Suedia një prej miqve më të afërt të Shqipërisë në BE

28 Janar 2014, 16:10Politika TEMA

Suedia është një prej miqve më të afërt të Shqipërisë në Bashkimin Evropian, duke vënë në dukje se Shqipëria ka reflektuar zhvillime pozitive gjatë viteve dhe muajve të fundit. Kështu u shpreh Ambasadori suedez Mats Staffanson gjatë një takimi të zhvilluar me Kryetarin e Kuvendit Ilir Meta. Ambasadori suedez shprehu dëshirën për intensifikimin e bashkëpunimit dypalësh duke nënvizuar se Suedia është e gatshme t’a rrisë mbështetjen e saj ndaj Shqipërisë dhe rajonit. Gjatë takimit Kryetari i Kuvendit shprehu mirënjohjen për mbështetjen e pakursyer të Suedisë në procesin e integrimit të Shqipërisë dhe shprehu vullnetin për forcimin e mëtejshëm të marrëdhënieve dypalëshe, si në planin ndër-parlamentar, ashtu edhe në drejtim të bashkëpunimit ekonomik. Duke biseduar mbi zhvillimet e fundit politike në Shqipëri, Kryeparlamentari Meta dhe Ambasadori Staffansson ndanë bindjen e përbashkët se gjithëpërfshirja, transparenca dhe konsultimi i vazhdueshëm me shoqërinë civile dhe grupet e ndryshme të interesit, janë baza më e mirë e angazhimit për ndërmarrjen e reformave të mëdha që ka nevojë vendi. Në këtë kontekst, Meta e falenderoi  Ambasadorin Staffansson për mbështetjen e veçantë që Suedia jep në kuadër të reformës administrative dhe territoriale si domosdoshmëri për një pushtet vendor real, efikas dhe të aftë për të ofruar shërbime cilësore për qytetarët.

3 komente në “Suedia një prej miqve më të afërt të Shqipërisë në BE”

  1. redi says:

    Lum ne per Suedine

  2. te gjithe i kemi miq ,spo marim vesh ku fle lepuri, athu ilir meta asht burr i mire se te shoqen e ka zonje sipas fatos nanos breket i ka harruar te zyra e ketij te fundit

  3. kallashi says:

    Bol mer na cat karin me te tilla show kurvash poltike ,
    qe tashme i ka dale boja .
    Ajo qe i intereson shqiptarve jane shteti ligjor ,
    siguria ,rregulli e qetesia ne vend , hapje vende pune dhe denimi krimineleve qe qeverrisin sote shqiperine me voten e tritolit .
    ka ardhur koha qe poltikane te tille te deklaruar boterisht tashme ,
    si nji nga me te korruptuarit dhe njeriun qe jeton ne poltike duke i sjell aspaj vetem probleme eshte vet intriganti meta .
    Eshte pardaxale qe pikerishte ky njeri takohet me te huajt e flet para kamerave mbi kart-en blu BE !
    Perse duhet te jet akoma ne poltik nji fallsitet i tille e asaj shoqerie .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje