Debate për energjinë. Berisha: Të mos rritet çmimi. Reagon Braçe: Ke përgjegjësi penale/ Replikat e plota

6 Shkurt 2014, 12:06Politika TEMA

Kuvendi i Shqipërisë u përfshi nga debate dhe akuza të forta mes pozitës dhe opozitës. Replikat nisën me ndërprerjen e fjalës që iu bë ish- kryeministrit nga Kryetari i Kuvendit pas një replike. Në vijim debatet vijuan për çmimin e energjisë, apo për çështjen e tatimeve, duke kaluar tek fyerjet mes palëve.

Replika Meta-Berisha

Ish-Kryeministri Sali Berisha dhe Kryetari i Kuvendit Ilir Meta debatuan në sallën e Kuvendit në lidhje me minutazhin e replikave dhe fjalimeve në Kuvend. Shkak u bë ndërprerja e fjalës për ish-Kryeministrin, pasi konsumoi kohën dy minutëshe të replikës. “Bëtë gjë të shëmtuar që më pretë fjalën”, iu drejtua Berisha Kryetarit të Kuvendit. Ndërkohë Meta në një përgjigje të shpejtë tha se edhe ju bëni gjëra të shëmtuara duke ndërhyrë pas cdo fjalimi që mbahet nga mazhoranca në Kuvend. Kjo situatë solli reagimin e Kryetarit të Grupit Parlamentar demokrat Edi Paloka, i cili kërkoi respektimin e ish-Kryeministrit. “Berisha ka qenë ish-Kryeministër dhe ne kërkojmë që të respektohet duke mos i ndërprerë fjalën. Socialistët mund ti përdorin si të duan ish-Kryeministrat e tyre, ndërsa ne kërkojmë respekt. Kur zoti Ruci merrte fjalën në Kuvend, sa herë që i tekej, në emër të grupit të PS-së, askush nuk ia ndërpriste fjalimin”, tha Paloka. Por Kryetari i Kuvendit tha se në bazë të Rregullores, replikat janë dy minuta dhe zoti Berisha nuk është Kryetar i Grupit Parlamentar të PD-së. “Të gjithë e dinë respektin që kam unë për zotin Berisha”, tha Meta. Ndërkohë që ish-Kryeparlamentarja Jozefina Topalli, iu referua kohës kur drejtonte Kuvendin e Shqipërisë, duke u shprehur se “për 8 vite, po të mblidhen minutat e fjalimeve të opozitës së atëhershme, rezulton se jamë shumë më tepër se ato të mazhorancës që qeveriste vendin.

Berisha-Brace-Gjiknuri

Çështja e energjisë elektrike shkaktoi debate në Kuvend, pas akuzave të hedhura nga ish-Kryeministri. Berisha i kërkoi Kuvendit të marrë vendim për të mos lejuar rritjen e cmimit të energjisë. Berisha paralajmëroi se rritja e cmimit të energjisë do të ketë ndikim tejet negativ jo vetëm për xhepat e shqiptarëve, por edhe për ekonominë e vendit. “Do të jetë fundi i qeverisë, nëse vijohet me rritjen e cmimit”, tha Berisha. “Sapo dëgjuat një mashtrim disa herë më të madh sesa zëdhënësi dhe kryekreu  marrë sëbashku. i bëri peshqesh shqiptarëve gjobën politike, afrofenë. Ky njeri del këtu dhe me dëshmitarë të rremë kërkojnë t`u mashtrojnë dhe ju me dëshmitarë të rremë, por dëshmitarët e rremë i kanë këmbët e shkurtra sa vetë  rrena”, tha Berisha. Ndërsa ministri i Energjisë Damian Gjiknuri në reagimin e tij ironizoi mbi deklaratat e ish-Kryeministrit që e cilësonte Shqipërinë një superfuqi energjitike, duke u shprehur se etiketime të tilla janë bërë vetëm prej tij. Ministrat akuzuan ish-Kryeministrin Berisha se ka penguar linjën e interkonjeksionit me Kosovën. Ata e akuzojnë qeverinë e kaluar se është fajtore për gjëndjen në të cilën ndodhet sot sistemi energjetik. Gjiknuri sqaroi se ka një problem real me energjinë, por s’kemi folur për cmimit e energjisë dhe fatura e qytetarit nuk do të preket. “Thelbi i debatit që po degradon ka të bëjë vetëm me emërimin e dy anëtarëve të ERE-s dhe asgjë më shumë”, tha ministri Gjiknuri. Kryetari i Komisionit të Ekonomisë Erion Braçe në një reagim ndaj fjalës së Berishës, tha se i vetmi person që minimalisht duhet të mbajë përgjegjësi morale në këtë sallë për situatën është Ish-Kryeministri. “Një pyetje kam unë nëse Berisha mban përgjegjësi pë privatizimin e CEZ? Ky është privatizim politik klientelist.  Ne na kërkoni të zbatojmë kontratat tuaja korruptive. KESH ka akumuluar një borxh dramatik dhe është kompani me humbje. Nëse duhet të kërkohet përgjegësi, duhet të kërkohet përgjegjësi penale për ty. Cfarë të shqetëson tek skema e grabitjes së tatimeve? Vetëm nga 5 skema korruptive me TVSH që u zbuluan rezulton se dëmi ishte mbi 100 milionë. Një këshillë kam  nese i akuzon ministrat jepi fakte ke 4 muaj që flet për korrupsion ndërkohë që ata ende nuk kanë marrë një vendim. Nuk jep një fakt. Thuaji këtu ose coji në prokurori”, tha Brace.

Berisha-Balla

Një tjetër debat ishte ai mes ish-Kryeministrit Berisha dhe deputetit socialist Taulant Balla. Ligjvënësi socialist akuzoi ish-Kryeministrin në lidhje me skemën e mashtrimit me TVSH në tatime. “Hetimet do të shkojnë deri tek ai Drejtori yt i Tatimeve dhe të jesh i bindur që ajo skema e mashtrimit me tatimet do të vijë deri tek ti”, iu drejtua Balla, ish-Kryeministrit Berisha, duke shtuar se po hahet përsheshi që është gatuar nga ty. Ndërsa ky i fundit e cilësoi Ballën një horr që po përdoret nga kryehorri. “Je i përndjekur për përdhunimin e një vajze me AIDS, je ndaluar në kufi në kohën e Fatos Nanos, ke favorizuar drogën. Je horr”, iu drejtua Berisha deputetit socialist Balla.

Bare-Berishës

Ligjvënësi tjetër socialist Besnik Bare referuar fjalorit të ish-Kryeministrit tha se “nuk e di është i pirë apo jo kur përdor një fjalor të tillë, por po e kthen Kuvendin që ti vendosim një pullë të kuqe dhe të mos shihet nga ata që janë nën 18 vjec. Je i cmendur, ç’është ky fjalor që përdor këtu.

Berisha-Ramës

Vila në Dajt po ndërtohet pa asnjë lekë. Po i detyron njerëzit me dosje të lehin si qen në këtë platformë. Nuk ka më turp sesa të shërbehesh nga fytyra të tilla. Është turp i madh atë që ky po i bën vendit, je një turp i vogël në krahasim me turpin e madh. Ndërtoni vila dhe pallate pa asnjë qindarkë. Jeni sharës të paguar, po rrisni cmimin e energjisë elektrike dhe kjo është vepër kriminale.

13 komente në “Debate për energjinë. Berisha: Të mos rritet çmimi. Reagon Braçe: Ke përgjegjësi penale/ Replikat e plota”

  1. nini says:

    Flet” per korrupsionin dhe qan per vuajtjet e njerzve ” ja do puna te beje SIKUR e ZHURME se keshtu po i duket se po mbrohet per te zezat qe i solli ketij vendi te brishte .

    1. delina says:

      La nam saliu! Marreveshjet abuzive te tih duhet te prishen!! Ai njeri detyron shtetin te blej energji me cmim te rritur nga hidrocentralet qe po ndertohen sepse e ka ne kontrate. Eshte turp.

      1. raimond vlonjati says:

        Sala po thote te mos ngrihet cmimi i energjise dhe kjo eshte gje shume e mire per popullin
        Perse keta duan te risin cmimin e energjise?..

  2. emigranti says:

    Akoma del ne ekran turpe te kesh ik nga syte tone

  3. LEDI says:

    TE KRIPSHA TRUTE, U PLAKE E MEND NUK ZURE.MORALI DHE FEJA NUK ME LEJOJNE QE TE MALLKOJ,POR NJE GJE DUA TA THEM: ZOTI TE MARTE JETEN SE MEND TI KA MARE ME KOHE.

  4. QE KY KRIMINELI SHQIPTAREVE KY ANTISHQIPTARE I AFIRMUAR NE

    BOTEN PER NJEREZIT E VERTETE PER SHQIPTAREVE TE VERTETE

    TE VAZHDOJ TE TALLET NE PARLAMENT ME KTE MAXHORANC

    QE KJO MAXHORNAC TE VAZHDOJ PIKERISHTE KTE KRIMINEL

    ARKITEKTIN E SHKATERRIMIT TE GJITHCKAJE QE SOT KA TE BEJE ME

    EKONOMINE E PROBLEMET E SHQIPERISE – KJO ESHTE POSHTERSIA

    ME E MADHE QE MUNDET TI BEJ NJI QEVERRI POPULLIT TE VET !!!

    ESHTE POSHTERUSE PER NJI POPULL NJI QEVERRI QE TE PRETENDOJ QE

    KRIMINELI PASI I KA EXZEKUTUAR AQ SHUME TE FTOHET DHE I

    DEGJOHET MENDIMI KUR DISKUTOHET PER JETEN E NJERIUT DHE

    DREJTESINE NE NJI SHOQERI UMANE !

    JU QEVERRITAR PO KALONI CDO KUFIJ TE QENIES NJEREZORE –

    KJO MASKARADE E TALLJE ME JETEN E SHQIPOTAREVE DUHET TE MARRI

    FUND MENJIHER PERNDRYSHE TE GJITHE KENI PER TU

    PERGJIGJUR PERBALL DREJTESISE KTIJ POPULLI SHQIPTARE.

    VOTAT NUK JU DHA KY POPULL PER TE PAR SE SI JU QEVERRITAR

    ORDINER FLIRTONI ME ANTISHQIPTARIN NE PARLAMENT E MEDIA

    POR PER TE VENE NE JETE SHTETIN LIGJOR E DREJTESINE

  5. WOLF says:

    Berisha paska kerkuar mos rritjen e cmimit te energjise per qytetaret. Po mire ka bere pse keta Rilindasit dashkan te paguajne me shume e te thone se jemi me mire? Po u rrit cmimi i energjise elektrike debatet e komentet pro kesaj qeverie jane tregues budallalleku kolektiv alla komunist.

    1. Kjo i ngan asaj qe Krimineli pasi e ka ekzekutuar viktimen ,

      te flase kunder krimit . Faji ktu nuk eshte i ktij antishqiptari te

      peshitir i cili gjen dhe ben , por i ktyre shkerdhatave ne pushtet ,

      qe vazhdojn ta trajtojn kte antishqiptar qe qellimisht shkaterroj dhe

      solli kte gjendje ku ky vend ndodhet sot ,sikur mos te kishte ndodhur

      asgje ne kte shqiperi , sikur te gjitha kto probleme me te cilat perballet

      sot populli shqiptare ,te kishin ardhur nga fantazmat e djallit !

      Kjo eshte cmenduri cfar kto poltikan i lejojne vetes ,duke u tallur me kte popull qurrash e naiv.

  6. favelas bidonvil says:

    Ketu duhet enver hoxha ,qe ti merrte gjithe hajdutet ,rrugacet qe po i pine gjakun popullit prej 23 vjetesh dhe ti dergonte ne spac,sepse nuk marrin vesh ndryshe keto lloj kafshesh.lavdi shqiptareve te ndershem.

  7. aldo says:

    po mire mor militant te dhjere kaq rendesi ka cthote Berisha dhe nuk ka rendesi se ti do paguash me shume dhe do jetosh me keq apo bar do hame vetem armiku te mundet . Thirrini mendjes dhe boll Berisha -Rama se mut I ndare ne dy pjese jane

    1. aslloni says:

      Cfar derdellit o “njeri”!
      Shko shkarkoj tru e tua ne hale e jo ktu atje eshte vendi posacem.

  8. Viktor Hoti says:

    Para se te rritet cmimi duhet te dale ligj sipas te cilit nuk lejohet urban pa automat bilete. Pas kesaj i bejme r llogarite si delet me humbje megjithse do te paguajne dyfish tatim pa u vrare fare pervec … faturinove . Viktor Hoti

  9. Viktor Hoti says:

    Po nuk iku Sala nga skena e prapaskena kot derdellisim – Viktor Hoti

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje