetë. Pra, për të ruajtur sadopak dinjitetin e tyre, lypset ende ca kohë, edhe formalisht, që ta vlerësojnë si të vërtetë progresin tonë të famshëm.

  16. Vladi says:

    Z. ambasador , ne shqiptaret ju kuptojme shume mire , por ju lutem mos na fyeni inteligjencen e mos u justifikoni me flete fiku . Tani e kam te qarte se kush ishte pas Hoollandes.

  17. Kico says:

    E perkthyer ne shqip kjo do te thote:- cfare ka bere qeveria e meparshme “progresin e qenesishem” nuk e veme ne dyshim, cfare do te bej kjo qeveri do ta shohim.Pse nuk e besoi Europa Rilindjen e Rames apriori? Per shume arsye:
    – I vjen era tritol
    -I vjen era shtet policor
    –I vjen era shkelje e te drejtave te njeriut
    -I vjen era dhune mbi institucione juridike
    dhe e dini ju sa miliona ke harxhuar Europa per te ngritur keto institucione,trajnuar keto nepunes e pergatitur kete legjislacion.Cfare mendoni ju morrat e kuq se Europa dhe gjermani do te kenaqen si ju kur nje I cmendur I ve tritiolin gjithckaje vetem se ka ne mendjen e tij te coroditur nje ide te cmendur.

  18. ibarhim says:

    Gjermania thot me Foto enveri shko ne rrot te somes APO bythe negjmije-ketu kokepalaret e rames nuk kane vend.shikoni teletekstin te RTL tv privat me i madhe gjerman se qfare tha Merkel.me hajna nuk ka be.oni mo me meten.

  19. emigranti says:

    & muaj kohe per te dale nga Konferenca islamike,per ti kerkuar publikisht falje Europes qe u kthyem ne delen e zeze te saj dhe tradhtuam krishterimin 500 vjet me pare,duke mbetur rast i pazgjidhur per cdo studiues europian qe na krahasojne me Malin e Zi me popullsi sa cereku i shqiptareve dhe nuk u konvertuan.Natyrshem Mali i Zi e ka marre statusin me kohe edhe pse ekonomikisht kane mbetur prapa dhe sofrojne asgje me shume se ne.Kjo eshte e verteta lakuriqe,qe fshihet pas afateve qe do zgjaten perdite e me shume,deri sa te dale nje Patriot i mencur qe ta deklaroje kete publikisht.Pikerisht ketu kerkojeni gjallimin e Berishes,Rames,Metes ne shoqerine tone te kalbur.ISLAMI DHE DEMOKRACIA NUK BASHKEJETOJNE DOT ASKUND NE BOTE.REFLEKTONI NJEREZ SE KETE E DI CDO NJERI NE EUROPE PERVEC NESH:

  20. LONDER 1913 says:

    ESHTE VETEM ÇESHTJE KOHE.

    Lexojeni destinacionin tuaj:

    SHQIPERIA NE VEÇANTI,
    SHQIPTARET NE PERGJITHESI,

    DO TE MBETEN TE FUNDIT NE EUROPE
    DO TE INTEGROHEN TE FUNDIT NE EUROPE.
    DO TE JENE PERFUNDIMISHT SKLLEVER NE EUROPE.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje