Qeveria siriane dhe opozita kryesore politike shkëmbyen akuza më njëra- tjetrën në ditën e parë të një konference të madhe, e cila synon gjetjen e një marrëveshje për vendin e zhytur në luftë prej tre vitesh.
Sipas BBC, Sekretari i Përgjithshëm i OKB, Ban Ki- moon u kërkoi palëve që të përfshihen në diskutime konstruktive, por asnjë nuk e dëgjoi, duke treguar kështu se nuk do i braktisin lehtë pozicionet e tyre.
Sekretari i Shtetit, John Kerry tha se nuk ka asnjë mundësi që presidenti Bashar al- Assad të mbetet në pushtet.
Në fillim të fjalimit të tij plot zemërim, ministri i Jashtëm i Sirisë, Walid Muallem tha se disa nga shtetet e pranishme në bisedime i kanë duart e lyera me gjakun e Sirisë.
Ai tha se këto vende kanë tentuar që të destabilizojnë Sirinë.
“Askush në botë nuk ka të drejtë që të heqë legjitimitetin e presidentit dhe qeverisë përveç sirianëve,” tha ai, ndërkohë që shpërfillte thirrjet e Ban Ki- moon që t’i përmbahej minutazhit në diskutim.
Kurse kreu i Koalicionit Kombëtar në opozitë, Ahmad Jarba, tha nuk ka qenë zgjidhja e tyre të marrin armët, por kjo gjë iu imponua nga regjimi sirian.
Ai i bëri thirrje qeverisë që të nënshkruajë marrëveshjen dhe të dorëzojë urgjent pushtetin tek një autoritet tranzicional.
“Për Sirinë, koha tani është gjak,” tha ai.
Konflikti në këtë vend ka shkaktuar më shumë se 100 mijë viktima.
Të premten pritet që në Gjenevë të Zvicrës të nisin bisedimet direkte, ndërkohë që sot të pranishëm kanë qenë rreth 40 ministra të Jashtëm.
Sa tragjike, gjithcka duan keta njerez eshte armepushim.
http://www.avaaz.org/en/syria_ray_of_hope_loc/?kILJfgb
T’u dërgojmë dhe Saliun, si përfaqësues të shqiptarëve që luftojnë në Siri…