Kleriku i Vatikanit akuzohet për pastrim të miliona eurove

21 Janar 2014, 18:27Lifestyle TEMA

Një klerik i lartë italian është akuzuar për pastrimin e miliona eurove duke përdorur bankën e Vatikanit.

Sipas BBC, At Nunzio Scarano është në gjyq dhe në arrest shtëpie për akuzat e pastrimit të parave në vlerën e 20 milion eurove.

Të mërkurën policia sekuestroi rreth 6.5 milionë euro në llogari bankare dhe pasuri të patundshme, përfshi një apartament luksoz të Scarano në qytetin jugor të Salerno.

Autoritetet thonë se akuzat ndaj klerikut lidhen me donacione false, të cilat i riciklonte nga llogari offshore përmes bankës së Vatikanit.

Prokurorët thonë se Scarano nxiste njerëzit që të kontribuonin për të ngritur një shtëpi për të sëmurët terminalë në Salerno dhe i përdorte paratë për të paguar kredinë e një prone të tij.

Scarano punoi për dy dekada si një llogaritar i lartë në një departament të Vatikanit.

5 komente në “Kleriku i Vatikanit akuzohet për pastrim të miliona eurove”

  1. mali says:

    Po ja o shokë,i bie që në 13 vetë njëri të jetë Judë.Dmth që ta tradhtojë Krishtin si hajdut,homo,pedofil,etj etj.
    Janë shtuar aq shumë këta ujqit e veshur me lëkurë qengji sa tronditën dhe poltronën e papa Benediktit.

  2. Alain says:

    Po ku i ka shpenzuar i ngrati

    1. marin says:

      I QAFSH HALLIN ATIJ TI. tI MENDON QE AI ME QE PUNON NEVATIKAN ESHTE I KUFIZUAR NGA JETA? jO MOR BURRE, ATA BEJNE ME QEF SE TY. nUK LEXON QE KA PATUR VILE PRIVATE. pERSE I DUHET NJE PRIFTI QE JEOTN NE VATIKAN ME GJITHE TE MIAT NJE VILE PRIVATE?????!!!!

  3. Deda says:

    Parate i ka harxhu me Enean, Belisariusin dhe Adriatikun tek ajo Vila

  4. hahaha says:

    ka ndjek shembullin e loke terezes…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje