Bruksel nisin bisedimet Kosovë-Serbi për zgjedhjet lokale

9 Janar 2014, 10:05Rajoni TEMA

Grupet teknike të delegacioneve nga Prishtina dhe Beogradi rinisin sot në Bruksel negociatat për zbatimin e marrëveshjes së 19 prillit. Qeveria e Kosovës ka bërë të ditur se temë qendrore e këtyre bisedimeve do të jetë çështja e zbatimit të rezultateve nga zgjedhjet lokale. Sipas qeverisë, këto rezultate duhet të legjitimohen “sipas ligjeve të Kosovës në komunat veriore të vendit”. Inaugurimi i katër komunave veriore me shumicë serbe është shtyrë dy herë deri më tani, pasi në ftesat  nuk figuronin simbolet e Kosovës.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje