Mediat gjermane ziejnë nga lajmi se yllin e ekipit të Schalke 04, Kevin- Prince Boateng, 26 vjeç, e kanë rrahur ditën e Krishtlindjes.
Por ka pikëpyetje se kush e dhunoi lojtarin e njohur.
Policia ka marrë në pyetje ish- gruan e Boateng, Jenny, 29 vjeç.
Kjo për shkak se Boateng është rrahur përpara shtëpisë së saj, ndërsa po vizitonte djalin e përbashkët, Jermaine Prince, 5 vjeç.
Lojtarin e kanë hedhur përtokë me grushte.
Por kush e ka sulmuar?
Boateng dyshon se bëhet fjalë për të dashurin e ri të ish- gruas së tij.
Por Jenny nuk pranon që të flasë për këtë çështje, madje as të pranojë që është në një lidhje.
Një zyrtar i policisë lokale tha për BILD se ata e kanë pyetur ish- gruan e Boateng në cilësinë e dëshmitares.
“Ka të dhëna se motivi i ngjarjes duhet kërkuar në ambientin personal të të dëmtuarit,” tha një zëdhënës.
Vetë Boateng ka fluturuar për në Dubai për pushime më të fejuarën e tij, Melissa Sata, 27 vjeç dhe nuk ka pranuar të flasë./ep
Kevin- Prince Boateng
Boateng dhe Melissa Sata
E kujt po i intereson.
Mos e rrahu Sali Berisha?