Sherr në poligonin e qitjes mes trajnereve/ Kotrri: Nisi si konflikt femrash, jo ti, po unë

24 Janar 2014, 10:42Politika TEMA
Sherr në poligonin e qitjes mes trajnereve/ Kotrri: Nisi si konflikt

Shpresa Kotrri

Poligoni i qitjes i klubit Studenti në Tiranë është kthyer në arenë dhune, raporton e përditshmja Panorama.

Trajnerja e Tiranës, Shpresa Kotrri është përplasur fizikisht me trajneren e Studentit, Lumturie Pepa.

Kotrri thotë se e kanë pështyrë dhe më pas e kanë goditur.

Ajo ka bërë një denoncim në polici ndaj Pepës, ndërkohë që flet për Panoramën për ngjarjen.

“Në fakt ne të dyja kemi pasur fërkime që përpara 6 muajsh, pra kjo e fundit nuk ka qenë rastësi. Ka qenë një konflikt femrash, jo ti, po unë, gjëra të tilla, e tensionuar si situatë. Gjërat shkojnë atje sa ajo më padit në rajonin nr. 4. Pas denoncimit të saj, jam paraqitur në komisariat dhe i mohoj kategorikisht pretendimet. Në raportin e policisë na kërkohet që për shkak të asaj që ka ndodhur, do të jenë të detyruara t’i qëndroni larg njëra- tjetrës. Por nuk ndodhi kështu realisht.

Ka qenë e martë. Vjen në punë, por që në momentin e parë vura re se kësaj here kishte ardhur me tendencë. Edhe kësaj here iu shmanga. Hyj në dhomën ku rrinë rojet dhe në bisedë e sipër me pastruesen më vjen nga mbrapa dhe më pështyn në qafë. U distancova dhe po fshihesha. Si të mos mjaftonte kjo, nuk reshti së fyeri me një fjalor që nuk i ka hije një femre.

Më ka goditur në fytyrë dhe në kokë. Veç të martës, edhe të mërkurën dhe të enjten më ka fyer,” thotë ajo.

16 komente në “Sherr në poligonin e qitjes mes trajnereve/ Kotrri: Nisi si konflikt femrash, jo ti, po unë”

  1. Tajson says:

    Dikur ne poligonet, ku qitsit shqiptare sterviteshin le te themi vitet (para viteve 90) -ku vet kam qen per disa kohe aktiv ,ka patur nji miqesi te jashtzakoneshme mes sportisteve ,pra qitesve qe sterviteshin bashk .Eshte skandaloze kjo qe sot ,sjan meshkujt ata koknxeht qe njihen per grindje me njeri tjetrit pooor femrat e kjo eshte jo vetem e turpeshme .
    Kjo tregon qarte sa posht ,se ku ka degjenru ajo shoqeri .E pabesushme se cndodh ne ate tru shqiptari sot !!!

    1. adrian batku says:

      O Shqypni o e mjera Shqypni
      Kujt i ka ra n’dor me u bo zotni!!!!!

  2. populli says:

    Po cfare vlere ka ky lajm pa vlere, kaq e varfer eshte “Tema” valle sa qe te merret me personazhe anonime, te cilet as ne mehalle nuk i njeh njeri ??!!

    1. Tropojani says:

      Si nuk perbeka lajm ky informacion?! Rrihen dy trainere ekipesh kryesore, pra nuk rrihen dy gra te lagjes! Dhe nuk qenka lajm! Tema ben mire qe jep nga keto njoftime, sepse qofte edhe nga ky informacion, ne dukje i thjeshte,, kush ka dy pare mend e kupton shkakun se per ç’arsye ka shkuar sporti yne ne kete fare terexheje!!! Ndodhin keto, pa kemi kete nivel sporti! Ja, ky eshte mesazhi i lajmit qe jep gazeta Tema.

  3. Wendy-B says:

    Paskan ndryshuar kohet.Ne kohen time shkonim sh mire me njeri tjetrin. Dinamo dhe partizani ndanin te njejtin poligon qitjeje , por asnjehere nuk kemi pasur konflikte, perkundrazi ishim miq.

    1. Mjeshtri says:

      Pse moj zemer….qitese ke qene ti? Me dyfek gjuaje apo me pisqolle?

      1. Wendy-B says:

        Me pisqolle, mjeshtere e vertete isha ?

        1. beso says:

          Wendy,atehere kushtonte robi me shume se tabela,tani tabela kushton me shume se robi…Ka sport qitjeje tani?Me çfare sporti merren???Kot,per gallate,pisqolla ishte ajo pushka e shkurter fare qe mbushej nga gryka kurse topi ku u vra Mic Sokoli ishte pisqolle me dy rrota dhe me tub sobe ne vendin e grykes.

  4. sa komqesh says:

    Mund te jene zene per dyfekun…. kush ta mbaje me gjate.. ore sumrrjepur nuk keni ndonje lajm me te hajrit juve??? Se vetem gomarlliqe po na servirni me kte shtyp pacavure!!!

  5. Bruins says:

    Lajme???? Professionalizem????

  6. trebeshina says:

    Kam qen emigrante 20 vjet ..ne Shqiperi ,me shume se gjendja ekonomike ,me shqeteson ajo shoqerore …Shume urrejtje ,ka lindur ne mes nje grusht njerzish …qe quhen shqiptare ….pakenaqesira te castit ,keqkuptime ,nje mosmiratim gjykimi ..behen vatra e urrejtjes qe me vone shkon nga ajo personale ,ne familjare ….e metej ..O zot ,ceshte ky mallkim ??? Temperamenti i shqiptarit ,dihet ..cdo gje me kerbac ..po Gruaja ,ku eshte roli i gruas ne shoqeri ???? Cu ben ato gra ,qe zoti ne vend te gjakut i kish dhuruar mjalte ??? Nuka ka me gra_femra ….Jo ! Si jane burreruar grate ??? Cfare ndikoi ne Shqiperi ???
    Gra qe para 23 vjetesh ,ishin ca qenje urta ,qe nuk i shquante kush per asnje lloj aftesie …..Tani ,qe nga doktoresha ,gjykatese ,gra qepunojne neper institucione ,avokate ,….gra qekan nje dyqan qe shesin breke ,copa ,apo corape …..kan mare kopetencat enje burri ordiner ..Qe nga menyra ete folurit ,,,deri te menyra si veprojne ….Zot ,meshiroje kete vend ..N ekete vend nuk po lindin me njerez .

    1. Wendy-B says:

      Trebeshina akoma ka gra -femra, ndoshta nuk te ka qelluar ty te takosh ndonje…Me fal qe po te pyes, po cfare ke dashur te thuash me GRA QE NUK I SHQUANTE ASKUSH PER ASNJE LLOJ AFTESIE????Shpresoj te mos kesh vertete ete mendim per grate.
      @beso…pershendetje
      Beso si fillestare , sa te krijoje eksperience te jepnin nje pistolete, as pushke, as pisqolle, me tyte te gjate. Me pas merrje pistoleten tende personale. Ne mos gaboj isha 10-12 vjece atehere dhe me thane se do e mbaja te pakten nje vit ate lloj pisqolle..hahaha
      Por si shejtane qe isha per 6 muaj mora pistoleten time personale dhe u bera sportiste profesioniste.E kisha xixellonje syrin e pushkes hahahaha

  7. fieraku4u says:

    PO MIR MOJ VAJZE “SHPRESA KOTRRI” TI DUART KU I KISHE…??

    PSE NUK I RRASE NJE NGA KOKA KESAJ, QE TI VININ MEND NE VEND…

  8. Selfo Qorri says:

    …dhente zoti nuk kercet pushka te palestra e boksit..se do te ish me keq

  9. ./. says:

    Vala e vandalizmit ne shqiperi sheshoj gjithcka ne ate vend dhe sot nuk eshte aspak e rastit te jetojme te tilla skena edhe ne seksin femer .
    Femrat e te sotesmes jane te nji tjeter kallepi ,ato jane burreresha ,
    jo vetem ne shprehjet e tyre qe shpesh her sbejne dallim nga meshkujt ,por edhe ne perplasjet fizike . S’duhet shkuar shume larg ,vetem per nji moment te shikonim femrat burrnesha te parrlamentit shqiptare ,qi kan mustaqet lart me te gjata se te atyre posht .

    Qitja ka qen ateher nji nder sportet me te rregullt ne cdo aspekt .
    Ah kur kujtoj kampionatet ..sidomos ne Elbasan -Korce etj etj .
    Femrat qitese ateher i karaterizonte nji kultur e vertet qytetare ,te sjelleshme dhe pse jo me ato sy ..qe te benin te dashuroheshe pakushte .Ishim yje ne cdo aspekt .Mjerishte sot duket gjithcka e mjere per ate sport aq te bukur e fisnik ,me ate tradite te bukur shqiptare.

  10. QITESJA says:

    PER MUA,KY ESHTE VEPRIMI ME I ULET,QE KA NDODHUR,JO VETEM NE SPORTIN E QITJES,POR NE ASNJI SPORT TJETER!!!¨QITJA E QITESAT,QE JANE STERVITUR ME SHUME SAKRIFICA E KANE ARRITUR REZULTATE TE NIVELIT NDERKOBETAR, KA NXJERRE KAMPION EUROPE, ARRIN DERI NE KETE PIKE SA TE SHKRUAJNE GAZETAT ,PER KETE VEPRIM TE ULET TE TRAINEREVE,ISH SHOQET E MIA E KOKURENTE,,,, KURRE NUK KA NDODHUR NJI VEPRIM I TILLE, SE S’KISHIM KOHE TE MERRESHEM ME FJALE,POR ME STERVITJE,KISHIM AMBICJE E DONIM TE ARRINIM SA ME LART, TE MERRNIM NJI COPE 5 ORESH, A PO NJI TRAJTIM,NDERSA TANI JANE “PRFOSIONSTA” ME REZULTATET ME MINIMALE,QE PARA 23 VITEVE I MERRNIN EKIIPI I TE RINJVE,, TURP !!! NE VEND SE TE PUNOJNE KETO DY EDUKATORE TE BREZIT NE UNITET E TE KERKOJNE TI JAPIN PAK QITJES,QE ESHTE FUNDOSUR FARE NE REZULTATE MIZERABILE, BEJNE FIGURE TE KEQE PERPARA SPORTISTEVE, NE MES TYRE DHE FEMIJE !!! SHPRESA KOTRIN E NJOH SHUME MIRE, KA QENE DHE ESHTE NJI SPORTISTE E NJERI I PERSOSUR, E EDUKATUAR DHE PA FJALE,, LUMTURI CUNIN NUK E NJOH MIRE, POR SJELLJE E SAJ ARROGANTE,TREGON PAAFTESI,NE DETYRE !! NUK MJAFTON TE JESH SPORTIST ME REZULTATE,KUR NUK JE NJERI ME EDUKATE E KULTURE, RESPEKT E SJELLJE KORREKTE ME KOLEGUN OSE SPORTISTIN, KU E GJEN SJO KURAJO TA PESHTYJ TJETREN, A PO TA OFENDOJ E GODASI NE FYTYRE????? VETEM NJI ABNORMAL E BEN KETE : MJER QITJA JONE, MJER MUNDI JONE QE E CUAM LART ME SAKRIFICA. KETU FEDERATA E QITJES TE MARRI MASAT ME EKSTREME PER CILEN ESHTE FAJTORE !!!! KEQARDHJE ,FATKEQESI!!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje