Deputetët e PD-së vizitojnë Xhelal Mziun në burg: Ky është një arrestim politik

30 Dhjetor 2013, 19:16Politika TEMA

Një grup deputetësh demokrat kanë vizituar në paraburgimin 302 Kryetarin e Bashkisë së Kamzës Xhelal Mziun.

Ndonëse deklaruan se Partia Demokratike  nuk ka për qëllim të ndikojë në institucionet e drejtësisë, deputeti Aldio Bumci e cilësoi arrrestimin e Mziut politik, dhe të rrethuar nga shkelje ligjore.

Gjithashtu ai tha se në këtë rast drejtësia ka vepruar me dy sandarte pasi hetimi për kryebashkiakun duhet të zhvillohen në gjendje të lirë siç po hetohen kryebashkiakë të tjerë.

Deklarata e plotë

Ne erdhëm sot një grup deputetësh për të vizituar kryetarin e Bashkisë së Kamzës z Xhelal Mziu dhe dëshirojmë të shprehim vullnetin tonë që në fillim për të respektuar shtetin ligjor dhe për të mos ndërhyrë në çështjet e drejtësisë. Por në të njëjtën kohë, ne shprehim shqetësimin tonë se që në krye të herës, se ky proces ka treguar dëshmi për ndërhyrje politike, për të manipuluar drejtësinë.

E para, ka qenë një shkelje flagrante e ligjit me masën e sigurisë për burgim me arrest dhënë në mungesë, kur z Mziu ishte në zyrën e tij. Normalisht duhej të thirrej në gjykatë kur trajtohej çështja. Pra ky proces ka nisur me një shkelje të rëndë të ligjit sepse personi nuk ka qënë i thirrur në gjykatë kur u vendos masa e sigurisë. Kjo është shkelja e parë e rëndë.

E dyta, kemi vendosjen e një mase të skajshme. Arrest me burg është një masë ekstreme. Duke marrë në konsideratë të gjitha rrethanat, fakti që z Mziu është i zgjedhur për të dytën herë radhazi, nga qytetarët e Bashkisë Kamëz, por edhe nga rrethana të tjera, pra kemi të bëjmë me një masë aspak proporcionale. Fakti i tretë, për raste të tjera të ngjashme për kryetar bashkish apo kryetar komunash kemi masa të tjera sigurie si hetim në gjendje të lirë. Për z Mziu kemi një masë tjetër. Pse ligji nuk zbatohet me të njëjtin standard ?! pse kemi dy standarde ?! Dy standarde ka vetëm ky ka vullnet për ndërhyrje politike.

Por më e rëndë se këto shkelje flagrante të ligjit është fushata e paprecedentë, denigruese që u ndërmor kundër familjes së z Mziu, kundër bashkëshortes së tij. Në të njëjtën kohë kur në media jepej lajmi që kryetari i Bashkisë Kamëz është arrestuar me një masë të dhënë në mungesë, në të njëjtën kohë mediat dhe opinioni publik informohej që ka një kallëzim penal ndaj bashkëshortes. Një lajm i pavërtetë. Në media u informua se është gjetur flori në argjendarinë e zonjës Mziu, një lajm tjetër i rremë. Në media u tha që është gjetur një vulë e KZAZ-së së Kamzës, një e pavërtetë tjetër.

Pyetje është e thjeshtë; pse u ndërmor kjo fushatë denigruese që donte të manipulonte opinionin publik e të linçonte një familje?! Kjo na kujton kohët e errëta të diktaturës kur ndërmerrej një fushatë denigruese kundër një familje, në mungesë të respektit të çdo ligji dhe morali. Pra e ngjashme me kohët më të errëta të Shqipërisë. Partia Demokratike është e vendosur të respektojë shtetin ligjor dhe do të kërkojë që të gjithë ata që kanë shkelur në mënyrë flagrante ligjin të dalin para drejtësisë. Drejtësia mund të vonojë por drejtësia do të vendoset. Ata që kanë orkestruar dhe frymëzuar këtë fushatë të paprecedentë që do të shkatërrojë një familje, individë e të manipulojë opinionin publik, po luajnë me zjarrin.

43 komente në “Deputetët e PD-së vizitojnë Xhelal Mziun në burg: Ky është një arrestim politik”

  1. Lali says:

    Me shume kane shkuar per te pare ambjentet, se nje pjese e tyre kerkojne zgjerim te birucave…Ristani duhet te izolohet sa me shpejt….

    1. Naim Frasheri says:

      Nuk e Kane Vizituar Debutetet Xhelal Ziun,Po Korieret e Shkerdhenit,i kane cuar lajm se po foli mund te Pije ndonje Uje te Gabuar dhe Semuret,ndaj Shiku duhet ta marre ne mbrojte ate te Ziun,se mos e cojne te takoj Oldashin, Pashkon ose Trebisken.
      Ky ka qene besoj une qellimi i Vizites se Koriereve te Salgites.

    2. Naim Frasheri says:

      A e Moret vesh qe Bumci eshte dhe ka qene Korieri i Familjes Berisha.edhe per Gerdecin ky ishte Krieri

    3. Pilo Lala says:

      Nje rruge e dy pune.
      Mbyllini porten me hekura, se aty e kane vendin.

    4. adri says:

      Si nuk e futin ne burg dhe arrestojne kete skuthin Aldo Bumci ky shkoi dhe protestoi dhe per ate Altin Goxhin ate qe merret me protestat e pd se, qe u arrestua nga Komisariati Nr.1, sepse ishte konfliktuar me dike. Domethene pd ja ka marre persiper qe te prostestoje per cdo te arrestuar domethene nuk do te lere te behet shtet Shqiperia, qe te mos arrestohen asnje qe ka testeren e pd se.
      Keta duhen arrestuar te Gjithe nga Berisha i pari.
      Media te beje nje pune sa me te fuqishme qe te demaskoje keta te korruptuar, qe te shkojne pas hekurave dhe jo te mediatizoje keta llumrat e pd se se keta burgun e kane pak.

    5. Be-X says:

      Aldo e paske bere lemsh kete fjalim. eshte e jotja APO e moter xhozit!

    6. Kaliopi Karamuca says:

      Saliu i thirri te tre. Keni mision te vecante: shkoni e shihni si mbahet mezati yne i Kamzes, se mos eshte leshu dhe na prish shume pune. Ju jeni tre me te interesuarit per te shkuar te vendi. Ti Myqo do shkosh se zona jote eshte ajo ku Lali na gjeti depon e votave. Ai te beri deputet, ik e shife si asht mezati yne. Ti Aldo duhet te shkosh, se fundja atje do shkosh, po ik e shif njehere si eshte atje. Edhe ti Risto, ben mire te vizitosh birucat, se kandidat i forte je dhe ti. Mundohuni te shikoni cila qeli eshte me e bolleshme, me me shume drite dhe ka edhe halene afer. Ate e du per vehte, por aty du edhe njonin nga ju. Ani, njesoj eshte secilin prej jush. Majtas du ate Fatos Skejen, Lalin e du djathtas.

      Iken te tre, kokeulur. Rrema sa arriti ke dera, nguli kembe e tha jo mor babe nuk hyj une brenda se me ngec celsi ne brave e hajde dil masandej. Aldo , dhe ai kishte merakun e vjehrres, se mos merzitej po te vonohesh, kurse Ristua nuk cau kryet, se boll ca raki dhe i kalonte dy tre dite pa problem sa te hapej dera e burgut.

      E keqja eshte se kurioziteti u rrit shume, se pyeste edhe Bode, edhe Vokshi, edhe Flamuri, edhe Fatmiri, edhe Luli, madje edhe kunati. Nuk di si do ja dale Rilindja me kaq pak burgje qe vendi, per tere keta ganstera. Po fundja, ca te na i sjelle ketej nga Tepelena, se kemi nevoje me i zevendesu gomeret, per te terheqe parmenden, dhe i ushqejme me miser, se kemi boll nga ai i Rulkes.

  2. Ndoshta kane frike se M(iu)Ziu tregon se si ka funxionuar kjo organizate kriminale kjo pseudoParti PeDerash .
    Ose kushedi ndoshta kta antare te bandes PeDerave ,duan te ambjentohen
    e pyesin per kushtet e burgut ,shikojn nga afer si ndjehesh brenda asaj ndjenje e te qenit i burgosur. Neser do ibjeri te jen vete aty brenda .
    Mos harroni ate me vehte ; SAPUNIN !

  3. Drejtesi says:

    Sipas ketij palloshi politikan,nese dikush eshte i zgjedhur per here te trete ,edhe nese vret,automatikisht nuk arrestohet dhe nuk denohet.

    Dhe si thone : ne nuk nderhyjme ne ceshtjet e gjyqesorit dhe menjehere pas kesaj fjalie ja fusin me top gjyqesorit.
    Skane faj,kane nga ngjajne!

  4. morava says:

    njerez te poshter qe moret me qafe SHQIPERINE dhe shqiptaret !!!ptuuuuuuuu race e keqe !!

    1. Fieraku 71 says:

      Keta njerez na larguan nga te mirat qe lame ne 90-en.ishim nga 50-60 kg te gjithe,laheshim 1 here ne jave se nuk beheshim pis fare,fshinim menderen me gazete e nuk shpenzonim per leter higjenike ,merrje vetem ato qe te duheshin 2 kg mish ne muaj,1 kg djathe (kolesterolin dhe sheqerin e kishim top) etj etj te mira qe na hoqen nga dora kjo fare e keqe.mgjth ne do veme shtetin tone qe meritojme se pushtetin tashme e kane femijet tane me gramozin ne krye qe na rrofshin sa malet.

      1. Saliu, ramy ,safeti dhe Lopet says:

        O fierak, nqs demokracin ta solli xhelal mziu, dhe ta beri jeten Ty te lumtur, ate her lum ti per mendjen qe ke.

        1. Fieraku 71 says:

          Jo jo ma solli nexhmija ,ramizi,gramozi ,nanua, ilir gjoni dhe cuni Myslim pezes ,kristaq rames dhe karaman yllit.

      2. gani says:

        pse ngaterrohet pambarimisht shteli ligjor me demokracine!!

  5. Skenderbegasi W says:

    Kriminelat po mbrojn kriminelin!
    Kta ishin qewerija saliste “me duar të pastra te “

  6. HILLBILLY says:

    Aldo Bumçen e ka derguar atje Baba Salih Ram Gerdeci ? per te pare kushtet dhe jo ate hajvanin e burgosur!! ?
    Ka marre vesh se do beje dimri i keq dhe don te dije se çfare rrobash do te marre me vehte…
    Une i sugjeroj Baba Salih Ram Gerdecit, qe marre çorapa Kallmeti, se jane me te ngrohte dhe mund te ia siell Bumçja, si deputet qe me demek eshte atje !! ?

  7. rebeli says:

    Te gjithe ju ,ne shtepiiiiiiiiiiiiii.Askush nuk ju ka zgjedhur.Vetem jeni vetezgjedhur duke na vjedhur ,paguar e poshteruar.

  8. telefooni says:

    si gjithmone perpara burrat e PD.
    ALDA BUMCJA
    EDUARTA HALIMJA
    EDA PALOQJA
    FLAMURE NOKJA
    ARBA RISTANJA
    me ne krye……
    LULZIME BERISHA BASHA ZEN GITA….etj

    1. jozi says:

      hhaaaaaaaaaaaaahahahahhaha´´´´´´´´´´´´´´é fort

  9. england says:

    He se do ju marre nga pas Mziu nje nga nje te gjitheve!Si duket ky Aldo eshte ne rradhe pas Imamit,dhe me pas Rruli dhe te tjeret.

    1. LOLA REALE says:

      MORTJA QE S’JU HA,

      PFFFFFF

      http://goo.gl/Qi3peh

  10. Mark says:

    Hajdutet mbrojne hajdutin. Ne burg u pafsha te gjithve o monstra.

  11. bum bumi says:

    Or ti Bumc Qiprioti,

    te vjedhesh paret e taksapaguesve eshte dicka qe nuk ka lidhje me politiken.

    Ne fakt ke te drjete per kete te fundit – te tre pisat e zbuluar deri tani duhet tu vihen prangat : ai mustaqja marmalata i vlores, ai imami i bajalldisur maje tankut dhe ky shemtira politike e Kamzburgut duhet te jene ne nje qeli.

  12. demokrat says:

    Me kursin e vjeter qe po vazhdon PD e Berishes, pasi ka humbur kontaktin me realitetin shqiptar dhe me perceptimin e korrupsionit ne syte e qytetareve shqiptare, perfundimisht do te kete fatin e PSI te Craxit dhe te DC te Martinazolit. Te dy dinosauret u shkermoqen nen peshen e korrupsionit. Mziu nuk eshte flamur beteje dhe PD ka rene ne nivelet me te uleta te banalitetit politik. Ish ministrat qe sollen Shqiperine dhe PD ne kete derexhe, po bejne rolin e ministrave hije, kjo eshte skandaloze. Ja perse u kerkua edhe nga Olldashi edhe nga Doda nje analize, qe si duket nuk do te behet kurre. Te jesh ne krah te simbolit MZIU politikisht do te thote te kesh humbur arsyen e te gjykuarit. Vazhdoni, me kete ekip te PD opozita do te ngelet peng i Berishes dhe rezultatin besoj se e dini.

  13. santiago says:

    e ka derguar sala qe te shikoje si jane dhomat se po e presin

  14. nick says:

    hajdutat shkojne e shikojne hajdutin hajde rrumpalle opozite

  15. Lori says:

    Me duket se kan shku me zen radhen se nuk thuhet kot qeveria nuk e ze leprin me qere hypin vet lepujt se lepuj jan keta. Aq budalla eshte ky bumci se ankohet pse eshte arestuar kok lopa e kamzes ,haron ai se ka denoncim nga firmat per shkelje qe ka vite qe i ben por tani qe ndryshoi qeveria njerzit kan liri dhe flasin oper maskaralliqet se ne kohen e atij merhum hajdutit po te denoncoje vinin e te kapnin.Ishalla i shkojn prapa sa me shpejt se 26^ kan ngel.

  16. Teta says:

    Ore po kjo familja Mziu na qenka “Familje e madhe” e me emer.Po cja keput kot o Bumci, ngadale se po na i beni herronj.Pika qe ste bie ty bashke me Xhelalin.

  17. vladimir mezini says:

    Nuk i ha shume meraku per MEZATIN por vene me shume per te pare vendin ku do te rrine vete

  18. neseba says:

    Po nuk na thanë nëse u pëlqeu për kushtet e jetesës, apo preferojnë që të hapet dhe të inagurojnë burgun e Spaçit.

  19. kamasuka says:

    kete bumcin nu e shof dot ,shum bertet ky lloj njeriu

  20. brisha says:

    o plera o qelbesira atje e kini vendin te gjithe ju bashke me Zenin ARGITIN

  21. tani says:

    ATA qe kane organizuar kete fushate po luajne me zjarrin- thote z. Bumci?!

    Shqiperine e mori Sala
    I vu zjarr
    Shqipetar mos rri po duku shqipetar…

    Mjaft lengove nen keta o fatkeq
    Mos harro se c’ke hequr dhe po heq.

    Shqiperise kush i vu zjarre
    Vite shkuar,kohe me pare
    Ish Ai qe vec bertet
    Kerkon qamet.

    Por me tash mor qafir e i babezitur
    Mos hidh kemben,vet n’ate rras qe na ke ngitur
    Hapi syte e bej kujdes
    Se e fundit ne ket jete,shpresa vdes.

    C’eshte ky zjarr qe ju po villni
    Syte plot flake
    Cirret, nduket, turfullon,
    Hijena plake.

    Mos pri shtyllen e catise
    Ti o plak
    Se te shembet, te ze brenda
    Te del gjak.

    Pershendetje

  22. . says:

    ******************************************************************************************

    Kete Aldo “mjeker kurti karoni” …. gjithmone Plaku i Marre s-Ali Efendiu e ka perdorur sa here kerkon te fshehe krimet dhe vjedhjet e familjes tij.

    Tani Plaku i Marre ka prej shpie ne rruge dhe flet “gjoja” per te mbrojtur hajdutin Mziun, nga frika se Ai mund te nxjerre emrin e Shkelzen Qumeshtorit, pra arrestimn e tij.

    ******************************************************************************************

  23. babec says:

    Paskan bo prova gjenerale! Radhes tjeter shkoni vizitoni Salehun! Dhe tekstin e paskeni gati:
    “Po denohet Mzati familjarisht”… Krimet ne familje i keni bere, pergjegjsine familjarisht do ta mbani!

  24. MUSA SHEGA says:

    Po pati bere shkelje do gjykohet nga drejtesia qdo njeri i thiesht apo kuader deputet ministra apo kryetar bashkish e komunash kush kush kush te kete. Korruptuar abuzuar e viedhur ne. Burg se me. Marre marrin te gjith. Edhe. Vet. Rama duhet ta pranoi se ishte 12 vite kryebashkiak i kryeqytetit marrin apo smarrin pyetni. Shpetim gjiken. Dhe dritan prifin. Se ju trgojne. Vidio. Korrupsionit. Arrestimi eshte politik kishte menyra tiera. No koment

  25. miri says:

    Pse nuk.ia cuan dhe shamikuqen ne.burg. kur mbrojne dhe xhelalin te vjenbper te vjelle.

  26. k uhh jtimi says:

    PD e m beshtetur v etem ne kriminelet Kaqen

  27. shoku i rrugaçit says:

    parti derrrash e pederasash

  28. franz kafka says:

    te lirohet mziu dhe te kandidoj per kryetar bashkie te tiranes se eshte njeri me vizion

  29. agron says:

    ik ore bum”Q”i si ke edhe fytyre per te dhene te tilla deklarata , a nuk te vjen turp ty, bashke me ate banden tende te”PD”, me falni se nuk mu kujtua, po ku keni turp ju qe nuk jeni gje tjeter vetemse nje bande hajdutesh,kriminelesh ,ku nuk dini as “A” e nje shoqerie civile prandaj ju duhet ti bashkoheni atij qe mbroni sepse e meritoni ate vend.

  30. mendi says:

    KTE PLEREN COJNE GJITHMONE PTHU PTHU FARE E KEQE

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje