Nuk paraqiten përfaqësuesit e Qeverisë, Kushtetuesja shtyn ankimimin e PD për aktin normativ

28 Janar 2014, 14:13Politika TEMA

Gjykata Kushtetuese shtyu për në 11 shkurt shqyrtimin e ankimimit të Partisë Demokratike  për shpalljen si të papajtueshëm me Kushtetutën të Aktit Normativ nr. 6, datë 04.10.2013 të Këshillit të Ministrave “Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr. 119/2013 “Për buxhetin e vitit 2013”. Shkak për shtyrjen e seancës u bë mosparaqitja e përfaqësuesve të Qeverisë. Deputeti demokrat Eduard Halimi e cilësoi si skandaloz faktin që Qeveria nuk con përfaqësuesit e saj në një seancë në Gjykatën Kushtetuese. “Sot ishte parashikuar të zhvillohej seanca gjyqësore  për shpalljen si anti-kushtetues të aktit normativ i cili rriti borxhin në kurriz të qytetarëve shqiptarë. Por edhe pse Këshilli i Ministrave kishte dijeni rregullisht siç u konstatua nga Gjykata Kushtetuese nuk paraqiti  asnjë shkak të arsyeshëm të mosparaqitjes së tyre në seancë para Gjykatës, mungoi dhe refuzoi të përballej para qytetarëve, refuzoi të përballej përpara Gjykatës Kushtetuese me këtë akt të paprecedentë dhe skandaloz. Ky është akti më skandaloz ku këshilli i ministrave injoron gjykatën , injoron përballjen me qytetarët edhe pse ndodhet vetëm pak metra nga Gjykata Kushtetuese. Kjo është qeveria e skandaleve që po na bën vendin dhe po e shndërron Shqipërinë gaz në sytë e botës” tha deputeti Eduard Halimi.

Në kërkesën, e cila mbeshtetet nga  1/5-ta e deputetëve të PD-së theksohet se Gjykata Kushtetuese ka vlerësuar se Qeveria është e detyruar të shpjegojë dhe argumentojë nevojën dhe urgjencën konkrete që e kanë detyruar të nxjerrë aktin normativ me fuqinë e ligjit. “Ky detyrim ka karakter formal dhe substancial. Shpjegimin, qeveria është e detyruar ta pasqyrojë në përmbajtjen e çdo akti normativ me fuqinë e ligjit që nxjerr, minimalisht në preambulën e tij. Nga analiza e aktit normativ nr. 6/2013, rezulton që qeveria të mos ketë evidentuar përmbushjen e kushteve të “nevojës” dhe “urgjencës” për miratimin e këtij akti. Në preambulën e aktit normativ nuk evidentohet asnjë rrethanë që të përligjë ushtrimin e këtij funksioni ligjvënës nga ana e pushtetit ekzekutiv. Për këtë arsye, në kushtet e mungesës së “nevojës” dhe “urgjencës”, akti normativ nr. 6/2013 bie ndesh me nenin 101 të Kushtetutës”, thuhet në ankimimin e PD-së.

9 komente në “Nuk paraqiten përfaqësuesit e Qeverisë, Kushtetuesja shtyn ankimimin e PD për aktin normativ”

  1. Resmali says:

    Gjykata e Saliut. hehehehe, pazaret e tij vazhdojne.

  2. Flog says:

    Po kta jane palaco more. Kta se dine cfare bejne. Kane gjykatat ne dore e per kete arsye ka nevoje qe te reformohet Drejtesia

  3. Velva says:

    Eshte pazar i madh. Drejtesia ka nevoje urgjente per gjithcka e ne cdo drejtim..

  4. ylli says:

    kjo gjykate po ben nje akt te turpshem!!! si mund te mbahen ne pune njerezit qe e rrenuan ekonomine?!!! jane njerezit te cilet i rropen lekuren e shpirtin ketij populli! turp e faqe zeze!

  5. england says:

    Ky nuk ka me shanse te bredhe neper burgjet e Shqiperise te fuse ndonje luge supe!edhe nese ndonjehere ligji mund ti jape te drejte ketyre PD-se me aq shume zullume qe i kane bere shqiptarve,jane shume te neveritshem,dhe te pabesueshem.

  6. Idriz Gjembi says:

    Ik ore Mut ?

  7. Apartiac says:

    Nuk dime se si eshte shprehur Gjyk Kushtetuese. Anullim apo abrogim? Sepse jane dy nocione te ndryshme. Anullimi rikthen gjendjen e meparshme, duke shuar pasojat, pra i kthen ne nul te gjitha emrimet apo largimet e deritanishme. kurse abrogimi le ne fuqi pasojat, pavaresisht se Gjykata mund te shprehet kunder aktit normativ. Me fjale popullore, e drejta dalka, por b… t’u lagerka! PD-ja keshtu veproi dikur, kur hoqi mijera vete nga puna. Keshtu do te veproje edhe nese ose kur te vije perseri ne pushtet, per kete askush te mos kete ndonje iluzion. Gjykata perseri njelloj do te veproje, me “abrogim”, sepse ky eshte precedenti.

  8. Fane Melengu says:

    O hale-im po boll o funderrine

  9. bato says:

    Mos i shqeteso zoti Harr(l)imi, sepse Lulka juaj vodhi per Salen 200 milion euro nga “Rruga e kombit” dhe duke iu shmangur gjyqeve, me procedura marifetesh dhe rrufjanesh, nuk doli kurre perpara gjyqit. Apo e ke harruar o ish mnister i deshtuar e drejtesise se munguar?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje