Dyshimet për pornografi fëmijësh zhysin në krizë koalicionin e madh në Gjermani

17 Shkurt 2014, 12:17Bota TEMA
Dyshimet për pornografi fëmijësh zhysin në krizë

Sebastian Edathy

Koalicioni i madh në Gjermani është zhytur në krizë.

Atmosfera mes dy partive të madha, socialdemokratëve të SPD dhe kristiandemokratëve të CDU është e helmatisur.

Nesër pritet një takim mes drejtuesve të partive kryesore, ndërsa strumbullari i kësaj krize është një ish- deputet i SPD, Sebastian Edathy.

Më 7 shkurt ai dha dorëheqjen, duke cituar arsyet shëndetësore.

Por dy ditë më vonë, shtëpia dhe zyra e tij u bastisën nga policia.

Këta të fundit po hetonin mbi mundësinë e përfshirjes së Edathy në një rrjet të pedofilisë.

Emri i tij doli në pah gjatë hetimeve për një firmë kanadeze, e cila ofronte për klientët e saj foto të djemve të vegjël të zhveshur.

Por kjo çështje u la pak mënjanë, pasi skandali mori një tjetër rrjedhë.

Ministri i Agrikulturës në Gjermani, Hans- Peter Friedrich dha dorëheqjen pasi u raportua se ai kishte rrjedhur informacionin për këtë çështje gjatë hetimeve për Edathy.

Friedrich, që në kohën e hetimeve ishte ministër i Brendshëm, dyshohet se u ka treguar drejtuesve të SPD se Edathy ishte nën hetim për pornografi fëmijësh.

Friedrich është anëtar i CSU, simotrës së vogël të CDU, një parti e mbështetur në rajonin e Bavarisë.

Vetë ai ka deklaruar se ka vepruar në mënyrë korrekte, por tha se presioni politik ndaj tij ishte shumë i madh.

Mediat thonë se ai do hetohet për thyerje të konfidencialitetit.

Pas takimit mes krerëve të partive bashkëqeverisëse, do ketë edhe një seancë në parlament për këtë çështje.

Telenovela sapo ka nisur, ndërkohë që Spiegel shkruan se është thyer diçka që nuk ngjitet kollaj: besimi mes partive që formojnë koalicionin e madh.

6 komente në “Dyshimet për pornografi fëmijësh zhysin në krizë koalicionin e madh në Gjermani”

  1. NjeQytetarOptimist says:

    Ne kemi “teknologjine” qe deputetet I fusim ne “xhirime te montuara” per korrupsjon e prostutizem dhe dalin 5 me 0 dhe ju ja fusni kot..As behet llaf per doreheqje, madje ne I votojme ne majat me te larta..”Beri koalicjon Edi thone nuk eshte burr I mire”..C’fare mos te bej ?!?! Cereku popullsise voton per nje hajdut…Albanistan hesapi..

  2. Intuita says:

    Plehra e mutit

  3. emigranti says:

    Mjere ne ku jemi katandisur.Politikanteve nuk duhet besuar

  4. Tomorri says:

    Mbas ngjitjes se eshtrave te Merkelit do ngjitet dhe kualicinoi i dy partive.

  5. Stef Staku says:

    ANALIZE : Gjaja me e mire eshte me prite, durim se sapo i kane fillu ca problemka Angjelines se Statusit.

  6. plaku says:

    Ministri i agrikultures ( ish ministsri i brendeshem ) dha doreheqjen per shkelje “te sekretit shteteror”. Ai u njoftua nga organet perkatese, kur ishte Minister i brendeshem, se deputeti i SPD ka dyshime, se ka blere nga nje firme kanadeze foto me djem lakuriq ne moshen 8-12vjec.
    Ministri, beri gabimin, se per kete gje njoftoi shefin e SPD, Gabriel. Ky njoftoi shefin e grupit parlamentar te SPD ne parlament. Ky i fundit mori ne Telefon shefin e organit qe kishte njoftuar ministrin.
    Tani kjo pune eshte “ftohur”, sepse ministri i agrikultures dha doreheqjne, deputeti i SPD, edhe ai dha doreheqjen.
    Te gjelberit dhe CSU kerkojne, qe edhe sheif i grupit parlamentar te SPD te japi doreheqjen. Sipas Tv gjerman “Phönix” e gjithe kjo ishte si nje “rrufe ne nje gote uji” dhe problemi do mbyllet.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje