Ministrja e Integrimit Europian Klajda Gjosha e konsideroi integrimin e risinisë shqiptare si objektivin e punës së saj. Gjosha zhvilloi një bashkëbisedim me studentë të Universitetit “Aleksandër Xhuvani” në kuadër të një fushate që Ministria e Integrimit ka ndërrmarë për të qenë pranë auditorëve. Ndërsa e cilësoi Universitetin “Aleksandër Xhuvani” si një nga universitetet me standarde më të larta në vend, Gjosha tha se integrimi nis nga të rinjtë, prandaj dhe takimi me ju është pjesa më e rëndësishme e punës sime. “Nuk ka strategji më të mirë se sa integrimi i rinisë shqiptare. E rëndësishme është që Shqipëria të europianizohet dhe disa nga reformat që ne si qeveri po ndërrmarim për të ndryshuar jetën dhe standardin e qytetarëve shqiptarë janë reforma administrative dhe territoriale, reforma në drejtësi, por mbi të gjitha, zbatimi i ligjit”, tha ministrja e Integrimit. Sipas saj, arsimi është një tjetër prioritet i Qeverisë pas hapjes së ngociatave drejt proçesit të vendit në BE. “Qeveria synon të ketë një sistem arsimor që i përshtatet kushteve të BE. Ky standard kërkon një punë të madhe dhe ne jemi të vendosur ta çojmë deri në fund”, theksoi ajo. Në vijim Gjosha shprehu bindjen se Shqipëria ka ecur me ritme shumë të shpejta drejt proçesit të integrimit drejt BE-së dhe mund te them se i gjithë proçesi i integrimit fillon në këto auditore, në standardet e arsimit shqiptar”.
Me Integrim un do shpresoj qe te kuptohet nga kjo qeverri shqiptare sot ,
edukata e kultura qytetare , gje e cila duhet te fillohet qysh ne shkollat fillore e deri ke poltikant ne parlament .
Qyteterim = Integreim
E kupolton kjo ministerlesha aguridhe kete llogo apo kalon diten?!
Nuk ka strategji më të mirë, thote, se sa integrimi i rinisë shqiptare!!!!
E c’i thote kjo cope mishi ‘ integrim i rinise’?! Rinia nuk eshte blete ta integrosh ne koshere moj cope mishi!
Vende pune sipas kategorive te shkollimit & aftesive – edukim, politika & sherbime sociale ( per t’i largu nga rruga e keqe)- siguri& shpresa per te ndertuar te ardhmen ne vend, ja integrimi moj tyryfyle e integrume!
Me rinine 50% pa pune & shprese, ku do e integroje kjo teveqele qe i ka pri fati si daci m’kos!…
Ps
Vec me kaq merret vesh ça e ‘integrume’ eshte LSI ( pervec tjerash ene me bllok ne dore) a mjer!!
Mjer ky vend ne dore te xhahileve prej 70 vjetesh qe e integrojne cdo minute ne humnere…perfshire kellirim te moralit!
bravo qeverise se re! presim hapjen e qendrave te reja per integrimin e te rinjve