Makina e djegur
I vihet eksploziv automjetit të një efektivi policie në burgun e Fushë Krujës.
Ngjarja mësohet se ka ndodhur mbrëmjen e së martës, ku një sasi lëndë plasëse është vendosur në makinën tip “Golf 5”të punonjësit të burgut Alfred Mema, raporton Ora News.
Fatmirësisht në momentin e shpërthimit në automjet nuk kishte njeri, pasi Mema sapo ishte kthyer nga puna dhe e kishte lënë të parkuar.
Gjatë ditës së sotme efektivët e policisë kanë mundur të identifikojnë dhe vënë në pranga të dyshuarin si autor i vënies së eksplozivit, përkatësisht 24-vjeçarin Jetmir Ziri.
Ngjarja dyshohet se ka ndodhur për shkak të detyrës, pasi mësohet se 24-vjeçari kishte konflikte me punonjësin e burgut të Fushë-Krujës.
Ndërkaq materialet lidhur me këtë rast do t’i kalojnë Prokurorisë së rrethit për hetime të mëtejshme.
Po sju tregua vendi tritolit te Partise Demokratike, tritoli ne vend nuk ka per tu hequr. Vetem shperthime do ndigjoni
Bravo cuna…Tahiroooooo. Aha nuk degjon, eshte njesoj si te trokasesh ne dere te shurdhit. tahiroooooo?????????????
Nje investim me shume rendesi mendoj te jete vendosja e kamerave te sigurise ne sa me shume vende te mundshme. Si kane ardhur punet, me mire me pak investime publike dhe sa me shume siguri… Se 5 “tritolista” te kapen, pastaj as fishekzjarre nuk hedh me njeri as per Vitin e Ri ?
O po u be ky tritoli sikur po gjuajne kalamjte me llastiqe…keta nuk duhen ti kapin por ti vrasin ne ven pa gjyq dhe shikohe pastaj a do te ven em tritol te tjeres apo jo?
Tritoli ka vetem nje emer Sali Ram Berisha(SRB)