Rama: Opozita s’mund të mbajë peng vendin. Jeni pa kauzë, s’mund t’i tërhiqni shqiptarët nga hunda

6 Shkurt 2014, 19:32Politika TEMA

“Opozita nuk mund të mbajë peng të ardhmen e vendit, nuk mund të mbajë peng reformën në sistemin e drejtësisë për shkak të mëkateve që ka bërë kur ishte në pushtet”.

Kështu iu drejtua Kryeministri Edi Rama deputetëve të opozitës në seancën parlamentare ku u debatua mbi komisionin hetimor për zbatimin e ligjshmërisë në lidhje me emërimet dhe shkarkimet në Policinë e Shtetit.

“Kjo legjislaturë ka një rrugë me dy pikënisje, njëra me shumicë dërrmuese prej 1 milionë votash dhe pikënisja juaj për të dalë në opozitë pasi rrënuat Shqipërinë. Në asnjë cast të vetëm ju nuk kuptuat pozicionin tuaj dhe për të luajtur rolin që iu ka caktuar populli. Pikënisja jonë qysh ditën e parë j’u  ka dhënë gjithçka që Ju në këtë sallë dhe jashtë saj ia mohuat opozitës kur ishit në pushtet. Qysh ditën e parë përcaktuat një vijë sjelljeje në kundërshtim me cdo normë etike në raport me publikun apo bashkëjetese në sallën e Parlamntit në një shoqëri demokratike. Ne jemi të përcaktuar qartë kundër injorancës rrënuese që e mbollët në Shqipëri, korrupsionit, krimit, ndërsa ju keni si pikënisje akuzat, gënjeshtrat, shpifjet, sajesat duke u bërë fatkeqësisht ca me dashje, shumë pa dashje frymëzues të krimit. Ca me detyrim dhe ca se ashtu ia kërkon SHQUP-i po kthehen në mburojë të korrupsionit. Ju nuk doni të pranoni rolin që ju caktoi populli, sepse nuk duroni dot dhimbjen që ju shkakton lufta jonë ndaj krimit, korrupsionit dhe paligjshmërisë”, theksoi Rama.

Sipas tij, mazhoranca ka për detyrë të dëgjojë opozitën, por ka si detyrim të udheheqë vendin duke bërë një nga një të gjitha detyrat që i kanë caktuar shqiptarët.

“Ju mendoni se mund t’i tërhiqni shqiptarët nga hunda duke kujtuar se janë budallenj. Por ku ka shqiptarë që ta ketë harruar kaq herët batërdinë e kriminalitetit deri ditën kur latë pushtetin, apo që mos ketë sy dhe veshë për të vlerësuar ndryshimin real të përditshëm të Policisë së Shtetit. Si mund të kenë harruar shqiptarët, që vota e 23 Qershorit ishte një votë edhe për rendin publik, sigurinë e jetës dhe të pronës”, vijoi Kreu i Qeverisë.

Sipas tij, shifrat zyrtare të kësaj periudhe që ne jemi në qeverisje me ato të një viti më parë flasin qartë.

“Ju qofshi që kur flisni për të vrarë i dyfishoni ato, ndërkohë që numri i të vrarëve është tërësisht i verifikueshëm nga kushdo që është i interesuar dhe është qartësisht evidente që kur shumëfishoni vjedhjet, dyfishoni numrin e të vrarëve i keni hipur gomarit mbrapsht se kali ju humbi në 23 qershor”, tha Rama.

Kreu i Qeverisë në fjalën e tij akuzoi ish-qeverisjen demokrate përsa i takon raporteve që vendosi me partnerët ndërkombëtarë në fushën e sigurisë.

“Shumë partnerë të rëndësishëm refuzuan të bashkëpunonin me Policinë e Shtetit shqiptar, pasi ajo u kthye në krahun e personave të kërkuar ndërkombëtarisht. Këta persona në kërkim paguanin rent tek policia dhe i nxorën bojën policisë së shtetit”, tha Rama.

Ai akuzoi opozitën se s’ka kauz dhe kapet ku të mundet dhe si të mundet.

“Në cilin qytet, fshat, lagje ju çon parafytyrimi që mund të gjeni njerëz kaq tuafë që të mbështesin politikën tuaj me krimin. Jeni si të mpirë, mbase nuk ka pasur tritole këtë javë, pasi ju mezi i prisni. Kjo është koha e prerjes së lidhjeve të politikës me krimin, shtetit me krimin, dhe vendosjes së lidhjes së ligjit me policinë. Gjatë 8 viteve nën qeverisjen tuaj pa rrushi rrushin dhe u poq, shumë ministrave s’lanë shesh pa e bërë përshesh, drejtorët e policisë u kthyen në gjobëvënës, drejtuesit e policisë darkonin me kokat e krimit”, theksoi Rama.

Duke iu referuar një shprehjeje të Xhorxh Bernard Shou, Rama u shpreh se “jo të gjithë të djathtët janë budallenj, por shumica e budallenjve janë djathtas”.

“Hetoni çfarë të doni brenda kornizës kushtetuese dhe parlamentare. Sepse nga çfarë flisni dhe shkruani s’ka zot që e kupton se çfarë doni të hetoni. Dhe kur ka thënë Xhorxh Bernard Shou atë shprehjen më duket se ka pasur parasysh ju”, iu drejtua Rama deputetëve të opozitës.

25 komente në “Rama: Opozita s’mund të mbajë peng vendin. Jeni pa kauzë, s’mund t’i tërhiqni shqiptarët nga hunda”

  1. asdf says:

    filloi dhe ky si saliu te fajesoje opoziten. mire saliu qe nuk kishte vota mjaftueshem po ti cne?

    1. lushnjari says:

      Ore qe Saliu nuk eshte mesuar me opozite por gjithmone ne pushtet si komunistet kjo dihet.Nuk kemi c’bejme te mjeret ne per opozite qe kemi

    2. gertjan says:

      Opozite destruktive.Opozite e cila ngre alibira per ceshtje te cilat jane ne interesin e gjithe popullit.Reforma territoriale p.sh.
      Shkurt opozite destruktive.

    3. Alma says:

      Mor zotri, si mos fajsohen ata kriminela qe flasin percart?
      Pse ca eshte qeveria e sotme kshu, barbare sic ka qene mazhoranca e djeshme?? Ata po kultivojne kulture qytetare qe kta maloket e injorantet e pd-se nuk e konceptojne dot.
      Po si duket se kuptoke as ti se ato e kane te thjeshte fare mos bejne diskutim dhe thjesht te votojne, po ngaqe jane ata demokratet e vertete te vendit dhe jo kta qelbesirat e pd-se nuk i injorojne sic mund ta bejne lehtesisht.
      Me cduket futesh dhe ti te grupi i ketyre injoranteve qe nuk kane kulture qytetare e koncept demokracie…

    4. Vrases pa Pagese says:

      Rama ke vetem nje armik vehten. Bej per kete popull se e meriton, 70 vjet te fundit ne europe, jemi be si Aids i europes, Edi bej dicka ndryshe Shqiperia do behet vertet Albanistan sic e quajne shpesh ne komente…

    5. No 1 says:

      Vetem KJO

      e Qeteson ndergjegjen e vrare te SHQIPTARISE:

      AMIN TE GJITHE SE BASHKU!

      http://goo.gl/BeMlEk

    6. Mira says:


      doganierët Hajdutë, policët BarkdËrra !
      kërcet Kallashnikovi, pëlcet dinamiti !
      xhihadistë në Siri !
      Lazarati, Baba Mondi dhe Sam Tahiri !
      kandidatë për në Bashkimin Europian !


      Proud to be albanian !

      Shikoni sesi krekoset Iliri, do t’a hajë ED Ramën me dhëmbë për nja dy vjet….!

    7. deda says:

      ore ti zoteri pse ben sikur nuk e dije qe edhe Rama beri gabime per ca gjera ne opozite, edhe pse me gerdec, vrasje, rrahje, gjoba nga berisha drejt ketyre prap ca gjera i beri jomire?! ka te drejte dhe pike. eshte turp kjo qe basha po ben me reformen administrative. KA VETON, ca dreqin i duhet me shume per ta bere reformen?!!!!

  2. BASHA DHE BERISHA I TRITOLIT LARGOHU. says:

    Mbeshtes Ramen presje per presje dhe pike per pike.

    1. Desara says:

      FAntastik Rama e Tahiri. Bravo, Besojme tek ju

  3. xhixhi says:

    Bravo, Tregoju vendin. JE zgjedhur per te qeverisu jo degjuar ata qe shpifin e shajne

    1. Flogerti says:

      hahahaha, kur shoh deputetet e opozites ( me pak perjashtime ), me duket sikur shoh Portokalli-ne. Iken nje aktor e vjen nje tjeter e secili te ben te qeshesh me lot, pa patur ne brendesi aspak seriozitet e realitet.

      Ndryshon nga POrtokallia per faktin se kjo e fundit e ka nje mision qe e kryen me se miri, ndersa opozita eshte ne derexhene e ca qesharakeve injorante

      1. Cani says:

        Ore se na neveriten ditet qe degjojme Parlament kta zdeperit e Opozites.

        Keta qurravece qe dalin e lehin ne kuvend e flasin per grupe kriminale krah qeverise e brenda saj, e gjithcfare shpifjesh qe nxjerrin nga goja ( Aspak ne inetres te popullit qe perfaqsojne mjerisht ) pse nuk shkojne ne Prokurori? Pse nuk denoncojne kur drejtesine e kane jo vetem te pavarur por me shume akoma, e kane te Tyren.

        Pse nuk shkojne te denoncojne por ngjallin ne popull “tmerre” te cilat vetem mendja e semure i pjell.

        OPOZITA eshte turpi i ketij vendi per fat te keq. Eshte llumi i shoqerise per fat te keq.

        Asgje per popullin vec shpifjes e baltes. S’propozojne asgje, vec vrerit qe e derdhin pa mase kundrejt mazhorances.
        Mjer ne per opoziten.

        1. Velva says:

          Bravo zoti Rama per fjalimin e mbajtur!! Eshte e vertete qe opozita e ketij vendi po pengon demokracine !! Ata jane te paturp nuk dine sec thone e sec bejne!!

  4. fatmir mehmeti says:

    opozita nuk mund te mbaje peng vendin, sepse nuk e ka ate fuqi. ti i ke numrat per te bere gjithcka qe deshiron me projektet e tua. nese ke ndonje projekt… ne te kemi besuar nje qeverisje pa opozite, prandaj mos ja hidh fajin e idiotesirave dhe pasiguris tende, opozites qe nuk ekziston. se kuptoj se cfare nevoje ke ti qe te futeh ne diskutime me keta te rrjedhurit e pd. duket sikur ti futesh ne diskutime me salen sepse nuk di sec te besh me gjith kete pushtet qe te kemi dhene, duket sikur ti nuk kishe asnje projekt, ke frike te heqesh nga puna ktnaret e zyrave shtetrore, ke frike te rrasesh mren salen &co. ti ke frike qe te merresh dhe me pjellen me idiote te saliut presidentin tone gomar kamikaz. ke frike te provokosh shiksat. ke frike te prekesh gjyqtaret. kaluan gjashte muaj dhe ske bere asgje. vetem shisni pordhe se keni kapur nje vrases qe u dorzua vete, dhe po e tregon se mezi priste qe te kapej.

  5. beksi says:

    ZHOTI KRYEMINISTER, RUAJ FORCAT PER RINDERTIMIN E VENDIT , MOS U MERRNI ME KTO QELBESIRAT NE OPOZITE. KTO I KANE MBROJTE GJITHMONE KRIMINELET , QE NE 1991.

  6. Treviso says:

    Zoti Rama, me vjen keq qe ju doni te tregoni se keni nje opozite ne vend.
    Dua tju them qe po qeverisni pa nje opozite, dhe kjo eshte e rrezikshme per nje shtet Demokratik. Ju duhet te merrni masat urgjente qe te vihen para pergjegjsise ish qeveria mafjoze dhe te riformohet opozita e vertete, qe te luftoje gabimet e qeverise.

  7. Leone says:

    PERSE VERTET ESHTE DUKE PRITUR PREJ OPOZITES KY ???!!!

    APO ESHTE KJO PJES E LOJES POLTIKE QE LUHET !

    PRET KJO QEVERRI QE NJI BAND ANTISHQIPTARE TE

    BASHKUPUNOJ ME KTE QEVERRI ?

    KTA SJAN POLTIKAN PER ZOTIN – KTA JANE TE GJITHE

    NJI GRUP INTERSAXHIJSH QE JANE NE POLITIKE VETEM

    PER PERFITIME PERSONALE . KTA THJESHT XHONGLOJN

    ME NJERI TJETRIN SA ME I HEDH HI SYVE TE POPULLIT

    FUCK POLTIKE – JU JENI TE GJITHE NJESOJ !

    FUNDERINAT PARTIA ANTISHQIPTARE ME NE KRYE SALI BERISHEN

    I SHKATERRUAN JETEN KTIJ POPULLI DHE JANE BERE MILJARDER

    – KTA QEVRRITARE I RRESPEKTOJN SI TE ISHIN NJI

    GRUPIM I LICENSUAR PER TI BERE KTIJ POPULLI GJITHE KTO

    POSHTESIRA – TANI KY POPULL DO PRESI QE JU QE JENI NE

    PUSHTET TE BEHENI NJILLOJ SI KTA MILJARDER DHE KY POPULL

    LE TE VEJ NGA TI PELQEJ – “KJO S’ESHTE DETYRA E POLTIKES ” !!!!

    PTUUUUUUUUUUUUUUUUUUUUUUUUUUUUUUUUUUUUUUUUUUUUUUUUUUUUUUUUUU

    JU DUHET VENE FLAKA TE GJITHEVE

  8. ajsel says:

    a nuk e kuptoni qe zoti edi rama po e ben kete thjesht per te fshire edhe opoziten? pasi ai i ka te gjitha votat e mjaftueshme per te bere ate cka do

  9. REZART says:

    Po cbeje sa ishe ne opozite? Ishe me i mire? Me siguri jo,bile ishe 5 fish me i keq dhe me pengues.Populli ti dha votat,ke numra te mjaftueshem te besh punen e jo te meresh me te kaluaren.Si duket edhe ti nuk je i paster.

  10. redi says:

    qe te jemi realist,sikur qeveria e vjeter sa gjysma e kesaj qeverie te bente, shqiperia tani do te ishte ne nje gjendje shume here me te mire

  11. bari says:

    Z\Rama shume bukur flisni ne parlament por ne teren ku ne jtojme perdite shohim kontrast me ate qe ti flet neper konferenca studio apo diku tjeter,militan socialiste dhe te LSI jane leshuar si skifter per te kapur vendet e punes ku qytetet e shqiperise jane ndare ne dysh per te kapur sa me shume drejtori,dhe pa fillur akoma jane duke filluar renshem korrupsionin,ne te gjitha ato vende pune qe juve keni marre deri tani ose ty nuk te degjojne dhe njerezit bejne punen e tyre,keta njerez qe ti ke futur ne pune nuk ka kush ti kontrolloje sepse paralelisht juve keni shkaterruar dhe strukturat qe e luftojne ate korrupsion,edhe ato te qujtur operacione policore ne drjtim te krimit ekonomik jane te drejtuara vetem tek njerezi qe kane qene ne pune dhe juve doni te justifikoni heqjen nga puna,duke bere dhe infiltrime provokuese, me kete dua te them se nuk e keni serizisht luften kunder korrupsionit sepse neve jetojme perdite ne baze dhe shohim me syte tane se cfare po behet dhe si po indtaloni nje lloj nepotizmi te papare,

  12. AHA says:

    I SHUME NDERUARI E RESPEKTUARI I VENDIT Z.KRYEMINISTER!
    Obama eshte nje president i nderuar nga populli i tij e vazhdon te zgjidhet edhe per here te dyte ,Amerika e zgjodhi me shpresa te medha por gjerat pamvaresisht se ndryshuan per te mire ,nuk ndryshuan rrenjesisht e amerikanet kete prisnin!
    ju jeni ne fuqi pak kohe ,nuk keni pasur aq shume shanse te tregoni ndryshime rrenjesore por nuk mund te themi qe nuk keni pasur ashtu sic nuk mund te themi qe nuk keni bere gjera te mira nje nga te cilat qe vleresoj me teper eshte urtesia e treguar me armet kimike .populli e dha voten i shume nderuar per te pare nje ndryshim e ky ndryshim eshte lufta kunder pandeshkueshmenrise ,zgjatja tej durimit te popullit do te sjelle ftohjen e tij e mendimin qe te gjithe njelloj jane !Personalisht vazhdoj te kem besim !

  13. Arjan braho says:

    Nese ke deshire me te vertete qe ky vend te behet sic themi rendome z rama , ke vetem nje rruge ti besh shqiptaret te kene besim tek qeveria tek shteti .qe te behet shteti me pare duhen ndeshkuar ata qe slane gje pa i bere ketij te fundit me ne krye s b vetem atehere fillon me te vertete rilindja

  14. dialektika says:

    Ndoshta Xhorxh Bernard Shou ka dashur te thote se -” Jo te gjithe te liqte jane te djathte por shumica e te liqteve jane djathtas “

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje