Mbi “Babain” e gjetur nga Lulzim Basha për PD-në

12 Shkurt 2014, 21:18Editorial TEMA

Nga Mero Baze

 

Lulzim Basha i ka hyrë detit në këmbë. I kompleksuar nga një opinion publik që e shikon atë si një kryetar formal të PD-së, emëruar nga Berisha, ai po tenton të bëj disa gjeste naive, që mendon se i krijojnë një profil të ndryshëm nga Berisha në opinionin publik. Një nga këto detaje ka të bëjë dhe me keqkuptimin e tij të vazhdueshëm duke iu referuar figurës së të ndjerit Gramoz Pashko si një “Baba” themelues i PD-së, dhe më tej akoma si prijës intelektual me dishepuj në Partinë Demokratike. Për ta bërë qesharake deri në fund këtë histori, i këput dhe një nga gënjeshtrat e tij të zakonshme të tipit “kam qenë me fat që e njoha Gramoz Pashkon”, që më ngjason me këto këngëtaret e turbofolkut që thonë “kemi qenë me fat që njohëm Vaçe Zelën”.

E pashë ndërsa merrte pjesë në promovimin e çmimit “Pashko”, akorduar nga UET për studentët e mirë në Ekonomi, dhe jam ende në dilemë nëse kemi të bëjmë tashmë me një njeri që do ta ndryshojë me rrënjë PD, apo një njeri që duke mos ditur asgjë nga historia e saj, po i nxjerr rrënjët PD-së.

Gramoz Pashko është një figurë simpatike mes intelektualëve shqiptarë të viteve ‘80-‘90, një liberal i vendosur për reformat e tregut me çdo çmim, dhe një njeri i lirë. Nuk hyn tek “etërit” themelues të PD-së, pasi nga ajo parti Sali Berisha i vuri shkelmin qysh gjashtë muajt e parë dhe nuk e pa më atë derë derisa vdiq, edhe pse vitin e fundit të jetës së tij formalisht mund të pinte kafe me Sali Berishën. Një njeri, që për 16 vite në liri, 15 vite ka qenë kritiku më i madh, më i strukturuar dhe më i egër (me të drejtë apo jo) i Partisë Demokratike dhe Sali Berishës, dhe një vit ka qenë në paqe me ta, nuk mund të jetë as “Baba themelues” dhe as prijës me dishepuj për historinë e asaj partie. Kjo nuk do të thotë që ai nuk ishte një intelektual që kishte mbështetësit e vet. Kishte, por jo në PD. Dhe nëse Lulzim Basha është një prej tyre, me aq sa ka dëgjuar për të, ky është një lajm i rëndësishëm, pasi po kalojmë Partinë Demokratike në duart e një dishepulli të një prej intelektualëve, që nuk e honepsi dot asnjë sekondë Sali Berishën. Ky është një lajm i madh dhe i vërtetë, nëse do të bindeshim se Lulzim Basha thotë ato që mendon dhe jo ato që i shkruajnë për të thënë.

Por e vërteta është se jo vetëm Sali Berisha, por dhe vetë mbështetësit e tij të shumtë në PD, nuk është se kanë ndonjë simpati për Gramoz Pashkon. Baltosja që i ka bërë atij Berisha, balta që është hedhur mbi të si i biri i ish- prokurorit të komunizmit dhe djalë Blloku, turpet që ka bërë Sali Berisha deri në dhunime fizike ndaj tij, kanë krijuar një vetëdije anti-Pashko brenda PD-së, që Lulzim Basha nuk e heq dot as me mendjelehtësinë e tij, por as me rolin e shejtan- budallait, që përpiqet të marrë përsipër.

Unë do të isha dakord që Partia Demokratike të fillonte të kishte një frymë çlirimi nga berishizmi dhe të rehabilitonte viktimat e tij në PD. Në këtë aspekt, Lulzim Basha do të ishte një farë Hrushovi dhe mund të shërbente për të ngjallur një shpresë të re brenda një brezi që e besoi vërtet edhe ëndrrën e Gramoz Pashkos. Por me historinë e një partie që i ka njerëzit gjallë, eksperimentet me historinë janë të rrezikshme. Basha nuk mund të jetë edhe berishist, edhe dishepull i Gramoz Pashkos, pasi ka problem me njërin prej tyre, që është ende gjallë. Kur të vdesë Berisha dhe ai mos t’i dëgjojë këto broçkulla që Basha këput rrugëve, ai dhe mund ta bëjë këtë që bën, por tani është ushtrim i rrezikshëm. I rrezikshëm jo aq për Bashën, pasi atë e “sqaron” lehtë Berisha, por i rrezikshëm për Partinë Demokratike, e cila në vend që të provojë një frymë hrushoviane në parti, mund të pësojë një frymë maoiste, që shikon kush ngre kokën nga “lulëzimi i 100 luleve” dhe pastaj ia pret.

Partia Demokratike nuk është gati as të bashkojë pas vdekjes Pashkon me Berishën, pasi e fyen të ndjerin dhe në varr, as të ndryshojë duke pasur Pashkon si “Baba themelues”. Kjo e dyta do ishte një hap pozitiv në raport me berishizmin, por është thjesht e pamundur.

Ndaj Basha bën mirë të jetë serioz si kryetar formal. E dimë që nuk ka gjë në dorë për të ndryshuar dhe as për t’i dhënë shpresë asaj partie, por së paku mos ta bëjë rrëmujë duke prodhuar keqkuptime. Padija e tij për historinë e asaj partie, dhe zakoni për të gënjyer pa shkak për çdo gjë, nuk janë armë të favorshme për t’u dukur reformator. Duhet ta kuptonte këtë së paku kur pa që ndërkohë që lexonte ato budallaqe, Berisha nuk kish denjuar t’i shkonte as në takimin përkujtimor për “Babain” e gjetur nga Lulzim Basha.

50 komente në “Mbi “Babain” e gjetur nga Lulzim Basha për PD-në”

  1. ARUSHA says:

    po leri halete e demokratikes , se ata jane ne kohen e shpergejve akoma dhe nuk ua kap truni demokracine fare , se duan dhe dine vetem “fishekun ne paje ” dhe “kanunin e gjakmarrjes ” dhe “islomizmin ”
    DHE KUNDRA CDO GJOJE TE BUKUR DHE NJEREZORE !

    1. Renis Gremi says:

      Ky drenicar duhet te kishte ik ne arrati qe pas grabitjes 200 milionshe.
      Po si toc kuklle qe eshte … do paguaje edhe ato qe ka marre gjate kohes ku spiunonte UCK …

      http://goo.gl/HSDjyS

      1. argita says:

        Berisha dhe Basha,te dy te diagnostikuar me
        nje Neurolinguistike te avancuar,e pershtateshme
        per ata njerez te molepsur ne rrjetat famekeqe
        te Korupsiono-Kriminale te faktuara ndajtyre.

        1. raimondi Vlonjati says:

          Mero genjen vet veten me keto artikuj

          Pashko ishte nje Armik i eger i Shqiperise –AI vertet ne fillim u ngrit kunder ditkatures, por baza morale e kundershtimit qe Pashko i bente komunizmit ishte …Anti-shqitparizmi

          Ka shume rendesi baza morale e veprimeve qe ben, sepse ato te profilojne karakterin si njeri –dhe Pashko kishte karakter te dyshimte , sepse edhe baza morale e oponences se tij ndaj komunizmit ishte e tille

          Pashko ishte nje batakci i shkalles siperore –Kur ai vinte ne Vlore per te bere fushate per PD-ne genjente ne menyren me te piste te mundeshme.Ishte halabak fare

          Premtimet e tj ishin skandaloze dhe tregonin mungesen e respektit qe ai bastard kishte per shqiptaret–Ai genjente tamam si Sudja ,kur premtonte , se po te vinte ne pushtet me PD-ne do e benin detin kos

          Dhe sa me shume kalonte koha aq me shume zhytej ky Pashko thuthuqi ne llumin a Antishqitparizmit

          Dhe natyrisht Sala e urrente kete Pashko antishqitparin , i cili hariti kulmin kur doli ne seance degjimi kunder Shqieprise ne Kongres ne krah te Nicolas Gage,

          Dhe besoj te gjithe e njohin kush eshte Nicolas Gage , por nqs lexoni librin e tij qe ka bere per te jemen , atehere do kuptoni armiqesine e eger te tij kunder shqitpareve

          Sala e rehabilitoi Pashkon, sepse kerkonte ti jepte shenja te vullnetit te mire politkes greke, por jo se kishte ndonje respekt per Pashkon,
          sepse Sala kur erdhi perseri ne pushtet ndryshoi taktike duke ecur me parimin :Mikun mbaje afer, armikun me afer……

          Dhe pikerisht kjo e mori ne qafe dhe e beri qe te humbi zgjedhjet, sepse Sala haroi qe
          votat ti jep populli shqitpar, dhe jo minjte e grekut si Pashko me shoke qe gelojne ne politken shqitpare..

          Nejse , por nje gje eshte cudi, Pothuaj te gjithe ata Dhjetoristet qe krijuan ata levizjen studentore ne vitet 90-te,me perjashtim te Azem Hajdarit , u shnderuan te gjithe ne spiune te Greqise …

          Sa per Berishen, as qe diskutohet fare se Sala eshte politkani me brilant i Shqiperise
          Eshte jashtezakonisht i afte ne politke,ka fjalor shume te pasur, ka karizme kur flet , eshte shume elokuent dhe bindes kur flet

          Sala , pa asnje ekzagjerim eshte nje Pasuri e politikes shqiptare,

          E meta e tij eshte ekstremi i djathte ne reformat ekonomike dhe qe i lejoi terren politikes greke dhe njerezve te saj ne politken e tij ….
          Ne kete menyre duke u terhequr nga patriotizmi,
          ai deformoi profilin e tij te larte ne politken patriotike mbarekombetare,

          Saliu duhet patjeter ti kthehet patriotizmit te shprehur hapur , nqs do te vije ne pushtet , plus te vazhdoje oponencen ne fushen e ekonomise

          PD-ja nqs nuk do kete Berishen , eshte parti koti, dhe absolutisht PD-ja duhet te mbeshtetet tek aftesia e jashtezakonshme e Berishes qe te shikoje mundesine e ardhjes ne pushtet

          Porse ketu ka dicka ,Nqs PD-ja kerkon te vije ne pushtet duhet te mari ne duar inisiativen e patriotizmit dhe te luftoje si ekip

          Dmth, dikush tjeter aty ne PD, jo Basha , duhet te filloje te flasi per patriotizmin,
          te godasi hipokrizine e pushtetit ne kete drejtim…ne menyre qe patirotiet te shkojne tek PD-ja…

          Nje gje duhet te kete PD-ja parasysh , nqs nuk perdor edhe karten e patriotizmit perkrah luftes per ekonomine, nuk vjen dot ne pushtet….

          1. raimondi Vlonjati says:

            Harrova te shtoj edhe dicka tjeter per Salen ,qe eshte e rendesishme

            Sala ka humor spontan & te kripcem .Kjo eshte gje e vecante dhe shume e mire–Nuk e ka cdo njeri kete –Kjo i jep shume pike te folures se tij

      2. Skypion says:

        Gramoz Pashko eshte nje nder protagonistet kryesore te levizjes se dhjetorit 1990.Ai eshte nje nder themeluesit e PD-se.Keshtuqe ajo cka tha Basha per te eshte krejt e natyrshme dhe korrekte.Pike.
        Qe ne fillim te viteve ’90 ka nje perpjekje te vazhdueshme nga socialistet dhe analistet e majte qe te bejne diversion(i cili vazhdon edhe sot e kesaj dite),duke i kundervene Berishes,figurat e ndryshme te PD-se qe u shkeputen nga ajo;Gramoz Pashko,ka qene dhe eshte, nder me te preferuarit e socialisteve per diversion.Kjo per disa arsye,por nuk eshte vendi t’i permendim ketu.
        Eshte e kote.Pikesepari,sepse,eshte diversion i bere nga kundershtaret politike.Dhe,se dyti,cka eshte edhe me e rendesishmja,vete i ndjeri Gramoz Pashko me rikthimin e tij ne PD(e Berishes),e ben nul kete diversion.
        Ashtu sic e ka bere nul edhe nje figure tjeter shume e njohur ne PD dhe politiken shqiptare,Eduart Selami, i cili,po si Pashko,u kthye ne PD(e Berishes).
        Ashtu sic e kane bere nul te gjithe ata qe u shkeputen ne fillimvitet ’90 nga PD-ja,mocionistet e famshem,por qe u kthyen nje nga nje,apo gjithe se bashku tek PD-ja.Ketu,eshte e pamundur te te mos kujtohet ajo shembelltyra biblike e djalit plengprishes…
        Gjithe akuzat reciproke qe i kane bere njeri-tjetrit te ikurit dhe qendrestaret ne PD,bien nga ky rikthim i tyre ne PD.Kjo eshte logjike.E megjithate,njeriu ne keto raste nuk mund t’i shmanget asaj pyetjes,shume te sikletshme per shumekend:kush paska paska pasur te drejte ne gjithe kete histori?!Pergjigjen le ta jape gjithesecili sipas mendjes se vet,sepse,sidoqe te jete, nuk ka piken e rendesise,perderisa vete pyetja eshte retorike.
        Prandaj,tu rikthehesh ketyre akuzave,qe vete koha i ka bere nul,per te bere diversion,me duket nje shejtanbudallallek.
        Pervec,diversioneve te mesiperme,socialistet dhe analistet e tyre te majte,qe koheve te fundit u jane shtuar edhe analiste te “djathte”,me i fundit i tille eshte ai me Bashen dhe raportet e tij me Berishen.Eshte, perseri, e kote.Krejt e kote.Berisha e njeh Bashen me mire se zoti Baze dhe gjithe koleget e tij,padyshim.Madje Berisha e njeh edhe vete analistin tone me mire sec njeh ai veten e tij!Berisha dhe Basha jane dy karaktere,dy temperamente shume, shume te ndryshme,e prapeseprape,ja ku jemi:Basha eshte kryetar i PD-se.
        Eshte vete fakti qe zeron cdo spekulim.

        1. henri says:

          Skypion,
          Je prova, qe bishti i qenit nuk drejtohet kurre.

          1. Claus says:

            Kete editorial te them te drejten e prisja prej kohesh, sepse gjithmone kam menduar se si mund te reagonte ndaj ndonje editoriali qe do ti kushtohej Lul Bashes, figures me butaforike te politikes shqiptare, personazhi qe na del si fanti-spathi me komente boshe ku koha per ti hedhur qofte edhe nje sy eshte humbje kohe.
            Eureka, ja dhe ky koment erdhi.
            Dhe nuk u zhgenjeva. Ishte nje „kurth“ qe ndoshta u ngrit pavetedije, por sidoqofte imagjinata ime e kerkonte dhe e kerkonte me kembengulje kete editorial mbi Lul holandezin.
            Dhe reagimi ishte ashtu sic e kisha parashikuar.

            Me nje gjuhe „autoritare“ me „pike“ dhe „ja ku jemi“ etj,etj, gjuhe qe deri tanime nuk e kisha njohur kurre nga„Skopy“, kete qenie qe vetem komenton duke ju ngjitur si bisht replikantit te dyte a te trete, m`u vertetuan dyshimet se me cilin, apo me cilen kishim te benin.
            Ishte nje reagim ndoshta disi „jashte natyre“ i/e Skopy-t, e cila me coi ne nje perfundim se nga dalin keto komente dhe nga kush.

            Te nderuar komentues!
            Skopy nuk eshte mashkull, Skopy eshte nga ato femra kokeboshe e cila ka studiuar sociologji, ka qene ne prane Bashes ne fushata elektorale, ndoshta duke mbajtur ato pankartat me ngjyre portokalli te bera ne Kullat afer ish-PD-es.

            Reagimi i saj tregon pike se pari humbjen e toruas dhe te logjikes. Shkruan dhe shkruan dhe nuk thote asgje. Nuk e ka hallin as tek Pashko dhe as tek shume figura te tjera te PD-s, qe dergjen ne varre nga atentatet e Saliut, ata as i ka njohur dhe as i ka pare, por tek personazhi Mero Baze qe kerkon ne cdo editorial ta denigroje.

            Eshte pak a shume nje tip qeni pavlovian qe kur binta canga e dinte qe do te merrte ushqim dhe i fillonte aktivizimi i gjendrave te peshtymes ne goje. Por e cuditshme ishte kur qenit vetem nga renia e canges ju aktivizuan gjendrat e peshtymes edhe pa e pare ushqimin me sy!
            Atehere c`kishte ndodhur? A ishte kjo normale per nje qenie?
            Eksperimentet treguan se ishte me se normale.
            E pra, kur dicka kthehet ne rutine, ne zakon qeniet e gjalla reagojne ne baze te zakoneve dhe ritmit qe ata kane marre gjate programit ditor a javor.
            E pra keshtu edhe kjo sociologia jone qe replikon vetem ne oret 8.am dhe 10. pm ka hyre ne ritmin si qeni i te madhit Pawlow dhe shkruan dhe shkruan brockulla pa mbarim.
            Ne oraret e mesiperme truri i saj „lengezon“, fillon aktivitetet voltaike dhe hidhet ne replika si ne ato kenget e dervisheve qe duan te kalojne ne ekstaze.

            E kishte humbur aq shume toruan kjo ish-studente e sociologjise sa edhe presjet i kishte vendosur kuturu, a thua sikur po bente ndonje replike tek Fevziu, ku adrenalina kishte arritur shkallet maksimale dhe frymemarrja i kishte kaluar parametrat normale, gati sa nuk kishte kaluar ne hiperventilim.
            Lexoni kete fjali te nderuar dhe me kundeshtoni nese gaboj:
            „Prandaj, tu rikthehesh atyre akuzave, qe vete koha i ka bere nul, per te bere diversion, me duket nje shejtanbudallallek.“

            E pra, ne nje fjali ka marre 4 here fryme zonjeza sociologe.

            E keshilloj qe ne keto raste te vendose nje qese ne koke dhe te thithe ca CO2 se ashtu korrigjohet ky hiperventilim i panevojshem.

            Tipa si Grida Duma duhet te fillojne te bejne Yoga, ndoshta kete terapi aziatike t`ia keshilloje dhe shefit te saj tek SHQUP-i dhe tek Kullat perballe kryeministrise.
            Keshtu do te qetesoje frymemarrjen dhe do te vendose presjet me karar repliken e ardheshme qe e pres ne oret 8.am dhe 10.pm.

            Henri, pershendetje dhe mos u merr me „alketen 86“.
            Nuk ja vlen eshte kokeboshe.

            1. Alketa86 says:

              Kisha kohe qe po e vrisja mendjen se csi e ka hallin “skypion-sja” qe kerkon te shfaqet gjithmone ne fillim dhe as i kthen pergjigje njeriu.
              Shpesh kam konstatuar ore gati te njejta te publikimeve te komenteve te saj dhe kam meduar se duhet te ishte ndonje nga ato caviet e zyrave, qe mezi presin te hapin komputerin e punes per t’i treguar shefit “punen” e bere, e per te marre me vone “shperblimin” si puna e atij qenit pavlov.

              Deri tani jam luhatur mes kesaj qe spikate ti dhe nje mendimit se mund te jete nje person qe angazhohet rencem ne nje platforme te fuqishme interneti, se me ngjason shume nga stili i te shkruarit dhe menyra e te aresyetuarit… (nähmlich null)

              Por tani qe e mora vesh se behet fjale per alketen 86-ce nuk ja vlen me t’a vras mendjen se cili surrat fshihet pas perces se saj te zeze, pasi ti me analizen tende i ke bere nje zberthim te imtesishem organit te saj me te rendesishem, ose thene troc ja ke shumezuar IQ-ne me zero.

              Qe ketej e tutje ja ndryshojme nofken dhe do t’a quajme “Qeni Pavlov”

              Klingt doch geil für sie, nicht wahr Claus?

            2. deri kur... says:

              Shume shtrenjte kerkon te na e shesesh kete koment zoti Claus. Te zene nje eufori kaq e madhe a thua se bere ndonje zbulim te madh per njerezimin. Edhe sikur te jete ajo qe mendon Ti, une nuk shoh ku eshte e keqja ne kete mes. Ti mendon se e keqja qendron ne faktin se sipas teje nuk i plas per asnje, por shkruan vetem per te denigruar Meron. Edhe sikur ta marrim si te mireqene kete qe mendon Ti, perseri une them qe nuk ka asgje te keqe ne kete mes. Po te pyes ty. Sipas teje Merua ç’fare eshte duke bere me editorialet e tij dite per dite, ka raste edhe dy ne dite? Nuk te duket ty se Merua ka marre persiper te denigroje Sali Berishen, Lulzim Bashen dhe Partine Demokratike ne pergjithesi. E pra edhe ky apo kjo kushdo qofte, nuk ben gje tjeter me Meron veçse i kthen kusurin.
              Sa per ate fjaline qe ankohesh se ka marre fryme kater here, une them qe nuk ka asnje gabim. Shko pyet ndonje mesues te gjuhes shqipe dhe do sqarohesh.

        2. bato says:

          Bravo Skypion! Perseri ke goditur ne shenje! Ne PD u ndoqen nga Berisha te gjithe themeluesit, sic eleminoi Enveri te gjithe themeluesit e PK. Por ka nje ndryshim; Enveri i ndoqi e nuk i qasi me, Saliu yt, pasi i perzinte nga partia, u hapte dosje dhe pastaj i merrte me kushtin qe te rrinin kokulur. Ja disa themelues: G.Pashko. G.Ruli, N.Ceka. A. Hajdari,Imami, Selamin, Pollon e shume te tjere. Vec ata qe nuk ulen koken, hengren koken?! ( Azemi, Pashko, Sokoli …)?! Ke aq tru sa te besh nje analize te thjeshte? Apo nuk e shan dot babane tend? Fatkeqsia jote dhe mbaje Salen e te rruat!

  2. shpellari mbetet shpellar says:

    E bre lulke tu mbyllte o derdimen.mbete si luli vocerr nje jete o i ziu ti.jo se paste terheq sala si kone per dore.

  3. esi says:

    Po a nuk ishe ti more gjakprishur ndyresire baze qe i thurje lavdi Saliut dhe e beje djalin e palloshit te “gjate” te futej nen divan per “llahtarirat” qe ti i tregoje per te atin ??? Jo per gje por ta ka thene vete edushka ne nje prej interviste-lehjet e tij….

  4. C’fare te komentoj !?
    Ate mllef qe dua te shpreh ,e ka bere zotnia e tij
    Baze ! Nji bravo prape per kete gjykim preciz !

  5. Tolo says:

    Padia e Bashes mbi P.D. ne vecanti dhe mbi artin e te drejtuarit pra mbi politiken ne pergjithesi, si dhe zakoni per te genjyer, mund te mos jene arme te favorshme per nje politikan reformator,POR jane te vetmet arme qe di te perdore Basha.Lulrroci eshte manekini me buzagaze i Berishes.

    1. Glad I left Albania! UK says:

      Ky Basha eshte nje injorant qe nuk di as histori as te flas pa leter perpara. Ne fakt asnje nga PD nuk flet dote pa leter. Ose jane te gjith injorant ose letrat ua shkruan keshilltari i shpellarit, se shpellari nuk di te shkruaj per veten e vete, i kemi pare ca pstime qe bene online.
      Rama do te jete KM sa te doje persa kohe te kete keta hajdute, kriminel, shpellare dhe injorant me arsim te detyruar.

  6. Ed says:

    O Mero. Merru pak dhe me qeverine e re, apo ste kane shkelur akoma ne kallo. Ruaje ate profil dhe reputacion si gazetar dhe si njeri qe krijove duke luftuar prapesite e Berishes. Megjithese pak muaj ka shume per te thene edhe per kete qeveri diletantesh. Mos shkruaj vetem per shitësit e shalqinjve dhe emigrantet qe u ka ngelur ora 20 vjet prapa. Mos harro qe ka edhe njerez racionale dhe objektive qe akoma te lexojne. Uroj te mos i humbesh.

  7. Billy says:

    Sa ishin gjalle
    Sala s’ju la gje pa share.
    Tani qe kane vdekur,
    I bejne burra te thekur.
    Keshtu me Hajdarin,
    qe e vrau te parin.
    Vijoi me Gramozin
    Dhe Sokol Olldashin,
    Te parin e shau
    Per 15 vjet.
    Te dytin s’e permend,
    Sikur s’ka qene hic ne jete.

  8. tomsojeri says:

    Sa pare ben, esht ne krye te PD nje i vdekur i gjall dhe nje i gjall i vdekur qe e kan ber kte parti si ato WC perball ish kinemas partizani qe kur zbrisje shkallet te binte tefiket nga er e qelbur!!!!

    1. cicolino says:

      O Mero, ia ke fut njeçik kot ti me ate qe ke thene se e fyen Pashkon ne varr!! A e di ti Mero se ku e ka varrin Pashko, se une me thene te drejten nuk e di!!! Di nje histori me helikopter qe daton ne korrik te 2005, porvarrin e Pashkos nuk e di!?

  9. Katnari Rrashbullit nga jasht shtetit. says:

    Epo te jete dhe kaq KOQE GOMARI ku Basha? Ore Basha po ne jemi akoma gjalle,o tu mbyllte ajo lulja e bythes qe e ke mu aty ne goje,IDIOT.Per car na mer ti neve mo? ne po te leme te flasesh e spo ndihemi qe ti te kuptosh,po ti nuk do,atehere vazhdo ne aty na ke do te degjojme e tallim mender By…n me ty HAJVAN.

  10. iliri says:

    O Mero,ti se paku e dine se Berisha pushtetin e regjimit te tij e bazonte ne lidhje eskime e ne shantazhe.Ai afer vetes mbajti vetem njerzit qe i kishte ne dore.Ata me gjuhe te lidhur si Lulin,Bumqin.Salihu ka ideologji , moral e dinjitet vetem pushtetin.
    Luli eshte vetem nje piun pjeran te cilin Berisha e luan nga te don.Basha nuk ka autoritet as dinjitet,ai nuk ka as aftesi as force te kundershtoje Berishen.Lojaliteti i Bashes bazohet ne lidhje familjare dhe ne shantazh.Luli nuk guxon te kundershtoje ne asnje fjale Berishen se lere ma ti kundervihet ne marrjen e vendimeve.I shkreti u mundua ta emitoje edhe me ulurimen e tij por nuk i punoi zeri e mbeti pa fryme.
    Berisha eshte teresisht i trishtuar dhe i frikesuar sepse ka shume mekate e vepra te renda makaber se lere ma penale mbi supe.Pret ne secilin moment arrestimin.Ai eshte i gatshem nese mundet ta ndeze edhe per te treten here Shqiperine ,vetem te shpetoje.
    Ai Bashen e sheh vetem si nje trap te cilin po e perdore per te kaluar pergjegjesine per humbjen para partise se vete,se ai ende sheh enderr se do ktheje pushtetin.

  11. MARKO says:

    Ajo WC qe thua ti i nderuar tomsojer, nuk eshte me aty e kamne mare tej SHQUP-i

  12. METI says:

    Me pelqen siiii shprehje e goditur “Lulezimi i 100 luleve”,ose “teorite e LU-LU”ve!

  13. cerciz topulli me thone says:

    kaq te keqija i ka bere shqiperise ky berisha sa nuk numerohen,por eshte edhe dicka tjeter qe do ta kuptojme keto 12-16 vjetet qe do vine,me keta politikane qe ka pd do ngelemi pa opozite reale me politikane qe nuk jane mesuar te udhehaqin por vetem te rine gatitu para diktatit te shpellorit.dhe pa nje opozit te forte maxhoranca e dyshes rama-meta mund te gaboje me lehte,e gabimet e qeverise i pagun gjithmone populli.

  14. Freedom says:

    O mero po si nuk bere nje editorial per 20 mije te papunet qe nxorri qeveria dje,me vendimin per te pezulluar furgonat..imagjino te ishte bere kjo gje nga berisha ti do kishe bere namin..sa posht ke rene mor i pabese..te ka shperfytyruar fare edvini

  15. stefan cole vlore says:

    E vetmja gazete ndoshta ne Europe qe kritikon te njejten parti,ne kete rast PD si kur kjo ishte ne pushtet edhe tani ne opozite.Kjo gazete kam pershtypjen se po nuk mbushi 80% te materialit me Berishe e Bashe nuk shitet,nuk e blen njeri. Prandaj edhe Baze vazhdon ne te njejten linje,ne sherbim te interesave te tija personale dhe me shume dezinformon dhe shpif sesa jep lajm apo analize.Deri dje Meta ishte muti pas kepuces,sot Meta eshte mjalti i Rilindjes.Hani mjaltin e Metes e te rames o shqiptare e ngopuni mire se fajin e ka Saliu..

  16. Gogo says:

    Nuk eshte Basha per keto pune.

    Me mire nje kope me gune,

    Te buzqesh,Fyellit ti bjere ,

    Se nuk di e as ti mjele.

  17. LAKU says:

    Shume te verteta kto qe thua per Pashkon Mero por kur ai kritikonte PD dhe sekretarin e partis ti i thurje lavde kafshes me shum se Skenderbeut pra ke kontribuar shume qe pleres ti rritej popullariteti.Ke menduar ndonjehere te kerkosh falje per ate periudhe

  18. *xhorxh* says:

    Me kot po lodhesh i nderuar Mero me keto artikuj sepse ne ate vend ka mbaruar cdo gje.Le ti themi gjerat hapur.

    Kemi hyre ne fazen e fundit te shperberjes si komb dhe mund ta quajme si faza e CMENDURISE KOLEKTIVE .

    Vetem me ato qe keni shkruar ju i nderuar deri tani ne editorialet tuaja Lulzim Xhelat Basha e ka kryer gjithe spektrin kriminal qe mund te beje nje qenie njerzore si vrasje,tradheti,supervjedhje,poshtrim komebetar,perdhosje dinjiteti e deri te pshurrosja e viktimave,jetimeve dhe familjareve te tyre te vrare direkt nga ai ne bashkpunim me “Papa Doc” Duvalier te Haitjanit vicidolit duke qene egzakt si Baby Doc.

    Keto shkrime duken sikur ju godisni me gure NJE NDERTESE me llamarina ku shkruhet Luli & Sala dhe nuk ka njeri brenda.

    Faktikisht banda 2B jane krijuar dhe mbrohen akoma nga komuniteti nderkombetar qe dikush i quan aleate.Pra banditet 2B jane te licensuar dhe te legalizuar nga perindimoret per aresye qe i dine vetem ata.

    Te mendohemi se kush eshte babai i tyre kur ata jane “baptisur” si burra shteti dhe yje ne qitje pasi kane vrare kater veta ne 21 janar 2011 eshte thjeshte humbje kohe.

    Por le te flasim per “NJERKUN PASHKO”

    Per tre persona nga te dhjeret e dhjetorit qe i kane hyre ne hak atij populli ZOTI i ka dhene nje denim apokaliptik:
    Pashkon e hengren peshkaqenet,Hajdari u vra si qen rrugesh nga bashmalokaret e tij dhe Olldashit ja cuan benzin te varrezat bash te rruget qe ai beri vete.

    Per ta marre vesh mileti se kush eshte Gramoz Pashko duhet te lexojne
    deshmine e tij ne
    HUMAN RIGHTS AND DEMOCRACY IN ALBANIA
    THURSDAY, JULY 25, 1996
    House of Representatives,
    Committee on International Relations,
    Subcommittee on International Operations and Human

    Atje se bashku me Blendis Gonxhes dhe greko-amerikanin Nicholas Gage deshmojne kunder kryekriminelit BERISHE.

    Atje ishin dokumentuar mijra deshmi ne veprimtarine hitleriane te Berishes qe me vogla qe duhej te bente shteti amerikan ishte dergimi i nje “SIX United States Navy SEALs” PER TE EGZEKUTUAR berishen njelloj si bin ladeni.Ishin dokumetuar dhe grafia mjeksore e nofullave te thyera te “kolonelit grek” Arben Imami e deri tek rreth 120 veprimeve naziskine ndaj gazetes Koha Jone te Lehesit dhe Dita Informacjnit te Nazarkos.

    Cmenduria e pare eshte:Cfare donte Gramozis & Blendis Gonxhidhis me Nikollaqin GREKO amerikan ?

    Cmenduria e dyte eshte: Si ka mundesi qe Pashko,Lesi,Imami,Ceka,Nano,Hajdari,Meta,Cupi,Frangaj,Ruli,Cela dhe qindra te tjere pasi i poshtroi familjarisht Berisha me qen e me mace shkojne dhe i lepijne jarget dhe sumen keto monstra atij.

    Ju sugjeroj i nderuar Mero mos ngaterroni njerkun me babain ne lidhje me KOPILIN SERBOFILUL.

    Ju jeni ne gjendje te beni ADN si te Baby Doc.Lulit dhe te Papa Doc Berishes.Baby e ka baba ate qe i tha “yll ne qitje” kurse Papa Berisha e ka ate qe mori pjese ne votimet e 1992 dhe Will Rajeson qe i lidh bashke Beogradi i viteve 1991.

    Prandaj zoti Mero mos i bini akoma llamarinave por merrni shembull nga marinsi Xhon Kerry qe ja hodhi dekoratat e luftes ne oborrin e shtepise bardhe baba Niksonit ne 1971 duke thene:

    “I’m not doing this for any violent reasons, but for peace and justice, and to try and make this country wake up once and for all.”

  19. ari says:

    Hajde moj demokraci nuk pranohet mendimet e mia,Atehere ju beni diktatur.
    Ne duhet te vime sipas mendjes tuaj oso ne qoftese ne mendojme ndryshe ju nuk i miratoni ato.Mero e tepron me shkimet e tija i bie te tjereve ne qafe ai nuk eshte gazetar nuk flet per realitetin e ri per siguracionet e makinave qe ben nje ngritje spektakulare per fugonat si per problemet dhe hallet e popullit te tij per vjedhet ne serverin e tatimeve etj.Ai i ben llozhe rames per interesat e tij
    Mos e aprovoni kete por do te vij dita e revolucionit qe do ta permbysim kete fare te keqe

  20. astrit jegeni says:

    A nuk ka ardhur koha qw PD tw lihet e qetw nw zhulin e saj. Lereni tw bwjni siç dinw ata alla Berishe (ç’ne krahasimi me Hurshovin e BRSS?) Meruni me qeverinw se e mira dhe e keqja buron nga performanca e qeverisw. Performanca e PD e shumta sot na e prish vetwm shijen e kafes se mwngjezit.

  21. Fllad says:

    Ai flet per ata qe kane qejf ta degjojne dhe ta besojne dhe me besoni se zagare te tille ka akoma.
    Po Mero i ben zbor, por do te duhej jo vetem ne kete gazete, po sikur te jepej mundesia edhe ne nje emision tip “Faktori Plus”.

    Ps Mero, mos haro ketej nga Qeveria.

  22. SALI MUSHKA says:

    KY LUL BASHA NUK ASHT KOQE PO KOK LOQE E (STROND HOLLANDE )E KUPTON MIRE LULI QA DON ME TGAN KJO FJALE OSE SMERLAP OF MORDENAR I PAGUAR NGA MALOKERIA SALI SERB BARK DERRI ME 100 KRIMINELA TE PA SHKOLLE

  23. jezerca says:

    o mero na e shpife me komentet tua .

  24. tik says:

    Basha do të ngelet në histori si një personifikim i shokut Zylo.

    Ja ku ja ktheu nderin Dritëroit që e pat lavdëruar kur u bë kryetar.
    I jetësoi personazhin kryesor, Zylo Kamberin, në direkt dhe me mjeshtëri.

    Të ishte aktor do kishte merita por i vjen natyrshëm prandaj as bravo nuk i thuhet dot.

  25. doktor frojdi says:

    Si është puna që homo-Skypioni,spiuni i devotshëm i shumëpaguar i Berishës,nuk po kundërshton me ato fallsitetet e tij të zakonshme Z.Baze?!!Me siguri që do jetë pa qejf,i shqyer nga poshtë.Aktiviteti i tij “fiziologjik” dhe mungesa e aftësive mendore(ka aftësi vetëm për të shkruajtur,natyrisht deri në nivel shkolle 9-vjeçare)komentet e gatshme.Këto duhet të jenë arsyet kryesore, të cilat ia vështirësojnë ushtrimin e profesionit të spiunit, që i vetëm të vazhdojë pa u lodhur diversionin kunder analizave brilante të Z. Baze….

    1. deri kur... says:

      Duket sikur te mungon “Skypion”, nga qe nuk ke me ke te merresh. Dashje pa dashje po ben rolin e Shaban Qoses, qe edhe kur nuk e ngacmonte njeri, kruhesh vete. E ke me siper komentin e “Skypion”, ngjitu pak me siper dhe repliko, por dyshoj se nuk je ne nivel per te replikuar me te.
      Sa per dijeni, komenti i tij eshte nga te paktet qe ja vlen ta lexosh, sepse eshte nje replike e mirefillte me gazetarin. Komentet(nqs do quhen te tilla) e tjera jane te gjithe te ngjajshem si dy pika uji me njeri-tjetrin. E theksoj nqs do quhen te tilla, sepse ne shumicen e rasteve nuk quhen komente, por shkrime qe i bejne fresk Meros. Per kete aresye “Skypion” nuk eshte shume i mirepritur ne kete forum, sepse nuk i ben fresk Meros.

  26. agustin says:

    Mero jeni vertete nje profesor i filozofise Marksiste-Leniniste,dhe faktikisht smund te jet ndryshe.N.q.s deshironi te ju sherbeni Shqiptareve hapsirat jane te panumerta,por te pakten mos ju sherbeni atyre qe nuk kane nevoje per ju,bejeni vetem n.q.s.keni nevoje vertete personale.JU kerkoj ndjese per komentin por ajo qe lexova kete ndjesi me krijoi.

  27. Tomi says:

    Kaq ordinere jane katandisur sa duan te bejne kapital politik me te vdekurit qe kur ishin gjalle i trajtuan si armiq, kujtoj ketu edhe Azem Hajdarin por edhe Olldashin se fundmi…

  28. Zefi says:

    Basha eshte sa per sy e faqe kryetar,Berisha e ka ne dore dhe e shtyp si morrin kur te doje,sepse vete Basha ka ne shpinen e tij korrupcionin qindera milionesh te autostrades se kombit qe vetem autostrade nuk mund te jete.Ka ne shpine fajesine e e vrasjes se 4 njerezeve te pafajshem te 21 janarit,ka spiunllekun e deshmuar ndaj ushtareve te UÇK-se ne kohen kur ishte me Argita Berishen ne sherbim te UNMIK-ut ne Kosove.Ku edhe u kap Basha nga ana e Berishes.Ne asnje menyre Berisha me mekatet mabethiane qe bart mbi shpine e shpirt qe jane krime makaber per te cilet do mte ishte pak denimi me aq vjete sa eshte mosha e tij sot,nuk do lejonte ta zevendsonte nje njeri i lire dhe i ndershem pa mekate sepse
    asnjehere sa te jete gjalle Sali Berisha nuk mund te fleje i qete nga mekatet dhe krimet qe ka bere.Makbethi eshte engjull ne krahasim me Salihun,ai edhe ka pranuar se nuk mund fleje me shume se 5 ore kur ishte ne pushtet.mendonje sot sa mund te fleje ai kur ne secilin moment mund ti trokas ne dere drejtesia apo vetedrejtesia e atyre qe ua vrau e shkatrroje me te dashurit.
    Basha eshte per Berishjen nje sedativ i lehte i cili vetem i zgjate
    agonine.

  29. truri says:

    Me erdhi ne mendje cfare ka shkruar Mero Baze para ca vitesh:
    Shtypi që po ndërton “Tiranën e re”
    April 30th, 2004

    Ka disa ditë që gazeta ‘TemA’ po boton disa zëra oponentë kundër përpjekjes së kryebashkiakut për të zaptuar trojet bosh të Tiranës në sheshet qëndrore të kryeqytetit, të cilat i quan si detyrime ndaj “Projektit Francez”. Por zërit të vetmuar të gazetës i janë sulur me egërsi gazeta, televizione, pronarë mediash dhe ndërtues që janë të shqetësuar për Edi Ramën. Për tre minuta që unë fola në “TV Klan” kundër këtij projekti, Edi Rama është mobilizuar televizion më televizion nga 10 deri në 30 minuta në ditë, për të sulmuar jo vetëm ato pak fjali që kisha kohë të shqiptoja, por çdo gjë që mund të më shkojë në mendje mua dhe gjithkujt tjetër për të folur kundër tij. Shkaku është se shumica e pronarëve të televizioneve tona, mes të tjerash, janë ndërtues ose presin t’i kalojnë krizat financiare të televizioneve, duke marrë ndonjë shesh ndërtimi nga ato që ka në dorë Edi Rama.

    Gazetat që marrin leje ndërtimi pa projekt siç është rasti i gazetës “Albania” me televizionin “Vizion Plus”, pronarët e të cilëve janë pronarë pallatesh dhe presin legalizimet e shtesave, me kolegë tanët që janë të gatshëm të mbrojnë çdo të zezë të Ramës, pasi ai miraton 22 katëshe në pronat e tyre.
    Kur shqiptarët shikojnë këtë betejë të pabarabartë mes disa zërave kundër Ramës dhe borive të Ramës, natyrisht mendojnë që e drejta është me Ramën.
    Sepse lexuesit dhe shikuesit nuk dinë çfarë ndodh pas ekraneve dhe redaksive të blera prej Edi Ramës. Ata dinë që “Albania” është gazetë e jo pallat pa projekt, ata e dinë se “Vizion Plus” është televizion, jo shtesa të palegalizuara, ata e dijnë se “Top Channel” është fuqi televizive, jo grup pune me Edi Ramën, ata e dijnë se “Korrieri” është parimore në editorial, jo se ka hallin e pallatit të Fevziut te lulishtja e Toptanasve. Thjesht janë popull që duhen sqaruar tani që po shpallemi nëpër ekrane “armiq të përparimit” nga Edi Rama.

  30. Loreni says:

    O z Baze sa I neveritshem behesh.. Lere PD se ajo iku nga qeveria por merru me pushtetin e dyshes Rama – meta qe po e varferojn me shum popullin.. Pse nuk merresh me premtimet e z Rama parazgjedhore, me uljen e cmimeve bujqesore- e blektorale, punesimin e 300mij vendeve te punes , shendetesi falas 150 ditet e para do vendosjen e rendit.. Por kjo qeveri dhe ti ka 6 muaj qe merreni me ish qeverin e berishes , ne ate qeveri ka qen dhe lsi per 4 vjet.. z Baze kjo tregon se ti ke qen dhe je njeri pevers gjithmon ke qen njeri ku te intereson vetem intersi personal dhe fitimprures

  31. tourkofagos says:

    Pune korekesh ju te ps ptuuuuu

  32. babai biologjik i Skypionit says:

    BIRI IM SKYPION
    DERI KUR DO VAZHDONI TE FELLIQNI BABEN TUAJ ME KETO KOMENTE IDIOTE NE FAQET E KESAJ GAZETE.?
    PER T’JU NDIHMUAR BABA JOT TE KA SHKRUAR DISA RRJESHTA KETU POSHTE DHE NXIRR KONKLUZIONIN SE KUSH ESHTE DJALLI BERISHE QE VRET NJEREZ PER PUSHTET DHE SI VAMPIR I SHFRYTEZON PER TE MBROJTUR DHE MARRE PUSHTETIN

    JEMI NE PRITJE TE PERGJIGJES DHE TE LUTEM MOS DIL ME PSEUDONIME TE TJERA SI KOPIL QE JE.

    GRAMOZ PASHKO: Kur themelonin PD dhe Saliu ishte (siç tha) veç një “mik i PD” e quante të ndjerin Pashko “themelues të PD, potencial, anti-komunist”. Kur u konfliktua e quajti “tradhtar, spiun brenda PD, djalë bllokisti, shkatërrues i PD”. Madje e përzuri me intriga e dhunë nga PD. Në vitin 2005 e thirri përsëri, duke e puthur, duke i lëpirë gjithë pështymën që i kishte hedhur në fytyrë.

    GENC RULI: Kur e kishte në qeverisjen e piramidave e quante “figurë të madhe, ekonomist të shquar, reformator i ekonomisë kombëtare, themelues i PD, njeri i ndershëm”. Kur u shqyen si çakejtë për pasuri e quajti “hajdut, koka e krimit të drurit të arrës, spiun sigurimi, bllokist, këlysh i diktaturës”. Në vitin 2005 e vuri në krah të djathtë dhe e quajti: “personalitet i shquar, demokrat dhe anti-komunist i tërbuar, simbol të luftës kundër korrupsionit”.

    ALEKSANDËR MEKSI: Kur e kishte kryeministër e quante “potencial dhe intelektual i shquar, anti-komunist”. Kur u konfliktuan për piramidat e quajti me të gjithë epitetet denigruese që di të përdorë vetëm Saliu. Kur erdhi në pushtet në vitin 2005, doli dhe e “nderoi” duke mohuar çfarë kishte thënë.

    NERITAN CEKA: Ka qenë objektiv denigrimesh prej Saliut, duke u quajtur “komunist i qelbur, spiun, sharlatan politik, i pabesë, intrigant, i dalë nga nevojtoret e byrosë politike, i futur në PD nga sigurimi i shtetit, kupola e bandave kriminale që ka vrarë gardistë e policë, i lidhur me piramidat”. Në vitin 2005, Saliu doli publikisht dhe e konsideroi “intelektual i shquar, figurë e madhe historike e PD, anti-komunist i tërbuar”.

    SAPRTAK NGJELA: Në vitin 1992 e quante “potencial dhe anti-komunist, vlerë të demokracisë”. Në vitet 1993-1996 e quajti “spiunë, agjent të sigurimit në lëvizjen demokratike”. Në vitin 1997 e quajti “djegës të Shqipërisë”. Në vitin 2000 e puthi dhe e lëpiu, e quajti “potencial të shquar, figurë e madhe e demokracisë, anti-komunist”. Në vitin 2005 e quajti përsëri “spiun, agjent i sigurimit, këlysh blloku”. Katër ditë më parë, në takimin me studentët e Tiranës në Durrës, e quajti përsëri “figurë e nderuar’.

    GENC POLLO: Këtë “lolo”, në vitet 1992-1997, kur e kishte drejtor të firmës “Shqiponja” të karburanteve serbe në PD, e quante “yll i demokracisë shqiptare, themelues i shquar i PD, anti-komunist i tërbuar”. Në vitin 2000, kur Pollo kandidoi për kryetar të PD, Saliu quajti “spiun, tradhtar, komunist të ndyrë, nip i gjeneralit grek, kalë troje i sigurimit brenda PD”. Në vitin 2005, Saliu e quajti përsëri “simbol të demokracisë dhe figurë të madhe të PD e qeverisë”.

    TRITAN SHEHU: Edhe me këtë mjeran, Saliu është sjellë si me gjithë të tjerët. E ka pështyrë, e ka larguar me dhunë nga PD, e ka denigruar me nofkat “spiun, mamarrak, këlysh i diktaturës”. Në vitin 2005, Saliu ia lëpiu gjithë pështymën që i kishte hedhur dhe e quajti “personalitet, hero demokracie, anti-komunist i tërbuar”.

    ARBEN IMAMI: Kur e kishte në PD në vitet 1992-1993 e quante “simbol të demokracisë, anti-komunist”. Pas konflikteve, Saliu derdhi mbi Imamin gjithë të zezat që mund të thuhen kundër një aktor-politikani. E ka quajtur “spiun të futur në PD nga diktatura, tradhtar, plehrë politike, aktor të dështuar, legen rrugësh, gjeneral i zi grek, vrasës i gardistëve në jug në vitin 1997”. Në vitin 2005 e prezantoi si “personalitet të shquar, si themelues të PD, si potencial qeverisës”.
    BAMIR TOPI: Nga figura e madhe dhe potenciale të PD, tashmë e quan “horr bulevardi, themelues të partisë së plehrave, faqezi”.

    AZEM HAJDARI: E quajti “hero i lëvizjes studentore”, pastaj “spiun sigurimi e hajdut batanijesh”, përsëri “hero demokracie”. Për Azem Hajdarin,dihet se çfarë ka thënë e çfarë ka bërë Saliu. Prej 13 vitesh, shkon tek memoriali i tij dhe derdh “lot krokodili” e çon lule plastike, në shenje “nderimi”.

    EDUARD SELAMI: Kur e kishte vartës në PD, Saliu e quante “figurë e shquar dhe e nderuar”. Kur nuk i erdhi pas avazit e quajti “tradhtar, armik, komunist, plehrë politike, spiun sigurimi i futur qëllimisht në PD, këlysh i diktaturës”. Së fundi e ftoi publikisht në PD dhe e quajti “figurë e madhe e PD, personalitet dhe potencial politik e intelektual kombëtar”.
    Fillimisht, në ditët e para të misionit të tij si spiun brenda lëvizjes studentore, Sali Berisha qëndronte në pragun e derës të dhomës kur mblidheshin studentët he profesorët. Pastaj, nën mitin fals të “profesor-mikut” të studentëve e pedagogëve, arriti të ulej në një nga karriget tek dera e dhomës. Pastaj, po nën këtë mit fals, arriti të jap mendime për programin e lëvizjes. Pastaj, po nën këtë mit fals, arriti të bëhet pjesë e udhëheqjes studentore. Pastaj… me mjeshtërinë e karrierës si sekretar partie dhe si sigurims Berisha arriti të bëhet bashkë-themelues i PD. Pastaj, me intriga u ngjit në krye të lëvizjes dhe… u bë kryetar i PD. Këtë “ngjitje të qetë” të llojit zvarranik “shumë-këmbësh”, ia mbështetën agjitatorët me propagandë e “bëma të anti-komuniste, gjatë viteve të diktaturës. Pasi hipi në krye të PD, e pompuan si “krye-themelues të PD dhe sjellës të demokracisë në Shqipëri”. Me makinacione, ai “grabiti kreun e PD, Azem Hajdarit, duke manipuluar votat. Berisha është zgjedhur vetëm me 7 vota si kryetar i PD në vitin 1991 dhe prej 22 vitesh vazhdon të jetë kryetar i saj me vota të komanduara prej tij.

    Prononcime: PD, 22 vjet peng i komunistit ekstremist e pa moral Sali Berisha

    Bamir Topi:
    PD është peng i komunistit Sali Berisha, i cili nuk lejon demokracinë brenda kësaj partie. Ai ka krijuar një parti me kryesi servilësh e jagosh, të cilët i shërbejnë interesave të tij personale e familjare dhe zvarriten përballë tij, për një kolltuk, apo përfitim. Edhe pse PD mbushi 22 vite krijim, ajo nuk ka përmbajtjen e idealeve të dhjetorit 1990, mbasi është uzurpuar nga komunisti ekstremist Sali Berisha dhe klanet e tij familjare, fisnore e ekonomike-financiare. PD tashmë është një parti Shpk, në shërbim të familjes Berisha.

    Aleksandër Biberaj
    Nuk ka më PD edhe pse Berisha bën sikur feston 22 vjetorin e krijimit të saj. Është Sali Berisha uzurpuesi dhe shkatërruesi i kësaj partie, madje që në gjenezë të saj, kur spostoi Azem Hajdarin si kryetar të PD. Berisha ka qenë dhe vazhdon të jetë misionar i sigurimit të shtetit në krye të PD dhe zbatues i denjë i projektit “Katovica”

    Gazmend Oketa
    Nuk mund ë flasësh më për PD, për aq kohë sa ajo trajtohet si një “kioskë” pronë private e Sali Berishës. Ai e ka shpërfytyruar këtë parti që lindi prej studentëve të dhjetorit 1990 dhe u pushtua prej “doktorëve” të bllokut komunist.

    Gëzim Bara:
    Qëndrimet e Sali Berishës në drejtimin e PD na zhgënjyen dhe na detyruan të largohemi prej saj. Nuk mund të vazhdonim të bëheshim më tej pjesë e një partie që është kthyer në pronë familjare të Sali Berishës. Si një nga drejtuesit kryesorë të shoqatës “:Azem Hajdari”, deklaroj se PD e krijuar nga Azem Hajdari dhe e pushtuar nga komunisti Sali Berisha nuk ka asnjë grimcë ideali të dhjetorit 1990, as të demokracisë, as të lirisë, por është një parti komuniste sipas modelit të “Katovicës”

    Gëzim Shima:
    Si themelues i PD dhe si kryetar i parë i lëvizjes sindikale shqiptare, kam detyrimin të deklaroj në këtë 22 vjetor të themelimit të PD, se kjo parti nuk ekziston më. Ajo është shkatërruar prej Sali Berishës, në zbatim të politikave anti-demokratike të instruktuara prej sigurimit të shtetit. Sali Berisha nuk ka bërë dhe nuk po bën gjë tjetër në PD, përveçse po e shkatërron atë si parti, si lëvizje politike, si ideal demokratik.

    Blerim Çela:
    Nuk mund të konceptohet më tej, që PD ta drejtoj Sali Berisha, ekzemplari i dhunës dhe armiku i lirisë së fjalës, i të drejtës për të zgjedhur dhe i të drejtës për t’u zgjedhur. Koha e kësaj specieje ekstra-komuniste ka mbaruar, PD duhet të të shpëtoj nga kthetrat e tij. Ne nuk jemi shkëputur prej PD për interesa, por për moral. Sali Berisha nuk ka as moral politik, as shoqëror e as njerëzor.

    Vijon…..pasi te me pergjigjet biri im Skypion..

    1. Cekja says:

      Domethene ti na paske qenke “prodhimtari” eeeee?

      Yyyyp xhixhi, qenke treguar i shkathet. Hajde, hajde…

  33. Liridon says:

    Te lavderosh nje person qe per disa breza kane punuar kundra interesave shqiptare do te thote qe te besh autogol te paster,shume te ngjashem me autogolat e ish-liderit te PD-se.Basha duhet urgjentish te distancohet nga ato se cka deklaruar dje,pasi perndryshe njerzit po e kuptojne haptas se kujt po ja hap dyet PD,qe per hir te vertetes gjithnje e ka patur te hapur per tipa si i ndjeri & Co.

  34. lili says:

    Ekonomisti ma idiot e ketij shekulli nder shqiptaret nuk kishe mundesi me vepruar pos me nje budall si berisha,o zotni mero,
    Kupa e ka gjet kapakin!ashtu edhe berisha e pashko…

  35. kusari nga Vlora says:

    raimondi vlonjati,mire ben o i uruar qe shkruan,se keto ka liria e fjales ,qe ti shprehes ashtu sic ti i mendon e gjykon,aspektet,ngjarjet dhe problemet qe shoqeria kalon,por tu befte cecua te eshte cakerdisur ora(nga qe e punon shume kycin e dores)dhe ke ngateruar vaktet.Ri a te qifja udhet,se je bere gazi i botes me ato qe shkruan.Rajmond a te keqen,mos haro qe, jo te gjitha mizat qe fluturojne ,bejne mjalt.Ti a tu befsha,me qe mesove te besh bzzzzzzzz,te duket se bene dhe ti mjalt.Mos haro mor “djale vlonjat”,se 1000 here ta ndroje kengen kokoshi,nga ki-ki-ki-ki,ne ka,ka,ka,ka,ai prape glasa do nxjeri.Me gjithate te pershendes,dhe mos haro se Nastradini qante kur zbriste malin,se e dinte qe pastaj vinte malore.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje