Nis procedimi disiplinor për policët që vendosën gjobën në ... tetor 2014 (madje me gabime drejtshkrimore)

11 Shkurt 2014, 18:13Politika TEMA
Nis procedimi disiplinor për policët që vendosën gjobën

Ministria e Brendshme bëri të ditur se ka nisur procedim disiplinor për dy efektivë policie, që vendosën një gjobë, e cila u kthye në një objekt humori në rrjetet sociale.

Gjoba mbante datën 08 tetor 2014. Për më tepër ajo kishte edhe gabime të shumta drejtshkrimore.

“Nga verifikimet ka rezultuar se gjoba është përpiluar me mangësi, ku në fletën e gjobës me nr. serie 1342514 është shkruar gabimisht data 08.10.2014, ndërkohë që masa administrative është vendosur në datë 08.02.2014 në rrugën “Ali Pashë Gucia”, Tiranë.

Gjithashtu procesverbali i konstatimit është shkruar me germa dore dhe jo me germa kapitale si dhe me gabime drejtshkrimore, në kundërshtim kjo me Udhëzimin e Ministrit të Punëve të Brendshme Nr. 687 datë 05.12.2013 “Për mënyrën e evidentimit dhe shqyrtimit të kundravajtjeve administrative, procedurat që ndiqen për masat administrative plotësuese, administrimi i gjobave dhe pasqyrat statistikore në fushën e qarkullimit rrugor”.

Nisur nga sa më lart ka nisur procedimi disiplinor për agjentin verifikues, oficerin e patrullës së përgjithshme, Inspektor Bashkim Çeça si dhe për eprorin e drejtpërdrejtë të tij, specialist në seksionin për rendin publik, Nënkomisar Ylli Karaj,” thuhet në njoftimin e MB.

Gjoba nisi të qarkullonte online dhe vjen pikërisht në kulmin e ankesave nga shoferët se gjobiten pa qenë fare në vendin ku është prerë gjoba.

Kjo gjobë mban datën 8 tetor 2014, pra i bie që do pritet pas disa muajsh.

Por jo vetëm kaq.

Të bie në sy mënyra se si polici rrugor e ka shkruar gjobën.

Rrugën Ali Pashë Gucia e shkruan “Ali Pas Guxia”.

Shoferi është gjobitur për “pushim mjeti në vend të takësivet”.

32 komente në “Nis procedimi disiplinor për policët që vendosën gjobën në … tetor 2014 (madje me gabime drejtshkrimore)”

  1. fieraku4u says:

    KE AKOMA PUN PER TE BERE SAJMIRO.

    PRANDAJ EDHE POLICI DUHET ME SHKOLLE DHE PROFESIONIST NE PUNEN QE BENE.

    1. zogu says:

      un propozoj qe policave ne ditet e pushimit ti behet kurse intensive te gjuhes shqipe

    2. WTF says:

      Qenka polic nga minoriteti me duket.keshtu eshte kur ben shkollen e mesme para fillores

  2. Neorealizmi says:

    Para nje viti mua me kishin vene gjobe ne Elbasan pa kaluar kurre ne kete qytet. Me bukura ishte se me kishin bere me makine te tipit Audi, kur ne te vertete kam nje Ford te vogel.

  3. razo says:

    Policet ne gjithe boten police mbeten.. Gafa te tilla ka plot, por te pakten kesaj rradhe nuk eshte me pasoja.

    Nga keto beni cdo dite se edhe portokallia eshte bere buke e djathe tani..

  4. elinor says:

    Populizmi i Tahirit qe rri gjithe diten ne facebook e gjera te tilla nuk i shpetojne! Po denon dy police per gabime ne germezim dhe nje tjeter gabim date qe mund te jete krejt padashje! E ben edhe dicka publike dhe u nxjerr emrat sikur ata kerkohen nga Interpoli. Hajde minister budalla, hajde
    ! Sa here ka probleme te tilla ketej ne Kanada….edhe po te pyesesh cfare u be me policin dhe te thone “nuk te hyn aspak ne pune te dish as nqs polici do kaloje masa disiplinore ose jo”, e jo me te te japin emrin e policit. Hajvan, fiks hajvan!
    Policet duhet te kerkojne falje per faktin qe nuk jane me shume se….njerez!!! Duhej te ishin robote!
    Po mire mor Tahir, merri njehere te gjithe Forcen e futi ne test shkrimi e aritmetike baze e shikoje se sa nga ata e kalojne. Them se do cuditeshe kur te shikoje edhe shume te ashtuquajtur shefa te deshtonin ne ate prove. Cfare do beje ne ate rast, do t’i procedoje te gjithe.
    Po ti Tahir, a ben gabime apo perdor germezuesin e Word-it, ahaha??

    1. njoni says:

      O zoteri procesverbali i konstatimit te shkeljes eshte nje titull ekzekutiv dhe si i tille ne menyre te drejtperdrejte prek xhepin e qytetareve, prandaj nuk mund te plotesohet me gabime apo si te ta kete qejfi ty, qofte ky edhe nje gabim njerezor. Eprori i policit ka detyrimin ligjor te kontrolloje menyren e plotesimit dhe nese konstaton gabime eshte i detyruar ta ktheje procesverbalin per rregullime. Plotesime me gabime i ketij procesverbali eshte shkak per fillimin e ecurise disiplinore, kshu te pakten thojne aktet nenligjore qe normojne kete pune…

      1. elinor says:

        Po c’nevoje ka MB-ja te publikoje edhe emrat e policeve te perfshire ne kete ceshtje?! Kjo eshte thjeshte nje ceshtje trajnimi; nuk hyn disiplina ketu se nuk ka dicka te qellimte. Jane thjeshte gabime njerezore. Une kete e shoh thjeshte si nje kompleks inferior nga ana e ministrit qe ka frike edhe nga hija e vet dhe bazohet ne opinionet e fejsbukisteve per te bere ate qe ata mendojne se eshte e duhur!
        Po ta them edhe njehere qe ketej ne Kanada as qe degjohen ceshtje te tilla ku nje polic te behet problem pse shkruajti me gabime ne fleten e gjobes. Me ka ndodhur personalisht. Pata fatin qe polici kishte vendosur gabim emrin e nje rruge duke qene ne fakt nje rruge krejt tjeter dhe megjithese une isha fajtor gjoba m’u anulua. Edhe ne raste kur ka probleme te medha si p.sh. abuzime dhune verbale apo fizike dhe gjithcka thuhet ne ndonje deklarate te Ministrise eshte, “rasti ne fjale po hetohet”. Nuk permenden as emra policesh e asgje tjeter pa ardhur puna per te dale ne gjyq.

        1. ere says:

          Je shume i sakt ne ato qe ke shkruar, por une doja te shtoja se Ministri ose nuk din cila eshte detyra e tij, qe ka te ngjare, pasi nuk ka asnje pervoje ne administrate ose ai vuan nga shume komplekse…..

    2. idriz molla says:

      Elinor ti ke te drejte po kujt i thua,tahirit?
      tahiri vuan se po qeshin mileti me gabimet e policit.jo or tahir jo rendesi ka te punojne policet pa gabime te tiilla do kete gjithmone se njerez jemi dhe si ti njisoj s’jemi perfekt,qari i shoferit qe s’ka per ta paguar gjoben,te pakten keshtu operohet ne vendin ku jeton Elinori(canada)ajo flete gjobe behet e pa vlefshme.

  5. Tan_Tironci says:

    Edhe ktu ne amerike, kom hunger gjobe pa qene tek makina, por kjo zdo me thone, qe nuk isha ne kundravajtje.
    Puna o , se kto pallat, gabojne vitin, si dhe me shkrujt te lene me deshiru, mvje keq, por ky o kapaciteti qe kone kta police, qe… pak e nga pak, do zhbehen, por, nuk duhet me i paragjyku.
    Policise i mbetet te kerkoje falje vetem per ngaterrimin e vitit, kurse, ai, qytetari, qe paska dergu ket gjobe ne media, te paguje parate e gjobes, e mos na traj shume chapin.
    Gabimi nuk e ben ate jo fajtor.

  6. Qifja says:

    Ja polici ne facebook jo vetem demokrat I zjarte por edhe romantik
    Share

    Ceca Bashkim answered 7 questions.

    7 May – 9 MayCili e fiton Bashkine e Tiranes?
    Lulzim Basha
    Kush i fiton zgjedhjet lokale 2011 per bashkine e Tiranes :
    -Lulzim Basha.4 more
    Share

    Ceca Bashkim changed his profile picture.

    1 June 2011Share

    Ceca Bashkim answered 7 questions.

    7 May – 9 MayCili e fiton Bashkine e Tiranes?Lulzim BashaKush i fiton zgjedhjet lokale 2011 per bashkine e Tiranes :-Lulzim Basha.4 more

  7. Bio says:

    Kjo nuk eshte dhe aq shume per te qeshur e as keta qe e paskan qarkulluar neper rrjete mos mendoni se dine te shkruajne me mire. Rrjetet jane te mbushura me nje gjuhe qe vetem shqip nuk eshte. Eshte per te vene alarmin ne fakt qe shqipja po masakrohet e jo vetem nga police pa dashur t’i fyej por edhe nga te tjere qe rrine me libra ne dore tere diten. Prandaj ketu eshte thelbi te punohet per te standartizuar gjuhen e per te vene rregulla se sidomos te rinjte kane filluar te shkruajne sic flasin…

  8. Tironsi says:

    Minister me qesharak nuk me kane zene syte!!! Procedimi Disiplinor nuk do te thote qe emri i policit te behet publik e aq me pak te merret neper kembe vetem per nje lapsus. Me nje avokat te mire ky polici merr rroge sa per dy vjet o minister debil! Nese ke vendosur ta heqesh nga puna kete policin i thuaj atij me targ 444 te presi nonji tritol shymngjyresh …

    1. leo says:

      emri i policit eshte publik sepse ndodhet ne verbalin e kundravajtjes administrative.

  9. United Kingdom says:

    Gabime behen gjith andej “Njerez jemi” por kjo nuk do te thot qe ky qytetar te parkohet ku nuk lejohet (vend per taxi)! Sa per shkrimin duhet te mbaj nje “hart rruge” ne xhep se nuk mund ti di te tera emrat e rrugeve dhe si shkruhen! Ose duhet te bejn me shume praktik pare se te fillojn pune! Ketu ne Angli per c’do fjal te thon “how do you spell it/that” Mgth ky mund te ket qen ndonje polic katnar i pashkolluar.

  10. Mirosh says:

    Nuk jam dakord me ty Elinor, polici është punonjës publik dhe ligji e trajton si të tillë ndaj edhe kur kundërshton policin, ligji të dënon, por që të jetë i tillë duhet ta meritojë këtë emër e pe si kishte shkruar si një fëmijë i klasës së parë, ndaj edhe duhet të dënohet sepse shteti fillon këtu dhe kështu, ndërsa emrat e policëve nuk kanë dalë për mua edhe për ty por për policët e tjerë që të kuptojnë se nuk mund të sillen sikur janë në armën policore të Afganistanit, por të një vendi Evropian.
    Dhe sa për gërmëzimin, nuk jam fare dakord sepse nëse polici do të ishte në klasë të dytë dhe do të kishte shkruar në atë formë Ali Pashë Gucia, nuk do të kishte kaluar në klasë të tretë dhe jo më të ishte polic. Ajo formë e të shkruarit tregon se ai nuk njeh rregullat fillestare të drejtshkrimit shqip, dhe kjo në dy nga tre fjalët që ka shkruar.

    1. elinor says:

      Dakord Mirosh, eshte mendimi yt. Per shkrimin ke te drejte por po te nisesh nga shkrimi atehere duhet te shkarkosh 3/4 e policeve.
      Per policin nuk ke te drejte te dish shume. Duhet te kesh besim se eproret e tij do bejne ate qe eshte e nevojshme qe raste te tilla te minimizohen ose te mos perseriten me. Kaq! Polici nuk eshte nje politikan te cilit duhet t’i dish edhe cfare ha per mengjes.

    2. @Mirosh says:

      Elinori eshte shume i sakte ne ate qe thote dhe mos flit si e ema Zeqos ,aje thanes. Cpuna ka Ministri apo ministria te beje publike nje flete gjobe, apo thjesht te perligji spastrimet qe do pasojne me vone. Kjo qe ka bere Tahiri apo ministria qe ai drejton tregon nivel shume amatoresk

  11. elinor says:

    Sakte Tironsi, nje avokat i mire i duhet ketij policit/policeve….e kisha ndermend ta them tek komentet e mesiperme por e harrova. Ketej jane shume te kujdesshem ne deklaratat qe nxjerrin per arsye se ka ligje pune, privacie etj etj….sa me pak te thuhet aq me mire, eshte rregulli ne pergjithesi.

  12. votuesi says:

    Keta policet e marr me ngut ne pune maloke e katundare se qytetaret nuk vishen polica ne cdo sistem qe te vije ne shqiperi jane bere si polici (xhandari)i komedise se prefektit qe kur numeronte shikonte pellemben e dores qe te mos gabonte..u perton bytha qe te punojne arat dhe vishen police me e forta eshte qe fluturojne me pras ne bythe kur u thua he mo shef na fal se jam miku i filanit dhe te pershendet,Saranden ne kohen e Zogut e bente zap nje polic FOTO(polici) KUME kurse tani 500 polica sjane te zot as kapelen ta mbajne me nder….

  13. idriz molla says:

    hahah o VOTUES po shko ti vishu polic dhe mos jep me se kena boll.

  14. art usa says:

    Per mua e rendesishme eshte shkelja ligjore e bere nga kundravajtesi,te tjerat jane sekondare ,nuk kane shume rendesi

  15. Elio Gora says:

    Mire ministri po kjo gazete kaq serioze perse duhet te meret me keto budallalleqe.Keto cikerima mund te trajtohen ne qarkore te ndryshme qe efektivet e policise duhet te njihen detyrimishtEdhe nepermet tyre realizohet nje ngritje profesionale.

  16. dd says:

    Per nivelin e alfabetizimit mjafton te shohesh si shkruhet ne forume,kjo eshte nje plage e pergjithshme ne rang kombetar

  17. askushi says:

    Tek rajoni policise, u thote shefi policiva ora eshte 10 e 10, akrepi i madh te 10 dhe i vogli te 2.
    O sa barcaleta ka me police. Edhe policet e dine, bile Nastradini tha: po fshihem se sa ta marri vesh polici qe nuk jam gomar, me ka marre edhe mua per gomar.
    Ketu nuk ka asgje per tu cuditur.

  18. Denisa says:

    Ti Elinor shume te drejte ke per sa i perket privatesise dhe faktit qe puna nuk matet me lajme te tilla, por eshte gabim ta karahasosh me Kanadane Shqiperine. Edhe une jetoj ne Kanada, por sa here qe gjej veten duke bere krahasime me Shqiperine nuk dal dot nga lemshi sepse ka shume e shume faktore te tjere para qe cojne ne menyra trajtimi te ndryshme te problemeve. Nese do kisha parasysh faktin qe kam pritur me tim ate 4 ore per te bere pagesen e gjobes se makines ne Tirane dhe perfunduam duke paguar dyfishin e shumes sepse sistemi nje Zot e di se si e kish regjistruar qe paskam marre nje gjobe ne Lezhe, kur une se di si shkohet ne Lezhe:) dhe kur i thua sekretares (shtypeses se tastieres) se kush eshte personi qe ma ka vene gjoben te pergjigjet nuk kalohen ne sistem emrat e policeve qe kane vene gjoben…me pak fjale mu desh te paguaja sa thoshte shoqja ne fjale! Behet fjale per nje shtet qe sado per efekt reklama, sepse une bespj qe qeveria Rama po reklamon shumefishin e asaj qe po ben, duhen shembuj te tjere qe te zene mend disa prej kolegeve te tyre. Pa dashur te dal komplet nga tema, Montreali ku jam une, Kanada i thencin se rruget i kane troke…tenderat e medha i marin familjet mafioze italiane qe kane rrenje edhe ne politike e polici…me pak fjale, gjobat dhe denimet jane gjithmone vetem per te “gjoret”.

  19. E verteta says:

    cdo njeri bene gabime te paqellimshe , por e rendesishme eshte se kjo ticket eshte e argumentuar per kundravajtje apo eshte fallco.
    Ja ku po u them vere te shkruaj Arben Ristani apo Flamur Ndoka nje faqe letre dhe do te shikoni sa gabime ortografike do te bejne.
    Please mos u merrni me budallqe por lereni policine te punoje.

  20. Gezimi says:

    O Shqiperi, ne dore te kujt ke rene! Nuk eshte fjala vetem per nje gabim te vogel drejtshkrimor (qe ndodhin dhe jane gabime njerezore), por per gafa krejtesisht te papranueshme! Fakti eshte fakt. Ka mbi 20 vjet qe ne pune jane injorantet dhe analfabetet, ndersa te shkolluarit bredhin rrugeve ne kerkim te ndonje pune, pasi “jane te paafte” te puthin doren apo xhepin e kryeanalfabeteve”. Fundja, prandaj vazhdojme te vuajme…..

  21. vlora says:

    art usa eshte e drejte qe shkelja ligjore eshte primare …por kjo sdo te thote qe te na mbysin injorantet ….megjithate ky polic i lartepermendur ,pavaresisht gabimeve dika dhe pak te shkruaj …por para dy -tre vitesh ,,,nje polic rrugor i tha shoferit ne kundervajtje ….shkruaje ti fletgjoben ….nuk eshte barsalet ….eshte e vertete ….dhe kur ndodhesh perpara nje fakti te tille ……….imagjino se si mund te reagoje nje njeri i shkolluar .

  22. Caty says:

    Une them qe tahiri ti denoncoje ne prokurori dhe ti fusi ne burg! Na kane turperu ministrin dhe kjo eshte e pafalshme! Do jene te berishes keta policat se ska mundesi rilindja me bo kshu gabimesh!

  23. Gallata says:

    Vizitoi njëri një kopsht zoologjik në Afrikë. Kur u kthye i thanë: -Çfarë pe atje? -Pash miza, minj, kërminj, iriqë…Po elefantë, luanë e tigra nuk pe…???

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje