Ndryshimet e ligjit në Kodin Rrugor janë miratuar që në fund të vitit 2011. Ndërkohë që në qershor të vitit 2013 janë miratuar edhe të gjitha aktet nënligjore. Sipas Ministrisë së Transporteve ligji duhet të niste zbatimin në fillim të këtij viti. Por, policia e Shtetit dhe drejtoria e Shërbimit të Transportit Rrugor e kane lënë pezull funksionin e sistemit me pikë të patentave, raporton Vizion Plus. Asnjë nga drejtuesit e këtyre institucioneve nuk dëshiron të flasë për këtë ngërç.
Ligji parashikon ngritjen e një sistemi elektronik në drejtorinë e Policisë: për çdo shkelje që bëjnë shoferët, atyre u hiqen pikët në mënyre automatike nga Regjistri Kombëtar Elektronik i lejeve të drejtimit në drejtorinë e Përgjithshme të Transportit Rrugor.
Sistemi i patentës me pikë parashikon edhe masa të ashpra për drejtuesit e automjeteve që nuk respektojnë rregullat e qarkullimit rrugor. Sistemi bazohet ne një total prej 20 pikësh, të cilat zbriten në bazë të llojit të shkeljes së këtyre rregullave
po ç’ne piket e patentes qe s’funksionon as ne Itali,meruni me sigurimet e makinave qe 1 ne 10 makina eshte e siguruar.BEJENI TABIJAT AT POPULL KOT !!!!!!ATJE KANE NGELUR ME FUNDERRINAT E NJEREZVE,ME BATAKCITE.
Genti, po ja qe nuk kane mbetur me batakcinjte, kane mbetur dhe njerez qe djersine per te fituar para, qe respektojne ligjet dhe regullat.
Po ti mire qe paske ikur dhe nuk ben pjese ne kete kategori. Nuk jane piket problemi kryesor, por respektimi i ligjit pa dallim. Une denohem me gjobe ne rruge te pasigurta dhe Arjan Cani udheton pa patente prej kohesh.
Duhet te marre fund kulti i pandershkueshmerise, emergjencat kane te bejne me sigurine e jetes, armebajtja pa leje, duhet 1 fushate sepse vertet ka shume. Policia ka frike neper qyetete nuk duket asgjekundi vetem monitoron dhe pret te kape ndonje kanabis.
Shoferit te linjes autobuzit. Tirane Athine duhet ti hiqen piket……
EDI RAMA DUAM REND DHE SIGURI….
Sistemi aktual prek vetem rrogetaret dhe pensionistet.
Miljonerave te Sales gjobat u duken si qime bythe.
Heqja e pikeve nga patenta dhe riberja e kurseve per te rrimarre patenten do i fuse ne brazde shkelesit rrugore.
Me qe ra fjala;
Cfare u be me multi-shkelesin Karian Çani?
http://goo.gl/CHWRz0
Po heqjen e pikeve te ministrit qe ve gjoba afrofe , kush do ja kontrolloj ?
Apo do ja kontrolloj PD-ja kur te vij ne pushtet dhe ta rasi ne burg ?
Shpresojme qe edhe Shpellaret te mesohen me rregullat qytetare Europiane, qe te munde ti afrohena asaj.
Heqja e pikve duhet te shoqerohet edhe nga nje ritje e siguracionit per 3 vjet resht,dhe masaa e gjobes ne rast perseritje duhet ritet .Kjo do te thot per cdo gabim qe ben koka duhet ta ndjej edhe Xhepi.Ai,xhepi,te dhemb me shume se piket.
Kur futet ligji Po dhafe po pune serioze ligje sa me te RreptA
Po kur Ligji do te zbatohet.Pse merreni vetem me loje fjalesh.Zbatojeni sistemin ndeshkues te heqjes se pikeve.cfare pritet.justifikime pa fund.prandaj behen aksidente se e shofin se ska polici e shtet.ky sistem funksionon kudo jashte.gjeni fonde e vini kamera ne rruge, vini sinjalistiken.Ejeni sepaku nje rruge model.jepeni me koncesion p sh rrugen tirane durres de ate Tirane Shkoder si fillim, te behen shembull