Shqipëri- Mali i Zi, së shpejti marrëveshje për njohjen e lejeve të drejtimit të automjeteve

24 Janar 2014, 09:58Rajoni TEMA

Thellimi i bashkëpunimit ekonomik, infrastrukturor, heqja e barrierave jofizike dhe nënshkrimi së shpejti i një marrëveshjeje dypalëshe për njohjen e lejeve të drejtimit të automjteve ishin në qendër të takimeve që ministri i Jashtëm Ditmir Bushati ka zhvilluar me autoritetet më të larta malazeze, gjatë një vizite zyrtare të zhvilluar në Malin e Zi.

I shoqëruar nga dy deputetë të Qarkut të Shkodrës,  Mimoza Hafizi dhe Paulin Sterkaj, Bushati është pritur në takime të vecanta nga Presidenti malazez Filip Vujanoviç, Kryetari i Kuvendit, Ranko Krivokapiç, dhe zv.Kryeministri dhe Ministri i Punëve të Jashtme e Integrimit Evropian të Malit të Zi,  Igor Lukshiç.

Gjithashtu ministri Bushati u takua me drejtuesit kryesorë të partive parlamentare shqiptare dhe me përfaqësues të Këshillit Nacional Shqiptar.

Në takimin zyrtar me ministrin Lukshiç u diskutua mbi marrëdhëniet dypalëshe, me theks të veçantë bashkëpunimin ekonomik dhe projektet konkrete në infrastrukturë, energjetike, turizëm; për bashkëpunimin ndërkufitar dhe atë rajonal, si dhe proceset integruese evropiane dhe euroatlantike.

Bashkëbiseduesit nënvizuan se ekziston një përputhje e plotë e objektivave strategjike të të dy vendeve në rrugën drejt integrimit në BE dhe NATO. Ministri Bushati rikonfirmoi mbështetjen e Shqipërisë për anëtarësimin e Malit të Zi në NATO. Bushati tha se infrastruktura mbetet një prioritet për bashkëpunimin  dypalësh.

Ndër projektet konkrete u diskutuan: rrugët lidhëse në të dy anët e kufirit, vecanërisht ajo Velipojë-Ulqin, Korridori Adriatiko-Jonian, rruga Plavë-Podgoricë nëpërmjet territorit shqiptar, projekte të liqenit të Shkodrës dhe lumit Buna. Në energjetikë u veçua gazsjellësi Trans Adriatik dhe lidhja e tij me IAP, për të cilin dy bashkëbiseduesit shprehën mbështetjen e plotë dhe u angazhuan për të bashkëpunuar në të ardhmen.

Në kuadër të lëvizjes së lirë dhe të plotësimit të paketës për t’i bërë kufijtë të padukshëm duke eliminuar barrierat jofizike, palët ranë dakord për nënshkrimin së afërmi të marrëveshjes për Njohjen e Lejeve të Drejtimit të automjeteve dhe diskutuan për hapjen e një pike të re të kalimit kufitar në Zogaj-Hutaj.

Ministri Bushati nënvizoi nevojën e ratifikimit nga pala malazeze të marrëveshjes së firmosur në fushën e Arsimit, me qëllim që t’i hapet rruga nënshkrimit të Protokollit për njohjen reciproke të diplomave universitare.

Gjatë bisedimeve u shkëmbyen gjithashtu pikëpamje për bashkëpunimin rajonal. Ministri Bushati theksoi se bashkëpunimi në kuadër të nismave rajonale është një proces komplementar dhe në funksion të integrimit evropian dhe atij euro-atlantik. Shqipëria ka presidencën e Nismës Adriatiko-Joniane dhe të Kartës së Adriatikut (A5) dhe pret të marrë presidencën e rradhës së SEECP-së

Ministri Bushati theksoi se shqiptarët që jetojnë në Mal të Zi janë një urë miqësie dhe bazë e sigurt për marrëdhëniet midis dy vendeve. Ata kanë kontribuar për pavarësinë e Malit të Zi dhe kontribuojnë sot për proceset integruese në NATO dhe BE. Ministri Bushati kërkoi trajtimin e çështjeve të decentralizimit të pushtetit vendor, veçanërisht zgjidhjen e statusit të Komunës së Tuzit me konsensus dhe frymë evropiane. Gjithashtu Ministri Bushati shprehu nevojen per nje perfaqesim me te denje te Shqiptareve ne te gjitha institucionet kushtetuese te vendit.

Ministri Bushati vlerësoi qendrimin konstruktiv të qeverisë së Malit të Zi në rajon, dhe për Kosovën, duke shprehur bindjen se një Kosovë e pavarur dhe demokratike dhe e përfshirë në të gjithë nismat rajonale i jep më shumë sinergji e dinamizëm marrëdhënieve të fqinjësisë së mirë dhe stabilitetit  në rajon.

Gjatë vizitës zyrtare në Mal të Zi, Ministri Bushati pati një takim me Presidentin e Malit të zi, Filip Vujanoviq. Në takim me të, Bushati siguroi bashkëbiseduesin se Shqipëria mbështet anëtarësimin e  Malit të Zi dhe gjithe rajonit në NATO.

Në takim me Kryetarin e Parlamentit Ranko Krivokapiç u theksua rëndësia e diplomacisë parlamentare. Bashkëbiseduesit ndanë mendimin se te gjitha projektet e përbashkëta krijojnë një rrjet rajonal që pergatit vendet tona për një integrim më të shpejtë në BE, si dhe rrit konkurueshmërinë në tregjet rajonale dhe ato globale.

Gjatë vizitës zyrtare Ministri Bushati bëri një takim me përfaqësues të faktorit shqiptar në Mal të Zi. Duke vlerësuar rolin e shqiptarëve të Malit të Zi në proceset integruese të vendit në BE dhe NATO, Ministri Bushati theksoi se qeveria shqiptare është angazhuar seriozisht për hartuar projekte të reja ndërkufitare, si per shembull hapjen e pikave të reja kufitare. Gjate ketij takimi, bashkebiseduesit ndane mendimin se respektimi i te drejtave te Shqiptareve eshte ne interes te vete Malit te Zi. Ministri Bushati i garantoi bashkebiseduesit per mbeshtetje te vazhdueshme te qeverise Shqiptare ne kete drejtim.

8 komente në “Shqipëri- Mali i Zi, së shpejti marrëveshje për njohjen e lejeve të drejtimit të automjeteve”

  1. Turi says:

    Duhet te marrim shembull nga Mali i Zi..jane shnderruar ne 20 vjet..i keq i keq Gjukanovic po ska fjale, punooi per vendin..jo si Berisha leshit

    1. erda says:

      Bashkepunimi ne rajon eshte nje kushte themelor per zhvillimin tone. Duhet te kete nje qendrueshmeri Ballkani.Nuk mund te vahzdojme te ushqehemi me fantazma nacionaliste prehistorike.

      1. buffon says:

        Bashkepunimi,aq me teper me vendet fqinje,nuk duhet te mungojë.Duhet bashkpunim ne te gjitha fushat.

      2. gjyshja says:

        Bravo!Eshte e nevojshme qe pas kesaj marreveshje te nenshkruhen edhe te tjera.Duhet bashkepunim me fqinjet.

    2. era says:

      Bashkepunimi ne Rajon, jo vetem me Malin e Zi por me cdo qeveri tjeter eshte i nevojshem ne ndertimin e nje Ballkani te qendrueshem politikisht dhe me stabilitet ekonomik. Kjo do te sillte nje zhvillim te metejshem te vendit tone dhe gjithe shqiptareve ne cdo vend te Ballkanit ?

    3. gertjan says:

      Bashkpunimi me vendet e rajonit i domosdoshem.Vetem keshtu mund te ecim perpara.

  2. Po me Francen zoti Bushati kur do te nenshkruhet marveshja per njohjen e lejeve te drejtimit te automjeteve ?Ashte shume e domosdoshme sidomos me liberalizimin e vizave dhe ma marrjen e statusit per ne B.Europjan.Ka edhe nje rendesi tjeter te veçante mbasi ne France ka nje numer te konsiderueshem shqiptare qe jetojne e punojne ne France.

  3. I L L Y R I C U M says:

    Faleminderit Basha. Shqipraten ne Mal te Zi ishim mesua me refrenin e Berishes: Shqiptaret ne Mal te Zi i gezojne te gjitha te drejtat. Mali i Zi eshte shembull per Europen ne respektimin e te drejtave te pakicave. Kurr nuk ndegjuam anasjelltas nga Djukanovic per Shqiperine si shembull per respektimin e te drejtave te minoriteteve. Ne kohen e Sali Berishes gjysma e Malesise u Boshnjakizua. Per maredhenje te shkelqyeshme nuk eshte nevoja te sakrifikohen te drejtat e barabarta te shqiptarenve me qytetarete tjere ne Mal te Zi. Kemi qene dhe jemi per shtetin e Malit te Zi. Por jo me malazezet kundra serbeve ne Mal te Zi apo gjetiu. Malazezet ne Mal te Zi jane e vetmja pakice ne shtet qe e kan shtetin e vet. Duhet maredhenje te tille edhe me Serbine. Me te gjithe fqinj. Po nuk eshte nevoje “te sakrifikohen” te drejtat e shqiptareve. Ashtu si veproi Berisha. Me kujtohet nje interviste e , atehere ministrit te puneve te jashteme te shqiperise, Lulezim Bashes. I pyetur per torturen qe malazezet e kishin ushtruar ndaj 18 te burgosurve malesore, aj u pergjegj; keto jane ceshtje te mbrendeshme te Malit te Zi (Amnesty International vetem e kishte akuzuar torturen). Mendove me vehten Diplomat dhe Jurist i Holandes. Si ke guxim te deklarosh se tortura eshte problem i mbrendeshem i shtetit. Tortura eshte shkelje e te drejtave univerzale te njeriun. Kudo qofte.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje