Koreja e Veriut i ka dërguar një letër të hapur Koresë së Jugut, duke bërë thirrje për pajtim dhe për t’i dhënë fund veprimeve ushtarake armiqësore.
Sipas BBC, letra e publikuar në median shtetërore të Koresë së Veriut, vjen pak javë pasi Koreja e Jugut të mbajë një stërvitje të përbashkët ushtarake me Shtetet e Bashkuara.
Koreja e Jugut e ka hedhur poshtë letrën, duke thënë se ajo ka një motiv të fshehur.
Ministri i Mbrojtjes i Koresë së Jugut, tha: “Taktika më e rëndësishme ushtarake është të zbulosh motivin e fshehur të armikut”.
Korrespondentët thonë se tensionet në këtë gadishull shtohen gjithmonë kur ka stërvitje ushtarake.
Koreja e Veriut i ka quajtur gjithmonë si provokime.
Vitin e shkuar, një stërvitje ushtarake, e quajtur “Foal Eagle”, shtoi tensionet në mënyrë të pazakontë. Koreja e Veriut u përgatit për goditje bërthamore parandaluese, kurse bombarduesit bërthamorë amerikanë fluturuan mbi gadishull.
Koreja e Jugut thotë se i gjithë ky tension në rajon vjen vetëm nga provokimet ushtarake të Veriut. Ata thonë se situata mund të zgjidhet vetëm nëse Koreja e Veriut ndalon të gjithë retorikën luftarake dhe kërcënuese.
Tashi qe u prish me Kinen i ka hyre frika ne palce prej Amerikes. Ta heqin psikopatin perpara se te kryeje ndonje cmenduri me ato bombat berthamore qe kerkon ti zhvilloje per raketa (se nga ajri dhe uji ti shohe ne enderr se nuk i kalon dot jashte kufirit)Te shpetoje dhe ai popull i mjere qe po vuan prej dekadash nga uria dhe kequshqyerja (po hajne femijet dhe te moshuarit e tyre nga uria). Beri nja dy tri party me ate felliqesiren Rodmanin ky psikopati dhe kujtoi se u be deti kos. Beri shume gabim qe ekzekutoi familjen e halles.